Pjesa 16

1K 112 49
                                    

Qetësi. As Krisko nuk po shpërthente nga lumturia kur dëgjoi ato fjalë. Gabonte, Karla nuk duhet të kishte rënë aq lehtë për të. Për dikë si Krisko. Nuk ishte krenar për atë çfarë ishte. Karla e dinte shumë mirë se përtej flluskës së tyre të ndjenjave, Krisko nuk ishte një person i mirë. Të imagjinonte, ishte një grabitës, lëre më ç'mund të ishte në jetën e tij larg saj. Nuk ishte akoma gati t'i tregonte fytyrën, ndoshta po ta shfaqte, mund ta humbiste atë dashurinë e çiltër që sapo dëshmoi. Jo, ajo nuk mund ta donte. Kush e donte dikë si Krisko?

'Nuk më do, bonita. Gënjen veten' kishte ngelur e shokuar prej fjalëve të tij. I kishte dëshmuar diçka për të cilën ishte në ankth sapo e kishte zbuluar dhe Krisko ia kthente në atë mënyrë? Vërtetë, habitej. Ishte i çuditshëm, nuk kuptohej, nuk lexohej. S'i kontrollonte Krisko ndjenjat e saj.

'Ti je, apo bën vetë?' egër, nxorri termometrin prej krahut të tij, ishte tridhjetë e nëntë gradë celsius. Braktisi pa dashur Karlën e ashpër dhe iu përkushtua Karlës së shqetësuar. Nëse arrinte dyzetë gradë, do ishte e rrezikshme. Përgatiti një oki shpejt e shpejt, me shpresën se mund t'i ulej paksa temperatura. Ngriti me kujdes kokën e tij së lartmi dhe filloi t'i jepte okin ngadalë. 'Gënjekam veten unë, na tregoke të vërtetën ti' 

E shtriu sërish në mënyrë të rehatshme në jastëk dhe sapo u mundua të ngrihej prej shtratit, shtrëngimi i Kriskos në kyçin e saj e përplasi në dyshek. Asnjëri prej tyre nuk foli. Karla u shtri pranë tij dhe u kthye në mënyrë që të vështronte profilin e tij. Vetëm qerpikët dhe buzët mund të dallonte. E marrtë dreqi me gjithë maskë, të tilla fjalë nuk mund t'ia përplaste dot përsëri në fytyrë. Duhet të ishte bezdisur nga Karla.

'Mos ik' iu lut. 'Nuk më do bonita, ti as nuk më njeh' lehtshëm Karla puliste qerpikët e përgjumur, e lodhur. Më nuk kishte fuqi të diskutonte me të, sidomos kur Krisko ishte në këtë gjendje. 

'Ta dish sa nuk më bëjnë përshtypje fjalët e tua, nuk do flisje' përshpëriti me zërin e këputur Karla. Në dhimbje, u mundua të kthehej përballë Karlës, donte ta vështronte në sy kur fliste.

'Nuk më do' me vështiresi solli dorën e tij të fërkohej në faqen e saj të butë. Po e zemëronte me ato fjalë. Gjithsesi Karla mbante qetësinë.

'Po flet sikur po të detyroj të më duash mbrapsht' ajo fjali e theu Kriskon. Më shumë se ç'ishte plagosur në trup sonte. Pra, ndjente të njëjtën gjë si ai. Mendonte se nuk ishte mjaftueshëm per tu dashur. Por ajo ishte shumë. Më shumë se c'meritonte ai, më shumë se ç'mendonte vetë ajo.

'Nuk më do' përsëriti të njejtën thënie Krisko. Karlës po i humbiste durimi. 

'Atë nuk e di ti! Kë dua unë e kë nuk dua unë!' klithi. Krisko qëndroi i ngurtë në vend, dorën më pas e përcolli në vendin e mëparshëm, nuk ndodhej më në faqen e saj. 'Më li të qetë. Nuk e vendos ti a është e vërtetë apo gënjeshtër. Fli tani' 

E inatosur, në plan kishte të ngrihej prej krevatit, por Krisko e ndaloi me fjaëet e tij.

'Më përqafo' këtë lutje Karla e mori në avantazh, nëse nuk donte të bindej se ajo nuk e donte, atëherë të mos kërkonte përqafime.

'Kujt po i thoje? Se unë s'të dua, harrove? Ç'janë këto përqafime?' 

'Hajde tani bonita, mos u bëj llasticë' priste aty me shikimin e bezdisur që ajo të rrethonte krahët rreth kraharorit të tij. Me aq sa vuri re, Karla nuk kishte ndërmend t'ia plotësonte dëshirën. 'Do të të tregoj fytyrën'

Sapo ishte gati të buzëqeshte me aq harmoni, vëreu njëherë sytë e Kriskos. Po gënjente. Kujtonte se nuk do e vinte re çfarë nxirrte ai nga goja vetëm për të manipuluar?

'Nuk më intereson më' e kapi Kriskon në habi. Kishte hequr dorë? Më mirë për të, por thellë nuk ndihej mirë me mendimin se donte të fshihte një pjesë të vetes ndaj saj.

Karla u shtri sërish në shtrat, kësaj here pak më larg tij. Po e nevrikoste Kriskon duke e bërë atë lloj veprimi. Nuk deshi tepër kohë para se ta zinte gjumi rëndë. Ishte e lodhur. Kishte kohë që nuk zgjohej në mes të natës dhe kjo natë i ra si bombë. Krisko, i vrarë, u mundua shumë mos të lëndonte veten por të afrohej pranë saj dhe ta mbëshillte vetë ngrohtë. Nuk mund të flinte qetë gjatë natës kur kishte Karlën vetëm pak centimetra larg vetes. 

'Kam frikë bonita, duash dikë si unë'

Ndonëse gjumashe, u sigurua në mëngjes që të zgjohej para tij. Ndoshta nuk e njihte aq mirë Kriskon, por dinte të parashikonte veprimet e tij. Do largohej para se të zgjohej ajo. Edhe nëqoftëse do ishte në dhimbje, do luftonte. 

Në mënyrë që të mos bënte zhurmë e ta zgjonte, shkyçi derën dhe doli jashtë. U përball me fytyrat e preokupuara të prindërve të saj, duhet të ishte ora që do niseshin për punë.

'Ndodhet atje?' të ëmës, që akoma i buçiste zemra nga mbrëmja e kaluar, pyeti të bijën.

'Po,' sapo vëreu të atin të bëhej gati të thoshte diçka, ndoshta ndonjë këshillë që ta largonin nga shtëpia, foli sërish. 'Nuk është rrezik. Është djalë i mirë. E njoh. E kam xhan' si tu thoshte që gjysmat e atyre fjalëve i ndjente, por nuk ishin të vërteta? Ku mund ta njihte dikë si Krisko? Dhe nëse do i tregonte ç'do skutë të vetes, përsëri, ai nuk mund të lexohej nëse i kishte shprehur gjithçka apo jo. 

'Do flasim më vonë rreth tij' ndërhyri i ati dhe të dy prindërit e saj u bënë gati për punë. Kishin përgatitur mëngjesin, për të dy ata dhe për Karlën. Por Karla nuk hëngri, e mori tabakanë me ushqim dhe e shpuri në dhomën e saj, pranë Kriskos. Priti pothuajse një gjysmë ore para se të zgjohej.

Nuk kishte zgjim më të ëmbël për Kriskon se të kishte përballë sytë e saj që çuditërisht, nuk ishin aq të gjallë sa gjithmonë kur ai ndodhej afër. 

'Ha mëngjes, do fitosh pak fuqi' i afroi tabakanë në kraharor, por Krisko as nuk ia hodhi sytë. Përqëndroi vëmendjen te Karla.

'Çka bonita?' fitoi vetëm heshtjen prej Karlës. Përsëriti dhe njëherë pyetjen, me shpresën se do të përgjigjej por ajo gjithmonë ia thyente.

'Çka Karla?' këtë herë ia fitoi të tërë vëmendjen Karlës, kur zëri i tij i ashpër buçiti egër në muret e dhomës së saj. Nuk ishte acaruar, asnjëherë nuk do e bënte përballë syve të saj, thjesht nuk duronte kur Karla i fshihte dicka që kishte të bente me ata të dy. 

'Thjesht ha, kur të ndihesh më mirë, mund të largohesh. Bluzën e ke anash sipër sirtarit,' i dhuroi një buzëqeshje të hidhur para se të ngrihej nga cepi i krevatit ku ishte ulur. 'Po iki të lahem'

BonitaWhere stories live. Discover now