- Interesante.

  - Në rregull atëherë, unë do rri me Teon, - u hodh i pari Leo e Alani e vështroi sikur donte ta vriste.

  - Prapë me Krisin unë?

  - E sheh? Zoti dëshiron të jemi bashkë, - ajo i rrahu lehtë shpatullat duke qeshur e atij padashje iu shfaq një buzëqeshje e vogël në buzë. Kishte raste kur ajo i pëlqente. Por ndonjëherë, se kishte raste kur i vinte ta vriste.

  - Kush do ta thotë fjalën në fillim?

  - Do ta them unë, - qe Alani që foli kësaj here, duke mos dashur që t'i linte radhë Krisit.

Ajo e vështroi shtrembër.

  - Të paktën më thuaj ku ka kufje që të shkoj t'i marr.

  - Janë te dhoma ime, te komodina pranë krevatit.

Shkoi te dhoma e tij e u kthye përsëri brenda minutës.

  - Kush do t'i vendosi kufjet? - iu drejtua Teos dhe vëllait të saj.

  - Teo, si shok i mirë që je, nis ti i pari, se unë e kam njëçikë si problem derisa më shkon në mendje se çfarë fjale thonë këta.

Ai vendosi kufjet e më vonë, kur Alani e kishte gjetur fjalën që do t'i thoshte, u sigurua vetë Krisi që t'i vendoste Teos një këngë në telefon, me të cilën s'do mundej ta dëgjonte fjalën që Alani do t'i thoshte.

  - Në rregull atëherë. Të nisim lojën.

U kollit njëherë para se të fliste.

  - Dehidratim.

  - Ripërdorim? - pyeti Teo duke vështruar Alanin.

  - Dehidratim!

  - Riciklim.

  - Pff, dehidratim Teo, d-e-h-i-d-r-a-t-i-m, - ia gërmëzoi ai fjalën, por megjithatë Teo përsëri s'e kuptoi.

  - Ahaaaa, po tani e kapa unë. Paske gjetur fjalë edhe ti Alan. Po fjalën "depilim" gjete të me thoshe?!

Aty s'e mbajti dot të qeshurën. Uli kokën e i bëri me shenjë Krisit të vazhdonte t'i thoshte fjalën, se ai vetë më s'mundej.

  - Dehidratim.

  - Degëzim.

  - Zot! Dehidratim!

  - Ç'është kjo fjala që keni gjetur! As depilim, as degëzim! S'më shkon fjalë tjetër në mendje.

  - Dehidratim, - përsëriti ajo për të disatën herë.

  - Mos ndoshta është "emërim"?

  - Jo! Dehidratim.

  - Dehidratim?

  - Më në fund!

Ai hoqi kufjet duke qeshur.

  - Pra, ajo ishte fjala apo jo? Dehidratim?

  - Po, ajo ishte.

  - Në rregull, tani do gjej unë një fjalë për ty.

Ajo mori kufjet e i vendosi në vesh, por pa nisur këngën. Do priste derisa ata të gjenin fjalën.

  - Shiko, besoj se te kjo loja mund të formosh edhe fjali apo jo? - pyeti përsëri Teo.

  - Po, mundet.

Ai lëvizi njëherë kokën i gëzuar e filloi të fliste me Leon me zë tepër të ulët. Kushedi se ç'fjali të gjatë po mundoheshin të gjenin.

Alani po i qëndronte pranë.

  - Po kështu me ndihma ka, apo jo? - mërmëriti ajo kundrejt Alanit.

  - Po duhet të ketë, sigurisht, në të kundërt nuk quhet lojë.

  - Ore njerëz të poshtër! - tha Leo. - Po neve pse s'na thatë që ishte me ndihma?

  - Tani u kujtova Leo, më fal, - i tha ajo të vëllait me tallje.

  - Mirë, e falur qofsh, vendos këngën tani se e gjetëm fjalinë ne.

Nisi këngën e po vështronte Teon teksa lëvizte buzët duke thënë fjalinë.

  - Njerëzit kthehen një ditë të penduar, - qe fjalia që ai kishte gjetur e sikur ajo ta kishte kuptuar që në fillim se ç'po thoshte ai, do ta kishte humbur fillin fare. Supozohej që ato fjalë të kishin lidhje me ndarjen e saj dhe të Teos.

Por ja që fjalinë s'e kishte kuptuar fare.

  - Vjen një ditë kur njerëzit vijnë të martuar?! Ouu, ç'fjali që më doli!

Teo qeshi. Ia përsëriti edhe njëherë fjalinë, po ajo prapë s'e gjeti.

  - Njerëzit vijnë në të perënduar?

  - Kris, - foli Alani dhe i doli përballë që ajo ta shihte. - Njerëzit kthehen një ditë të penduar. Njerëzit...kthehen...një ditë...të penduar, - po fliste ngadalë që ajo të kuptonte.

  - Njerëzit kthehen një ditë të kafshëruar?!

Ai vendosi njërën dorë para fytyrës. Përsëri po qeshte. 

  - Seriozisht, unë s'e kuptoj se nga të del ty "të martuar" dhe "të kafshëruar". Po nejse. Vazhdo Teo vazhdo. Thuaja ti më mirë.

  - Të penduar. Njerëzit kthehen një ditë... Të penduar...

  - Njerëzit kthehen një ditë të penduar?...

  - Më në fund! - tha Alani.

  - E di çfarë? E lëmë fare këtë lojë. Kam një lojë tjetër ndërmend.

Nuk donte ta vazhdonte më, seç kishte një parandjenjë që Teo s'do ta linte me aq. Nuk donte të mendonte që ai mund ta donte akoma.

Por çfarë nëse ai e donte?

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now