- S'kam as ndonjë ide gjeniale për të bërë ndonjë budallallëk, - qenë fjalët e Teos e ata të dy e vështruan si fëmijë kopshti.

  - Duhet të mendojmë për ndonjë gjë që të shtyjmë ditën, seriozisht.

  - O idiotaaa! - dëgjuan zërin e një djali që hyri në lokal e që më pas ju afrua tavolinës së tyre. - Ç'do bëni sot? Gjeni ndonjë gjë të bukur gjatë orës së mësimit, që të mos bëjmë mësim.

  - Mirë e ke ti, po në ç'orë ta bëjmë?

  - Dihet që në orën e letërsisë! Ku durohet ajo! Na shpëtoni prej saj për një orë të paktën.

  - Epo mirë, do mendohemi për ndonjë gjë.

  - Në rregull, ika tani unë se bie zilja për ca minuta. Hajt, shihemi në klasë o tre idiotët.

As vetë s'e dinin se pse, por kishin shumë qejf kur të tjerët i thërrisnin tre idiotët. U dukej diçka e bukur. E bukur edhe aq jo domethënë, se s'është ndonjë qejf i madh që të të thonë "idiot", po ata thjesht e pëlqenin, kaq, s'jepnin dot shpjegime të tjera.

  - Hajde ngrihemi dhe ne çuna se s'do na lenë të hyjmë brenda pastaj.

  - Po mirë, ikim, po na thoni për ndonjë ide sa pa hyrë në klasë!

  - Më duket se më erdhi në mendje diçka e bukur...

  - Të duket apo të erdhi? Se janë gjëra të ndryshme pa jo për gjë, - i tha Teo Alanit e këtij të fundit i shndriti fytyra e në moment u zhduk si era jashtë lokalit.

U vonua nja dy minuta e më pas shkoi tek ata të dy, që kishin dalë nga lokali e ishin vendosur në rresht për të hyrë në klasë.

  - Ç'bëre? Çfarë bleve? - pyetën të dy kur panë që Alani futi diçka në çantë.

  - Një tullumbace, - u përgjigj duke zbardhur dhëmbët, - pak benzinë dhe një çakmak.

Direkt fytyra e Leos dhe e Teos ndryshuan. E kuptuan direkt se ç'donte të bënte Alani.

  - Bravo vëlla, shumë mirë e ke menduar, - foli Leo duke i rrahur shpatullat Alanit.

U futën në klasë me buzëqeshje djallëzore në fytyrë, pa ditur se punët do t'i djallosnin komplet prej atij plani.

Tre orët e para të mësimit s'bënë gjë, siç e kishin lënë me plan. Para se të fillonte letërsia, në pesë-minutësh do realizonin planin "tullumbace me flakë, klasë e djegur, nxënës të lumtur", shkurtimisht "T.F.K.D.N.L".
Po, ai ishte emri i planit të tyre. Një emër plotësisht i çuditshëm.

  - Pra, kur do ta nisim planin T.L.K.F.N.D?

  - Si fillim, i dashur Teo, nuk është "tullumbace e lumtur, klasë në flakë, nxënës të djegur", nejse. Dhe së dyti, do ta nisim pikërisht tani.

Nxorri tullumbacen prej çantës dhe e vendosi në bangë. E fryu disa herë, i vendosi benzinë në anë dhe brenda dhe më pas, kur kuptoi se mësuesja ishte mbrapa derës, i vendosi menjëherë flakën tullumbaces. Dhe ishte pikërisht ai momenti kur që të tre fluturuan prej karrigeve. Jo vetëm ata në fakt, edhe nxënësit përreth pësuan të njëjtin fat.
Por kjo s'ishte asgjë. Karrigia dhe një pjesë e mirë e bangës kishin marrë flakë.

  - Mësueseee, u dogjëm po na nxirr jashtëëë! - bërtiti me të madhe Teo e ai s'të linte përshtypjen e atij personi që thjesht sa ka ndjerë pak si tepër nxehtësinë e zjarrit, jo, të linte përshtypjen sikur kishte qenë brenda ndonjë shtëpie plot zjarr e ai vetë po përvëlohej.

  - Ç'dreqin po ndodh këtu?! Çfarë po digjet? Gjithë nxënësit jashtë!

Si të ishin të gjithë me komandë, u ngritën nga vendet e tyre e u sulën te dera duke dalë nga klasa si të ishin duke dalë nga ferri.

Por Teo vazhdonte me të tijat. Ai seriozisht që bënte më keq se ndonjë femër.

  - U dogja, u përvëlova. Ah, shpirti im i gjorë! Më mbaj Alan, edhe ti Leo, më mbani o bashkëvajtuesit e mi të gjorë! O njerëz të pafat që u gjendët pranë atij zjarri të pamëshirshëm! O fatkeqë të dënuar prej Zotit!

  - Teo, boll, mjafton kaq, po e tepron, - i tha Alani seriozisht, por fjalët e tij e bënë Teon të vazhdonte më tepër e më fuqishëm.

Ai po bënte sikur fshinte lotët e njërën dorë e kishte vendosur te supi i Alanit, ndërsa tjetrën te supi i Leos. Çalonte kur ecte, sikur të ishte djegur shumë dhe bënte një fytyrë gjynahqari çdo herë kur ndonjë mësues kalonte atje, që më pas shkonte te klasa, banga dhe karrigia e së cilës po digjeshin.

  -Oh, zemra ime e mirë dhe e shkretë! - tha me të madhe kur afër i kaloi drejtori. - E di se sa je djegur, je përcëlluar më tepër se unë. Më vjen keq që s'të ruajta dot, por flaka më përpiu, më mori më vete, tunduese dhe e pashmangshme.

  - Për hir të Zotit Teo! Ta dhashë një grusht e të lashë të shtrirë në tokë po qepe gojën! - ishte përsëri Alani, që ishte më i inatosur se në fillim.

Ai i shkreti si pak që ishte djegur vetë, po i duhej të duronte edhe Teon, që qahej si ndonjë zonjë e rëndë që ishte në shtratin e vdekjes.

  - O injorant, po ç'ke mor se dua të bëj njëçik ambjentin më të ndjerë, situatën më prekëse. Lërja këtij të zgjuarit këtu punën ti, - përfundoi ai duke i rënë me dorë kraharorit të vet në mënyrë krenare e direkt në sekondën tjetër mori përsëri rolin si gjynahqari i shekullit.

  - Leo, Alan, Teo, menjëherë në drejtori! - dëgjuan një zë nga mbrapa e të tre ngrinë vend.

  - Oh, kurrizi, jam djegur, Leo, më ço te doktori. Hajde or çun, hajde me shokun tënd të mirë, hajde ikim, - tha Teo duke tërhequr prej krahu Alanin dhe Leon e duke vrapuar që të mos i kapte drejtori.

Ikën sa më larg që mundeshin prej shkollës.

  - O injorant, po ç'bëre mor, është edhe fundi i shkollës.

  - Po ngaqë është fundi i shkollës ju mora unë! Hë se nuk thotë gjë ai jo.

  - Po po, prite kur të na presi të nesërmen te dera e shkollës.

  - Sa budalla që je! Po ne të tre jemi të djegur, si supozohet të vijmë në shkollë? - pyeti ai krenar me veten.

  - Po që e ke mirë ti, - tha Leo. - Shpëtuam edhe sot, shpëtojmë e ca ditë të tjera, mirë mirë, më pëlqen.

Pastaj filluan të ecnin për në shtëpi. Teos seç ju fiksua të bënte prapë si gjynahqar. Filluan edhe ata të dy t'ia mbanin ison. Njerëzit i shikonin sikur të ishin të çmendur. Por në fakt ata të tre të çmendur ishin. Pastaj, kot s'ishin quajtur tre idiotët.

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now