Mendja i fluturonte perhere ne ciftin e enderrave te saj. Luftonin. Por perse luften e tyre e ndjente si te sajen? E dinte qe nuk kishte lidhje aspak me Luisin, por me dike tjeter. Asnjehere nuk arrinte t'i kontrollonte veprimet neper ato endrra, por donte te zbulonte kush ishin ata persona. Ndjeheshin si ngjarje te verteta, sikur e ndjente dhe ajo te verteten, gjithcka rreth tyre.
Po sikur ata persona te egzistonin? C'donin ata ne endrrat e saj? Kishte ndonje kuptim te vecante se perse i dilnin pikerisht asaj ne gjendjen e gjumit? Thone ne endrra dalin personat te cilet i ke veryer te pakten njehere ne jeten tende, ne rruge, ne internet apo ku dihej. Vetem se ajo ishte plotesisht e sigurt se nuk i kishte dalluar askund. Ndonese nuk e kishte patur asnjehere luksin t'u veshtronte fytyren, jo se nuk donte po nuk mundej, e dinte qe ata nuk ndodheshin ne ndonje cep memorie te saj si fytyra te para.

⌛⏳⌛

'Po si mi ti, erdhi ai sapo ike ti'

'Kush ai?' kurioze per te ditur kujt Kristi i referohej, ndonese e kishte cikez idene. Nuk e harronte menjehere refuzimin.

'Ai, djali qe do takoheshe. Po s'kishte ardhur per ty me duket, kishte pune ne lokal'

'Po normale, kush do donte te takonte nje gjyshe qe rri vetmuar tere kohes?'

'Mos ja fut kot tani, je murgeshe, jo gjyshe' qeshi Kristi me shakane e tij por kur vuri re fytyren serioze te Ives, ndaloi. 'Gjithsesi, na ka ftuar Ada te ankandi i diamantit Taylor-Burton. Keshtu me thane se e kishte emrin' sikur donte vertete ta dinte Iva. Rrotulloi syte. Dyshoi kur veshet e saj nuk harruan te perceptonin nje ze tjeter, ndihej i njohur. Nje ze sikur kishte vite te cilin e kishte patur prane vetes. Kishte pershperitur 'Do vije dhe ajo Sara e instas?' e kuptoi qe ishte ze mashkulli, zemra i godiste me fuqi prej faktit se e ndjente si te degjuar, por thjesht mund te ishte ndonje shok i Kristit.

'Me ke je aty, Krist?'

'Une..hmm..me...ate djalin'

Iva nuk dinte c'te mendonte ne keto momente, por per ta gjykuar s'do e gjykonte.

'Po e mbyll pra, mos te te bezdis'

Nuk priti as Kristin t'i thoshte mirupafshim dhe mbylli telefonaten, u shtri ne krevat e terhequr nga deshira per te marre nje sy gjume, ndoshta deshira e vertete ishte te shihte ndonje copez pjese te jetes se atij cifti. Te jetes se saj .Mbylli syte qellimisht duke e ditur se gjumi do e merrte menjehere.

'Ti je...je maskara!' plot mllef, bertiti e shkaterruar teksa degjonte mijera perplasjet e pjataveshisheve neper mure.

'Titi femer e pavlere e ke fajin!' ai ulerinte akoma me lart, a thua po benin nje gare aty. Mund te degjoheshin dhe jashte britmat e tyre, saqe fqinjte po merakoseshin. Luftonin vertete. Beteje me e forte se me arme.

'I jep shume vemendje kesaj femre te pavlere ti'

'Me bere te ndiej per ty, e mallkuar. Pale i ke thene ndonje prej atyre mikeve te tua fallxhore qe me beje te bija ne dashuri me ty. E di, e di mire'

'Ik pra,thyej qafen.Meqenese nuk do te me duash' nuk fitoi gje tjeter vecse nje veshtrim te inatosur, brenda atij shikimi ndjenjat ishin fshehur nga frika. I mbante prangosur pronari i tyre. Kishte lejuar zemerimin ta perpinte serish. Per te kundershtuar fjalet e saj shtrengoi shishen e vodkes ne duar dhe e perplasi me te gjithe fuqine ne murin perballe. Arriti te shikonte ate te kapte floket e saj me duarte mbyllte veshet sikur kjo zhurme po e cmendte, por atij s'i interesonte. Jo sot, jo kurre.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now