Kam hyre ne muajin e gjashte.

Barku ka filluar te me rritet.

Lash gjithcka pas per pak kohe per ti thene te verteten prinderve te mi,por nuk doja te shkoja direkt ne shtepi pa folur me pare me Silven.

Hoteli ku po qendroj eshte ne periferi te qytetit.

Epo vi nga nje qytet i vogel ku te gjithe e njohin njeri-tjetrin dhe thashethemet nuk kane fund,nuk dua te me shoh ndonje i njohur.

Vendosa te beja nje dush perpara se te dilja dhe u vesha.

Vesha nje pale xhinse dhe nje bluze te thjeshte,sportive dhe te gjere.Per te fshehur paksa barkun tim.

Kisha frike se mos me shihte ndonje i njohur,vura pak mascara dhe asgje me teper.

Gjithmone rri thjesht,me pelqen thjeshtesia.

Asnjehere nuk bej gjera qe mund te terheqin veshtrimet e njerzeve,sidomos  ne gjendjen qe jam tani

Thirra nje taxi dhe i dhashe adresen,vendi ndodhej ne qender te qytetit.

Nuk ishte vendi perfekt per nje takim sekret si ky i joni por ishte kafeneja jone e preferuar.

Gjithmone ketu vija me Silven dhe pikerisht ketu doja qe Silva te merte vesh qe shoqa e saj do behet nene qe ne moshen 20 vjec.

Mendoj reagimin e saj pasi te mari vesh qe jam shtatezane.

E imagjinoj te ngrire per pak caste ne vend, pastaj do me thoje qe po tallem me te.Do te me preke barkun per tu siguruar dhe pastaj do filloj pyetjet.

Ku?.

Kur?

Me ke?

Dhe pastaj do te hapi temen e prezervativeve,keshtu eshte Silva.

Zbrita nga makina,pashe Silven te ulur tek vendi yne i perhershem...iu afrova duke buzeqeshur dhe u perqafuam,sigurisht perqafimi u pre ne mes pasi ajo kuptoi qe kisha vene bark.

''Arbanaaaaaaa''po i thashe Silves,me nje fytyre gjoja te paditur se per c'fare e kishe fjalen.

''Mos je gje shtatezane''bertiti me ze te larte.

''Ule zerin se do te na besh rezil,po nuk qeme bere akoma....pikerisht per kete gje doja te flisnim bashke''

''Si?..c'fare pyetjesh te kota bej dhe une.Te gjith e dine si behen femijet.Ku...Kur...Me ke?..''

'' Atehere ku?...Tek shtepia atij.Kur?..Gjate festave te fundvitit'' do vazhdoja akoma nese Silva nuk do me kishte nderprere.

''Prit pak.,gjate festave te fundvitit ti ishe ketu...pra babai i  femijes i bie te jete nga qyteti jone''

''Ne fakt...po''

''Dhe mos me thuaj qe eshte ai mendoj une''

''Po ai eshte'' i thash me nje ton te ulet.

''Cfare te them mikja ime,c'do fjale eshte pak per ta pershkruar ate tip''

''Perse flet gjithmone keq per te''e ngrita tonin,Silva e urrente ate.

''Si pse moj kokeboshe,sepse eshte ai qe eshte.Ti e njeh shume mire dhe nuk eshte nevoja ta perseris me''

''Kurre nuk je ulur te bisedosh me te njehere si njeri.Asnjehere nuk u perpoqe te  komunikosh me te''

''Te lash te komunikosh  ti,dhe shih si te ka katandisur''

''Ndodhi padashur,ishim te pire dhe ja rezultati,ky femije qe po pres''

''E di Andi per kete femije'' me tha.

''jo,nuk i kam treguar.Ne fakt per kete u ktheva ne qytet,ai duhet te dije qe pres femijen e tij.''

''Heret u kujtove...ku ishe me pare''

''Nuk isha e sigurte nese doja ta mbaja apo jo''

''Dhe tani per c'fare vendose,do ta mbash?.''

''Perderisa arrita deri ketu,dihet qe do e mbaje''

Dhe keshtu nisi biseda jone.

Te gjithe diten pastaj dolem per shoping,u lodha shume ne gjendjen qe isha.

Shkova ne dhome dhe gjumi s'po me merrte.

Thash ti bej nje xhiro hotelit njehere.

Ne kete ore nuk kishte asnje njeri ne korridor.

Zbrita poshte tek pishina,vendosa te pija dicka.

Me beri mire pasi fola gjate me barmanin qe kishte hoteli,i tregova c'do gje dhe ai u tregua shume i respektueshem me mua.

Me degjoi me vemendje,pastaj me tregoi dhe ai per jeten e vet.

Nga ora nje vendosa te ngjitem lart per te fjetur.

Isha shume e lodhur,normale per gjendjen time.

Neser me priste nje dite shume e gjate.

U zgjova nga gjumi.

Jashte dukej shume kohe e bukur.

Sa me pelqen dielli,i ben njerzit me te lumtur ndryshe nga shiu qe na nxjerr ne pah anen tone menalkolike.

Me kishte mar uria.

Kisha plane per sot por me pare do te takoj Endrin,shokun e ngushte te Andit i cili eshte si nje vella per te.

Endri ishte pronari i nje fast food me ate rast dhe do te ha atje.

Mendja tek ushqimi me rrinte perhere edhe pse nuk kisha shtuar shume ne kile,te pakten kishe nje te mire kjo shtatezania ime.

Askush nuk eshte ashtu si duket....te gjith mbajme sekrete dhe te gjith na mbajne sekrete...

As vdekja smund te na ndaje♥✔Where stories live. Discover now