Të vërtetat. (20)

61 0 0
                                    

1. Çfarë është ajo gjë që nuk ju pëlqen aspak në Wattpadin shqiptar?
Kur në fillim e zbulova wattpadin ishte një safe space për një fëmijë 'ëeird' si unë që i pëlqente të krijonte botë fantazish dhe realitete të pamundura, dhe mbaj mend që ka qënë jë vend harmonik mes shkrimtarësh amatorë ku ndaje historitë e tua. Por tani është kthyer në një vend ku çdokush urren njëri-tjetrin. Duke u nisur nga autoret underrated që thonë qe puna e tyre nuk vlerësohet shumë, tek autorët 'e vjetër' që mendojnë se çdo histori e tyre ia ka kaluar provës se kohës dhe se çdo punë e re që do të nxjerrin është po aq e lartë dhe e distinuar për të marrë shikueshmërinë që meriton, tek dhënia e vëmëndjes së tepërt në kritikat për çdo gjë. Ndoshta watti po kalon në disa kohë të vështira evolimi, ku çdokush po përpiqet të shkruaj atë historinë që pritet të lexohet më shumë, sepse mesaduket votat dhe shikimet janë të vetmet mënyrë për të mbijetuar. Por në mendimin tim nëse po shkruan dicka për pasionin tënd, dhe jo per shikime, as vota, as famë, nuk ia vlen të urresh një user tjetër se po arrin më shumë se ti.

2. Kush është libri më i mirë që keni lexuar dhe njëherësh, kush është ajo gjë që nuk ju ka pëlqyer tek ai libër?
Mendoj se libri më I mirë që kam lexuar është 'Larg turmës së çmendur', jam e sigurtë që pas vitesh kjo përgjigje do të ndryshoi sepse duke qënë se jemi qënie njerëzore rritemi, piqemi dhe ndoshta lexojmë diçka që na pëlqen më shumë. Diçka që nuk më pëlqen tek ky libër është shumë e vështirëpër ta gjetur sepse ky libër thjesht përmblidhte dëshirat e mia prej lexuese për të gjetur në një libër. Ishte I stërzgjatur, ishte sloëburn, kishte tencione miksroskopike për të cilat luteshe që t'I arrije, kishte zgjedhje të gabuara nga personazhi kryesor; siç thashë për mua ishte perfekt.
Ndërsa diçka nga wattpadi mendoj se është nje libër në formë rubrike që quhet 'Mona ka opinione' nga whosursoulmate. Postet në atë libër janë zbavitëse dhe hobi-istike në një farë mënyre, dhe e

3. Kush është një prej librave që nuk e honepsni dot në wattpadin shqiptar dhe pse?
Të them të drejtën nuk jam një lexuese e zjarrtë e librave në watt, shumë shumë pak kam lexuar, sepse gjatë viteve të mia në ëatt jam fokusuar në fleksibilitetin tim në të shkruar, ama mund të specifikoj zhanera që jane ato libra mafiash shume lazy, që kushdo I ka shkruar thjesht ka injoruar nevojën e një ploti të historisë dhe është fokusuar në një lidhje mes nje mafiozi dhe një vajze 'romantike' të imagjinuar nga truri i një adoleshteje që s'ka provuar ndonjëherë ndjenja dashurie në jetën reale. Dhe nuk dua të dukem si një hater, sepse është kundra çdo parimi timi, por ndonjëherë kjo gjë është shumë e dukshme në disa shkrimë. Ideja që disa shkrimtarë këtu kanë për një dashuri 'të pastër' është messed up, sepse e konfuzojnë shpesh më një dark romance.

4. Kë account në wattpadin shqiptar do e quanit të admirueshëm dhe pse?
Për mua personalisht, folkwhoredelrey më ka dhënë një shijë shumë të ëmbël, që nga postimet që ajo bën në feedin e saj që për mua kanë qënë shume relatable gjatë këtyre viteve, por edhe kur dhënë mendimin e saj në shumë çështje të ndryshme në ëattpad, duke qëndruar gjithmonë suportuese dhe duke folur me fjalë të përzgjedhura për të mos fyer asnjërën palë.

5. Kë account në wattpadin shqiptar do e quanit të bezdisshëm dhe pse?
Nuk njoh çdo account të mundshëm në ëattpad, dhe s'më pëlqen të lë emra, por mendoj se ata që janë fajtorë të këtyre veseve që do të listoj më poshtë do ta kuptojnë vetë kush janë: 
 1-Njerëzit që të bëjnë spam me mesazhe që t'u lexoj librat. Unë këtë e toleroj, kur është në mënyrë shoqërore, pra ia ke dërguar dikujt që kë njëfarë miqësie me atë person. Por te shkruash nje mesazh me link, t'I bësh copy paste dhe t'ia dërgosh çdo personi që të del përpara është një very lazy marketing për mendimin tim.
2-Ata njerëz që janë të sjellshëm vetëm që ti lexosh historinë. Edhe keto në të njëjtën mënyrë të bëjnë spame me zemra apo love, dhe pastaj presin që t'I lexosh librin, ose edhe kur nisin të lexojnë historinë e dikujt, lexojnë vetëm tre kapitujtë e parë, duken sikur I pëlqen shumë historia pastaj të shkruajnë ti suportosh dhe ti historinë e tyre.
3-Shkrimtarët 'e vjetër' që kritikojnë ato të rinjtë. Ose thjeshte shkrimtarë që kanë vite në ëatt që janë thjesht plain mendjemëdhenj.
4-Ato persona që vazhdojnë të mbrojnë librat e tyre si krijime unike edhe kur vetë e dinë janë thjesht copy paste e një libri tjetër apo paragrafë me klishe të rënditur në kapituj. Jam e vetëdijshmë që çdokush mund të shkruaj cfarë të dojë, por vetëm se libri i dikujt ka mijra shikime dhe qindra vota, s'do të thotë që shkruajnë mirë, janë thjesht rastësisht të suksesshëm.

6. Kush libër në wattpadin shqiptar mendoni se nuk i meriton të gjitha shikimet e votat që ka?
Mendoj se çdo libër që janë thjesht fabrikime të njëri-tjetrit me vetëm ndryshim emrash personazhesh, titulli dhe vendndodhjes së ngjarjeve. Shkurtimisht, ato libra që janë shabllone për një x zhaner specifik.

...

missmemycaptain që në pjesën e parë, ju shpreheni se autorët janë në një garë se kush shkruan historinë më të mirë dhe gjykoni si autorët e rinj, edhe të vjetrit. Kjo gjë ndjell pakënaqësi të theksuar tek shumë prej autorëve të Wattpadit.

Më pas, ju gjykoni gjithashtu marketingun që autorët u bëjnë librave të tyre kur kërkojnë leximin. Fyeni gjithashtu, shkrimtarët e vjetër dhe ata autorë që mbrojnë krijimet e tyre. Ne nuk e kuptojmë se çfarë të keqe ka të mbrosh historitë e tua. Por ju i quani ato plagjiaturë. Këtë gjë e përsërisni edhe në fjalinë e fundit.

missmemycaptain a keni ndonjë justifikim për këto që keni thënë?

Të vërtetatWhere stories live. Discover now