2

95 10 1
                                    

Ne fytyre dukej i qete,kishte nje rrudhe te theksuar ne ball,dhe cuditerisht ishte nje bjond i lezetshem.Un jam shum fanse e cmendur e djemve brun ,ama ky djale ishte goxha i bukur.Kishte trup te madh dukej qe ishte marre me palester dhe kostumi qe kishte veshur i rrinte mire.

-Me degjo pak Eleonor.E di qe rrethanat ne te cilat ndodhesh nuk jane aspak normale,dhe marr pergjegjesi te plote per kete.Mua me duhet patjeter ndihma jote.E vetmja menyre qe ti te me ndihmosh dhe te jesh njekohesisht e sigurt ishte te ishe nje Salvador.Nje prej nesh.Te ishe pjese e familjes.Nuk kam hasur kurre nje studente qe te kete kaq shum vullnet per te shpetuar jete njerzish dhe mua me duhej nje njeri i tille.Une te zgjodha pikerish ty.

-Me duhet te te korigjoj pak.Un jam vetem nje studente nuk jam nje mjeke.Une kam punuar ne spital raste te veshtira operacionesh por nuk kam qene mjekja kryesore.Kam qene ne insistim.Une nuk jam kaq e zonja sa ti thua,do te isha e zonja mbas 6 apo 7 vitesh kur te kisha mbaruar tere shkollen.Une nuk di as gjysmat e gjerave qe duhet te di.

-Por ti di me shume se cdo moshatar i joti,dhe di shum mire se si te kujdesesh per nje pacient apo jo?Pa merak,do te kesh ndihme dhe nga mjeke te tjere,por jeten e dikujt qe eshte shum i shtrenjte per mua nuk mund tja besoj askujt.

-Nuk mund te ja besosh askujt,por mund te ma besosh mua qe as nuk me njeh?

-Une mund te arrij te dalloj dike qe ka nje shpirt te lig.Pastaj di gjithashtu qe ti u jep ushqim koteleve ne rruge,aty buze spitalit ku punon,dhe prane pusetes se ujit qe eshte ne cep te trotuarit ndodhet nje kermill shiu te cilin ti e quan Xhek ,apo jo?Ti kujdesesh dhe per kafshe qe dikush tjeter do i shkelte ose do i shtynte me kembe. Nje shpirt si ty sdo mund ti bente keq nje jete njeriu.

-Ti me paske ndjekur?E sa kohe ke qe me ndjek nga pas?!Pastaj perse po me mban mbylllur ketu?Mund te me kishe ftuar ne zyren e spitalit,mund te kishim folur bashke dhe mund ta kishim zgjidhur lehte.Perse duhej te behej ter kjo katrahure?

-Te kam ndjekur per disa kohe.Me duhej te sigurohesha me pare.Por me vone keto detaje.Jane disa gjera qe ti nuk i di.Jo vetem ti po as pjestaret e mi te familjes.Pak nga pak do ti marresh vesh te gjitha.Poshte na presin per darke.Te gjithe mendojne se ne te dy jemi njohur qe dy apo tre vite bashke,dhe rastesisht nje dite te bukur ndame mendjen per martese.Shpik cte duash,vec mos dil nga linja e ngjarjes.Ata e dijne qe ti je mjeke dhe kaq.Mund tu thuash qe jemi pare ne park apo ku di une se cfare.Mos trego asnje detaj qe ti sdi asgje,apo qe je ketu pa vullnetin tend.Nese ke nevoje te flasesh dhe ke nevoje per pergjigjie un do te te jap ter kohen qe te nevojitet.Per momentin le ti marrim gjerat me qetesi vogelushe.

-Mos me thirr mua vogelushe dhe se dyti,mund ta di se ku jam dhe ku jane prinderit e mi?Duhet te jene bere shum merak,kam nevoje ti telefonoj.

-Prinderve te tu u kam derguar nje sms nga telefoni jot e u kam shprehur qe je ne Turqi duke u marre me nje rast shum te veshtire pacienti dhe grupi i mjekeve kishte nevoje per ndihmen tende.Duke qene se rasti ishte vertet kritik nuk kishe patur kohen e mjaftueshme per ti telefonuar apo per tu treguar,por sapo te zbirsje ne Turqi dhe te gjeje vale do u shkruaje serish.

-Dhe ti mendon qe prinderit e mi do e besojne kete?

-Nese nuk e besojne beji ta besojne.Merr telefonin tim dhe telefonoi.

-Po ne nuk jemi ne Turqi...Do e dallojne qe nga prefiksi i telefonit.

-Ne jemi ne Turqi sheqerke,dhe jemi ketu per muaj mjalti.-me shkeli syrin dhe priti deri sa telefonata u hap.

Nje lot me rrodhi kur pashe mamin ne telefon dhe fill pas saj babi nxorri koken.Dukej qe poo prisnin me telefon ne dore per ate telefonate timen.U shpjegova cka qe syjeshili me tha,pa e kuptuar as vet se perse duhej ti besoja.Ata u treguan mirekuptues dhe me puthnin nga telefoni.Pashe se si paulo po mallengjehej nga marrdhenia e mire qe ne kemi sebashku,po nuk po e jepte veten.Sigurisht ai ishte fajtor qe une po qaja dhe qe mami im po lotonte pak nga frika e pak nga malli qe sishin mesuar asnjeri te me kishin larg.Por dukeshin shume krenar kur kishin marre vesh qe stafi kishte kerkuar ndihmen time.Enderra qe te isha nje mjeke e zonja po me behej realitet dhe une kete doja.Te pakten keshtu e dinin ata...Pasi mbylla telefonaten,dora e tij ishte ne supin tim gjoja ne shenje komforti,por nuk e doja komfortin e tij.U shmanga dhe ngrita koken lart.Nuk doja qe ai te me shihte te prekur.

Ai e kuptoi veprimin tim dhe me drejtoi per nga dollapi .Me tha te vishja cte doja.Por me sygjeroi dicka jo shume dekolte sepse prinderit e tij shqipetar do te cmendeshin nese nusja e tyre do te nxirrte gjoksin sheshit.Qesha lehte.Me dukej vetja sikur nga momenti ne moment do te zgjohem sepse kjo qe po ndodhte nuk kishte sens.

-E di qe dasmen tende e ke qare?-tha i qeshur

-Doje te thoje Dasmen tone?-bera ta ngacmoja

-Une nuk kam dasem...-tha ter nervozizem e doli jasht nga dhoma.Nuk e kuptova se si humori i tij ndryshoi krejt papritur,se si u be aq i zymte .Duhet te kishte probleme te theksuara te humorit se ska mundesi.Pastaj pse dreqin po e bej un kete ,un ende nuk kam arsye.Ama nese me duhet te kujdesem per jeten e nje personi atehere sigurisht qe do me duhet te bej me te miren time.Askush nuk do te kishte nerva te tallej per kete pjese.Pastaj vetem ai djale qe nuk dukej tipi qe kishte nerva per shaka te tilla apo te kishte nevoje per nuse...Femrat do e ndiqnin kemba kembes...E ndjeja qe dicka e madhe fshihej pas kesaj,por gjithashtu sikur kisha nje siguri te cuditshme qe asgje e keqe mua nuk do me ndodhte.Vesha cfare gjeta ne dollap,u drejtova nga pasqyra dhe aty pashe qe kisha ter ato make up te bukur dhe mund te them shpenozva dhe nje ore te tere vetem duke bere grimin.Floket i kapa nje bisht mbas koke,nje bisht te ulet dhe vura ne veshe disa vethe te medhenj qe benin xixe.Ndoshta ishte vetem nje loje,ndoshta ishte vetem nje teater ndoshta ishte vetem nje enderr,por te pakten syjeshili do pendohet per cdo here qe me ben te ndihem keq.

Zbrita poshte,dhe pashe qe te gjithe ishin ulur ne tavoline.Ishte nje familje e mrekullueshme ne pamje te pare.Gjithcka dukej shume normale.Arrita te kuptoja qe dy me te te moshuarit ne tavoline duhet te ishin nena dhe babai i tij,e pse ishin vertet te mbajtur .Pashe vajzen qe me takoi ne mengjes dhe perkrah kishte nje djale qe duhej te ishte i shoqi sepse nje femije i vogel po u therriste"mami dhe babi" e ne anen tjeter te tavolines ishte Paulo dhe se fundi nje karige bosh qe duhet te ishte e imja.

Dhashe nje buzeqeshje si fillim,terhoqa karigen time vete,dhe u ula duke thene nje "Mirembrema"te ngrohte.Nena e tij u ngrit e u be gati te me puthte,dhe teksa po ulesha ti jepja faqen me perqafoi te teren.Buzeqesha,po ndihesha mire.Ishte shume e dashur dhe dukej qe ishte vertet nje grua zonje.

Mund ta merrja me mend se cfare gezimi kishin ata qe me ne fund djali i tyre ishte martuar.Si prinderit shqipeter aman.Duhet thene dhe nje detaj tjeter qe ndoshta me ka shpetuar pa ua thene.Paulo duhej te ishte diku tek te 30-tat nderkohe un tek te 20-tat.Ishte disa vite goxha me i madh se une,por kjo e bente situaten mes nesh edhe me te bukur...

MY ESMERAYWhere stories live. Discover now