2

767 45 21
                                    

Kishte nevojë për pak verë, çokollarë dhe vëmendje. Jo nuk kishte nevojë për një burrë, ishte mjaft e kënaqur me jetën që bënte. Fundja për çfarë i nevojitej një burrë? E kishte mbyllur këtë kapitull që dy vite më parë. Por jo, nuk ishte as e dëshpëruar për seks. Ah sa i pëlqente privatësia, prandaj kishte zgjedhur të jetonte vetëm. Thjesht tani kishte nevojë për një banjë të mirë e të ngrohtë.

Shkyçi derën e apartamentit dhe u fut brenda. Rrëshkiti këmbën nga ato taka të mallkuara, hodhi çantën në divan dhe hapi derën që të nxirrte në ballkon duke mirëpritur kështu flladin e freskët mbi fytyrën e saj. Shiu kishte pushuar por ende retë e zeza qëndronin në qiell duke kërcënuar që një tjetër shi do vinte. Doli në ballkon dhe u mbush thellë me frymë. Aroma e luleve të mbjellura, kryesisht trëndafila, e manushaqe i ngacmoi hundët. U ul në karriken dhe me vështrimin e përhumbur qetësoi paksa nervat. Qëndroi aty për ndoshta 15 minuta dhe më pas u ngrit.

Hyri në banjo dhe hapi rrubinetin e dushit. Shkoi në guzhinë, ndezi televizorin dhe filloi të zhvishej.  Ashtu lakuriq, vetëm me të mbathura shihte televizor, duke pritur kështu vaskën të mbushej.

Shkoi drejt banjos dhe u fut në vaskën e mbushur me ujë e shkumë.

Kjo është jetë-mendoi me veten Hestia duke kapur flokët me një kapëse dhe u shtri duke mbyllur sytë.

Diku pas 30 minutash u dëgjua një zile, një zile që e dëgjonte sa larg afër. Pse dreqin duhet t'i prishnin terezinë dhe sonte? Nuk prisnin dot deri nesër që të merrnin në telefon? U ngrit me përtesë nga vaska por mallkoi keq me vete sepse kishte harruar që të merrte një peshqir.

-Hutaqe-i tha vetes. Shpërlau trupin dhe shkoi drejt guzhinës ku dëgjohej akoma ajo zile e mallkuar. Ashtu siç ishte si një pulë e lagur, rrëmoi në çantë e nxorri telefonin që po binte.

-Alo-hapi telefonin Hestia dhe doli në ballkon të kërkonte një peshqir, meqë dhe tek pallati përballë nuk kishte ndonjë që jetonte. Kështu mendonte të paktën.

-Ku dreqin e kishe futur atë bythën tënde të bukur ?-ishte shoqja saj e ngushtë dhe njëkohësisht kolegia saj në punë.

-Çfarë ka tani Ahviana? Të la gjë i dashur?-bëri shaka Hestia

-Ku është i dashuri e ku jam unë-tha ajo dhe Hestia rrotulloi sytë-Të mora sepse më duhet urgjentisht dosja që të ka dërguar me email, Zoti Preston. Kemi atë mut mbledhje nesër e më duhet të jem e përgatitur.

-Nesër e ke pushim Ahvi, është e dielë-i tha Hestia duke shfryrë.

-Çfarë? E pamundur, mendova se është e premte-tha me zërin gati në dëshpërim.-Më fal, nuk doja të të prishja qetësinë.

E dinte se sa e rëndësishme ishte qetësia e asaj të shtune për Hestian që punonte gjatë gjithë javës, ndonjëherë dhe me orë të zgjatura.

-Nuk prish punë Ahvi. Flasim nesër mirë?-kontrolloi dhe njëherë për atë peshqirë të mallkuar dhe shfryu fort

-Natën e mirë Hestia-tha ajo dhe e mbylli.

-Të ka humbur diçka Hestia?

Një e qeshur therëse u dëgjua. Ngriu në vend, nga djallin po vinte vallë? Hestia kishte frikë të ngrinte shikimin drejt ballkonit të saj, sikur do shihte atë që ajo po i druhej më shumë. Mori frymë thellë para se të merrte guximin dhe të ngrinte kokën. Hapi sytë fort e tramkosur nga ajo çfarë ajo shikoi përballë. E pamundur, në pallatin përballë nuk kishte banuar asnjë deri....tani! Për 2 vjet jo njëherë.

Ervieri qëndronte përballë saj, i mbështetur në parvazin e ballkonit dhe shikimin e mbante ngulur në gjoksin e saj. O Zot ajo ishte lakuriq! Dhe përballë saj qëndronte shefi i saj. E pamundur ! E traumatizuar përjetë, mori një triko dhe mbuloi gjoksin. Falë Zotit që pjesën poshtë ia mbulonte bordura e ballkonit e mbushur plot me lule.

Ti je e imjaWhere stories live. Discover now