1

191 16 3
                                    

Kisha veshur nje fustan nuserie te bardhe,vetem kaq mund te dalloja momentalisht asgje tjeter.Tavani me sillej rrotull kokes dhe kembet e mia ndjenin super dhimbje ne ato taka qe me binin te vogla.Kuptohet qe nuk ishin te miat.Ndjeja disa djerse te ftohta,dhe nje dridhje e lehte me pershkonte trupin.Kishte zhurme,dukej hare dasme.Degjoja te qeshura pa fund dhe degjoja ter ato brohoritje.Nuk e kuptoja se ku isha dhe nuk e dija cdreqin ishte kjo gjendje qe po kaloja,por qe dhimbjet e tmerrshme te kokes nuk po me linin as te kthjellohesha.Rashe e keputur por jo ne dysheme,dikush me ruajti te mos bija ne toke...

Hap syte,nuk ia kam idene se sa kisha fjetur,ndoshta nje apo dy dit...Isha ne nje dhome gjigande,ne nje dhome te bukur,ne nje shtrat te madh dhe me shume jastike.Nuk mund te them qe ishte ne preferencat e mia modelimi por qe te pakten dizanieri ishte perpjekur te krijonte dicka te vecante.Gjithsesi keto ishin detaje te teperta,une po prisja te zbuloja se ku isha.

Dera hapet papritur dhe nje vajze hy brenda e me buzeqeshje te madhe ne surrat me drejtohet sikur te kishte vite qe me njihte

"Oh pershendetje,im vella po te pret e dashur"

Ishte nje vajze mosha ime,mund te them ndoshta dhe nje apo dy vite me e madhe.teper e bukur,teper e hijshme.

-Me fal,mund te me thuash se ku ndodhem?"

-Ai do te ti shpjegoje te gjitha.

Dola nga dhoma,kisha te veshura nje pale pijama pink qe me pelqeyen shume,dhe cuditerisht nuk po pyesja veten se kush mi kishte veshur.Hyra ne nje dhome tjeter,nga e cila koridori qe me dergoi atje ishte i mbushur plot me piktura,dhe aty me priste ne kembe nje djale.Mund te thoja qe nga silueta qe paraqisnin shpatullat e tij,te para nga mbrama dukej te ishte i ri dhe i fuqishem.

Ah se harrova te prezantohem.Un jam Eleonora,nje vajze 20 vjece e cila studion per mjeksi.Jam ne vitin e dyte te shkolles se larte por qe per shkak te kokfortesise sime,punoj paralel si asistente ne nje spital privat,nje nder me te miret ne qytet.Floke geshtenje,e gjate dhe me sy jeshile.Te them qe jam e bukur,do ishte nje kompliment i pavlere por do e shpreh ndryshe.Bukurine e kam marre nga mami dhe kokfortesine dhe seriozitetin e kam gjenetike nga babi.Ne venat e mia rrjedhin nervat e tim ati...Kok e kembe versioni i tij.Nuk e dija se cfare po beja ne kete shtepi,por qe sigurisht duhet te kishte nje shpjegim logjik per kete.Jam e qete sepse nuk i kam bere askujt asgje,dhe askush sdo kishte guxim te me bente mua dicka,duke ditur familjen nga une vij.Nje familje me rrenje ne veri te shqiperise dhe me goxha emer ne qytet.te gjith e njihnin bijen e Kastriotit dhe mbesen e pare te familjes se Mjekerbardhit...

-Pershendetje Eleonor.Tashme kjo eshte shtepia jote.Nuk ke te drejte te dalesh pa lajmeruar as deri ne oborr,dhe nuk ke te drejte te besh levizjen me te vogel pa qene e mbikqyrur.Kur te fillosh te kuptosh situaten ne te cilen ndodhesh,dalengadale do pershtatesh.Kam degjuar fjale te mira per ty,ke perballuar paciente te veshtire ne jete,kur nuk te kane trembur gjaku dhe plumbat,kjo qe po kalon tani per ty eshte buk e djathe.

-Pershendetje gjithashtu.Atehere meqe ju lejova te flisnit pa ju nderprere,zoteri,mund te ktheheni perballe dhe te flasim si burrat.Eshte mungese respekti qe te flasesh duke mos e pare tjetrin ne sy.Dhe se dyti,cfare bej une ketu?

-Mos merr zjarr sepse edukaten nuk ma tregon ti mua.Mos te te rritet mendja qe e vleresoj punen tende,sepse ka pune dhe me te veshtira se te jesh mjeke ndaj rri urt.Dhe se dyti,mire se erdhe ne shtepi.

-Nuk eshte shtepia ime,dhe nuk e dua.Dua te flas urgjentisht me prinderit e mi.

-Prinderit e tu jane shendosh e mire.Mos u shqeteso per gjera qe i kam nen konrtoll.Kaq per sot,mund te dalesh.

Dhe sa doja te nisja nje bresheri pyetjesh drejt tij,erdhi nje djale me kapi nga krahu dhe me nxorri jashte.Pershkova per here te dyte ate korridor qe me fuste tmerrin dhe u futa ne dhomen qe isha ne fillim. Aty me priste vajza qe me zgjoi ne mengjes.

-Oh Eleonor,mos me thuaj qe im vella u tregu i serte qe ne biseden e pare me ty?

-Me falni po ju kush jeni?-pyeta drejt saj.Nuk kishte shance qe ajo fytyre engjellore te ishte motra e nje te paedukati si pua e tij.

-Un jam motra e Paulos,dhe Paulo eshte vellai im.Miire se erdhe ne familje shpirt.

Familje?Cfare familje po thot kjo valle?Un as qe ia kam idene kush jane keta njerez dhe nga mbiva une ketu.Pse kjo po tregohet kaq e dashur me dike te huaj ndersa ai tjetri gati sa sme shqeu.E dine keta qe kjo gje quhet rrembim dhe denohesh rende per kete veper penale?Apo valle jam ne enderr dhe po me duket me realiste sec duhet...

-Mund te me shpjegosh te lutem se cfare po ndodh?-pashe drejt saj si te ishta nje femije i pafajshem qe kerkon ti largohet torturave te jetimores.Aq e vetmuar dhe e shtrenguar po me dukej vetja ne ato momente.

-Ti tashme ke mbiemrin tone,dhe je nusja e madhe e kesaj familje.Me vjen keq qe ndoshta nuk ishte gjithcka ashtu sic ti e kishe planifikuar por me beso,ishe nje nuse e mrekullueshme mbreme.Buzeqeshja jote ishte ndricimi i gjith mbremjes dhe te gjithe te ftuarit qene goje hapur.

-Cdasem thua...Cmbiemer po me permend?Me ke u martova keshtu kaq papritur?Cilet te ftuar paskan qene?Edi babi im qe qenkam martuar?Po cmartese po mendoj dhe un se ky eshte budallallek me brire!Perse nuk mbaj mend asgje?Dhe pse po me flet kaq qete sikur gjithcka te ishet kaq normale?A seriozisht mendon qe do jem e lumtur apo e qete?Po Vdes nga frika qe askush sme flet per cfare ka ndodhur vetem vazhdojne me sorollatni nga nje dhome ne tjetren,nga nje person qe refuzon te tregoje te verteten,tek nje tjeter qe perpiqet te zbukuroje faktin qe po me beni lavazh truri me keto idiotsora.Dua te shkoj ne shtepi urgjentisht

-Me vjen keq.As une nuk do te deshiroja te isha ne vendin tend,por me beso,ishte e vetmja menyre.Do te sigurohem personalisht qe gjithcka te jete gati per ty sic ti deshiron.Te lutem mos u shqeteso per familjaret e tu.Do te flasesh me ta sapo te jete momenti i duhur.Deri atehereqetesohu dhe te presim per darke poshte.E tere familja eshte mbledhur per ty.

-Me ler vetem te lutem.-Kaq munda te them dhe pashe teksa ajo po largohej.Po perpiqesha te kujtoja se cka ndodhur.Qe kisha veshur nje fustan te bardhe e mbaja mend,por qe kisha nje burre...Me kujtohen vetem dy sy te bukur jeshile qe beheshin te embel kur buzeqeshnin dhe erresoheshin kur ishin serioze.E vetmja gje qe me kishte ngelur ne memorie...Asgje tjeter nuk mbaja mend.Ndjeva qe nje pike loti rrodhi dhe pas saj pasuan te tjera.Me kishte marre malli per mamin dhe babin.Nuk isha ndare kurr nga ata ,me shume se nje pasdite.Un tani nuk jam as ne gjendje te kuptoj se sa dit kam pa i pare...Ashtu sic isha,ne ate gjendje euforike,degjoj deren teksa hapet dhe brenda hy dikush.

-Duhet te flasim.-ishin ata syte jeshil,por qe kete rradhe dukeshin teper te erret...

MY ESMERAYWhere stories live. Discover now