Pjesa 7

82 8 0
                                    

Gjithmone keshtu me ndodhte kur isha prane saj, humbisja me kohen, me sekondat qe kalonin!
Humbisja ne perqafimin e saj.
Ne aromen e flokve te zinj.
Ne zerin e embel kur peshperiste kenge!
Humbisja tek ajo. E gjithe qenia ime humbiste tek ajo!

Po ate nate, teksa shijonim qiellin e paster me yje, i premtuam njeri tjetrit se nuk do largoheshim kurre, edhe atehere kur te ziheshim, edhe kur te mos e duronim njeri tjetrin, edhe kur te kishim qindra arsye per te ikur, duhet te riktheheshim per nje arsye te vetme, per ne!
   - Nese ikim, do kthehemi serish - keshtu me tha dhe me kapi gishtin e vogel me gishtin e saj te vogel!
  - Premtim?
  - Premitim - i thashe dhe me pas u perqafuam!.

Mister, e tille ishte e ardhmja jone, sepse kshim lexuar neper romane per miqt e ngushte, te cilet nese nuk dashuroheshin, ne te shumten e rasteve beheshin si te huaj, beheshin aq te larget sa thua nuk kane qene kurre miq!
Nuk doja te perfundoja si neper romane.
Nuk e imagjonoja dot si do ishte e nesermja pa te, por me siguri do ishte e vdekur,e trishte, e zymte!
Ajo per mua ishte si lulet ne ballkonin e nje vile te vogel.
Si oborret e gjata te mbushura plot trendafila!
Ajo zbukuronte jeten time me prezencen e saj!
Por e ardhmja ishte mister pavarsisht se ne mendjen dhe zemren time ishte e ndertuar ne menyre perfekte!

  - Ke menduar mdonjehere si do jete kur te plakemi Erg? - me pyet nderkohe qe ishte mbeshtetur ne oxhakun ne qoshe te taraces, i cile qe veshur me dredharaket e hardhive te rrushit!
  - Shpesh here - i pergjigjem duke qendruar perballe saj!
  - Me trego, dua te di mendimet e tua - me tha.
  - Po ja, do na dridhen duart, do kemi nga nje shkop me dore gjithe kohes. Do ulemi te ndonje kafene ne qoshen e rruges dhe do sjellim ndermend te gjitha gjerat qe kemi bere ne moshe te re. Floket e tu te zinj do jene zbardhur me siguri, fytyra do te jete bere me rrudha dhe e rrumbullaket, syte ngjyre jeshil do e kene humbur ate ngjyren e forte jeshile, me pak fjale do jesh bere e shemtuar. - i them dhe ajo qesh duke mbajtur barkun me dore!
  - Jo Erg, floket e mi nuk do zbardhen dhe syte nuk do me behen te tille sic thua ti dhe mos ta degjoj me te thuash keshtu se do te hedh poshte - me thote duke m'u hedh siper dhe duke me kapur nga faqet.
  - Do te mbys i poshter - shtoi e ngazellyer! Pastaj ashtu e shtrire mbi mua, duke me shikuar ne sy thote :
  - Une mendoj se ti do behesh nje plak budalla, me bark te madh qe s'te le te ecesh, do jesh tullac dhe pa dhembe.
Pastaj nisi te qeshte per disa sekonda.
Qeshte cdo here nga pak, duke u bere me serioze!
  - Sa bukur do jete Ergi, ne te dy miq deri ne ate moshe -  tha dhe mbeshteti koken ne mes te kraharorit tim!
  - Me perqafo fort mir? - shtoi e trishtuar! Sikur edhe ajo, njesoj si une kishte frike per ate qe do ndodhte ne te ardhmen!
Sikur keto qe i thonim njeri tjetrit ishin sa per te genjyer veten, per ta mbajtur me shpresa se ashtu do ndodhte!
E shtrengova fort, por me dukej pamjaftueshem, ndjeja ta fusja brenda kraharorit dhe ta mbaja perhere aty, mos e lejoja jeten te na ndante!
Ndjeva per here te pare nje lemsh brenda vetes, qe ndonjehere me dukej sikur ishte ne mes te gjoksit, pastaj ne fyt, e here te tjera ne bark!
Me vone kuptova se ai lemsh nuk ishte asgje tjeter vecse frike, frike se mos humbet njerzit qe do.

Ishte mengjesi i po asaj dite, kur u nisem per ne shkolle te dy se bashku.
Pasi dolem nga shtepia me njeqind fjale nga nena, u derdhem ne sokakun me gure duke zbritur poshte!
Ashtu si vite me pare kur shkuam per here pare ne shkolle!
Ajo ne krahun tim te majt, duke me shtrenguar doren me doren e saj te bute e te vogel!
Kishte po ate buzeqeshje si atehere.
Te njejtin veshtrim te embel.
Te njejten ecje.
Vetem se kete here ishte me e madhe dhe me e bukur!
Te kapur perdore dhe te buzeqeshur, shkaktonim terheqje vemendje tek njerzit, te cilet na shikonin si te cuditur dhe kushedi se c'mendonin per ne.
Kishte dhe nga ata njerez qe shikonin me zili, por edhe nga ata qe na thonin mirmengjes duke buzeqeshur!
Nuk mungonin as plakat, te cilat kapinin faqet me dore dhe peshtynin ne toke dy tre here!
Mentaliteti njerzve ishte i kalbur, mendon keq per gjera qe nuk kishin asgje te keqe, por edhe neve nuk ishte se na interesonte shume!
Pasi dolem nga sokaku i ngushte ne rruge, si per dreq perballe na doli e ema e Steles me te motren e vogel!
Stela me shtrengoi doren fort.
Ndjeva se si dridhej, jo vetem dora e saj, por edhe fytyra, buzet, nofullat!
Nuk ishte frike, ishte si nje ndjenje inati!
  - Ti, ne shtepi tani - i thote ajo Steles duke i treguar me gisht rrugen...

StelaWhere stories live. Discover now