32

257 12 9
                                    

Jo Aria, serish dhe nje pergjigje te gabuar, une nuk zhgenjehem asnjehere kur jam me ty...

Bera sikur se degjova dhe nisem te  diskutonim  mbi procedurat e pranimit ne gjimnaz. Ai kishte kerkuar informacione, dhe me tha se i duhej te bente disa provime  ne lendet kryesore qe me pas te fillonte zyrtarisht tremujorin e dyte.

-Pas shkolles cfare do te besh? -  vazhdova ta bombardoj me pyetje, nuk besoj se eshte faji im qe nuk  i besoj idese se zgjedhjes dhe veprimeve spontane. Duhet te jem shume e sigurt para se te vendos te bej dicka ne jeten time, qofte edhe te ndryshoj  rrugen per te shkuar ne shkolle. Kur perballesha me qetesine e Xhulios, ne nje situate kaq  kaotike si kjo e zhvendosjes ne nje shtet tjeter, me shkaktonte pervec habise edhe  nje acarim lehtesisht te dukshem.  Mbaj mend kur erdhem per here te pare me Dianen, nuk e kemi pasur aspak te thjeshte. Ne kete shtepinee sotcme kemi fjetur per me teper se 3 muaj ne toke, shtepia atehere kishte vetem  nje frigorifer, sobe dhe nje tavoline te vogel.  Te gjeje pune ne moshen 17 vjecare, nga ana tjeter ishte sfide me vete. Prinderit e mi ishin mjaft te renduar edhe me shpenzimet e tjera, ndaj ne as qe na shkonte ne mendje te ankoheshim per kushtet e shtepise. Fillimisht nisem te kujdeseshim per femije te ndryshem,  me orare te vecanta. Derisa u njohem me Sandren, dhe me 2 vogelushet qe ne ate kohe ishin thjesht 2 vjec. Sandra  pjesen me te madhe te kohes ishte e zene ne pune dhe ne u detyruam te shpernguleshim tek ajo.  Nga ana tjeter benim edhe mesime me pagese per  nxenesit neper 9-vjecare.  Dalengadale arritem te stabilizonim jetesen , duke arritur ketu ku jemi sot. Dy vajza 19 vjecare qe jetojne se bashku, punojne per te fituar vaktin e rradhes, e qe nga ana tjeter pavaresisht cdo veshtiresie nuk e kane humbur shpresen per te arritur ne fund te erresires, per te dale nga tuneli. Ka qene nje periudhe aq e veshtire sa kur shoh persona qe  qe shperngulen, me ze paniku.

-Nuk besoj te bej dicka te madhe. Ndoshta pasi te krijoj shoqeri do te dal me ta, do te jemi bashke me ty dhe me Dianen.  Te tjerat do t'ia le kohes. - sa e thjeshte e e bukur eshte jeta per disa persona... dikush vuan rrugeve sepse nuk ka nje shtepi, nuk ka ushqim, ndersa dikush tjeter blen shtepi, gjen shkolle, dhe ndydhon jeten me nje te kercitur te gishtave. Ama nuk e fajesoja aspak Xhulion. Ne fund te fundit nuk ishte faji i tij qe familja nga vinte  kishte mjaftueshem mundesi per te bere te mundur cdo kerkese te te birit.  E me kushtet e ofruara, ai serish nuk kishte pse ta komplikonte axhenden duke u munduar te nxjerre fundin e muajit .

-Aria cfare po bluan ne koke?

-Asgje. Thjesht habitem me keto vendime kaq te rrufeshme te tuat.  Pse nuk ma thua troc pse vendose te  qendrosh ketu?

-O zot Aria, vetem te  veshtiresosh gjerat di. Erdha per here te pare ne Shqiperi, me pelqeu aq shume saqe vendosa te qendroj ne atdheun tim. A mund te me pergjigjesh cfare problemi ka ne kete mes?

- Nje njeri normal, pasi i pelqen ne vend  e viziton me shpesh, nuk vendos te shperngulet diku thjesht se iu duk shtet i bukur. Nuk ka se si ta ktheje jeten e tij kokeposhte per nje deshire femijenore.

-Ajo qe  ti nuk e kupton eshte se ndonjehere  ajo parregullsia, ta ben jeten me te bukur, me interesante. Fakti qe je si nje plake e viteve '70, s'do te thote te na privosh ne te tjereve  nga ndjesia e te qenurit i lumtur... Tani une po iki te rivendos  ne vendin e tyre, plus qe duhet te marr librat dhe te sistemoj shtepine. Dhe fli heret, pasi neser kemi shkolle. Ne rregull?

-Ne rregull babi. Tani do kem nje kamer nga pas, besoj s'do te me lesh te qete as ne klase apo jo?

-Te lutem shume, eshte talenti im i fshehur.

-Pafshim  Xhul.

- Mirupafshim Aria.

Pa u bere as  nje minute nga largimi i Xhulios, ne dhome u shfaq Diana qe gjate e kishte cuar edhe  kaq pa me pyetur me ike e presje se cfare ndodhi.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jan 20, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

2 javet e jetes simeWhere stories live. Discover now