31

129 7 4
                                    

Mengjesi i pare i 2022 nisi i trishte me pak fjale e dukej sikur po percillnim ushtare ne luften e Ukraines, nderkohe qe po i conim  ne shtepine e tyre. Ela ishte me e heshtur se zakonisht dhe une e shkreta po mundohesha ta socializoja sa me shume te ishte e mundshme, por serish pa sukses. Me te gjithe isha takuar, pervec me gomarin qe  as vete nuk e dinte pse nuk dilte ne dhomen e ndenjes. Mund  t'i kete ngelur hatri ne ndonje veprim, por qe per fat te keq nuk e kuptoja dot se ku. Nuk jam nje person qe t'i ngjitem dikujt ne momentin qe nuk duan te flasin me mua, ndaj nuk trazova askend qe nuk donte te merrej me mua. Pasi i takova  te tjeret dhe pashe qe taksia e tyre po nisej, pashe nje makine te njohur qe po qendronte e gatshme per te pritur te zotin qe me siguri do te mbante canten e tij sportive dhe do te nisej per ne shtetin tjeter. Me kujtohet hera e pare qe u takuam me gomarin, ai ishte ne makinen e tij dhe u perpoq te bente sjelljet e tij te prapambetura qe i ka shume per zemer. Me nje te qeshur te lehte thashe:

-Rruge te mbare Gomar. - me pas hyra me qetesi ne shtepi...

~Ela P.O.V~

Rruga kishte kaluar shume shpejt e tashme te gjithe ndodheshim ne aeroport, hap pas hapi po i afroheshim fundit. Edhe pse mundohesha te shtiresha e lumtur dhe e hareshme, Xhulio vazhdonte te me shihte cuditshem dhe shpesh me pyeste " A je mire? " pyetje qe i pergjigjesha thjesht me nje te tundur koke. Tashme ndodheshim ne ndalesen e fundit, eshte e cuditshme se si pikerisht ato momente qe i lutemi zotit te vonojne sa me teper vijne shume me shpejt se ce kishim kerkuar.

-Angel, pafshim psikoja im..-thashe me ze te ulet teksa e perqafoja.  -Ma mbaj mire Lauren -ajo pasi degjoi keto fjale qeshi mirekuptuese. Pasi takova dhe  Dean me  Stefanon, u  ktheva nga Xhulio dhe i buzeqeshja trishte.

-Erdhi momenti Xhul, duhet ta dish eshte i gjithi faji yt qe jemi ketu, ti planifikove te vije ne Shqiperi  ndaj me detyrohesh per lodhje psikologjike dhe shpirterore.. - ai vetem po shikonte pa bere gje tjeter.  -Do me takosh apo do ikesh keshtu, si tuaf.. - serish i njejti reagim, saqe me dukej sikur po flisja me vete.

-Xhulio duhet te ikim,  nerd te lutem na ler tani se do te na digjet fluturimi. - pasi  Angeli tha keshtu, une thjesht e pashe serish  Xhulion dhe i thashe pafshim, pa marre pergjigje nga miku im... 

U largova me shpejtesi nga  aeroporti dhe mezi prita te vija ne shtepi e te flisja me Dianen, me te vertete me duhej nje bisede me nje super psikiatre si shoqja ime.  Kur mberrita e pashe duke u marre me bllokun e saj te cuditshem qe e perdor per reduktimin e ankthit dhe stresit.

- Iken? -foli  duke qendruar e fokusuar ne bllokun e saj, nuk u afrova ta shoh pasi do te perfundoja e vdekur, ndaj thjesht u hodha e lodhur ne kolltukun ngjitur me shoqen time. Nuk kisha fuqi t'i ktheja pergjigje, ndaj thjesht shfryva dhe u mundova te mbyll syte, duke u munduar te kerkoja pak qetesi qe ne kete moment Diana po ma jepte me bollek. Pas disa sekondave ne kete tablo te merzitshme  silueta e fokusuar ne nje dyzine fletash tha:

- Shiko ishte  dicka e pritshme, ashtu sic erdhi njesoj edhe do te ikte. Pse cfare prisje ti zonjusha ime e vogel qe ai do te linte pas Italine, e do te vinte i gatshem per te nisur nje jete te re ketu ne Tirane? Te kam thene te mos shohesh shume filma, ndonjehere duhet te jesh praktike.

-Mendon se nuk e dija qe ai do te ikte? Por kjo  dita e sotshme ishte e cuditshme.

-Ne c'kuptim e cuditshme?

- Po ja, ai qendroi gjate gjithe kohes i heshtur, kur une po i flisja per ta takuar ai thjesht rrinte si guak, dhe nuk  denjonte te kthente pergjigje. Me dukej sikur po flisja gjate gjithe kohes me nje objekt qe s'kishte jete.  Nuk ishte ai Xhulio i perhershem. Ohh Dian, sado mundohem ta pershkruaj  as vete nuk di se si te ta them .

- Ndonjehere, e vetmja gje qe duhet te besh eshte te mos mbimendosh, sepse pak po e sigurt do te shkaterrosh veten dhe  ne fund nuk do te zgjidhesh gje. Mundohu ta clirosh veten dhe t'ia lesh gjerat ne dore fatit...

-Te lumte, me duket vetja si ne ato seansat e yogas qe mundohen te ngrihen ne ajer duke balancuar  energjite... -per here te pare nga gjithe ky bashkebisedim Diana ngriti koken dhe  me pa duke picerruar syte e duke me perqeshur per fjaline e fundit. Me pas u ngrit  e me terhoqi te blloku qe deri me sot nuk me kishte lejuar ta prekja.

-Aq keq jam sa ti vendose te me tregosh bllokun?

- Nese deshiron te verteten mendoj qe ke kaluar pak nga mendorja, por jemi akoma ne kohe per te perballuar problematikat e medha. Ndaj me punen time e me vullnetin tend cdo gje do te rikthehet si me pare. -shpertheva ne te qeshura  dhe u ula ne tavoline, Diana mori nje flete nga  mjeti i saj cudiberes dhe ma dha perpara, pasi me shprehu se cduhet te beja nisa te vendosja shenja ne nje flete qe ne dukje ishte e bardhe por brenda fshihte pika qe do te formonin ne fund figuren. U fiksova me keq se Diana dhe tashme e kuptova pse sme kishte lejuar t'ia prek, pasi ajo e dinte qe une do t'ia merrja.  Ndieja qe Diana po levizte e  shperqendruar neper dhome, zakonisht sillej keshtu kur bente ndonje rreng, por vendosa ta le te qete qe te mbaroja me detyren fiksuese.

-Elaa, a del pak te hapesh deren?- shfryva e acaruar dhe u nisa per nga dera. Pasi e hap pashe nje fytyre te njohur, qe ndezi direkt ne koken time  ndjenjen e habise.

-Po ti ketu?- kaq mund te thoja, aq e shokuar isha.

-Nuk te thashe mirupafshim, ndaj mendova qe te mos iki fare, ketej e tutje do te jem ketu ne Tirane.- pas kesaj  ai me perqafoi dhe me tha:

-Do te me lesh ketu  jashte?

- Jo,jo futu. - pasi hyri brenda u takua me Dianen qe ne fakt nuk ishte aspak e cuditur, madje madje nisi ta pyese per procedurat e regjistrimit ne gjimza dhe dokumentacionet qe nevojiteshin. E kuptova qe isha vene ne loje nga te dy, por serish nuk e kuptoja vendimin e papritur te mikut tim.

- Dian, te lutem a mund te na lesh pak vetem? - ajo qeshi djallezisht dhe me tha:

-Sigurisht Elushe, deshira jote eshte urdher per mua... - pasi Diana doli,  e pyeta:

-Cfare te shtyu te lesh Italine dhe te vije ketu? - ai per nje moment veshtroi fytyren time konfuze dhe  me qetesine me te madhe tha:

- Gjithmone kam dashur te shperngulem ne Shqiperi. Ti e di qe jam i etur per eksperienca te reja. Pastaj nuk doja ta lija shoqen time me te mire vetem. Mos kam bere gje gabim? - vetem e pashe dhe psheretiva e qete, me pas i thashe:

- Epo mireserdhe serish.. Shpresoj te mos zhgenjehesh  ketu.

- Jo Aria, serish dhe nje pergjigje te gabuar, une nuk zhgenjehem asnjehere kur jam me ty...

Ja pra dhe pjesa e re

Shpresoj t'iu pelqeje...

2 javet e jetes simeWhere stories live. Discover now