24

172 11 2
                                    

Xhulio p.o.v
Kishte qene 1 takim i tmerrshem, e vetmja gje qe  zbulova ne 30 minuta takim, fakti qe ishte bjonde  ne cdo aspekt te mundshem. Nuk ishim te interesuar per te njohur njeri-tjetrin pasi shumicen e kohes tavolina ishte e rrethuar nga nje heshtje qe per cudi nuk ishte bezdisese per mua, pasi isha i zene duke imagjinuar se sa ndryshe do te ishin keto minuta po te kisha perballe Arian time. E sigurt ishte fakti qe keto minuta te shpenzuara kot se koti me kete bjondinen, me Arian  koha do te kishte ndaluar, e vetmja gje me rendesi  do te ishte njeri- tjetri dhe biseda jone. Mberrita ne shtepi i shoqeruar nga keto mendime dhe nga pyetja e dites, ku eshte ajo? Sapo hyra pashe ne cdo dhome, cdo cep por serish i njejti rezultat. Ajo nuk ishte. Fakti qe nuk i ishte pergjigjur  asnje mesazhi, asnje telefonate me acaroi duke bere qe te futesha ne dhomen time duke  perplasur deren.
Leonardo p.o.v
Degjova qe kishte ardhur Xhulio ne shtepi. Shkova ne dhomen e tij per te mesuar se cfare kishte ndodhur...
- He more c'na thua? Si shkoi takimi? A avancuat?
- Leo, dil jashte!- ou qenka keq puna.
- Pse more cfare ka ndodhur?
- Dil jashte se nuk kam nerva te te degjoj.
- Ti? Me refuzon mua?! Sapo me ke thyer zemren Xhulio..- me kete fjale dola jashte, por e sigurt qe nuk do ta lija te qete... pasi dola nga dhoma mora 1 grykese te bardhe, vendosa nje pale syze me nr 0, nje dosje me fleta te bardha , dhe shkova serish tek Xhulio.
- Aman c'po kurdis serish Leo?
- Leo? Kush eshte Leo? Une jam profesor doktorr Qazimi. Sot kam ardhur te bej nje seance psikologjike me ty.
- Ne rregull pra z. Qazim. Cila eshte pyetja jote?
- Fillimisht, perse jeni kaq i acaruar?
- Dite e keqe.
- Ne c'kontekst dite e keqe?
- Po ja, ndoshta nuk kam takuar akoma dike?
- Dikeee, aha. Nuk te erdhi ajo bjondja?
- Jo erdhi.
- Atehere  nuk paska shkuar mire takimi.
- Jo, hajt. Asgje interesante. Problemi im ska asnje lidhje me bjonden.
- Po me ke atehere?- u perpoqa me shume ngulm qe ti nxirrja ndonje fjale me grep. Nje nder karakteristikat qe adhuroj tek vetja eshte kembengulja.
- Me dike.- epo ja pra ku filloi edhe loja ime e preferuar... pyetja enigme.
- Kush eshte ai dikushi?
- Ty s'te duhet. Mund te jete askushi.
- Ose ka mundesi ta njoh kete askushin..
- Mire pra, po ta them se do te me cmendesh derisa ta marresh vesh z. Qazim.
- Ah tani jam Leonardo- thashe duke hequr syzet dhe grykesen e psikologut.- Me trego. Kush ma ka lenduar kushon?
- Aria.
- Ela?
- Po Ela. U kenaqe tani?
- Jo se u kenaqa, ama  mund te habitem nga deklarata e fundit. Ela nuk do te te merziste kurre, po kurre ty.
- E pse?
- Ose ti nuk ke marre genet e zgjuarsise time, ose te eshte trashur truri. Po ajo te vlereson more... le te mos themi per ndonje gje tjeter....
- Atehere si shpjegohet fakti qe nga mengjesi nuk me ka kthyer akoma asnje mesazh ?
- A i ka pare ato te shkreta mesazhe?
- Jo.
- Atehere nuk po te injoron. Ndoshta ka humbur telefonin, ndoshta e kane vrare dhe e kane hedhur ne lume.
- Po iki ne polici.
- Pse?
- Mund t'i kete ndodhur dicka...
- Perfundimisht dashnia te ka lene me pasoja... po beja shaka ore...
- Leo, me ndihmo. Kam vertete nevoje ta takoj...-nga shqetesimi pashe qe ishte zverdhur, nderkohe qe syte i qene bere shume te erret. Vertete qe kishte nevoje  per 1 psikolog. Ne situata te tjera do te tallesha, por sot... me vinte vertet keq, pasi ndodhej ne nje situate serioze edhe pse ai nuk e pranonte.  Dola nga dhoma pa fjale dhe u nisa drejt Angelos. Ky i fundit ishte duke pare nje film se bashku me Lauren, sa te qete e te lumtur qe dukeshin... ne nje periudhe aq konfuze per ne beqaret, gati-gati po ndihesha xheloz.
- Hej Angeli, mund te vish pak?
- Jam i zene.
- Po eja pra... kam nevoje per 1 pergjigje.- ai u ngrit me shume pertese dhe pasi m'u afrua me tha:
- Po, cila eshte pyetja 1 milion dollareshe?
- Ku eshte Diana?- prit.. Diana? Si me doli kaq spontanisht? Supozohet te isha i lumtur qe s'e kisha takuar sot, por ne fakt ishte e kunderta. Ndihesha me bosh se Xhulio vetem se preferoja qe kete merzi ta mbaja per vete..
- Diana dhe Ela jane ne pune, kujdesen per 2 femije. Sot dhe neser do te jene atje.
- Po pse nuk i eshte pergjigjur Ela telefonatave te Xhulios?
- Sepse ka nje zakon te cuditshem, kur shkon ne pune preferon qe telefonin ta lere ne shtepi. C'ne gjithe ky interesim?
- Xhulio.
- Aha. Dilni jashte. Adresen do tua coj me mesazh.- shkova serish ne dhomen e Xhulios dhe i tregova cdo gje. Pasi mbarova me rrefimin dolem jashte per te shkuar tek shkaktaret e trazirave ne mendjen dhe ne zemren tone...
Ela p.o.v
Oret kishin kaluar me lojera, biseda e shume te qeshura, ama serish  nuk ndihesha e plote. Perpiqesha te mos e jepja veten, pasi thumbat nga Diana nuk do te kishin fund. Isha duke vendosur pjatat e drekes lavapjate kur degjova zilen e deres, vrapova per ta hapur , me idene se mund te ishte ndonje surprize e Dianes dhe Dionit, ama pasi e hapa pashe Leonardon, e Xhulio, u habita por edhe u gezova ne te njejten kohe..
- Ckemi djema.
- Aria, pse s'me tregove?
- Te te tregoja?
- Po e ke idenese sa u shqetesova?
- Mire pra. Mos e bej aq tragjike, thjesht jam duke punuar me 2 engjejt me te mire ne bote, kaq. Nejse, hyni brenda.- u futen ne dhomen e ndenjes ku ishte ulur Skajla e cila po shihte TV. Ajo fillimisht u tremb nga 2 te panjohurit dhe me kapi nga kembet.
- Ela, kush jane keta?
- 2 miqte e mi dhe te Dianes,  sheqerke.- Xhulio u ul ne gjunje  dhe i buzeqeshi  embelsisht.
- Ckemi, bukuroshe. Une jam Xhulio.   - dhe i afroi doren, ajo  ia sherngoi dhe i tha shkurt:
- Skajla.
- Wau Xhulio. Qenke shume i zoti me femijet.- thashe.
- E pse?- me pyeti ai.
- Epo, Skajla eshte nje nder vajzat me te turpshme qe mund te keni njohur ndonjehere. Ajo nuk flet me njerezit qe si njeh te pakten nje jave pasi i ka pare.
- Epo Xhulio ben perjashtim.- tha Skajla e cila tashme ndodhej ne krahet e Xhulios.
- E cfare perjashtimi?
- Po ja... eshte djale i bukur, i embel, i urte, i zgjuar fiks si princi im i     kalter.- une e Xhulio qeshem, ndersa Leonardo beri si i fyer.
- Skjala me duket se ke bere nje gabim shume te vogel. Une jam me i bukur se ai.
- Iiiuu, ti i bukur? Jo, jo dhe vetem jo. Mire eshte e vertete qe ke sy blu, por floket i ke katrahure, besoj e di qe ekziston kreheri.
- Ti moj djallushe e vogel!! Une jam shume po shume i bukur, sa per floket eshte ne mode ky stil. Gjithsesi, Ela a mund te me tregosh ku eshte Diana?
- Ne katin siper. Do ta gjesh vete pastaj.
- Ne rregull pra. Une po hyp siper, nderkohe qe ju jeni te lire te merreni me kete dhine e eger...
Leonardo p.o.v
Hypa ne katin e siperm dhe dgjova zhurma e te bertitura, i ndoqa tingujt qe me cuan ne nje dere gjysme  roze e gjysme blu..
- Do te te vras, te detyroj te hidhesh nga dritarja..- zot na fal, keshtu duhet te flasin dadot? Kush eshte ai i shkalluar qe ia le femijet ne mirebesim Dianes, mines me sahat?  Trokita ne dere duke iu lutur zotit qe te dilja gjalle nga kjo dhome...
Diana p.o.v
Ishim duke luajtur si pirate se bashku me Dionin kur degjuam deren.
- Hyrrrr..- vazhdova me rolin tim  por me pas me ngeci ne fyt. Perpara me  doli i vetmi person qe me acaron nervat me buton. Sapo me pa cepat e buzeve te tij  u ngriten duke bere 1 fytyre sa talles aq edhe argetues. Vertet pike minus per mua qe isha e katandisur ne kete menyre... kisha vene 1 kapele pirati, 1 mbuluese syri, floket e kapura bisht me kishin  dale fije-fije, ndersa ne fytyre kisha lloj lloj  zhgarravinash vepra arti te bera nga Dioni. Me shpaten fallco qe kisha ne dore vendosa qe gjithe kete tmerr ta ktheja ne favorin tim, ku i dihet ndoshta trembet e sme del me para. Iu afrova dhe majen e shpates ia vendosa ne fyt, por te qartesohemi pa i ushtruar force, jo se me dhimsej...por sepse nuk ia vlente te hyja ne burg per te...
- Kapiten Dion, shiko kush ka hyre ne anijen tone..
- Nje pirat i huaj- tha ai duke marre te njejten pozicion si une.- Dhe cfare bejme ne me te huajt?
- E vrasim dhe pastaj e hame per darke....
- Hej, hej. Le te prezantohemi, pastaj ndoshta futem ne ekujpazhin       tuaj..-tha gomari.
- Joo kapiten Dion, s'kemi pse ta degjojme, me mire ta vrasim.
- Majft!! Kapiteni jam une. Fol ore i huaj...
- Shume faleminderit. Une jam  pirati Leonardo. Vij nga detet e thella te Karaibeve. Biles kam dhe piratin e madh te atyre ujrave.
- Xhek Spirroun?- tha Dioni i mrekulluar, ne fund te fundit femije mbetej..
- Po te madhin Xhek Spirrou.- vazhdoi gomari duke genjyer..
- Mireseerdhe ne ekujpazhin tim.
- Mirese u gjeta! Cila eshte detyra ime e pare shef?
- Do te vrasesh kapitene  Dianen, ajo do te me marre thesarin...
- Me gjithe qejf kapiten...
- Do te vij vete te me vrisni, dua te vdes me nder- thashe duke u afruar drejt Nardos. Tashme kisha lene Dionin pas dhe isha perballe z. Gomar me veshe te gjata. E gjeta pa vemendje dhe e pengova nga kembet... duke rene ai pertheu edhe kemben time duke bere qe edhe une te bija mbi te...
- Zonjushe, sado rrengje te me  besh, ti do te biesh gjithmone me mua....

2 javet e jetes simeWhere stories live. Discover now