Dritat blu të prapaskenës | ✓

By lucentte

952 137 361

Edhe historitë më të bukura veniten në diell por në prapaskenë, as dielli nuk depërton dot... °KUJDES! Pjesa... More

Valë të nxehti
tetor
dhjetor
mars
nentor
prill

qershor

117 18 35
By lucentte

2012 | Qershor

Marku dhe Lois po zbrisnin nga shkallët bashkë dhe diçka po bisedonin. Si për çudi ajo nuk e kishte fytyrën të shtrembëruar në bezdi, siç e bënte kur fliste me mua. Enea, pranë meje po i shkruante një vajze që më tregoi në facebook, dhe pat ardhur te unë për këshillë. Hah, unë që dija të bëja vetëm skandale.

Që prej shfaqjes me Mersin atë natë në plazh, s'isha marrë me asnjë vajzë dhe vërtet që s'kisha nerva. Megjithatë, tani rezultonte se kjo ishte ngaqë isha tejet zemërthyer prej ndarjes me Mersin. E dija shumë mirë se ajo i kishë përhapur këto fjalë, sikur nuk ndjenji një muaj duke mu lutur ta falja dhe të riktheheshim. Gjithashtu, qarkullonin llafe se dhe Lois s'po ma varte më tani ngaqë doja Mersin tepër dhe isha duke vuajtur, kështu plani i Loisit për të më bërë për vete kishte dështuar. Edhe këtë e di se e kish përhapur po Mersi. Të përmendurit emrin e saj kaq shumë po më ngrinte nervat.

Marku më thirri sapo më vuri re. Ishte ora e fundit. Klasa jonë po dilnim të shkonim në palestër për fiskulturë. Marku do shkonte nga klubi i dramës nja 10 minuta. Nuk e mbanin gjithë orën kryesisht, thjesht sa t'i shpjegonin skenografinë dhe çfarë u duhej. Do bënin shfaqjen e fundit të vitit shkollor, kishin gjithë majin që po përgatiteshin.

"Lis, thuaj profesorit se jam te drama sot. A kemi me vitin e parë sot?" Një herë në javë koordinoheshim me një klasë tjetër në orën e fiskulturës. Në klasën e vitit të parë me të cilët binim ne, ishte Klea, fiksimi i momentit i Markut. Dhe i Eneas.

"Po." U përgjigj ky i fundit. Marku i nënqeshi. Ajo vajza po jua luante të dyve po si duket ata e kishin marrë si sfidë. Budallenj.

Unë sytë i kisha te Loisi. "Ku je kaçube, na mori malli."

Loisi më qeshi sikur të isha idiot. "E di." Pastaj më dha një shikim kokë e këmbë. "A je zgjat?"

Nxorra gjoksin para. "Po, plot katër centimetra. Do pak?"

Ajo më nxorri gishtin drejt fytyrës sime të ngërdheshur. "Si duket i ke marrë nga gramët e trurit, nëse vazhdon kshu do ngelesh pa mend fare."

Ia dhashë një të qeshure se e kisha gatin dhe idiotësinë e rradhës. "Lois," i buzëqesha gjithë sy e veshë, hapa krahët. "Ti, më lë pa mend fare." Dhe e rrethova për ta afruar e për ta shtypur në kraharorin tim. Nuk e priti një veprim të tillë prandaj shfryu gjatë e lodhur me gomarllëqet e mia. Djemtë qeshën me ne. Loisi më rrethoi në bel dhe u mbështet vetë te unë. Kjo më erdhi mua e papritur. Por nuk e lëshova. Zilja ra dhe ajo u nda prej meje. Bashkë me Markun u drejtuan për në fund të korridorit nga ana tjetër e godinës së shkollës, ku ishte klasa e grupit të dramës.

Enea më shenjoi me kokë të iknim në palestër.

"Plak, thuaji profes se jemi te grupi i dramës." Ai më shikoi i konfuzuar kur e lajmërova se s'do vija por ishte mësuar me spontanitetin tim.

Shpejtova për t'ju bashkuar Markut dhe Loisit. Hyra mes tyre dhe ju vara në qafë. Të dy u ndalën pastaj vazhduan duke shkundur kokën prej gjesteve të mia. Kaçubes i buzëqesha i lumtur dhe i shkela syrin ndëra ajo gjithashtu më shikonte sikur s'e kishte fare bezdi që unë isha i tillë, madje kënaqej.

Pjesëtarët e grupit ishin mbledhur dhe po gumëzhinin. Kur net ë tre hymë në klasë filluan t'i linin diskutimet dhe një nga një filluan shushurimat. Ema kur më pa mua i dha një shikim qortue Loisit. S'isha dukur andej që prej tre muajsh. Sigurisht që prej Mersit, e cila si duket s'donte t'i linte gjërat pa iua nxjerr lëngun. Ajo qeshi pa humor dhe kryqëzoi krahët sikur të qe vërtet e ofenduar. Po ik.

Ema doli përballë nesh në derë, megjithse sado të mundohej nuk më mbulonte dot. Por Ema ishte e përmbajtur dhe e kujdesshme, ajo nuk donte të sillej keq me mua apo me Loisin, megjithatë, nuk donte as të zhgënjente grupin. E pranoj, sjellja ime ishte arrogante dhe nuk po tregoja fare konsideratë për ndjenjat e Mersit por ehu, të ishte për atë, do e trajtonim të gjithë sikur do na thyhej dhe se ajo ishte viktimë e diçkaje kaq tragjike sa përfundimi i një marrëdhënieje të cilën ajo vetë manipuloi. Aman.

"Lisi, ndoshta është më mirë që ti të shkosh në mësim." Mu drejtua Ema qetë. S'ma kishte mua frikën, ia kishte Mersit që po turfullonte mbrapa.

Unë pashë nga Loisi, se në fakt veç miratimi i saj më duhej, s'pyesja për tjetërkënd.

"Unë erdha në fakt të të dorëzoja ca rregullime që kam bërë te skriptet, i ke dhe të fotokopjuara për t'i shpërndarë. Do ikim me Lisin të gjej ca gjëra që na duhen, kshu qe s'do ju nevojitem unë. Ciao!" E informoi Loisi dhe i dha ca fleta që i nxorri nga çanta. Pastaj më rrethoi mua nga beli dhe më pan ë pritje. Unë doja të qeshja me dinakërinë e saj. Por në vend të ksaj i shkela syrin Emës dhe iu dhashë një përshëndetje me dy gishta spektatorëve. Dolëm nga klasa të ndërthurur, unë fillova të fishkëlleja.

"El?" Ndalëm sapo dëgjuam zërin e Emës pas nesh. Ajo mbante njërën dorë në dorezën e derës. "Të dua shumë."

Loisi vrapoi t'i jepte një puthje shpejt dhe erdh prap në krahët e mi. Shkuam bashkë në klasën time të merrnim çantën.

"S'më besohet se le ata për të ardhur me mua." Ia fillova unë se desha ta ngacmoja patjetër.

"Mersi ka tre muaj që më çan veshët duke u munduar të më hedhë kunja. As më plas fare për aktin e saj prej viktime të vuajtur. Si më mirë t'ia tregoja këtë pos troç të dilja me ty në sy të saj?" Më tha ajo e vetëkënaqur sikur ta kisha mësuar vetë unë.

I putha kokën krenar. "Nga do shkojmë?"

"Te liqeni? Besoj s'do ketë dhe shumë njerëz tani, shkojmë shtrihemi në diell."

S'e diskutuam më. Kaq e thjeshtë ishte me Loisin, në kishim një ide për të bërë diçka, e bënim, sepse, pse jo? Blemë ujë dhe qershia rrugës. Zumë një qoshe me bar dhe përdorëm çantat si jastëk, pastaj u shtrimë gjerë, e gjatë unë. Haha.

Për një farë kohe ndenjëm të heshtur, si rrallë herë unë. Kaçubja preferonte të mos fliste, ndoshta prandaj e ngacmoja kaq shumë, për ta nxjerrë nga ajo guacka ku mbyllej për të shmangur të gjithë botën. Pastaj shpërthente po ta trazoje, nëse unë do e kisha njohur më parë, do isha surprizuar shumë me reagimet e saj... si ta them me të mirë... të tërbuara.

Ktheva kokën ta vështroja tek shkruante. Kishte vënë atë bllokun e shkatërruar që mbante gjithnjë me vete, mbi çantë, dhe po shkruante a po shkarraviste në të. Ish kthyer për tu shtrirë me bark dhe po mbështetej në bërryla. Ishte shumë e qetë kur e lije në punë të vet, edhe tiparet nuk i lëviznin në asnjë mënyrë. Kishte veç përqendrim në sytë e saj dhe dallohej se ishte komplet e përhumbur në... punë të vet.

Por e kuptoi se po e shihja dhe u kthye nga unë. Vazhdoja të isha i shtrirë por e kisha lëvizur çantën dhe po përdorja krahun nën kokë si jastëk. Po më piqte dielli por nuk e kisha dhe shumë bezdi, ndonëse Lois më thoshte zezak ngaqë isha në fakt, dhe e theksoj, zeshkan. Ajo nuk mund të bëhej më e zbehtë edhe po të donte.

"Pse po më shikon?"

"Se je e bukur." Lois rrotulloi sytë dhe më nxorri gishtin. "Je moj."

"Po mirë, dhe ti je shumë i bukur."

I buzëqesha. "E di."

Edhe ajo mu bashkua duke shkundur kokën lehtë sepse narcisizmi im s'ishte gjë e re.

"Do ishe më i bukur po të hiqje vetullat." Përshkoi ajo me gisht vetullat e mia që e pranoj ishin mjaftueshëm të trasha.

"M'i hiq." E kisha seriozisht.

"Ha ha, më paguaj."

Ia kapa dorën para se ta largonte. "Jam i bukur edhe pa i hequr gjithsesi, apo jo?" E ula zërin duke ia afruar dorën përmbi faqen time. Pëllëmbët e saj ishin vërtet të buta, uh si flija gjumë ashtu.

"Je, për shumicën."

"E ça domethënë kjo? Se nuk jam për ty?" Pa prit njëherë.

Lois nënqeshi lehtë dhe largoi fytyrën nga unë. "S'je tamam i shijeve të mia."

Ia kapa ato qimet e macës që i mbulonin anën e fytyrës dhe ia tërhoqa lehtë nga vetja. "Si moj si?"

Po më jepte një buzëqeshje të vetëkënaqur dhe e kuptova se po e bënte me qëllim. Ia tërhoqa flokët për poshtë dhe më kapi dorën duke picërruar sytë. Doja ta bënte t'më kërkonte falje patjetër. "Thuaj se nuk është e vërtetë."

"Më lësho flokët."

"Thuaje."

"M'i lësho."

Një zhurmë proteste më doli nga fyti. E dija se nuk po i dhimbte po kishte hallin të dilte fitimtare. Më shikonte drejt e në sy sikur të ish duke më thënë një sekret, dhe nuk e di pse, desha të ma thoshte një sekret. Diçka që s'e dinte askush në botë për të dhe që nuk do mund ta dinte kurrë, askush përveç meje. Ia lëshova flokët ngadalë dhe ia kalova mbas veshit, i përshkova nofullën prap ngadalë dhe s'e lashë ta shkëpuste shikimin nga unë. Lois e mbante dorën te kyçi im por shtrëngimi i saj ishte i lehtë. E kuptova se po sikletosej, qepallat po i përpëliteshin më shpesh. Ndjeja gjithçka, çdo frymëmarrje të saj, çdo ngurrim, çdo lëvizje. Por unë doja të dija një sekret dhe ajo e kuptoi.

Ia kapa nofullën lehtë për t'ia afruar tek unë ngadalë se doja të vinte vetë. Se di pse më erdhi frikë t'i buzëqeshja, pata frikë për gjithçka se mos e bëja të ngurronte. Hundët tona u prekën dhe ajo i mbylli sytë. Unë i afrova buzët te sajat sa për t'i ndjerë pranë. Asnjë lëvizje më shumë. Ajo i hapi sytë sërish. S'dita unë të merrja frymë. Qerpikët tanë u prekën. Lois e shtrëngoi dorën mbi parakrahun tim. Unë i ngjesha buzët vetëm pak pas të sajave dhe ajo më afroi. U shkëputëm, si një varkë që lëkundet, lodronim. Në çdo lëvizje minimale buzët tona cikeshin.

"Lisi."

Besoj, aty, kur më pëshpëriti emrin e lashë lojën dhe e kapa pas qafe.

Dielli djegte gjithkund rreth nesh. Uji i liqenit nuk ndihej siç gjithçka tjetër që qe kaq e parëndësishme.

Lois, më tregoi një sekret.


///////////

that was her first kiss, ne rast se nuk kuptohet

3 ose 4 kapituj te mbetur

fak juuu


paqe

Continue Reading

You'll Also Like

339K 28.6K 27
Fluff,BL,Short story. "အေး..အေးကွာ..ချစ်တယ်ကွာဘာဖြစ်လဲ။ မင်းကလူမိုက်..ငါကအုပ်ကြီး ဘယ်ကောင်က လှန်ရဲမှာလဲ။" အသုံးအနှုန်းအချို့အတွက် ၁၅ နှစ်အောက်ကလေးငယ...
15.2K 1.5K 22
ကျုပ် ရွက်ရှိန်းကို သဘောကျရတဲ့အကြောင်းရင်းကတော့ ရွက်ရှိန်းက ရွက်ရှိန်းဖြစ်နေလို့ပါပဲ..
31.3K 5.1K 29
Title - Falling In Love In The Supernatural World Author - 即墨遥 Total Chapters - 47 Genre - Horror, Romance, Action, Shounen Ai Eng Tranator - Vivian...
1M 48.5K 100
Taekook Dark One Shrot⚠️ 18Plus 21Plus Wraning Rating မဖတ္ခ်င္ေက်ာ္သြား❗️ Taekook Dark One Shrot⚠️ 18Plus 21Plus Wraning Rating မဖတ်ချင်ကျော်သွား❗️