A Dhemb Dashuria

By Tona30

485 30 53

A dhemb Dashuria?!?! Nje histori plot intriga e cila flet per dashurine...Se sa e bukur eshte ajo dhe se si... More

A Dhemb Dashuria
Pjesa 2
Pjesa 3

Pjesa 1

144 11 37
By Tona30

Ndonjehere per disa persona pritja e gjerave te medha nga jeta eshte pothuajse e pamundur.
Ndoshta sepse kane kaluar shume peripeci dhe jane lodhur duke vazhduar perpara duke mos shikuar me asnje rezultat,ndoshta mundesia ekonomike nuk i ka lene te realizojne endrrat e tyre ose sepse nuk kane pasur te drejte fjale dhe ju eshte ndaluar te vendosin per endrrat e tyre.

Kjo eshte dhe historia e Aylas nje vajze 20 vjecare qe kishte endrra te medha te cilat
shpresonte qe nje do realizoheshin.

***

-Oh mos!!!Sa eshte ora?!Jam vone per ne pune!!

-Po keshtu do vazhdosh gjithmone Ayla?-i thote mamaja teksa i jepte buken e thekur me gjalp e recel.

-Po ja mbreme ngela deri vone duke lexuar mami!-thote Ayla duke bere si femije i vogel.

-Po kete rradhe cfare po lexon e bukura ime?-e pyet Migena duke e perkedhelur.

-"Me Before You" mami!Eshte super,nuk arrija ta perfundoja nje fjali pa qare!Gjithsesi do te tregoj prape ne darke kur te kthehem se jam vone.

-Ne rregull zemra ime!-i thote Migena.

Doli me vrap nga shtepia dhe priste autobusin per te shkuar ne pune.

Ayla punonte ne nje call center paradite dhe pasdite shkonte ne mesim,ishte  ne shkolle te larte per drejtesi.

Kishte qene gjithmone endrra e saj te mbronte drejtesine,te mbronte te pafajshmit e aq me pak grate e dhunuara.

Ah aty ishte pika e saj e dobet "grate e dhunuara"!
E si mos te ishte kur qe e vogel kishte shikuar dhunen qe bababi i saj kishte ushtruar mbi nenen e saj e ajo ishte e paafte ta ndalonte ate.

Autobusi po afrohej dhe mendimet e Aylas u nderprene.

Hipi ne autobus dhe u ul ne vendin ku ulej gjithmone afer dritares.

I pelqente te shikonte Tiranen edhe pse kishte lindur aty e njihte cdo cep te saj, por trafiku qe krijohej cdo mengjes nuk i pelqente fare.

-Xhaxhi te lutem,mund te nxitosh pak se jam vone per pune.-i thote Ayla shoferit te autobusit.
I kujtohej fytyra e pronarit te saj kur te arrinte te puna.Nuk kishte nerva te merrej dhe me ate qe ne pike te mengjesit.

-Atehere perse nuk u ngrite me heret?

Ayla ngriti koken dhe degjoi kete ze i cili nuk vinte nga shoferi po nga sedilja pas saj.

Ktheu koken dhe ishte nje djale rreth te 30,ishte i veshur shume shik per te qene ne nje autobus.

Por nuk ishte ajo cfare Ayla po mendonte ne ato momente.

-Atehere me fal zoteri po ty cfare te duhet se kur zgjohem une?!-i thote Ayla duke u munduar te mbaje veten pa shperthyer,sepse po shpertheu u pa puna mori flake autobusi mendonte.

-Po ja ne te tjeret qe shkojme ne pune nuk kemi nerva te durojme qe ne pike te mengjesit fjalet e nje cupeline si ty.Ne qofte se do te shkosh me heret ne pune ngrihu heret mos rri duke shikuar Tomi dhe Xherri.

-Po ty ca te duket vetja ore,kush je ti nje here?!Apo nje aristokrat qe erdhe ketu te na tregosh se kur duhet te ngrihemi nga gjumi?-thote Ayla qe tanime dukej qe djali "Aristokrat"sic i erdhi t'i therriste ia kishte arritur ta nervozonte.

-Pushoni ju atje!-thote faturino dhe afrohet te marre leket.

Qe te dy pushuan dhe nuk u moren me me njeri-tjetrin.

Por tanime Ayla po bente lufte fjalesh ne mendjen e saj.

-"Ah sikur te ishte autobusi bosh do e mbysja".
"Une shoh Tomin dhe Xherrin ee...Sa do doja te ishe Xherri te te hidhja tek ndonje mace te te kullufiste".

Ah sikur keshtu e ah sikur ashtu autobusi kishte ndaluar dhe Ayla kishte humbur fare ne luften me aristokratin e saj.

-Do zbresh apo te mori gjumi?-thote "aristokrati".

-Jo nuk do zbres!Ca te intereson ty se kur zbres une?-thote Ayla gjithe nerva.

-Po ngaqe ky ishte stacioni i fundit prandaj te thashe capkene!-i thote djali duke i buzeqeshur gjithe vetebesim.

-Capkene?!Po ti qe na je i kollarisur si aristokrat?!-i thote Ayla me ironi dhe ngrihet per te zbritur.

Fundja djali kishte te drejte ky ishte stacioni i fundit.

Kur behet gati per te zbritur kthen koken dhe pas saj shikon "aristokratin".

-He ca ke deshiron te me shikosh prandaj u ktheve apo jo?-i thote djali.

-Jo as qe me intereson fytyra jote por doja te te thoja qe Tomin dhe Xherrin ndoshta i shikon ti sepse une lexoj kur jam e lire dhe kam aq tru sa te di si te menaxhoj nje situate me tipa si ty.-i thote keto fjale dhe kthen shpinen dhe sdo t'ja dije me per "aristokratin".

Tanime i tha ate qe meritonte dhe po nxitonte te futej ne pune perpara shefit te cilin po e shikonte te zbriste nga makina.

Ishin te dy gati per te hapur deren,Ayla mbulonte fytyren po ishte e kote shefi e shikoi dhe filloi te buzeqeshte.

-Edhe sot me vonese Ayla?Me duket perfiton sepse e din se sa shume kemi nevoje per ty dhe sa e zonja je ti.Urdhero futu brenda.-i thote ai duke i buzeqeshur dhe i hap deren duke e lene ate qe te vazhdoje perpara.

Ayla kishte e ngelur e habitur nga reagimi i tij.Ajo priste ndonje te bertitur qe mos ta merrte veten per nje muaj,por shpetoi.

-Po sa i sjellshem ishte?!-mendonte Ayla e cila ishte ulur ne tavolinen e saj te punes.

-Ayla miremengjes!

-Miremengjes Ela!

-Ca ke qe me dukesh nervoze?

-Mos pyet fare,kjo dite ka filluar si mos me keq.Lere se u zgjova vone per ne pune,tanime jemi mesuar me kete gje,por ne autobus takova nje budalla qe nuk e kishte shokun.

Keshtu filloi ti tregonte cfare i kishte ndodhur ne autobus shoqes se saj.

-Edhe ti Ayla perse nuk e lije e te vazhdoje fundja nuk ja vlen te merresh me njerez te tille.-i thote Ela.

-Jo jo nuk u mora thjesht prita momentin e duhur per t'i kthyer pergjigjen qe meritonte "aristokratit"dhe kaq!-thote Ayla krenare per pergjigjen e dhene.

-"Aristokratit"?!?Ca te them une perderisa ti mendon ashtu ne rregull.-thote Ela duke qeshur me pseudonimin qe Ayla i kishte vene djalit.

-Shume mire ia bera fundja nuk do e takoj me asnjehere,ketyre personave qe i takon vetem nje here ne jete u duhet dhene pergjigja direkt perndryshe nuk te jepet mundesia.-thote Ayla.

***

Nga ana tjeter Brayan kete mengjes ishte grindur me babain e tij i cili e kishte lene te shkoje ne pune me autobus.

Arriti tek puna dhe zbriti duke u munduar qe mos ta shikonte askush.

Shkoi ne zyre dhe po e priste Aleks,miku i tij.

-Brayan sot me vonese,mos me thuaj qe mbreme ke qene ne ndonje party dhe ke ndenjur deri vone.

Brayan qesh dhe pohon me koke duke u ulur ne kolltuk.

-Po kur do mbushesh mend more djale?-i thote Aleks duke shfryre lehtesisht.

-Asnjehere!-thote Brayan duke ndezur puron.

-Po sepse je mesuar te kesh cdo gje gati nga babai jot Brayan.-i thote Aleks i merzitur me shokun e tij.

-Po prandaj ka punuar ai,per mua.Pastaj une te kam ty qe menaxhon ne menyre perfekte punen.-thote Brayan.

-Por une nuk jam gjithmone miku im.

-Mire mire leri keto aman se mjaft kisha babain tim sot.

-Pse ca ndodhi?-thote Aleks i shqetesuar duke i ditur bemat e Brayan.

-Po ja ai thote qe une nuk kam mendje per asgje qe jam 30 vjec dhe kam mendjen vetem per festa.
E keshtu me mori celesat e makines,kartat e kreditit dhe me la te vija deri ketu me autobus.
Me sakte me detyroi te vija deri tek ty qe as nuk e kuptova se pse me dergoi ketu?!
E plus qe me duhej te merresha me njerez pa llogjike ne autobuz.-thote Brayan i acaruar.

-Pa me thuaj ca ndodhi?!-thote Aleks i cili e njihte mikun e tij dhe ishte i sigurt qe ishte faji i tij.

-Djali i Arman Kusi do shkoje ne pune me autobus!Po mendoja gjithe nerva derisa nje vajze me prishi qetesine duke i thene shoferit te nxitonte.
Tani shoferi duhej te ecte ashtu sic zonjusha deshironte,autobusi eshte per te gjithe apo jo?-thote Brayan duke shikuar Aleks.

-Po mire me nje cupeline te duhej te merreshe?

-Cupeline?!?Ajo ishte nje capkene qe e kishte gjuhen si gjarper.Nuk te linte te mbaroje pa ta kthyer fjalen.

Sa mire qe sdo e shoh me asnjehere!











Hey guys I am back!
Did I miss you?!?????

I hope you like it Klea12349
Elkeda
Stelaa18
Desada_

And so many others I don't remember their names😅
sabiskuqi

Continue Reading

You'll Also Like

185K 20.9K 56
#Book-2 of Hidden Marriage Series. πŸ”₯❀️ This book is the continuation/sequel of the first book "Hidden Marriage - Amazing Husband." If you guys have...
521K 42.7K 20
Indian Chronicles Book III My Husband, My Tyrant. When Peace Becomes Suffocation. Jahnvi Khanna has everything in her life, a supporting family, a hi...
280K 19.1K 20
"YOU ARE MINE TO KEEP OR TO KILL" ~~~ Kiaan and Izna are like completely two different poles. They both belong to two different RIVAL FAMILIES. It's...
374K 43.7K 28
"π’šπ’π’– 𝒄𝒐𝒖𝒍𝒅 π’ƒπ’“π’†π’‚π’Œ π’Žπ’š 𝒉𝒆𝒂𝒓𝒕 π’Šπ’ π’•π’˜π’ 𝒃𝒖𝒕 π’˜π’‰π’†π’ π’Šπ’• 𝒉𝒆𝒂𝒍𝒔, π’Šπ’• 𝒃𝒆𝒂𝒕𝒔 𝒇𝒐𝒓 π’šπ’π’–" ...