Nje Mes Me Ty (2)

By AIGIMIV

139K 9.5K 10.7K

- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak... More

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
Epilog 1
Epilog 2
Epilog 3

35

2.3K 177 180
By AIGIMIV

Durres

Viola priti. Me zemren qe rrihte cdo sekond e me dhimbshem , Viola priti. Tik-takun e ores e ndjeu me te zhurmshem se kurre, sikur po i buciste brenda ne shpirt.

Viola priti tere diten, e tere naten. E shoqeruar nga nje det me lote. Nje det me lote qe serish nuk ishte aq i meshirshem sa per ta mbytur. Me shpresa te pafundme qe vdisnin njera pas tjetres e serish rilindin te tjera.

Me zemren ne dore, Viola priti. Por Klausi nuk erdhi. As ne mengjes, as ne dreke e as ne darke. As mengjesin tjeter e as dreken tjeter.

Pas peshes se pritjes, ndjeu peshen e nje zemre te thyer. Jojo, as te thyer jo. Te shkrumbuar, te bere pluhur. E cuditerisht , u ndje sikur pluhuri i asaj zemre peshonte me shume se bota vete.

I ati nuk e goditi kete here. Thjesht i mori celularin dhe ja perplasi per muri, duke e bere copash. Me pas e mbylli ne dhome, jo pa ja bere te qarte se tanime nuk duhej te guxonte te nxirrte edhe gjysem fjale nga goja e se per te miren e saj, duhet te sillej ashtu sic i thoshte ai, ose per ta vrare kishte.

Por asaj nuk i behej vone. Le ta godiste. Po te mundej, edhe ta vriste. Fundja, njeriu vdes vetem nje here. E ajo mund te betohej qe vdekur kishte nga ajo mos e ardhur e Klausenit. Vdekur duke qene akoma gjalle.

Dhe plage mbi plage, kishte miqte sonte. Miqte qe ajo do ti priste me mire e vdekur sesa e gjalle dhe e dorezuar.

- Viola...ata do te vijne sonte.-i perkedheli koken e ema ate pasdite.

-Une nuk fejohem me te.-tha me ze te vdekur, me lotet e thare.

- Moj bije...ti more ne qafe veten me ate djale.-shkundi koken e ema.-Si shkove dhe u ngaterrove me nje mashtrues te tille?

-Ai nuk eshte mashtrues.-sikur ju ngjall zeri e sikur ju njomen syte serish.

-Ashtu eshte. E ti je budallaqe qe besove genjeshtrat e tij te bukura. Ku eshte pra?-i perplasi ne fytyre e ema realitetin.

-Dicka i ka ndodhur. E di une qe dicka i ka ndodhur.-mbrojti gjithe zjarr. Refuzonte te besonte se ajo nuk e kishte njohur. Me shpirtin e saj te copetuar, serish besonte ne Klausin e saj, me te gjitha copat e thyera.

-Vazhdo e genjeje veten vajze. Nga minuti ne minute i ndodhi e keqja atij. Viola, me perpara edhe behej lufte edhe nuk fejoheshe me Erensin. Po tani, nuk ke goje per te folur moj vajze. Kupton cfare i ke bere vetes me ate djale?

- Nuk me intereson asgje. Une me ate nuk fejohem.-ktheu koken menjeane.

-Viola moj...do na besh gjemen ne kete shtepi.-i tha me lot nder sy e ema.

-O ma, po si mund te martohem me dike kur dua dike tjeter? A jeni njerez ju? A keni pak meshire ne femijen tuan?-e pa me nje pale sy te thyer.

-Viola, nuk eshte jeta ashtu si e mendon ti moj bije. Ai nuk erdhi e do e harrosh. Erensi eshte djali i mire moj bije. Me te do jesh 100 here me mire se ketu. Dhe do mesosh ta duash. Se keshtu eshte njeriu.-i perkedheli fytyren por ajo shkundi koken furishem.

-Jo, nuk dua ta dua. As dua ta shikoj, as dua te me preke, as dua te me puthe e aq me pak...-ju drodh zeri dhimbshem.

-Mos na bej tragjedi ne kete shtepi.-jy pergjerua e ema me lot ne sy.

-O ma, nuk me intereson per asgje. Po deshi te me rrahe per vdekje, po deshi te me flake perjashte, po pati zemer, edhe ta vrase vajzen e tij. Nuk ka asgje qe mund te me beje ai, nuk ka frike qe mua me ben te vendos nje unaze me ate njeri.-foli prere cdo fjale.

-Ashtu e...asgje? Po mendon vec per vete e per fiksimin tend idiot me ate djale te pafytyre. Nuk te dhimbset nena jote? Qofte edhe nje grime? Kujton ti se dua te shoh femijen tim ashtu? Mire e zeza nene...por vell...

-MOS!-shpertheu me ze me te sakatuar se kurre.-Mos pa permend Flavion. Te lutem, te rafsha ne gjunje, mos e perdor Flavion.-u lut e deshperuar. Se ai ishte e vetmja e krisur ne mburojen e saj te indiferences ndaj gjithckaje qe mund te ndodhte.

-Po ca te bej e mjera une? Kujton se une dua te te shikoj keshtu?-shpertheu ne lot dhe e ema.- Une vec ju te dyve ju kam. E nuk mund ti humbas te dy femijet pernjehere. Kjo pune eshte tensionuar ne maksimum. Ai e ka dhene fjalen. Dhe nese nuk behet, do prishe shoqerine e nje jete. Borxhi mbetet. Dhe nese nuk te plas per veten, dije mire moj bije se Flavios i bie gjithcka siper nga te gjitha anet. Me e keqja e mundshme, futet ne gjak. Me e mira e mundshme, rritet duke e quajtur te tere vellai i kurves. Yt ate i pari. Do e helmoje perdite. Do e beje me keq se vetja. -i rreshtoi te gjitha faktet e Viola filloi te qante me ngasherima.

-Po te lutem o ma, mos ma beni kete.-u pergjerua si e mjere se gje tjeter nuk kishte ne dore.-Mos mi thuaj keto o ma. Me ler te mendoj per veten time qofte edhe njehere.

-Po plasi dhe ky shpirt i shkrete prej nene moj Viola. Se nuk ti them une, ato mbeten prape. Eshte ngaterruar me njerez te piset moj bije. E di une qe nuk te dhimbset aspak ai. Po te rrotullohet nga te rrotullohet, vellait tat i plas ne dore. Edhe gjaku, edhe turpi. Yt ate ne me te mirin e rasteve, te flak perjashte edhe te kthen vellain kunder ne nje menyre te tille qe mos e pafsha me sy ishalla. Ku ka me rende per nje djale se te rritet duke degjuar sesi e motra eshte e pandershme nga te tera anet? -i ngjeshi pa meshire nje grusht me kripe ne plage me keto fjale.

- Mos ma beni kete!-e pa edhe njehere tjeter me zemren ne syte e saj.

-O Viola...-ju thye zeri edhe asaj. Se asnje nene nuk deshiron ta shikoje femijen ne ate gjendje, asnje. Mirepo, nje viktime tjeter e realitetit shtypes ishte edhe ajo.

-Po nuk ka jete per mua keshtu moj nene.-ju drodh buza si e cmendur.

-Si nuk ka moj bije? Do e shikosh edhe vete. Tera keto do kalojne. Serish do te te qeshe buza. Njeriu eshte i forte.

-Po ju lutem o ma. Ju pergjerohem. Mos me beni mua kurban.-perseriti serish te njejten gje. Asnjehere ne jeten e saj nuk kishte per ti renduar dicka ne shpirt me shume se pazgjidhshmeria e kesaj situate.

-Nena jote e shkrete nuk ka asgje ne dore.-shkundi koken Drita.

Viola nuk foli per nje cope te mire kohe. Vec e pa gjate ne sy. Nenen qe kurre nuk e kishte gezuar si nene. Gruan qe kishte vuajtur perhere ne heshtje, e shtypur nga tirania e burrit te saj. E pa e ta urrente nuk mundi. Shpirti i saj serish nuk mundi te tregohej egoist e te mendonte vetem per plaget e veta.

-Me ler vetem o ma.-kerkoi duke fshire lotet me grusht.

-Bije...

-Me ler vetem o ma.-kerkoi me ashper kete here.

-Por...por...

-Dakord, dreqi e marrte, dakord. Me plasi shpirti por dakord. Dakord pra. Dakord. DAKORD.-bertiti ne histeri.-Dakord pra, le te beher kurban jeta ime qe te gjithe ju te jeni mire. Dakord pra. A je e lumtur. Dakord, qe ma marrte Zoti shpirtin ne kete sekond me mire.-sa nuk po shkulte floket nga flaket qe ndiente ne qenien e saj.

-O Viola...

-Me ler vetem te thashe. Do zbres. Do rregullohem. Do zbukurohem. Do vdes 100 here por do zbres. Do vdes 1000 here por nuk do me shohe njeri me lot ne sy. Do vdes 10000 here por do buzeqesh nene. Do buzeqesh. Ik pra tani. Shtroni skenen e hipokrizise.-u cua ne kembe e filloi te uleriste me sa fuqi kishte.

-Mire moj bije, mire. Ika. Vec...-zgjati duart drejt saj e ajo ja shtyu ashper.

-Mos guxo te me ngushellosh. Dijeni mire se nuk ka ngushellim per mua. Ju, gjaku im...jeni arsyeja pse nuk kam per te qeshur kurre me shpirt. Jeni arsyeja pse do te krahasoj perhere burrin tim me burrin qe vertet dua. Jeni arsyeja pse kur te shoh perhere femijet e mi, do enderroj qe te kishin qene edhe femijet e Kla...-ju pre zeri dhimbshem dhe Drita vendosi duart para gojes nga keto fjale.

-Tu befsha , mos thuaj keshtu se eshte gjynah.-kerkoi me lot ne sy.

-Mam, dil perjashte te lutem. Po ke pak meshire, me ler te vajtoj per fatin tim te zi.-beri me dore nga dera.

Dhe ajo doli. Duke e lene vetem. E kur me ne fund ishte vetem, ne dysheme u shtri. Duke qare, duke bertitur, duke lenguar, duke uruar qe te vdiste me mire.

As vete nuk diti te thoshte se per sa e perqafoi dyshemene. Derisa nuk pati fuqi per te qare me, kete e dinte. E cuditshme sesi edhe lotet shterrin.

U ngrit. Dhe hidhur buzeqeshi.

Se per disa, forca me e madhe eshte te durosh, te sakrifikosh. Se disa nuk kane te drejte te dorezohen. Per disa, forca me e madhe eshte te thyhen ne heshtje. E prape, do dale dikush qe do i quajte te dobet. Dikush qe nuk e di se nga e gjen tere kete force shpirti im per te qendruar serish ne kembe.

Hapi sirtarin e nxorri bllokun e saj te shkrimeve. Bllokun ne te cilin nuk kishte shkruar asgje te bukur. Ishte betuar qe do shkruante ndonje gje te bukur ne te. Ja qe nuk paskesh qene e thene. E dorezuar si asnjehere me pare ndaj realitetit te saj, e mllefosur me shume se kurre me gjithcka...Viola me ne fund kishte kuptuar jete. Popo, Viola tashme e dinte se c'ishte jeta. Dhe shkroi per jeten. Per jeten qe me nuk ishte e saja.

Dikush te me jape nje fije shkrepse. Premtoj ti ve flaken botes me te.
E ne mos me dhente njeri ate, lutem te me jape dikush uje per zjarrin ne shpirtin tim se paku. Te mos shkrumbohet. Apo mos valle, shpirti nuk i duhet njeriut per te jetuar?

E c'na qenka ky njeriu qe aq shume e perflasin, aq shume e lartesojne e po aq e ulin? E dhimbshme te zbulosh se njeriu eshte thjesht nje qenie e destinuar te rropatet, te orvatet e pafund te luftoje...vetem e vetem qe ne fund te gjithckaje, te zbuloje se gjithcka paskesh qene e kote e se ai nuk do jete kurre aq i forte sa per ti patur vete ne dore freret e jetes se tij. Vuan i shkreti njeri pastaj. E me nje ironi te bukur vrastare, vuan me shume per lodhjen e tij te pakuptimte per nje ndryshim, sesa per vete faktin qe ndryshim nuk ka. Ja, une. Mua nuk me dhemb fati im. Ajo cfare me plagos dhimbshem ama, eshte fakti qe nuk e pranoj dot. E pafuqishme per ta ndryshuar, akoma me e pafuqishme per ta pranuar.

Po kjo jete, me gjithe himnet e lavdet e saj...c'eshte valle? C'mund te jete aq madheshtore rreth nje jete ku te gjithe vijme te pafajshem e pergjate saj, thyhemi e thyejme, plagosemi e plagosim, vritemi e vrasim , derisa te mos mbetet as edhe nje pike gjak nga pafajesia e dikurshme? Apo, madheshtore eshte menyra sesi vete njeriu arrin te genjehet perdite nga ajo? Perdite e me shume, perdite e me keq. Shpresojme sot per tu ulur me shpresa te zbaltehura ne darke , vetem per tu cuar me shpresa te reja ne mengjes, krejt te pavetedijshme per vdekjen e paraardhesve te tyre. Eshte thjesht e paimagjinueshme sesa shprese rebele e te pamposhtshme ka ne zemren e njeriut. E ne perfundim, shpresa qe nuk vdes kurre, perfundon duke vrare njeriun me iluzionin e embel e te paperzenshem te 'me mire do behet'.

Fundja...a nuk eshte kjo cfare na mban te gjitheve ne kembe akoma? Thjesht nevoja e deshperuar per te besuar qe dite me te bukura na presin. E sa te ekzistoje ky iluzion, ne natyren aspak perfekte humane, ne nuk kemi per tu dorezuar kurre e do vazhdojme te japim keshtu nje spektakel te vertete ndjenjash, gjaku e shpirti...kushedi per ke e kushedi per sa.

Me pas thjesht do ikim nga kjo bote, sikur kurre te mos kishim ekzistuar. Sikur kurre te mos kishim luftuar. Pas nesh, dalengadale do vdese dhe kujtimi jone, do vdese ngjyra e fotove tona ne kornizat e vjetra ,do vdese buzeqeshja jone e pikturuar ne mendjet e te dashurve tane, do thahet dhe loti qe zemres i ndihet i pathashem ne momentin kur rrjedh. Te tjere do vijne. Te tjere qe nuk do jene si ne por do vuajne si ne. Te tjere qe do hedhin pluhur mbi ne e pluhur do marrin mbi vete. Te tjere qe do perzejne kujtimin tone e si kujtim do perzihen pervete. Dhe keshtu jeta nuk do mbaroje kurre. Nje proces i mahnitshem riperterites ky i jetes, i bazuar teresisht mbi vdekjen.

Mirepo, diku dhe dikur, me dike e per dicka...ne ekzistuam. Ne qeshem nen bekimin e injorances, qame nen mallkimin e dijes, u thyem ne nje vend, dhembem ne nje tjeter e diku tjeter u gjakosem. Dhe asnjehere nuk i hoqem shpresat nga sherimi. Ah, c'qenie ky njeriu.

Me vret te di qe jam kaq e vogel e kaq e parendesishme. Me vret te di se me te perfunduar kete cope leter e ta flakur kushedi se ku, do cohem nga kjo karrige e do shikoj serish ne sy realitetin tim. E ai me buzeqesh llahtarisht, pashpirtesisht. "Mbase nuk me zgjodhe ti, por te zgjodha une ty." me thote. Me perplas ne fytyre se sa e vogel jam. E nese te gjithe njerezit jane qenie te vogla, ne mendimet, botekuptimet, mundesite e fuqite e tyre...une prape jam akoma me e vogel. Se realiteti me buzeqesh me ligesi e une per fyti nuk e kap dot.

C'bote e shemtuar. Ne te miren e te keqen e saj. Ne te drejten e te gabuaren e saj. Ne te verteten e te genjshterten e saj. Me vragat e saj te dukshme e te padukshme. E peshtire me kultet e saj te adhurimit. Cdo besim i njeriut ne kete bote te stisur do crrenjosur, do zhdukur si te ishte murtaje. Do djegur paraja, ne menyre qe me ne fund te godase realizimi qe eshte thjesht nje cope leter e djegshme. Duhen shembur kryqet e minarete, ne menyre qe njerezit te fillojne te besojne me shume te njerezit sesa tek nje Zot i padukshem, qe meriton te adhurohet me shume nese nuk ekziston sesa nese ekziston. Se ne ekzistofte, eshte ai fajtori per koklavitjet e shpirtit tone.

Sot...tani, ne kete sekonde...flakur tutje kam cdo mantel te virtytshem e po lengoj thjesht si nje egoiste. Si nje egosite qe kurre nuk munda te isha. E kush e pa te denje mantelin e heroines per mua? Nuk kam dashur kurre te jem heroine per askend. Se ne momentin qe njeriu vendos te veshe petkun e heroit per te tjeret, i vjedh vetes heroin e vet. Tani nuk jam as nje e dashuruar , as nje bije e trajtuar ngrohte , as nje moter shembullore...e c'rendesi ka? Fundja te gjitha keto fashiten mjerisht ndaj te vertetes me shkaterruese te jetes time.

Qe UNE nuk munda kurre te jem UNE. Une nuk munda te flas, te jap opinione e te vendos per mua.
Une vec te enderroj munda. Vec te ndiej. E se fundmi, te burgos endrrat dhe ndjenjat e mia me boje te zeze mbi flete te bardhe. Ti burgos ne kete art timin, qe kurre nuk ka per te qene mjaftueshem sa per tu quajtur vertet art. E prandaj do flaket tutje diku, per te mos u lexuar kurre. Kam frike se po ta lexoje dikush, do mendoje qe eshte e bukur. Dhe nuk ka goditje me te madhe per qenien time, se ti thone dhimbjes time 'e bukur'. Asgje nuk eshte e bukur rreth dhimbjes. Ose mbase dhe eshte. Sepse dhembin ata qe ndiejne shume. E ata qe ndiejne shume, njerez te bukur jane. Vecse, keta shpirtra te bukur e te bute, ndiejne gjithe dhimbjen e plageve te kesaj bote. Shohin pak me gjate, studiojne pak me vemendshem, duan pak me shume e vdesin pak me thelle.

Por une, me mungesen e modestise qe me karakterizon ne kete moment, mund te them qe jam nje shkrimtare. E ne shkrimtaret nuk qajme kurre. Thjesht derdhim gjak ne leter. Ashtu sic po pikon shpirti im gjak ne kete moment e jo ky stilolaps boje.

Une qe u shpreha dhe u rebelova me fjalet e mija...prape njesoj do e jetoj jeten. Se e verteta ime, nuk eshte nga ajo lloj e vertete qe te con drejt ndryshimit. Perkundrazi, te hap syte per te pare tamam sesi shkermoqet shpirti yt teksa ecen ne te njejten rruge.

Heh, ne fund te fundit jeta eshte nje bekim. Ne jemi te bekuar me nje jete plot endrra pa jete. E kur endrrat e njeriut denohen pa jete, atehere njeriu eshte thjesht nje I DENUAR ME JETE. Qe do vazhdoje ta kryeje denimin e tij deri ne fund.

Dhe ne emer te denimit per te luftuar perhere deri ne sfilitje, pa fitore e pa trofe...dikush te me jape nje fije shkrepse. Premtoj ti ve flaken botes me te.

Continue Reading

You'll Also Like

322K 14.9K 39
ချစ်ခြင်းမေတ္တာဆိုတာ ဘာလဲလို့ မေးရင် ​​​​မြတ်နိုးရသူရဲ့ လက်လေးကို ဆုပ်ကိုင်ထားခြင်းလို့ ကျွန်တော် ဖြေမယ် ဒါပေမယ့် ထိုလူသားရဲ့ လက်ထဲမှာ ဓားတစ်လက်ရှိန...
27.9K 1.6K 22
Dy bote te kunderta... Dy jete te ndryshme... Dy zemra te njejta... 1 martese e padeshiruar...
47.6K 3.6K 39
Iu duk sikur për disa çaste nuk mund të merrte dot frymë. Ndjeu një ngushtim në zemër, një ndjenjë faji e pendese që s'e dinte se nga i buronin. Fjal...
71.9K 4K 67
My first story. Dy njerez te ndryshem por njekohesisht edhe aq te njejt. Dy njerez te cileve jeta i ka sjellur provoja nga me te ndryshmet por a do m...