Varsja e diamantit

By JeSuisSara

33.4K 2.2K 612

Pershendetje, tokesor! Kjo eshte historia ime e pare dhe nuk e kam idene fare se ça do nxjerr nga kjo. Gjiths... More

Personazhet kryesore
I - Inagurimi
II - Dergesa
III - Gabriel
IV - Z.Espasito
V - Unaza me rubin
VI - Rrefimi
VII - Njeriu misterioz
VIII - Lorenzo
IX - La famiglia
X - Artistja e re
XI - Toleranca
XII - Makina
XIII - Misioni
XIV - Nje njeri i bezdisshem
XV - Shenimi
XVI - Vizita ne Gjermani
XVII - E diela
XVIII - Balloja
XIX - Nata
XX - Familja ne Paris
XXI - Garazhdi
XXII - Dritarja
XXIII - Pamjet
XXIV - Mengjesi
XXV - Dyert
XXVI - Parashikime
XXVII - Takimi
XXVIII - Te vertetat
XXIX - Kthimi
XXX - Te reja te tmerreshme
XXXI - Tre
XXXII - Nje frike
XXXIII - Ditelindja
XXXIV - Nje kujtim
XXXV - Telefonate
XXXVI - E merzitur
XXXVII - Bianca
XXXVIII - Vajzat
XXXLX - Te dhena
XL - Nje gezim
XLI - Liliana
XLII - Nje barre me pak
XLII - Endrra
XLIII - Shprese
XLIV - Marko
XLV - Letra
XLVI - Jane ketu
XLVIII - Loja
XLIX - Ci si sente cosi bene...

XLVII - Dolen

383 21 0
By JeSuisSara

*Serena*

"MASSIMO?"

"Shhh. Une jam." M'u pergjigj duke buzeqeshur.

Akoma nuk po arrija ta besoja. Massimo eshte ketu. Per mua.

"Perendeshe, tani duhet te me degjosh me shume kujdes dhe te veprosh pa rene. ne sy."

Tunda koken ne shenje pohimi dhe po prisja te fliste.

"Ashtu si ne ballon e fundit, maskat jane ajo qe na dallon nga te tjeret, pra kudo qe te shohesh masken time, eshte pjese e familjes."

Nderkohe qe ai fliste po pikasja maskat dhe po hamendesoja kush ishin. Nga nje shikim arrita te pikasja Amadeusin, Franceskon, Anxhelon, Octavius, dhe...Luca.

"Nje pjese e djemve jane te fokusuar vetem tek ti, ndersa pjesa tjeter te shperndare. Pasi Alonso te zbrese nga shkallet ti do te shkosh menjehere tek Anxhelo. Nga aty do te largohesh dhe do niseni per tek shtepia."

"Po ti?"nuk mund te rrija pa pyetur. Ai erdhi deri ketu, ne shtepine e armikut, per te me shpetuar mua dhe tani do te qendroj pas?

"Do jem pas teje. Sapo te dalesh nga ketu, do jem duke te te pritur jashte makine."

Me zor po rrija pa iu hedhur ne qafe dhe pa e puthur. Isha shume e lumtur, por pastaj...

"Cfare ke perendeshe?"

"Mund...te me ndihmosh dhe me dicka tjeter?"

"Cfare te duash."

"Mund te ndihmosh te shpetosh dhe dike tjeter. I kam dhene fjalen per ta ndihmuar."

Massimo nuk u pergjigj ne moment, por me pas foli:

"Ne rregull. Nese e merr tani, mund t'i them Angelos ta marre perpara teje. Ajo do te shkoje tek shtepia perpara nesh aty ku po na presin te gjithe."

Eshte kaq i mire. Nuk mund te gjesh ndokend tjeter si Massimo. Mendoj se...

"Perendeshe, behu gati nga casti ne cast."

Dola nga mendimet e mia dhe avash avash u largova nga Massimo, nderkohe qe ai po largohej nga ana tjeter.

Shkova menjehere poshte, ne kuzhine, aty ku po shpresoja te gjeja Isabelen.

Isha me fat. Kuzhina ishte bosh, pervec saj.

"Isabela!"

"Serena? C'po ben ketu?"

"Eja! Tani!"

"Ku?"

U afrova dhe i thash me peshperime:
"Te ikim nga ketu."

Ajo hapi syte me mosbesim. Buzeqeshi dhe me perqafoi.

"Faleminderit!"

Dhe ashtu te kapura prej dore u nisem per lart.

Burri i pare qe pash ishte me masken Moretti. Ishte Angelo.

"Ketej. Serena ik prane shkalleve. Ndersa shoqja jote pas meje. Sillu sikur po vjen te me sherbesh dhe mos bjer ne sy."

Shtrenguam duart dhe nje here perpara se te ndaheshim.

Isabela me humbi nga syte, kur nje pale krahe me rrethuan belin.

"Cara bambola, credo che ti ho detto di non parlare con nessuno."

(E dashur kukull, mendoj se te thash te mos flisje me askend.)

"Lorenzo. Me lesho."

"Perse kaq e ngrysur kukull? Nuk u gezove qe e pe Massimon?"

Zemra me ndaloi per nje cast. Ku e mori vesh?

"Te thash se te takosh ate nuk do te te bente pune. Tani meqe as ti nuk e do prezencen e tij, jam edhe me i sigurte per ta vrare sa me shpejt. Nuk ka arsye perse te vonohem."

Zemra po me rrihte forte. Doja te flisja, por nuk mundja.

Ai me shtrengoi edhe me forte dhe me peshperiti ne vesh:

"Ndonje fjale te fundit per te, perpara se ta zhduk?"

Perpara se te mundja te pergjigjesha nje e shtene arme u degjua.

Lorenzo i liroi pak duart nga shtrengimi dhe me dha mundesine ta godisja.

"Ah! Cazzo!"

Vrapova drejt deres se jashtme, por dy truperoja me penguan. Njeri prej tyre me mori ne krah.

"Me lesho! ME LER TE IKI!" dhe po e godisja me sa fuqi dhe me sa mundesi kisha, por e kote.

Dukej sikur as nuk me ndjente fare.

"Merre coje lart ne dhome dhe rri te dera e mos kujdesu te mos bej asnje tentative."

Lorenzo nxorri armen dhe doli jashte, nderkohe qe truperoja u fut ne ashensor, dhe akoma me mbante mbi supe.

"ME LESHO! TANI!" Dhe akoma vazhdova perpjekjet me mia, kur papritur me uli ne toke dhe ngriti koken.

"MASSIMO?"

"Serena!"

Isha e habitur. Si mund te rrezikonte veten aq shume?!

"Por si? Ishe...ti the...cfare bere?"

"Sebastian po mbante nen vezhgim Lorenzon. Alonso, ai qe te dha letren eshte pjese e familjes, dhe po te mbronte ty duke mbajtur nen vezhgim edhe Lorenzon. Gjate kohes qe Alonso ishte ketu, ai kishye qellim te na ndihmonte ne. Fatkeqesisht...Lorenzo e kuptoi qellimin e Alonsos. Ai nuk foli, por nje mi i qelbur e frikacak nuk mundi ta mbante gojen mbyllur." Ngrysi vetullat.

"Por mos u shqeteso, tani do te ikim ne shtepi."

*Vezhgues*


Serena i perplasi buzet e saj tek te Massimos. Nuk mund te duronte dot me. E kishte marre malli.

Massimo ishte si nje kafshe e uritur dhe e terbuar dhe vetem Serena mund ta ndihmonte. Ajo ishte sherimi i tij, shpirti i tij, ajri i tij, gjithcka per te.

Ishte nje kohe shume e gjate. As nuk ishin pare, dhe ai moment ishte momenti perfekt.

Te dy me mall te zjarrte, adrenalina ishte ne kulmin e saj, gezimi se shume shpejt do te largoheshin nga cdo gje e keqe, dhe ajo puthje ishte gjithe zjarr.

Nuk donin te ndalnin. Shkeputje shume te vogla sa per te marre ajer, por zjarri dhe nevoja per te bashkuar serish buzet e bente te pamundur.

Ndaluan te merrnin fryme, mbeshtetur koke me koke dhe vetmja gje qe degjohej ishin frymemarrjet e tyre.

"Perendeshe..."

"Massimo..."

Perpara se te mund te thonin ndonje fjale tjeter dera u hap dhe aty ishte Octavius dhe Amadeus.

"Makina eshte gati."

Massimo e kapi nga dora Serenen dhe e terhoqi per te dale nga ashensori.

U nisen menjehere per tek makina.

Te shtena armesh degjoheshin nga larg.

Plani po funksiononte. Sapo te arrinin ne shtepi, ata mund t'i jepnin fund.

Makina po ecte me shpejtesi per njefare kohe, por me pas ngadalesoi ritmin.

Gjate rruges, Massimo nuk e leshonte Serenen, dhe ajo nuk donte te linte kraharorin e krahet e tij. Ate perqafim te ngrohte dhe ate siguri qetesuese.

Kur ishte me Massimon dukej sikur cdo gje tjeter ishte ne rregull, problemet zhdukeshin dhe kishte paqe ne koke.

Massimo nuk mund te duronte dot te rrinte me shume larg saj. Nuk mund te duronte nese ajo largohej edhe nje here. Jo vetem nese e rremben, sepse ai nuk do te lejoje t'i ndodhe kurre me ndonje gje e keqe, por nese Serena vendos te largohet serish.

Makina filloi te ngadalesoje, deri sa ndaloi.

Dolen nga makina, por nuk ishin ne shtepine Moretti.

"Ku jemi?"pyeti Serena.

"Ndryshim plani. Nuk do te shkojme ne shtepi. Kjo eshte nje nder shtepite e sigurta. Dhe shume larg nga cdogje. Nuk mund te na gjeje askush. Je e sigurte."

Massimo i shtrengoi me teper krahet rreth saj.

U futen ne shtepi. Ishte shume moderne. Ngjyrat mbizoteruese ishin e zeza, e bardha, gold, argjend me nje nderthurje elegante me drute e bardhe te orendive.

Massimo i tregoi shtepine, e ne fund shkuan ne dhomen e gjumit.

"Nese do mund te besh dush, ka disa rroba te reja ne dollap. Une po iki ne kuzhine te bej darke. Besoj se te ka marre uria."

Serena nuk u pergjigj, por thjesht e shikonte me admirim.

U afrua dhe e puthi.

"Faleminderit!"peshperiti.

"Nuk ke pse te me falenderosh. Dhe nuk do te te duhet kurre te me falenderosh. Une do jem gjithmone aty per ty dhe do bej cdo gje."

Serena buzeqeshi nga fjalet e tij. Ne koke imagjinonte nje jete me Massimon, dhe eshte e mrekullueshme....por....ka dicka qe e pengon. Nje hije kercenuese. Ai mesazh eshte shkaku qe ajo nuk mund te qendroje.

Dhe eshte zemerthyese.

Massimo e puthi dhe nje here ne balle dhe doli nga dhoma.

______________________________________

Arrivederci!💋

Continue Reading

You'll Also Like

209K 8.4K 42
ស្នេហាជាអ្វីដែលមិនធ្លាប់កើតមានក្នុងវចនានុក្រមរបស់ចន ជុងហ្គុកម៉ាហ្វៀឈាមត្រជាក់ដែលគ្រប់គ្នាខ្លាចរអា ប៉ុន្តែវត្តមានរបស់ក្មេងប្រុសម្នាក់ដែលដាក់នាមជាភរិយា...
313K 17.5K 22
စိုင်းမဟာမောင် "မောင့်လွန်းငယ်" လွန်းဝသာန်"ဘာမောင့်လွန်းငယ်လည်းဗျ" စိုင်းမဟာမောင်"ဟောဗျာ...မောင့်ရဲ့လွန်းငယ်မလို့ မောင့်လွန်းငယ်ခေါ်တာပေါ့ဗျ"
3.6M 362K 38
ခူးဆြတ္ဖို႔မေလာပါနဲ႔ တစ္ခ်ိန္မွာအလိုက္သင့္ေႂကြက်ေပးပါ့မယ္ အဲအခ်ိန္က်ရင္သာ တယုတယနဲ႔ေကာက္ယူပါ ေမာင္ရယ္