D A F N E

By starfishqueen1

25.9K 2.1K 781

Njihuni me Dafne ,një asistente e shkëlqyer e cila punon për kompaninë me prestigjoze të modës në vend. Çfarë... More

Personazhet
E Premte
☆2☆
☆3☆
☆4☆
☆5☆
☆6☆
E Shtunë
☆8☆
☆9☆
☆10☆
E Dielë
☆12☆
☆13☆
☆14☆
E Hënë
☆16☆
E Marte
☆18☆
☆19☆
☆20☆
☆21☆
☆22☆
☆23☆
☆24☆
E Mërkurë
☆26☆
☆27☆
☆28☆
☆29☆
☆30☆
☆31☆
☆32☆
☆33☆
☆34☆
☆35☆
☆36☆
☆37☆
☆38☆
☆39☆
☆40☆

E Enjte

1K 37 51
By starfishqueen1

Ishte drita e fortë që hynte nga dritarja,ajo që ma nxorri gjumin. E kisha shumë të vështirë të çelja sytë,njëlloj si të më ishin ngjitur me zam. E prapë se prap,u mundova ti hapja që të paktën të hiqja burimin e dritës,në mënyrë që ti kthehesha sërisht gjumit. E pasi hapa njërin sy përgjysëm,arrita të dalloj jastekun tim të gjumit,fletët. Po,shumë fletë të shkëputura nga dosjet. Po ku jam kështu ?!
I hapa të dy sytë dhe ngrita kokën.

-Ah ! Dreqin,qafa !-mërmërita nëpër dhëmbë.

Qafa më ishte mpirë e gjitha nga qëndrimi i pafavorshëm që më kishte zënë gjumi. Përmbi tavolinën e punës,buzë Oliverit,i cili po dremiste qetësisht nga cepi tjetër i tryezës. Edhe ai me kokën mbi një pirg me letra. Sa e lodhshme duhej të ketë qenë nata e kaluar ,sa na kishte zënë gjumi pa e kuptuar ! E ndërsa mendoja këtë,nisa të fërkoja qafën,të zbusja ngerçin që më kishte zënë. Tashmë nuk mendoja më ti riktheheshe gjumit,pavarësisht se e dëshiroja më shume se çdo gjë në botë,ishte vendi më pak i favorshëm për të dremitur.
Dita dukej e mirë me diell,por unë nuk e kisha në plan të lëvizja. Përkundrazi,iu afrova edhe më shumë Oliverit dhe nisa ti përkëdhelja veshin.
Sa i lezetshëm ishte kur flinte ! Në fakt i lezetshëm ishte edhe zgjuar,por unë sdoja ta pranoja,e aq më pak t'ia thoja ! Po sikur ti rritej mendja?

-Jo,jo ! Je më i bukur kështu !-thashe me zë mendimin tim,duke e puthur lehtë në faqe.

Oliveri nuk u zgjua. E çuditshme që e bënte gjumin aq mirë mbi tryezë,vetëm nëse kjo nuk është hera e parë që e bën këtë. Edhe mundet,pasi rastet kur Oliveri qëndronte në punë pasi unë largohesha,ishin të panumërta. Por unë kurrë nuk kisha menduar se ai flinte në zyrë. Të paktën edhe nëse do flinte ndonjëherë,mund të përdorte divanin e zi, që ndodhej anash tavolinës,i cili në këto momente dukej kaq i rehatshëm e po ma bënte me sy.
E ndërsa mendoja ti afrohesha divanit,vendosa të qëndroja të shqetësoja Oliverin,i cili akoma flinte si qingj,i pa trazuar. Epo sado që një pjesë e imja e mëshironte,pjesa më e madhe mendonte që një rast i tillë sdo më jepej më,mbase.
Po me çfarë ta trazoja?
Kontrollova tek sirtari i fundit ,aty ku mbanim kapëset e letrave dhe isha me fat. Brënda sirtarit,ndodhej një kuti e zezë,lëkure që shkruante sipër,me gërma të arta,të një kaligrafie perfekte,Z.Oliver Stringheart. Buzëqesha. Ai e mban akoma në zyrë. Ia kisha dhuruar përpara dy vitesh për ditëlindje. E mbaj mend mirë edhe fjalët e tij :

"-Faleminderit Dafne. Nuk kishe përse.

-Ju lutem,s'është asgjë.

-Qënka shumë e bukur,nga të lindi kjo ide?-tha ai duke ngritur penën ngjyrë blu,në formën e pupulës së shpendve,që ta sodiste më nga afër.

-Nuk dija se çfarë t'ju dhuroja. Ju praktikisht i keni të gjitha,-i thashë duke qeshur e sikletosur,-ndaj mendova se një gjë e personalizuar do ishte zgjedhja e duhur. Sapo e vura re në vitrinë,nuk e mendova dy herë. Ajo duket sikur është bërë fiks për duart tuaja,që të vizatoni modelet e tjera të mahnitshme të koleksioneve.-përfundova së thëni,duke shikuar duart e tij të bardha,me gishtat e gjatë që përshkonin gjatësinë e pupulës.

-Faleminderit Dafne. Do ta ruaj,do ta mbaj gjithmonë pranë vetes.-tha ai duke më buzëqeshur."

Dhe Oliveri e kishte mbajtur fjalën. Pena ndodhej afër tij,brënda kutisë. Ai kishte dy vite që e ruante.

-Faleminderit Oliver.-pëshpërita duke e parë me ëmbëlsi.

Dhe tani kjo penë dukej fiks për duart e mia,buzëqesha djallëzisht,teksa e nxorra nga kutia dhe fillova ti afrohesha karriges së Oliverit ,në maje të gishtave. S'doja ta zgjoja aksidentalisht e të prishja të gjithë qejfin.
Mbajta penën mes dy gishtave,dhe nisa ti gudulisja veshin. Fillimisht,një prekje e lehtë. Më pas një prekje e zgjatur. Kur asnjëra nuk dha rezultatin e duhur,vendosa të bëja një hap më drastik. Do ia gudulisja brendësinë e veshit.
Dhe oh Zot,ia vlejti. Oliveri ,i bezdisur, goditi me shpullë,llapën e veshit të tij. Dhe pa një pa dy,i doli gjumi.

-Kush ? Kush? Kush më ra?-tha ai duke zgurdulluar sytë.

-Haha, ti,ti e bëre . Haha ta kishe parë veten! Haha Oliver !-se mbaja dot gazin,dhe isha palosur më dysh duke qeshur,e mbajtur barkun me njërën dorë,e me tjetrën i bija shuplaka tavolinës.

-Mirmëngjesi edhe ty Dafne. Të duket për të qeshur ë?-tha ai teksa fërkonte sytë me grushte,që të më shihte më qartë.

-Po,shumë.-i thashë duke qeshur akoma,ndërsa po përpiqesha të normalizohesha.

-Nga e more atë?-pyeti ai duke parë penën mbi tavolinë.

-Që aty poshtë.-i tregova për nga sirtari.

Ai e mori penën në dorë dhe teksa e sodiste buzëqeshi me vete. Me siguri i ishte kujtuar kur ia kisha dhuruar.
-Faleminderit Dafne.-tha ai.- E dija që një ditë do më hynte shumë në punë kjo penë.

Dhe pa mbaruar fjalën mirë,ai ishte ngritur në këmbë dhe u afrua të më guduliste në qafë me të. Përse meshkujt mendojne se duhet ti lajnë hesapet direkt? Se kam kuptuar kurrë.

-Oliver mos ! Mos ,mos, mos ! Mos e bëj.-i thashë duke i zgjatur duart para që të krijoja distancë.

-Po përse jo? Është bukur të gudulisesh . Pastaj më pëlqen se si qesh.-tha ai dhe unë qesha sërisht.

-Hej,e kam seriozisht !-i thashë duke ngritur gishtin treguar në drejtim të tij,që ta kuptonte sa seriozisht e kisha .- Mos guxo të bësh atë që po mendon të bësh. Për të mirën time dhe tënden,mos e bëj.

-Shumë vonë !-tha ai dhe nisi të më ndiqte nëpër zyrë,teksa unë vrapoja ti largohesha pupulës,thuaj se ishte llavë djegse. Nëse ka diçka që urrej,në serinë e gjërave që urrej,të gudulisem mban kurorën. Më duket sikur do vdes së qeshuri,e nuk do i përballoj drithërimat,që të shkakton.

-Ndal, ku po shkon? Vetë e nise e pare Dafne .-tha Oliveri i cili po argëtohej nga kjo gjueti.

Dhe erdhi edhe momenti i pashmangshëm. Zyra nuk është fushë futbolli fatkeqësisht. Ishte vetëm katër metra katrorë me katë cepa. Njëri nga këto fundit, u shndërrua në grackën time vdekjeprurëse.

-Të lutëm !-i thashë duke bërë sytë,si qenush i vogël,duke shpresuar se do zbutej e do ndryshonte mëndje. Por e kotë.

-Mos harro që të dua !-tha ai para se të hynte në sulm.

Ja pra që vërtet luftrat fitohen me penë,e jo me armë,nëse di ti përdorësh si duhet. Po gudulisesha aq shumë,sa filloi të më merrej fryma nga të qeshurat.

-Dorëzohem,dorëzohem.-i thashë.- Flamurin e bardhë të lutem.

Ai u afrua dhe puthi qafën time,aty ku e kishte gudulisur dhe më përqafoi.

-Më mirë tani?-tha ai.

-Shumë herë më mirë.-ia ktheva unë dhe në mendje më bluante ideja,që fryma e tij e mëngjesit nuk mbante as pak erë. Atëherë vendosa dorën tek goja,e pasigurt nëse dilte ndonje aromë e pakëndshme nga goja ime.

-Çfarë ke?-tha ai duke më ngritur gushën.

-Asgjë.-ia ktheva.

-Epo mirë,pasi unë po mendoja që...-tha ai dhe filloi ti afrohej buzëve të mia.

Doja por edhe nuk doja që të më puthte. Nuk kisha puthur njeri ndonjëher, në mëngjes pa larë as dhëmbët. Ideja që nuk do i pëlqente dhe do humbiste interesin tek unë,më vriste dhe ndihesha si mbi thumba. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht,pothuajse puthjen tonë të parë të mëngjesit,e ndërpreu zilja e celularit të Oliverit.

-Duhet ta kapësh atë.-i thashë.

-Mirë,por qëndro aty,do rikthehemi ku e lamë.-më tha ai duke buzëqeshur,dhe unë pshehrëtiva në formë lehtësimi,momental.

Oliveri mori celularin nga tavolina dhe u përgjigj.

-Po,Oliver Stringheart. Më thoni?

E ndërsa ai dëgjonte çfarë i thuhej nga ana tjetër e recepsionit,unë u solla me shpinë nga ai. Mblodha dorën grusht përpara gojës dhe fryva pak frymë. E nuhata dhe nuk mbante erë. Je budallaqe Dafne,ja çfarë je. Një budallaqe paranojake .
Dhe pasi u solla sërisht nga fytyrë nga ai duke i buzëqeshur, vure re që ndodhesha fiks në vendin ku më tha të qëndroja. Oliveri mbylli telefonatën dhe mu afrua duke thënë.

-Ishte Spenceri. Thotë që mund të shkojmë ta shohim Sparkin.-dhe u drejtua për nga karrigia e tij,të merrte xhaketën që mbante varur.
-Shkojmë tani?-më pyeti ai.

-Sigurisht.-i thashë duke i rënë vetes shpullë ballit me mend. Bravo Dafne,humbe një mundësi shumë të mirë të një puthje të shkëlqyer,mendova teksa ndoqa Oliveri jashtë zyrës.

Continue Reading

You'll Also Like

1.1M 26K 90
"ပူတင်းလေးကဘာလဲ" "ကိုကို့အပိုင်" "ကိုကိုတို့ကရောဘာလဲ " "မောင်နှမ" "ဟာ..."
6.2M 378K 54
Title - တည် {တည္} Author - Neera Chapters - 52 chapters + 1 extra ကန့်လန့်ဆန်သောအချစ်၏ Extra 2 ကိုအရင်ဖတ်ပေးပါ။ ကန့္လန့္ဆန္ေသာအခ်စ္၏ Extra 2 ကိုအရင္ဖ...
559K 15.1K 20
"ဘယ်သူကမှ သူရဲကောင်းအဖြစ်မွေးဖွားလာတာမဟုတ်ဘူး သူရဲကောင်းတစ်ယောက်၊ ခေါင်းဆောင်ကောင်းတစ်ယောက်ဖြစ်ဖို့ဆိုတာ ပင်ကိုယ်အရည်အသွေးနဲ့ ကိုယ်တိုင်လုပ်ယူထားတဲ...
620K 5.2K 23
လိင်နှစ်မျိုးပါတဲ့ဒွိလိင်ကောင်လေးကို မွေးစားထားသည့်အဖေနှင့်အစ်ကိုကြီးက စားသည့်ဇာတ်လမ်း သုံးကြိမ်မြောက်ပြန်တင်ချင်း အသက်မပြည့်သေးရင်မဖတ်ပါနဲ့ရှင် crd...