Natën e Mirë / S H Q I P

By AlbanianLibrary

717 72 3

This story is written by z0mbies. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I w... More

Kapitulli 2
Kapitulli 3
Kapitulli 4
Kapitulli 5
Kapitulli 6
Kapitulli 7
Kapitulli 8

Kapitulli 1

309 16 3
By AlbanianLibrary

Çdo e drejtë për përkthim është dhënë nga vetë autorja z0mbies.Çdo gjë që është shkruar është historia origjinale e autores. Sigurisht, që çdo gje këtu nuk mund të rikrijohet në asnjelloj forme. Faleminderit dhe lexim të këndshëm.

***

Jam shumë i ngatërruar.

Mendoj se këshu kam qenë gjithmonë, një tjetër, që kur mësova se kam Dileksi kur isha dhejtë vjeç. A-të i kisha përmbys, fjalët e shpërndara, B-të mbrapsht dhe nuk mund të lexoja as edhe një fjali edhe sikur jeta të më varej në këtë gjë.

Pas kësaj zbulova se kisha Skoliozë jo shumë kohë më vonë, kështu që teksa zgjatesha, më bënte kurrizin të përkulej nga e djathta në mënyrë të çuditshme. Gjithashtu m'u desht, dhe prap më duhet, të vesh një mbajtëse kurrizi shumë poshtëruese çdo natë, e cila mund të trembte lehtësisht këdo që do të donte të bëhej shoku im. Falë Zotit që nuk më duhej shqetësohesha për këtë.

Por kjo nuk është pse jam kaq i dreqosur.

Jam më së shumti rrëmujë pasi një natë, rreth dy e gjysëm e mëngjesit, u zgjova me një ndjenjë të çuditshme. E vetmja dritë që ndriçonte dhomën time ishin rrezet e zbehta të hënës, të cilat hynin vjedhurazi përmes perdeve të dhomës.

Ishte një burrë që po qëndronte matanë dhomës sime, shpina e tij duke u përballur me mua, tiparet e tij shumë të errëta për t'u dalluar.

Veç se burri misterioz nuk është se vetëm po qëndronte aty- po përplaste kokën e tij për mur. Qafa e tij po i përdridhej, duke u anuar dhe duke kërcitur, koka e tij duke u përplasur gjithë forcën në mënyrën më të tmerrshme. Balli i tij duke u sakatuar mbas murit blu të errët.

Zhurma ishte më keq. Mund të dëgjoja murin që po çahej ndaj forcës së kokës së çarë të burrit kaq qartë, kaq e zhurmshme sa jehonte dhe praktikisht e tundte shtëpinë e vogël. Një klithje, e lehtë dhe monotone i shpëtonte gojës së tij gjithashtu. Dukej sikur as nuk ndalonte për të marrë frymë- zëri i tij ishte i sheshtë dhe i mërzitshëm, i vazhdueshëm.

Sytë e mi ishin hapur sa një filxhan teksa procesoja pamjen përballë meje. Mendimet e mia po gëlonin dhe fytyra ime ishte e përmbytur me djersë të ftohtë, teksa gjithçka që mund të bëja ishte të pulitja sytë.

U mundova me kaq dëshpërim të ulërisja, ose të bëja çfarë do lloj zhurme, por zërin e kisha të ngecur në fyt. Kur u përpoqa të ngrihesha trupi im dukej sikur u shty poshtë me çka u ndie si një peshë imagjinare e grumbulluar në gjoksin tim. Peshat imagjinare gjithashtu po më ndalonin frymëmarrjen, duke m'i bërë mushkëritë të ngushta e të thara.

Vetëm mund të shikoja.

Burri i çuditshëm ndaloi dhe vështroi murin për disa sekonda, shpina e tij akoma duke m'u përballur mua. Burri kishte ndaluar së klithuri dhe dhoma ra në qetësi. Ishte pothuajse shurdhuese.

Gjoksi im po lëvizte lart e poshtë në mënyrë të vazhdueshme. Mund të dëgjoja frymëmarrjen time, por nuk mund të krijoja e as të bëja lloj tingulli sado që përpiqesha.

Mund thjesht të vështroja pjesën e pasme të kokës së burrit misterioz; gjithçka që mund të shikoja ishin flokë e shkurtër të burrit dhe xhaketën e madhe që kishte veshur. Silueta e tij u shtriq dhe u zhduk përmes mureve të zbrazëta ku qëndrote përballë meje.

E vetmja zhurmë që mbushte dhomën për momentin ishin frymëmarrjet e mia dhe pëshpëritjet, duke tentuar të flisja ose qaja.

Kur burri më në fund u kthye nga unë, do të kisha bërtitur me të gjithë zërin që kisha në kokë po të mundja.

Balli i burrit të huaj ishte komplet i copëtuar. Mishi po i biente, lëkura që po i varej në fytyrë dhe poshtë saj, gjak i rrjedhshëm në hundën e tij, buzët dhe qafë. Sytë i kishte shumë të hapur, bebet e syrit të vegjël e të gozhduar tek unë.

Ai zgjati dorën dhe hoqi lëkurën nga goja, duke shfaqur të brendshmë e saj gjithashtu. Gjithçka që mund të shikoja ishin dy rreshtat e dhëmbëve të kalbur të burrit të huaj.

Do të kisha nxjerrë nëse do të kisha mundur të bëja ndonjë gjë përveçse të shikoja.

Kur erdhi më afër meje, nje ndjenjë horrori vrapoi brenda meje dhe e drodhi të gjithë trupin tim kaq shpejt sa edhe kockat e mia mund të dëgjoheshin tek kërcitnin poshtë emocionit. Doja të vrapoja; doja të kapja shkopin tim të vjetër e matalik të bejsbollit nga toka e t'ia gjuaja burrit në kokë që të bëja të sigurt se jo vetëm fytyra e tij të nxirrte gjak.

"Djalë i dashur," burri pothuajse pa fytyrë tha papritur, dhëmbët e tij duke u ndarë dhe nofulla duke shkuar lart e nëpër anë teksa fliste fjalë e rrezikshme dhe tmerruese. Gishtat me vena kapën qafën  e tij, që ishte e përmbytur me lëng të errët. "Natën e mirë."

Frymëmarrja ime u drodh kur burri filloi të lëvizte nga unë. Por, isha mirënjohës kur zbulova se ai po shkonte tek një nga cepat më të errët të dhomës sime, duke u bërë njësh me të, duke u bërë asgjë më shumë se një hije që hapej në dhomë.

Nuk mund ta imagjinoni sa i lehtësuar isha kur u zgjova me mamanë që po qëndrote tek dera.

Drita verbuese e ndriçonte dhomën time. Zogjt këndonin jashtë dritares, numrat e orës sime tregonin kohën gjashtë e gjysëm të mëngjesit, nuk kishte anjë burrë që qëndronte aty dhe unë më në fund mund të lëvizja.

"Çfarë ka që nuk shkon, Ethan?" pyeti mamaja ime. Sytë e saj blu ishin të hapura dhe plot shqetësim, duke më vështruar teksa mbante një kosh me rroba për t'u larë. "Dukesh i zbehtë. A ndihesh mirë?"

Isha akoma pa frymë dhe i shokuar, stomaku im i trazuar. Koka duke më rrahur fort e duke më dhimbur afër majës, një presion agonues duke u vënë tek rrathët e syve.

"Jam mirë," zëri im doli shumë i ngjirur për t'u marrë vesh. U kapërdiva duke tundur kokën shpejt. "Dua të them, jam mirë."

"Okej, dil për-" fjalët e saj ndaluan kur pa murin.

"Çfarë?" Pyeta, zemra duke më kërcyer nga frika kur vura re pamjen që kishte marrë vështrimi i saj.

"Çfarë është ajo, Ethan?" më pyeti, dhe unë u ktheva të shikoja vetëm për të gjetur një pjesë e murit tim të ishte copëtuar. E kuqe e tharë ndote cepat e murit të çarë, gjithashtu dhe kishte pikuar tek e çara ngjyrë gështenjë, deri në dysheme.

Fyti m'u tha dhe trupi m'u pushtua nga horrori. "Unë, unë nuk..."

"Ethan," ajo u stresua, zëri i saj duke mbajtur një miksturë të zemërimit dhe shqetësimit. Hodhi koshin me rrobat në tokë dhe nxitoi tek muri. "Ky është gjak! Oh Zot... a e ke grushtuar këtë?"

Pashë nga ai drejtim ngadalë, duke u çuar nga shtrati.

"Ethan, a e ke grushtuar murin?" ripërsëriti, gishtat e hollë duke u zgjatur për të ndjekur të çarat e përgjakura, para se të vendoste të mos i prekte.

Mendja ime ishte shumë e mjegullt për t'u përgjigjur. Zemra po më rrihte një mijë në sekond brenda gjoksit- ishte gjithçka që mund të dëgjoja në atë moment. Shikova rreth e rrotull dhomës i dëshpëruar- nuk kishte mundësi të ishte e vërtetë. Apo jo? A ishte burri aty?

"Ethan m'u përgjigj tani!" ajo bërtiti, dhe përshkova duart për fytyrë. Pyeta veten për një sekond a ishte prap një ëndërr, por e dija që nuk ishte. Ishte e vërtetë.

"Për Krishtin, Mami! Po e bëra," gënjeva, përsëri duke kërkuar nëse burri ishte dikund rrotull. Sytë e mi shikuan raftin e rrobave dhe stomaku m'u përdhrodh menjëherë. Nëse burri ishte aty...

"Pse?" qavi. "A je mirë? A e ke dorën në rregull? Ethan?"

Ika pas saj drejt raftit, duke marrë shkopin e bejsbollit në proces.

"Ethan, a do të më përgjigjesh? Çfarë dreqin po bën-"

Mbaja shkopin metalik të bejsbollit afër këmbëve, duke ecur me ngadalë afër derës së raftit. Zemra po më rrihte, duke u përplasur kaq fort me kafazin e kraharorit saqë gjoksi im filloi të më dhimbte bashkë me gjithçka tjetër.

"Rri mbrapa, mami." iu luta me qetësi, gishtat e mi duke u mbështjellë në dorezën e ftohtë. Ngadalë e ngrita armën e argjendtë afër kokës.

E hapa derën, arma instiktivisht duke gjuajtur poshtë në asgjë përveç varëses së rrobave.

"Ethan!" Mamaja nxitoi tek unë dhe më morri shkopin e bejsbollit nga shtrëngimi im, duke përplasur derën për ta mbyllur. "Çfarë dreqin nuk shkon me ty?"

Koka ime më dhimbte kaq shumë saqë do të villja në vënd. "Nuk e di." fola lehtë.

Më vështroi me dyshim për disa minuta para se ta lëshonte shkopin në tapet. Buzët iu bashkuan në një vijë para se dora e saj e ftohtë të prekte faqen time. U zmbrapsa nga ajo.

"Jam mirë." e sigurova atë.

Sytë e saj nuk po më linin të miat. "Thjesht... bëhu gati për shkollë."

Morra frymë thellë, duke e lëshuar kur ajo doli nga dhoma. Isha përsëri paranojak. Madje dhe u ula të shikoja poshtë shtratit, gishtat duke iu afruar shkopit sa për siguri. Por nuk kishte asgjë aty.

Pa frymë, shkova drejt një pasqyre dhe pashë veten, trupin e gjatë e të shtrembër.

Dhimbja që godiste kokën time hapej në mënyrë të vazhdueshme e padurueshme në çdo sekond. Instiktivisht, fërkova zonën e dhimbjes.

U zbytha menjëherë dhe thitha ajër përmes dhëmbëve kur në dhimbje u përhap në kafkën time.

Kur hoqa gishta dhe i pashë, gjak i mbulonte ato.

"Çfarë..." ngrysa vetullat, djersë duke u grubulluar në lëkurën time teksa ankthi po më godiste.

Iu afrova më shumë pasqyrës, duke ngritur flokët e zez që më mbulonin ballin, për të zbuluar një plagë të madhe e të hapur, që griste mishin tim në mënyrën më të tmerrshme.

***

Continue Reading

You'll Also Like

16.8K 291 29
Oneshots of yandere characters from various fandoms x female reader. Fandoms: Attack on Titan, Twisted Wonderland, Demon Slayer Ouran High School Hos...
23.9M 833K 69
"The Hacker and the Mob Boss" ❦ Reyna Fields seems to be an ordinary girl with her thick-framed glasses, baggy clothes, hair always up in a ponytail...
91.8M 2.9M 134
He was so close, his breath hit my lips. His eyes darted from my eyes to my lips. I stared intently, awaiting his next move. His lips fell near my ea...
29.1M 921K 49
[BOOK ONE] [Completed] [Voted #1 Best Action Story in the 2019 Fiction Awards] Liam Luciano is one of the most feared men in all the world. At the yo...