Fractus (shqip)

By 29ng05

107K 8.2K 3.2K

Te tere vdesim nga pak çdo dite, per te rilindur serisht - me te njejtat rroba, me te njejtat plage. Me te fo... More

Fractus - Hyrje
- 1 -
- 2 -
- 3 -
- 4 -
- 5 -
- 6 -
- 7 -
- 8 -
- 9 -
- 10 -
- 11 -
- 12 -
- 13 -
- 14 -
- 15 -
- 16 -
- 17 -
- 18 -
- 19 -
- 20 -
- 21 -
- 22 -
- 23 -
- 24 -
- 25 -
- 26 -
- 27 -
- 28 -
- 29 -
- 30 -
- 31 -
- 32 -
- 33 -
- 34 -
- 35 -
- 36 -
- 37 -
- 38 -
- 39 -
- 40 -
- 41 -
- 42 -
- 43 -
- 45 -
- 46 -
- 47 -
- 48 -
- 49 -

- 44 -

2.1K 174 91
By 29ng05

Ne fundjave shkoi ne shtepi e u pendua me te hyre ne porten e vogel kur gjeja e pare qe i thane ishte qe ishte dobesuar. S'e kish vene re por vertete qe rrobat kishin filluar i rrinin me te gjera dhe mollezat e faqet ishin tretur.

'Ka ndodhur ndonje gje?' Mori zjarr e ema e kjo pyetje gjate atyre dy diteve iu perserit pambarimisht.

'Asgje' genjeu vazhdimisht Elia.

Ne rruge pa dhe prinderit e Griseldes. U pergatit ti pershendeste por ato e pane shtrembur. I kaluan prane pa i folur, per ta lene te shokuar.
'Te fajesojne ty' i peshperiti e ema.

'Mua?' ajo s'kish bere asgje.

'Duan te gjejne nje fajtor e gishtin ta drejtuan ty. Prej saj s'kane degjuar gje'

Me vone provoi ta telefononte. Ndoshta nese do i kerkonte prinderve ato do benin cmosh ta shpetonin nga ajo bela. Iu pergjigj ne zilen e dyte e zerin s'e kishte te prere e te larget si ne ato thirrjet e fundit.

'Griseld? Je mire?' pyeti e merakosur Elia por pergjigja ironike qe mori e beri te deshironte te mbyllte telefonin e te fshinte numrin e Griseldes pergjithnje.

'Po, fale dashnorit tend. Falenderoje prej meje ndonese tani qe e mendoj e falenderova dhe vete mire e mire' ajo mjaullima ish shfaqur serisht ne zerin e saj sebashku me ligesine.

'Kledisi?' Ta kish ndihmuar valle te dilte nga ajo mesele? Deshiroi te buzeqeshte, qe ai kish bere dicka te tille per te por ajo ndjenja e pakendshme shpuese ne gjoks qe e pushtoi kur imagjinonte ate qe Griselda quante 'falenderim' burgosi buzagazin e saj.

'Pse ke ndonje tjeter?' e degjoi teksa qeshte shemtuar.

'E di cfare Griseld? Thyfsh qafen. E di cje, nje mosmirenjohese. Kur te kesh serisht nevoje, numrit tim mos i bjer me'

Ishte Griselda ajo qe i mbylli telefonin por Elia ajo qe ne librin e saj i hoqi vijen te vetmes shoqe te afert qe kish patur, pergjithnje.

Ne Tirane kerkoi te kthehej menjehere. Hipi ne furgonin e pare dhe me te arritur taksise nuk i dha adresen e shtepise se saj por nisi te shpjegonte me aq sa mbante mend rrugen drejt apartamentit te Kledisit. Kishte nevoje te bisedonte me te, rreth Griseldes dhe gjithckaje, e telefonin ai si rrallehere e kish te fikur. Mendoi me te keqen, mendoi qe ai Toni i Griseldes mund ti kishte bere dicka por me mendjen e mpire prej skenareve te tille te pamundur harroi te mendonte te keqen me te mundshme.

Deren ia hapi Kledisi qe kish harruar te vishte bluzen e qendronte perballe saj me syte e perenduar e tutat me belin e rene e pak te gjera.

'Elia?' pyeti i habitur 'Cfare ben ketu?'

'Erdha per te pa....' nisi ti shpjegonte por zeri i nje femre u degjua qe brenda.

'Kush eshte Kled?'

Kled?
U ndje e tepert, u ndje keq por kaperdiu ate lendim te egos se saj me nje buzeqeshje dhe e patrazuar vazhdoi te pergjigjej kete here per tu nderprere prej Kledisit qe e terhiqte ne brendesi te apartamentit te tij. Pa kuptuar e prezantonte me nje femer sketelike, me rrathet e erret nen sy e floket e shkaterruar.

'Flav te prezantoj Elian. Elia, Flavia'. Beri prezantimet e nevojshme. Vajza zgjati doren por Elia beri sikur s'pa ndersa ai po dhe prej asaj shfaqeje te xhelozise se Elias qeshi triumfator. Grishfa per te dicka ndjente kuptoi.

'Flavia po ikte' shpjegoi Kledisi. E kish ftuar vetem per ti thene qe qe tani e tutje per trajtimin e saj do paguante ai dhe per ta pyetur se si kishte zbuluar gjithcka. Nga rrufa qe e kish zene ishte frikesuar pafund e kur ajo i kishte treguar qe ashtu kishte filluar makthi edhe per te, ishte terrorizuar edhe me tej. Po sikur kjo te ishte pergjigja qe priste? Shenje e padiskutueshme e fillimit te nje kapitulli te shemtuar ne jeten e tij.
'S'dua te semurem' kish thene sa e sa here me vete. 'Nuk dua te vdes' nuk donte.

Flavia pershendeti Elian e u largua qetesisht ndersa kjo e fundit, mbeshtetur pas murit me nofullat e shtrenguara e syte e permbysur dicka ne mendje bluante. Se per cfare kishte ardhur mund ta parashikonte por vizita kish qene e papritur por gjithnje e mirkpritur. Ndihej i lehtesuar qe ajo tani ndodhej aty. Me Elian mund te fliste. Ajo e dinte qe gjithashtu edhe ai kishte frike...

'S'ke pse me prezanton me te dashurat e tua si pa te keq' foli ajo. Ishte xheloze por nese ia vinte ne dukje e dinte qe kokeforta s'do ta pranonte.

'Ajo eshte ajo qe mund te ma kete ngjitur' plotesoi prezantimin Kledisi 'Pervec teje, edhe edhe ajo opsion.' Deshironte ta nxehte edhe me tej. Mjaftonte pak qe ajo te shperthente e te tregonte ndjenjat e saj te verteta. Nervat e presionin dot s'i mbante.

'Dhe Griselda mesa duket' foli mes dhembeve Elia ende pa ndeshur syte e tij. I ra lapsit, ajo kucka kushedi ci kish prallisur edhe pasi Kledisi e kish shpetuar nga llumi ku kishte perfunduar. Shume kohe qe te zhytej ne ndonje pisllek tjeter s'do ti duhej.

'Uu shef ti, e harrova fare ate' qeshi dhe u afrua me prane saj. 'Tym nga veshet po te del, xheloze' e ngacmoi perpara se te mberthente fytyren e saj mes duarve te tij. I ngriti syte per te pare iriset e saj te kafenjte.

'Une? Per ty qe te ka patur tere Tirana? Kurre'

Kledisi qeshi. Deshironte ta puthte por deshira per te teshtire e detyroi te largohej prej saj ndonese fare mire mund ti teshtinte ne fytyre e te hakmerrej per ate heren qe ajo beri te njejten gje.

'E dashur, na bej ndonje caj' urdheroi me tallje pasi u teshti tre, kater here.

'Beje vete. Dhe kur je ftohur, vishu'

'Pse s'te pelqen pamja ty?' vazhdoi ta ngacmonte

'Po iki me mire. Kur je keshtu me ty nuk flitet' shkundi koken dhe nisi te ecte drejt deres por serisht me nje levizje te shkathet Kledisi ia doli ta ndalonte dhe terhiqte ne krahet e tij.

'Kur jam gjysem lakuriq? Kaq shume shperqendrohesh me kaq pak?' i foli prane veshit teksa largonte floket e Elias per te ekspozuar qafen e saj. E puthi ngadale por ajo luftoi per ta shtyre, ndryshe nga ato heret ne dhomen e vogel ku e lejonte qe ta puthte e prekte.

'Me ato buze te qelbeta qe kushedi ku kane qene mos me puth' i kerkoi e Kledisi serisht qeshi.

'Dhe thua qe s'je xheloze. Pff.'

'Te thashe qe per ty s'ka shance'

'Jo po je per Jonin' e ngacmoi Kledisi

'Per Jonin je vete ishalla' ia ktheu Elia e ai iu pergjigj 'Po' sepse po, ishte. 'Jeton me ty, normal qe jam. Kushedi sa her te ka pergjuar te vrima celesit kur zhvishesh dhe i ka rene me dor...'

'Boll o kafshe boll.' Ngriti zerin Elia 'Boll. Ma shpife. S'jane te tere perverse si ti'

'Dhe te zote per perverslliqe si puna ime s'jane te tere jo' i shkeli syrin sic bente gjithnje kur mendonte se thoshte ndonje nga ato frazat e tij aq te zgjuara.

'S'e di me thene te drejten. Te kishe qene i zoti shume do kisha mbajtur mend ndonje gje.' Foli pa njohur zerin e saj, pa njohur vetem e saj qe thoshte ato fjale. Uli syte duke share ate pjese te vetes qe Kledisi kish zgjuar tek ajo.
Ai qeshi, per here te pare qeshi fort. Nje e qeshur qe buronte ne thellesine e kraharorit te tij dhe me bipolarizmin qe e karakterizonte pa perfunduar se qeshuri mbylli distancen mes tyre per te ngjeshur buzet mbi te Elias. E shtuy pas murit - te tregohej i kujdesshem se kish vrare ndonjehere mendjen. Vazhdoi ta puthte egersisht, kafshoi buzen e saj te poshtme. Vazhdoi ta puthte dhe dora e tij u zhyt nen trikon e trashe te Elias, rreshqiti tinezarisht mbi gjoksin e saj. Dhe ajo? Ajo e la...
Zot, pse po e lejoje te me puthe? mendonte nje pjese e saj qe nen prekjet e Kledisit po vdiste...
Pse duart e mia jane ne kraharorin e tij te zhveshur? Shtyje urdheronte veten por jo, nuk e shtyu, vazhdoi te ndjente lekuren e tij, vazhdoi ta puthte.

'Te kam thene njehere zemer. A do te te rikujtoj? Cdo detaj, cdo detaj te vogel te asaj nate.' i peshperiti serisht, fryma e tij e nxehte mbi lekuren e saj.

'Jo'

'Me vetepermbajtjen je rekord. Te tjerat do me kishin shqyer te gjalle tani' komentoi duke permendur si gjithnje 'te tjerat'.

'Ne nje cope me dukesh mua. Ajo para te paska kursyer'

'Xheloze' Komentoi serisht Kledisi mes te qeshurave.
'Doja ta pyesja rreth semundjes. U tmerrova prej rrufes. Per shumicen kjo shte shenja e pare' i shpjegoi. U largua prej saj per tu ulur ne cepin e kolltukut. Goditi vendin krahe vetes per te ftuar Elian qe e shihte e habitur.

'Cte tha?'

'Keshtu kishte qene edhe per ate'

Elia nuk foli por per te paren here ishte ajo qe kerkoi doren e Kledisit per ta shtrenguar, per ti dhene force.

'Nuk do te rezultosh pozitiv' u mundua ta inkurajonte por ai vetem shkundte koken. Ckish bere me ate zjarrin e pak me pare? Syte e tij te zinj tashme dukeshin te fikur.

'Po sikur po. Cfare atehere? Cdo te bejme atehere?'

'Une do te te qendroj prane' peshperiti Elia. Ai premtim i dhene aq butesisht, buruar prej zemres se saj.

'Babi do me vinte vijen' per te paren here pranoi dicka personale 'Qe tani ma ka vene. Qe prej librit, me punet e organizates ka filluar fut hundet gjithandej'

'Me fal' peshperiti Elia

'Ska gje. E meritoja. Ate nate s'duhet.... s'dua te ta kujtoj, por e di edhe vete. Ajo qe bera ishte e gabuar, e pafalshme'

Elia i shtrengoi pak me fort doren dhe u mbeshtet ne krahun e tij, koken ne supin e zhveshur te Kledisit.
Ndoshta ai s'e dinte, e ajo ndoshta vetes nuk ia pranonte, por zemra e saj e kish falur, prej kohesh.

'Po me Griselden?' E pyeti atehere.

'I pagova ato para e shume me shume. E cmendura ia kish vjedhur Tonit per tja dhene dikujt tjeter'

'Dhe e takove? C'tha?'

'Normal qe jo. Shkoi nje punonjesi im. Une me ato sdua te ngaterrohem. Mos u ngaterro me dhe ti' keshilloi.

'I vura vijen, perfundimisht. Disa njerez nuk ndryshojne kurre' ndersa disa te tjere ndryshojne per te na surprizuar mendoi, ose fshihen mjeshterisht pas sjelljeve te pahijshme per te na e bere te pamundur ti njohim vertete.

'Si puna ime do te thuash' ngacmoi ai.

'Ti je ekstremi tjeter. Ti ke ndryshuar per mire ose thjeshte thelle thelle je i mire' i peshperiti ajo e pasi u mendua ai u pergjigj

'Thelle. Shuuuume thelle ndoshta edhe e pranoj. Jam nje i mire qe di te beje shume mire gjera te keqija' komentoi per ta acaruar edhe njetjeter here Elian me ato ndryshimet e bisedave qe ajo aq shume kishte bezdi. E bente sepse sic ajo sikletosej prej ngacmimeve Kledisi bezdisej prej bisedave ku tere vemendja fokusohej mbi te.

'E bere prape. Serisht me pislleqet e tua'

'Jam shume i mire po jam shume pis pra. S'e ke marre vesh ti? Dhe Era me ka bere kenge po ti prapa hene jeton'

Ledhatoi floket e saj me doren e lire dhe ashtu, krah njeri tjetrit, duke bisedua, duke u share e ngacmuar kaluan te paren psdite te kendshme. Te paren pasdite vertete te bukur.

Continue Reading

You'll Also Like

30.2K 2.8K 26
အန်တီက မောင့်ရဲ့ထာဝရကြင်နာသူပါ။ အန္တီက ေမာင့္ရဲ႕ထာဝရၾကင္နာသူပါ။
99.2K 6K 30
Teksa linte pas pemen ne fund te rruges, xhamin gjysem te hapur te dritares se katit te dyte, shpinen kishte kthyer. Nuk do te kthente kurrsesi koken...
41.5K 3K 41
Kur mendon se gjithcka ka marr fund,nje jete e re rifillon. Forca fizike mund te demtoje fizikisht por forcen me te madhe e ka ajo qe quhet Ndjenje❤
15.6K 791 39
Kur dy te rinj i bashkon fati ne nje rruge pa kthim. Cfare do ndodhe me ata te dy? A do ta pranojne fatin e tyre apo do mundohen ti largohen atij? ...