Fractus (shqip)

By 29ng05

107K 8.2K 3.2K

Te tere vdesim nga pak çdo dite, per te rilindur serisht - me te njejtat rroba, me te njejtat plage. Me te fo... More

Fractus - Hyrje
- 1 -
- 2 -
- 3 -
- 4 -
- 5 -
- 6 -
- 7 -
- 8 -
- 9 -
- 10 -
- 11 -
- 12 -
- 13 -
- 14 -
- 15 -
- 16 -
- 17 -
- 18 -
- 19 -
- 20 -
- 21 -
- 22 -
- 23 -
- 24 -
- 25 -
- 27 -
- 28 -
- 29 -
- 30 -
- 31 -
- 32 -
- 33 -
- 34 -
- 35 -
- 36 -
- 37 -
- 38 -
- 39 -
- 40 -
- 41 -
- 42 -
- 43 -
- 44 -
- 45 -
- 46 -
- 47 -
- 48 -
- 49 -

- 26 -

2K 160 75
By 29ng05

Priste mbeshtetur pas deres, me shikimin qe egersisht ndiqte hapat e saj, qe dukej sikur digjte dyshemene mbi te cilen ajo ecte. Syulur nuk e shihte, por e ndjente sic ndjente ne lekuren e saj ende prekjet e tij te urryeshme.
Ndaloi pak hapa larg Kledisit qe u spostua per ta ftuar te futej ne brendesi te zyres se mobiluar me aq finese. Detaje qe humbisnin elegancen e tyre ne ate qe fare mire mund te ishte hani i nje kucedre.

Ndaloi diku larg Kledisit dhe pa ngritur syte, priti ne heshtje. Priti qe ai te jepte ndonje nga ato urdherat e tij rreth punes dhe ti kerkonte te largohej sic bente gjithnje.
Heshti edhe ai, asnje fjale teksa shtynte deren dhe asnje fjale teksa me hapat e vegjel autoritare afrohej drejt saj.

'Mos... mos mu afro' kerkoi me zerin qe i dridhej. Kish mbeshtjelle veten me krahet e saj te thate per tu mbrojtur prej tij.

'Cfare donte ai?' pyeti serte Kledisi. Ndaloi larg saj, distance e mjaftueshme per ta bere te ndihej me pak e frikesuar.

'Asgje' genjeu.

'Asgje? Je e sigurte?'

'Te thashe qe... qe asgje.' ngurroi ne pergjigjen e saj.

'Mos me genje Elia. Me thuaj, cfare te pyeste Joni?' pyeti serisht kete here me autoritar se pak caste me pare.

'Per ty... mua.. ne...' foli percarte Elia, syte e saj ende mbi dysheme, ku studionte majat e rrumbullakosura te kepuceve te tij te shtrenjta.

'Cfare per ne?'

'Nese... hmm.. nese ti... ' belbezoi, e pamundur qe te shqiptonte me fjale ate qe kish ndodhur.

'Cfare i the?' vazhdoi me intervisten Kledisi.

'Asgje... S'i thashe asgje'

'Mire. Mire.' ktheu shpinen e nis te capitej neper zyre perpara se te kthehej serisht nga Elia 'Mos i thuaj asgje.' dhe vazhdoi te fliste, me shume per veten se per te 'Ai ben mire te mbaje hundet ne punet e tij.'

'Me ler te shkoj' tha nen ze ajo.

'Jo, dua te sigurohem qe...' nisi te pergjigjej ai per tu nderprere prej Elias

'Me ler...' peshperiti. Syte e enjtur e te thate i digjnin nga te tjere lote qe grumbulloheshin pas tyre. U kaperdi padashur qe te qante serisht perpara tij.

'Jo' mohoi prerazi Kledisi, kete here syte e tij pervelues mbi Elias.

'Do te te kthej parate e projektit qe me dhe, do te ti jap. Te jap edhe ato te rroges se pare. Nuk dua asgje prej teje, asgje tenden. Nuk dua asgje , dua vetem te me lesh te shkoj. Te lutem...' u pergjerua e copetuar, perpara tiranit qe arriti ta shkaterronte ne nje nate.
KIsh dashur vetem te ndihmonte prinderit e saj, te ndihmonte ata qe krenoheshin me te. Ti bente te ndiheshin edhe me krenare, te lumtur. Nje deshire aq e thjeshte qe i ishte perplasur fort ne fytyre, nje deshire aq e thjeshte qe ishte perkthyer ne nje cmim aq te larte qe ajo kish paguar...

'S'ke pse kthen asgje mbrapsht.' foli qetesisht Kledisi, pa iu pergjigjur pyetjes se saj e duke mbyllur ate bisede nisi te fliste serisht.

'Mbreme... mbreme...' tha vetem per tu nderprere serisht prej saj qe kete here, me forcen e rigjetur brenda vetes i perplasi ne fytyre.

'Mbreme me perdhunove. Mbreme me drogoveper te me bere tenden.' kish qene uji, uji qe ai i kishte sjelle. E habitshme menyra si ishte ofruar per ta ndihmuar, e habitshme qe ishte dukur ne shtepine e saj vetem pasi vete ai i kish dhene leje te shkonte. Ndoshta te tera ishin me shume se nje rastesi, ndoshta te tera ishin nje plan i ndyre i Kledisit.

'Ate uje e piva edhe une' i kujtoi

'Por nuk ishe ti qe nuk mban mend asgje. Ti mban mend, ti dije te thoje sec kish ndodhur ndersa une nuk mbaj mend asgje...' la lotet te lire dhe menjehere fsheu fytyren pas duarve te saj. Kish qare edhe me pare, kish qare ne makine me koken mbeshtetur ne xhamin e paster pasi ai e kish detyruar te pinte ilacin. Kishte qare pa e vrare mendjen qe ai ishte aty. Ato lote ishin shkaktuar prej tij...

'Ti perfitove Kledis. Une... une nuk doja. Nuk doja asgje prej kesaj. Asgje... Asgje...' peseriti mes ngasherimave.

'Edhe une isha.... i dehur' u justifikua. U fsheh pas atij justifikimi prej te dobeti. 'Mendova... mendova qe .... doje'

Largoi duart per te ndeshur shikimin e tij qe ndoshta do te tradhetonte ate genjeshter te sapothene, por pas syve te zinj te picerruar per nje cast njohu frike, habi, pendese.

'Une nuk doja.' foli Elia 'Nuk doja mbreme, nuk doja asnjeren prej atyre puthjeve te tua, ketu, ne shtepine time. Nuk doja asnje prej prekjeve te tua. Nuk doja asgje.'

'Me... me...' nisi te shqiptonte, fytyra e tij e trazuar por ajo serisht nuk i la rradhe te shprehej.

'Nuk te mjaftonte Griselda. Nuk te mjaftonin tere femrat qe ishin mese te gatshme te vinin tek ti. Pse mua? Pse?'

'Me fal, per mbreme, me fal' shqiptoi Kledisi.

'Jo.'

'Jo?' pyeti duke hedhur nje hap drejt saj.

'Jo, nuk te fal. Jo nuk do te te fal ndonjehere. Te urrej dhe nuk dua te te shoh me kurre, nuk mund te te shoh dhe mos te te urrej edhe me shume. Me ler te shkoj' perseriti serisht.

'Jo, nuk do te shkosh asgjekundi. Nuk do te rrezikoj qe te flasesh, te tregosh dhe mjafton aq dhe fjala merr dhene. Nuk do te shkosh kurrkud. Do te rrish ketu ku mund te te kontrolloj' fshehur ate dobesine e pak casteve me pare per te rilindur serisht prepotend e urdherues.

'Nuk mund te kontrollosh gjithcka. Nuk mund te kontrollosh njerezit. Nuk mund ti detyrosh per cdo gje. Une mund te mos vi me neser, mund te dal tani prej kendje dhe ti them Jonit. Ose mund ti kem thene qe qepare dhe ai tani ti kete thene dikujt tjeter. Mund... '

'Nuk i ke thene.' vuri ne dukje ai 'Nuk i ke thene sepse me pare ishe shume e frikesuar per te genjyer.' theksoi 'Dhe nuk do ti thuash, sepse po une mund te te kontrolloj dhe shife teksa e bej. Nuk do ti thuash gje Jonit dhe neser dhe pasneser do te dukesh serisht ketu, sepse do apo nuk do ti, cdo pune do kerkonte nje rekomandim timin, nje rekomandim qe ose mund te te ngreje lart ose te te zhyse shume thelle. Prandaj ti nuk do te flasesh, nuk do te flasesh nese nuk do qe dikush ne Tirane te mos te te perplase deren ne fytyre, dhe nuk do te flasesh nese nuk do qe e njejta gje ti ndodhe edhe mamase tende ne Fier.' kercenoi ai, syte e erret e te picerruar mbi Elian qe me guximin qe buronte ne hakmarrjen e saj te paskajshme ndaj tij e nga nervat qe i vlonin pas atij kercenimi hodhi nje hap drejt Kledisit, dora e saj ne ajer gati per ti gjuajtur.

Por ai parapriu ate levizje te saj, e me thjeshtesi dora e tij mbertheu te Elias ne ajer.

'Mjaftonte qe mos te ishe kaq kokeforte dhe te me deshiroje fare pak' foli dhe pa leshuar doren e saj te djathte, pellemba tjeter e tij preku faqen e saj ende te njomur e gishti i tij i madh rreshqiste mbi buzet pakez te hapura te Elias qe kerkonin per dicka per te thene.

'Mjaftonte te me degjoje fare pak qe te kuptoje qe te urrej dhe qe kurre nuk do te te deshiroja. Mjaftonte te degjoje per te kuptuar sec mendoj per ty, qe je nje monster.Me lesho' u ankua e perpelit per te perzene doren e tij prej fytyres se saj por sic kish bere sa e sa here ai e shtyu fort pas per ta mbeshtetur pas tavolines se madhe, per te ngjeshur trupin e tij mbi te sajit, per ti kujtuar qe ai fitonte, ai fitonte gjithmone...

'Me lesho' ngriti pakez zerin ajo 'Me lesho' perseriti kur dora e tij zbriti per te ndaluar ne zverkun e xhinseve te saj pakez te gjera 'Nese nuk do qe te bertas, qe ta marrin vesh te tere edhe pa u thene gje une, atehere me....' nuk i la rradhe te perfundonte ate fjali, nuk i la rradhe te ankohej e bertiste sepse ngjeshi buzet e tij ne te sajat egersisht duke burgosur rezistencen e mbetur te Elias. Ai sulm nuk zgjati shume - mjaftoi pak sekonda per ti bere te qarte qe perpara tij ajo ishte e dobeta, ajo ishte preja dhe ai gjuetari me tyten drejtuar drejt saj. Ishte thjesht meshira e tij ajo qe mund ta ndalonte se shkrepuri armen...

Une fitoj, une fitoj gjithmone dukej sikur bertiste mimika e tij prej triumfatori, ajo nenqeshja e urryeshme ne ato buze te plota qe vetem pak sekonda me pare sulmuan te saj; ai shkelqimi djallezor ne syte e tij te erret qe vecse e trembte, dukej sikur e shigjetonte per ta nenshtruar ne cdo moment, ata sy picerrues qe i shitnin botes vetebesimin e tij te tepruar.

'Besoj jam i qarte' foli neperdhembe Kledisi duke u larguar prej saj vetek kur Elia rreshti se goditur gjoksin e tij me grushtat e saj te mbledhur.

'Po' pohoi ajo. Ai kish qene i qarte por edhe ajo e vendosur, me e vendosur se kurre per ta shkaterruar sic ai shkaterroi ate...


And look at this - HOW COOL IS THAT :D 3 historite e mia ne 3 vendet e para ne General Fiction :) Faleminderit, faleminderit pafud cuz its all thanks to you guys <3 <3

Continue Reading

You'll Also Like

1.3M 64.6K 128
ယော.. ကျွန်တော်ကလူတော်..ဒါပေမယ့် လူကောင်းမဟုတ်ဘူး။ စာရေးသူ၏ စိတ်ကူးယဥ်မှုဖြင့် ရေးသောကြောင့် အပြင်လောကနှင့်ကွဲပြားနိုင်သည်ကို သတိချပ်ပေးစေလိုပါသည်။ လ...
9.8K 735 52
Dashuria e thelle fillon me miqesi. Ajo eshte miqesi qe mer flake, eshte te kuptuarit pa fjale, besim i perbashket, te ndarit, te falurit. Eshte prem...
18.3K 1.4K 46
•Serendipity: "Kur gjen dicka ose dike per te cilin nuk po kerkoje edhe nuk e dije qe kishe nevoj per te" • Keshtu ishte jeta edhe per ata te dy. Ata...
15.6K 791 39
Kur dy te rinj i bashkon fati ne nje rruge pa kthim. Cfare do ndodhe me ata te dy? A do ta pranojne fatin e tyre apo do mundohen ti largohen atij? ...