Fractus (shqip)

By 29ng05

107K 8.2K 3.2K

Te tere vdesim nga pak çdo dite, per te rilindur serisht - me te njejtat rroba, me te njejtat plage. Me te fo... More

Fractus - Hyrje
- 1 -
- 2 -
- 3 -
- 4 -
- 5 -
- 6 -
- 7 -
- 8 -
- 10 -
- 11 -
- 12 -
- 13 -
- 14 -
- 15 -
- 16 -
- 17 -
- 18 -
- 19 -
- 20 -
- 21 -
- 22 -
- 23 -
- 24 -
- 25 -
- 26 -
- 27 -
- 28 -
- 29 -
- 30 -
- 31 -
- 32 -
- 33 -
- 34 -
- 35 -
- 36 -
- 37 -
- 38 -
- 39 -
- 40 -
- 41 -
- 42 -
- 43 -
- 44 -
- 45 -
- 46 -
- 47 -
- 48 -
- 49 -

- 9 -

1.9K 172 57
By 29ng05

I kishte mbijetuar per rreth dy jave vemendjes se semure te Kledisit. Ia kishte dale qe kryelarte te injoronte e kaperdinte ngacmimet e tij. Kishte duruar ato shikimet qe aq shume i percmonte.
Syte e erret te Kledisit i ndjente gjate tere kohes mbi vete: qofte kur ecte neper zyre per te kryer ndonjepune apo kur ulur perballe tij degjonte e perqendruar ato palo 'keshilla' qe ai pretendonte ishin te nevojshme per punen e tyre.
Askush me pare nuk e kish veshtruar ashtu - si nje objekt epshndjelles. Madje edhe Leo, ai djali i klases qe i kishte shprehur ne mature pelqimin kundrejt saj e qe me gojen qe i merrej i kishte kerkuar nese ishte e mundur qe ajo te behej e dashura e tij - edhe ai atehere e shihte ndryshe, tere dashuri e adhurim.

'Pse nuk kalon nga puna te me takosh Gris?' pyeti shoqen e saj nje pasdite. Pyeste veten pse kurre nuk e kishte pare te hynte e te dilte ne zyren e Kledisit. Nuk eshte se kishte ndonje rregull qe ndalonte te jashtmit - vajza simpatike qe vinin per te kishte plot.

'E c'do bej une aty' ia kishte kthyer Griselda por nga syte e saj nuk dukej sikur i mungonte deshira per ndonje vizite te tille.

Pas dy ditesh u dorezua. Shoqeroi Elian ne pune si pretekst per tu dukur nga organizata. Sic zbuloi Elia, ajo nuk kish qene aty me pare - ishte mese e dukshme dhe nga goja e saj e hapur teksa perpinte cdo detaj.

'Zyren e atij e ke atje' i tregoi Elia qe vete la canten dhe u rehatua ne nje prej tavolinave te vogla te hollit qe i ishte caktuar vecanerisht asaj.

'Kjo eshte e dashura shefit?' e pyeti Joni, ai djali thatanik e i gjate qe punonte ne kompjuterin ngjitur me te sajes. Nuk ishte hera e pare qe flisnin.

'Po, dora vete' ia ktheu Elia teksa priste qe kompjuteri pertac te ndizej. Ishte ndjere e detyruar ti tregonte Jonit dhe disa te tjereve qe ajo c'ka e lidhte me shefin ishte nje shoqe e perbashket, me sakte e dashura e tij, per te shtypur ato murmurimat e dyshimet qe lidhnin vemendjen e tepert qe Kledisi tregonte kundrejt Elias me patjen e dickaje mes tyre.

'Sa te dashura hyjne e dalin ketu' komentoi nen ze Joni.

'C'do te thuash?' e shtyu qe te tregonte dicka me shume.

'Dua te them qe keto kohe ne Tirane kur leket i ke me shumice edhe te dashurat ashtu i ke.'

'Po thua qe... qe ai ka te... te tjera?' Shqeu syte Elia. Jo per tu cuditur, Kledisi nuk linte idene e nje shenjtori por fakti qe tashme thuajse jetonte me to, e bente te pyeste veten se kur gjente kohe edhe per keto te tjerat.

'S'po them gje se se di si i ka punet me shoqen tende e sherre mes tyre s'dua te nxis une. Por qe edhe si qengj i urte nuk mbahet Kledisi. Kur je ketu prej kohesh cfare nuk ke pare e cfare ske degjuar'

Nuk e pyeti me tej per mos te ngjare si shume e interesuar dhe fundja duhet te mesonte te mbante hundet jashte puneve te te tjereve. Deri tani po bente nje pune te mire duke e pare Kledisin vetem si shefin e saj e duke perzene ato ndeshjet e tyre neper shtepi kur ai ecte lart e poshte gjysem zhveshur pa e vrare mendjen qe ajo ishte aty.

Me ne fund Exceli u hap. Vazhdoi te merrej me hedhjen e disa pagesave qe ishin kryer. I perseriste numrat me vete para se ti hidhte. 29,650... lexoi ne faturen qe gjendej perpara saj mbi tavoline e te njejtat numra kerkoi ne tastjere kur perplasja e nje dere e beri te kercente perpjete.
Ngriti syte, si edhe te tjeret, dhe pa Griselden qe marshonte jashte zyrave pa i dhene te njohur aspak Elias. Po kjo c'pati? Pyeti veten por u cua per ta ndjekur nga pas. Nje gje tjeter qe kishte mesuar ato dy jave: Spiune te Kledisit kishte kudo. Nje pjese e urrenin shefin, te tjere xhelozinin per te zene karrigwn e tij e pjesa me e madhe i serviloseshin si te pafytyre. Por a nuk ndodhte keshtu ne cdo vendpune fundja?

29,650... lexoi serisht shifren por serisht u nderpre. Kete here nga Erjona qe ndaloi para tavolines se Elias per ta njoftuar, e buzeqeshur si gjithmone, qe shefi e kerkonte ne zyren e tij. Urgjentisht.

'Cfare ka ndodhur?' pyeti e trembur Elia. U ngrit dhe rregulloi fundin e ngushte te cilin u mundua ta ulte sa me shume qe fundi i tij te mberrinte gjunjet e saj.

'S'di gje.' Ngriti super Erjona. Ajo ishte sekretarja ose ndryshe, ndermjetesja e Kledisit, ura e tij nderlidhese me tere te tjeret.

Me hapat e vegjel eci drejt zyres se Kledisit. Trokiti e priti qe te degjonte ate 'Hyr' per te hapur deren.

'Pershendetje.' pershendeti Elia. Nuk u afrua me tej duke shpresuar qe te ishte nje nga ato bisedat e shpejta.

'Ti i shtive nder mend Griseldes te vinte ketu?' pyeti ftohte ai. U ngrit nga karriga qe dukej qe urrente per tu ulur ne cepin e tavolines se tij.

'Une... une....' nisi te belbezonte Elia.

'Ti, ti duhet te mesosh qe nuk ke pune te ftosh njerez te hyjne e te dalin ne vendin tim te punes' peshtyu ato fjale te helmeta Kledisi.

'Une nuk e ftova, jo mirefillte te pakten' nisi te shfajesohej perpara tij Elia
Priti ndonje tjeter pergjigje te ashper. Ajo cka mori ishte nje shikim i nxehte qe rreshqiste gjarperues mbi kembet e saj te cilat fundi i ngushte nuk i fshihte.

'Them qe duhet te fillosh te veshesh taka ne pune. Keto te sheshtat jane te pahijshme.' foli pa larguar syte nga trupi i saj i ngrire. Kishte frike te levizte se mos dicka e tille do terhiqte edhe me vemendjen e tij.

'Une nuk... nuk kam taka' Pranoi Elia. E vetmja here qe i kish veshur kishte qene matura - dhe ate mbremje kishte perfunduar duke i mbajtur ne dore teksa ecte kembezbathur me fustanin e gjate trotuareve te qytetit.
Kledisi gozhdoi shikimin e saj, gerrmoi ne xhepin e xhaketes se tij hedhur mbi tavoline nga ku nxorri portofolin e shtrenjte.

'Merri dhe bleji' Elia pa e neveritur kartmonedhat qe ai zgjaste drejt saj.

'Une nuk i marr ato' foli qete dhe e vendosur.

'S'po ti fal. Do te te ulen nga rroga' Specifikoi Kledisi.

'Serisht nuk pranoj para nga ti apo dikush tjeter ne kete menyre. Nuk jam kur....' frenoi veten qe mos te thoshte ate fjale.

Kledisi nenqeshi, ajo e qeshura djallezore qe Elia deshironte aq shume tja griste nga fytyra. Futi parate ne xhepin e pasem te xhinseve te tij te erreta.

'Ah sikur te ishe' shqiptoi djallezisht.

'Ndyresire' Shqiptoi Elia, kete here jo nen ze sic kish bere zakon te bente sa here dilte nga zyra e tij por me ze te plote.

'Shume e shkathet je nga goja ti Elia per vajzen e turpshme qe dukesh' ishte reagimi i tij i qete. Vazhdoi ta burgoste ne shikimin e tij.

'Mund te shkoj?' Kerkoi Elia kur heshtja u be e padurueshme mes tyre.

'Po dhe te lutem, mos harro qe je ti ajo qe ka nevoje per kete pune dhe une ai qe mund te te perzej ne cdo cast.'

'Po' pohoi ajo kokeulur

'Dhe gjithashtu mos harro as takat.' I kujtoi tere mendjemadhesi.

****
Griselden e gjeti ne shtepi si rrallehere se fundmi me koken mbi libra.

'Cfare ndodhi sot? Pse ike ashtu?' E pyeti Elia duke iu afruar.

'Me Kledisin? Pff, asgje me rendesi. Thjesht nje zenke. Ishte shume i zene dhe une po i caja koken' e justifikoi Griselda. Nuk ishte i zene per te me ngacmuar mua deshiroi ti thoshte.

'Kuptoj. Mu duke... keq. Kur ike ashtu'

'Isha me nerva, e di ti si i kam nervat une' po e dinte. Uleriste me zerin ne kupe te qiellit, fliste kodra pas bregut e ne fund harronte edhe pse ishte acaruar ne rradhe te pare.

'Kjo lidhja juaj... e do ti ate?' pyeti Elia kurioze.

'C'dashuri thua dhe ti. Ai eshte kokrra debilit' Perplasi mbyllur librin dhe vazhdoi te shante Kledisin.

'As mua nuk me pelqen si tip. Me duket, negativ' permblodhi mendimin e saj rreth tij ne nje fjale Elia.
Vazhdoi te mendonte te njejten gje edhe ne darke, kur ai u shfaq ne deren e tyre me nje buqete te madhe trendafilash te kuq ne dore. Ndryshe nga Griselda fjalet e te ciles avulluan ne harrese e si gjithmone u shkri ne krahet e tij qe e mbeshtillnin fort prane vetes.
I takoi Elias te rregullonte lulet ne dy vazo sepse Griselda ja kerkoi. Buqeta me 100 trendafila ishte shume e rende dhe Kledisi u ofrua per ta ndihmuar.
I vendosi mbi bufene ne guzhine dhe kur Griselda nuk e kishte mendjen, iu afrua Elias nga pas - dora e tij e majte gjeti belin e saj teksa ai u perkul per ti peshperitur ne vesh

'Keto lule jane edhe per ty Elia. Me fal per sot' Rreshqiti doren kercenueshem poshte drejt ijeve te saj perpara se te shkeputej, te largohej per ta lene te qete.

Cfare me gjeti me kete kafshe o zot.'
Me shpeto prej tij, u lut nen ze kur si cdo mbremje mbyllej ne dhomen e saj.

Continue Reading

You'll Also Like

15.4K 594 10
Mbase kaq kish qene e thene. Cdo gje e ka nje fund. Dhe vete lumturia...
123K 14K 103
transition novel
18.3K 1.4K 46
•Serendipity: "Kur gjen dicka ose dike per te cilin nuk po kerkoje edhe nuk e dije qe kishe nevoj per te" • Keshtu ishte jeta edhe per ata te dy. Ata...
5.5M 723K 198
Main Story ( Completed ) ~~~~~~~°°°°°~~~~~~~ Title - Transmigrated into the film empreor's death-seeking finance (穿成影帝作死未婚夫) Author - Lin Ang Si (林盎...