.1.

6.2K 111 41
                                        

-Izabela zgjohu zemra gjyshit.
-Sa është ora gjyshi,-pyes pa e nxierr koken nga çarçafi i bardhë,e di qe drita e diellit do me vrasë sytë.
-Duhet te ngrihesh Izabela, perndryshe do të bëhesh vonë për në shkollë.
-Ne rregull gjyshi.Po ngrihem.
-Tu bëftë gjyshi.Une po zbres poshtë po bej mëngjesin.
-Faleminderit gjysh.Nuk vonohem.

Sapo këmbët e mia prekin cimendon e ftohtë,një ndjesi e ftohtë me kalon në të gjithë trupin.Shkoj ne tualet dhe bej një dush jo shumë të gjatë pasi nuk dua të bëhem vonë për ditën e parë ne gjimnaz.

Thaj floket dhe i bëj me onde nga fundi.Vesh nja pal xhinse te zeza me bel dhe një bluzë me mëngë të shkurtra por të lirshme,të gjatë,deri tek te pasmet.Jam një vajzë që nuk ka shume forma trupore.

Mundohem gjithmonë të vesh rroba të lirshme,pasiguria ime me e madhe është trupi.Nuk jam si ato vajzat që mburren me trupin e tyre,do të doja që edhe une te vishja një fustan të ngushtë pas trupit.Te mos kisha frikë të shaqja trupin tim.

Shikohen tek pasqyra në mure
dhe po veshtroj veten për disa çaste.Veshtroj një vajzë të thjeshtë që urren makiazhin  dhe të them të drejtën do të doja të kisha një karakter më të fortë,me të ashpër.Hap kutinë e vogël ngjyrë rozë të bizhuterive dhe shikoj me vëmendje.Kutia mban disa sende të rëndësishme për mua.

Vendos vathët e mi të preferuar.Kane vetëm një gurë të vogël të kuq,jane te thjeshtë,nuk janë të modës së fundit ama kanë një vlerë të madhe për mua.Nuk është se kam shumë bizhuteri ama për mua mjaftojne.Nxjerr gjithashtu edhe varsen time fatsjellse.

Është vetëm një zinxhir i hollë floriri dhe në mes ndodhet një gurë i kuq mesatar.Hedh parfumin me vanilje dhe dal nga dhoma për të shkuar në guzhinë.

-Gjyshi erdha une,po e vazhdoj une mengjesin tani.
-Ska gje shpirt i gjyshit se edhe pak kam.
-Gjyshi,të lutem ulu.Nuk dua të të shoh teksa lodhesh.
-Nuk lodhem unë jo,e kam kënaqësi të gatuaj, sidomos për mbesën time.Ti ik shiko nese te mungon ndonjë libër që ke harruar t'a vendosesh ne cante.
-Po shkoj te kontrolloj njëherë gjyshi.
-Ne rregull bijë.

Shkoj në dhomën time dhe kontrolloj sendet e nevojshme për mësim.Te gjitha janë në çantë.E marr çantën dhe para se te dal nga dhoma rregulloj shtratin.E le canten tek divani dhe ulem për të ngrënë mëngjes.

-Te lumshin duart gjyshi.Nuk i paske humbur aftësitë.
-Mos mendo se jam plakur,vërtet kam flokë të bardhë ama kam fuqinë e një djali,-fjalet e tij më bëjnë të qesh.
-Po ti je forca ime,-ngrihem nga karrigia dhe shkoj e përqafoj,-te dua shumë gjyshi.
-Te kam gjënë më të shtrenjtë Izabela,të kam amanet.Dua të te shikoj gjithmonë të lumtur.
-E di gjyshi.
-Do bej të pamundurën të mundur që të te shoh të buzëqeshur.
-Gjyshi nëse vazhdon kështu do me bësh të qash.
-Jo moj bijë mos qaj.Nuk dua të të shohi me lot në sy une ty.
-Gjyshi me duhet te iki,ndryshe do të bëhem vonë,-i them duke pare nga ora e vjetër e murit.
-Shko moj bijë, shpresoj që të kënaqesh me shokët e shoqet e rinj.Vetem bej kujdes,he të keqen gjyshi.
-Pa merak,do tregohem e kujdesshme gjyshi.Te kam xhan.
-Edhe une moj bijë.

E puth tek faqja dhe me shpejtësi vesh atletet e bardha.Marr çantën dhe dal nga shtëpia.

-Me thinje Iz.
-Me fal Kejsi.
-Nuk ka gjë Iz.Jam shume e emocionuar.
-E emocionuar?!Përse?
-Mendohu pak,do takojnë çuna të rinj,-thote e gëzuar ne kulm dhe perplas duart nga lumturia.
-Per kte je e emocionuar ?
-Po,pse nuk është arsye e fortë Iz?
-Duket budallallik Kej.
-Epo nuk është.Pastaj do mund të shikojmë edhe Dejvisin.
-Kush është ky!?
-Po tallesh apo jo?!Nuk ka mundësi të mos njohësh Dejvisin.
-Nuk e njoh Kejsi.
-Dejvis Bruklin,të thotë gje ky emër?
-Jo Kejsi,nuk e njoh.
-Oho,po normale qe se njeh,se rri tërë ditën mbyllur në shtëpi duke lexuar.Po ai është djali që po bën bum këtu moj.Thone që është pjesë e një bandë ose ka lidhje me mafjen,askush nuk di gjë për jetën e tij private.Ka ardhur para një viti këtu dhe është bër goxha popullor.Thon se ka futur në shtrat gjysmat e vajzave të New York-ut.
- Nuk kam dëgjuar më parë për të.
-Ska gje Iz,do e shohesh sot.Eshte viti i tretë.
-Nuk është se jam shume kurioze Kejsi,të them të drejtën nuk jam aspak kurioze për të.
-Nuk je ti,po janë të tjerat se.Ishalla të gjejme edhe ty një djal te hajrit dhe të lidhesh.
-Nuk kam nevojë për të dashur Kejsi,jam rehat kështu.
-Ehe,jam e sigurt.Pastaj si mund te zesh te dashur e veshur kështu.
-Te thash njehere nuk dua te dashur Kejsi dhe sa për veshjen time është shumë mire.
-Po ca mire o Iz.Vish bluza  pas trupit që të te tregoj pak gjoksin. Pastaj ti ke edhe gjithë këtë alamet trupi,si modele.
-A ka mundësi të mos bisedojmë rreth trupit apo rrobave të mia të lutem?
-Ne rregull,nxitojmë pak se nuk mund të bëhemi vonë që ditën e parë të gjimnazit.
-Ke të drejtë,nxitojmë pak.

~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•
Ckemi përsëri😂👋👋
Erdha prap une.

Ky është libri i dytë dhe vendosa të shkruaj një histori të dytë pasi i pari doli goxha mirë(im surprised about that,i still can't believe it).

Shpresoj që ky libër t'ju pëlqej ❤️
Ju puth te gjithëve dhe shihemi ne updatin e radhes 😘.

AddictedWhere stories live. Discover now