Kapitulli 19

298 30 5
                                    

-Nuk do pranoj dhe pik. Nuk fejohem kurr. Asnjehere. Jane kercenime koti, sa per te me frikesuar.-perseriste vazhdimisht teksa po ecte rrugeve si nje endacake. Vetem kur arriti te shtepia e Erionit e kuptoi se sa shume e donte dhe se sa te veshtire e kishte te ndahej nga ai.

-Shpirt ketu qenke-I tha ajo Erionit dhe vrapoi per ta perqafuar. Kishte nevoje per te, per perqafimet e tij.

-Ku ishte Aida?-e pyeti serioz. Per here te pare, ai po sillej shume serioz me te, gje qe ajo e urrente.

-Ne..kafe pra. Siq te thash, isha me Elen.- u pergjigj e trembur.

-Pse me genjen? Pak me pare mu lajmerua Ela. Dikush e kishte ngacmuar rruges dhe nga frika e madhe kishte ikur per ne shtepi duke vrapuar.

-Si eshte ajo? Ma thuaj shpejt.-dhe beri te dilte serish por ai e ndali.

-Aida te pyeta dicka me heret. Ku ishe? Ku? Me ke?-dhe kete here toni I zerit te tij ishte me I larte.

-Do te tregoj me vone. Tani me prit pak sa te flas me Elen. Te lutem.-dhe e mori ne telefon. Bisedoi shkurt me te, dhe vetem atehere e kuptoi se kercenimet e Fatonit dhe nenes se tij ishin te verteta.

-Po pres une. Ma thuaj te verteten te lutem, genjeshtrat I urrej.-dhe ia beri me shenje te ulej. E shkreta, ishte ne hall te madh. Tja tregonte te verteten, Erioni do bente cmos qe ajo fejese te mos realizohej. Ta genjente sja bente zemra.

-Isha ne shtepine e Fatonit. E ema e tij mu lajmerua dhe kerkoi urgjent te fliste me mua.-gjysma e se vertetes mendoi ajo.

-Cne ti ne ate shtepi? Pse sme tregove? Do vija dhe une me ty.

-Meqe fejesa me djalin e tij nuk u realizua, ajo me kerkoi tja dergoja gjerat qe mi kane sjelle, stoli, fustana e kshu gjerash. Ndaj nuk e ndjeva te nevojshme te te tregoja shpirt. Sdoja te merziteshe. Me fal te lutem-dhe iu hodh ne perqafim, por ishte nje perqafim I njeanshem. Duart e tij nuk u ngriten larte per tja kthyer perqafimin.

-Mos me genjej Aida. Jo me. Te lutem, tregohu e sinqerte me mua ashtu siq jam treguar une me ty.-dhe u largua paksa nga ajo.

-Ke te drejte, me fal te lutem. Nuk e bej me te premtoj.-dhe loti I rrodhi padashje e dashuria e tij ishte me e forte se krenaria. U afrua, ia fshiu lotin dhe I dhuroi qindra puthje ne fytyre e buze.

-Dera, sigurisht eshte mikja yte.-I tha ai dhe u ngrit per ta hapur deren.

-Kush? Vjollca?-dhe vrapoi pas tij e lumtur. Kishte nevoje per te, per miken e saj te shpirtit. Por edhe tja tregonte te verteten smundej, e dinte se ajo menjehere do I tregonte cdo gje Erionit. Ndaj vendosi te heshte, cdo gje ta mbante ne vehte.

******************

-Sot eshte nje dite e madhe mama. Sot biri yt do fejohet.-I tha Fatoni mamase se tij dhe ia beri me shenje sherbetores tja sillte nje kafe.

-Shpresoj bir, shpresoj qe ajo varfanjakja te pranoje. Perndryshe, ka te beje me mua.-dhe u ul prane te birit duke e ledhatuar si te ishte nje femi.

-Babi ku eshte? Ka ca dite qe nuk e kam takuar.

-Ne pune bir, meqe ti nuk po shkon rregullisht ne pune, ai po e sheh te nevojshme te punoje dyfishin me shume.

*****************

E kishte lutur Zotin qe dita mos te zbarthte per te. E urrente kete dite, e urrente vendimin qe do e merte. Por e kishte patjeter, skishte rrugdalje tjeter perveq se te pranonte propozimin e tij. Gjate tere dites ishte sjellur si nje e huaj ne shtepine e Erionit e ai e kuptonte mjaft mire shqetesimin e saj. Por mendonte se e gjitha eshte shkaku I largimit nga shtepia.

-Mos u merakos shpirt. Te gjitha do rregullohen.-dhe e puthi lehte ne balle.

-Te dua shume Erion. Ngulite mire ne mendje kete gje, je personi me I rendesishem ne jeten time.-dhe per here te pare ishte ajo e para qe e puthi ne buze. Gje qe e gezoi ate pamase. U largua per ne dhomen e saj, mori nje leter dhe filloi ti shkruante genjeshtrat me te medha qe mund te egzistonin, genjeshtra qe se besonte kurr se ajo do I shkruante. Por vetem ne ate menyre do shpetonte nga ata perbindesha.

**********************

-Te thash djalosh, ajo sdo ndryshoje mendje. Kot jemi munduar sot-I tha Sara atij ne sallonin e vjeter te shtepise se saj.

-Kemi akoma kohe zonje, edhe gjysme ore. Do vije pa merak. Jam I bindur se ajo do vije.

-Pse je kaq I sigurt bir? Si arrite ta bindesh ate?-e pyeti ajo kurioze.

-Mjafton qe ajo te vije dhe...-dera trokiti. Ela vrapoi ta hapte kur ne dere u duk ajo me canten ne dore.

-Bije, erdhe. U ktheve dhe me ne fund-dhe beri rrolin e nenes se brengosur por qe te Aida me spinin uje ato gjera. Ndaj u terhoq anash dhe pa I pershendetur aspak, filloi me fjalimin.

-Po shkoj te behem gati, meqe te gjithe qenkeni ketu. Fejesa do realizohet, dhe me ne fund deshira e prinderve te mi per te dale nga varferia po behet. Fale meje, duke me shitur mua, ata do jene te lumtur dhe te pasur. Shpresoj..shpresoj qe te gjithe jeni te lumtur me kete vendim. Shpresoj qe nje dite, te gjithe te digjeni ne ferr.-dhe u largua qe aty. kembet spo e mbanin, skishte fuqi as te qendronte ne kembet e veta por duhej ta bente patjeter. Per hir te se motres, per hir te Erionit, per ti shpetuar ata duhej ta bente ate. Pasi u be gati, me forcat e fundit arriti ti afrohej sallonit edhe pse shikimi kishte filluar ti turbullohej. Nje e trokitur e forte e zgjoi paksa nga ajo gjendje, por pamja e tij e beri akoma dhe me keq.

-Mirmbrema te gjithve. –I tha Erioni dhe syte I hodhi ka ajo. Ne dore mbante letren te cilen ajo e kishte shkruar pak caste me pare.

AidaWhere stories live. Discover now