Fustani i endrrave.

235 17 49
                                    

Eshte bere disa dite qe po e mendoj  dhe tani eshte e vetmja here qe e marr guximin te shkruaj  per kete gje .
Ndoshta askujt nuk do i interesoje por   do me pelqente qe nga eksperienca ime  dikush  te ndihej mire ,te mendonte apo rikujtonte  ndjesite qe une kisha ate dite.

Dua tju pershkruaj eksperiencen time  me zgjedhjen e fustanit tim te bardhe.
Yup, seshpejti martohem dhe eshte realizimi i nje nder gjerave qe kam enderruar me shume ne kete bote. Te mbaj veshur fustanin e bardhe e perkrah personit qe dua.
Cdo gje nisi ne 2016. Si cdo histori  kemi fillimet tona  e vazhdimin. E jona eshte nje lidhje sado e thjeshte por dhe e bukur. Kemi dicka tonen qe na ka ndryshuar te dyve. Madje me shume sec e prisja.  
Vetem disa muaj me pas filluam te jetonim te dy  bashke, dhe mos kujtoni se ka qene e lehte.   Ka qene me e veshtire sesa mendoja para se kjo aventure qe zgjat tere jeten te fillonte. Te dy kishim jetet tona te ndertuara para se te njiheshim. Kishim ate rutinen tona dhe e te bashkjetuarit sikur na tronditi te dyve. Por duke bere sakrifica ai po ashtu dhe une ia kemi dale. Deri tani. Se jetes nuk i dihet kurre. 
Me kalimin e muajve, une kerkoja dasme. E dua kaq shume qe te bej dasme.  Edhe ai me pyet cne ky fiksim  pasi ai po e ben vec prej meje. Per te me plotesuar mua nje deshire. Por si femer romantike qe jam  e kisha enderruar kaq shume saqe tani qe e kam  personin e zemres e doja dasmen. E ne korrik te 2017  vendosem qe te zyrtarizonim daten e dasmes.  Qe nga ajo dite nuk ka pasur moment qe nuk e imagjinoja sesi do ishte fustani. Nese me thoje dasme direkt mendoja per fustanin. Me sillnin motrat modele te ndryshme me foto. Ishin vertet super. Edhe kusherira ime po ashtu. Por shumica ishin fustane qe nuk ishin stili im. Shume te hapur, teper dekolte, jo per gje po skam as te nxjerr ne dekolte. Ose shum te fryre. Une pak e shkurter jam, ne te tilla fustane humbas fare. Iku korriku e gushti bashke me te. Edhe 2017 iu bashkua listes se te shkuares. Duhet te zgjidhja fustanin. Por spo arrija te gjeja nje date qe te vija ne Shqiperi. Doja te vija me dhendrin e ardhshem. Donim te kishim nje eksperience  bashke ne cdo gje qe kishte  te bente me dasmen.  Duhet te benim disa gjera, disa parapergatitje e ku ka me mire se ti benim te dy. 
Gjate gjithe kohes  kaloja vitrinave te fustaneve ne Bergamo, por  kurre nuk provova atje. E kisha vendosur qe do e merrja ketu. Do thoni pse?? Normalisht per mos te shpenzuar me mijera euro per nje fustan  qe do rrinte me vite ne raft. Dhe do thoni serisht nuk ka asgje  pasi  mund te provoje edhe pse sdo merrje aty.  Do krijoje nje ide se cfare te pelqen. Por une duke e njohur veten, jam person   qe me ndodh gjithmone kjo shprehja "Mos iu ndaj kismetit te pare".  Dhe kisha frike se ndoshta dashurohesha me ndonje fustan e me ngelte merak. Keshtuqe shih me sy e plas me zemer per ti provuar.
Ne mes te shkurtit erdhem ne Shqiperi. Plani kryesor ishte  zgjedhja e fustanit. Por sic ndodh  gjithmone kur vjen ne Shqiperi, punet terheqin njera -tjetren.  Dhe spo arrija dot te shkoja ne dyqanet e fustaneve.
Ne cdo moment qe mendoja ku do  shkoja te provoja fustane ka qene tek 'Geraldina sposa'. 
Aty dhe motrat e mia kane gjetur fustanin e tyre te endrrave  dhe aty kisha dashur gjithmone ta zgjedhja dhe une.
Shume njerez  e quanin nje budallik kte gje. Thonin cndryshim ka atje me  dyqanet e tjera te nuseve.   Mendonin qe eshte harxhim i kote i lekve. Por  si kokeforte qe jam dhe un do martohem shkova aty ku doja une. 
Me mire nje fustan i bukur dhe cilesor sesa disa qe me i nderruar gjate  dasmes e  materiali  qe te gjith e dine sesi jane. 
Une  e kam problem  faktin qe nje fustan nuseje te duket qe ne pamje i lire. "Cheap".  Mund te jete i bukur sa te duash por shumica e dyqaneve ate efekt kane. Sado i bukur te jete si fustan,po iu duken telat e koshit eshte  NO NO NO NO nuk eshte per mua ai fustan apo dyqan.
Prandaj ky fiksimi im me Geraldinen.
Nje te merkure thashe o shkoj sot ta zgjedh ose plas. Dmth shkoj te provoj. E u nisa me mamin dhe  ne Tirane takova kusheriren. Destinacioni Geraldina.
Beme ate rrugicen qe kalon afer asaj kafenese, hyrjen nga mbrapa te pallatit dhe u ngjitem ne kat te dyte.
Arritem deri aty por ngelem para deres. E pse??? Ishin dy dyer, e dy zile. Kush nga kto dyja eshte ajo??!! 
Provuam fatin me njeren dhe na e hapi nje punojese e Geraldines.  Pasi na pyeti  na tha qe duhej nje takim per te provuar fustanet.  Ne si te mencura as nuk  na kishte vajtur ndermend qe duhej takimi. Dhe ishte e drejte keshtu.  Por ajo shume e sjellshme na ftoi brenda dhe midis takimeve qe kishin krijoi hapesire dhe per mua. Fantastike.
Manekinet ne ballkon me ato fustane ekstravagante, ato kolltuket apo si quhen ato, aq te lezetshem dhe te pershtatshm per nje vend te tille.  Tek muri majtas te varura fotot e vipa-ve shqiptar ne bardh e zi. Detaj shume i bukur qe nuk stononte fare me te bardhen e ambjentit.  Nuk e imagjinoj dot Geraldinen pa ate mur fotosh.
U ula dhe isha teper nervoze. Fillova te shfletoj katalogun e pare dhe sinqerisht mendova obobo sme pelqen asgje.  Nje katalog i tere e un nuk kisha zgjedhur akoma asnje fustan per te provuar. Aty filloi e tere pesha e deshires se ketij fustani qe doja kaq shume te ndihej. Ndihesha  kaq e paafte te zgjidhja. Me dukej sikur nuk po ndodhte me verte. 
Nuk kishte mundesi qe isha aty aq afer per te provuar fustanin. Por akoma spo e gjeja. 
Fillova me katalogun e dyte dhe cdo gje ndryshoi. Ja stili im. Model princesh por jo i  fryre. Njeri terhoqi tjetrin dhe zgjodha kater per te provuar.
Punonjesja me tha qe njeri  ishte i zene per daten time.  Nuk eshte se me erdhi keq pasi nuk eshte se kisha ndonje fiksim me te.  Ajo vajza ishte kaq e komunikueshme  dhe e mire saqe ishte ndoshta dhe nje nga arsyet pse  aty ne dhomen e zhveshjes isha aq rehat. Nuk e kisha problem qe isha e zhveshur perpara nje personi te huaj.  Kjo pasi un e vuaj shume te kem trupin e ekspozuar ndaj te tjereve.
Vesha fustanin  e pare dhe ishte kaq komod. Nuk e prisja te tille. Dola nga dhoma e zhveshjes  dhe pa u pare ne pasqyre  shkova drejt mamit dhe kusherires. Ishin pa fjale. Kthehem ngadale pasi doja te memorizoja cdo ndjesi qe do kisha teksa shikoja veten veshur me te bardha. 
Nuk kisha perjetuar asgje te tille. Kisha akoma fustane per te provuar  por nuk doja ta hiqja pasi ndihesha kaq mire. Me pelqeu shkelqimi qe kisha veshur me te bardha.  Ia ka vlejtur deshira ime e madhe  per nje dasem.
Provova fustanin e dyte qe ishte nje rekomandim i asaj duke pare stilin tim por nuk ishte ai i duhuri. E dija fare mire. Pa pasur nevoje ta mendoja gjate.  Provova te tretin serisht nje fustan i rekomanduar nga ajo dhe ishte ne saten. Ishte fantastik. Ajo bardhesia e saj. Menyra sesi me tregonte. Provuam xhaketa te ndryshme pasi ajo origjinalja  nuk me pelqente. Me ate qe zgjidha nga ato xhaketat e vogla,  qe hiqen me pelqeu kaq shume. Ishte nje aksesor qe ndryshonte komplet fustanin. Nga nje fustan i mbyllur me ate dantellen behej nje fustan i mrekullueshem bust. Me nje ishte sikur te merrje dy. 
Provova tjetrin por serisht jo. E dija fare mire qe nuk me pelqente.  Serisht saten por pjesa  e kraheve nuk me pelqente. Menga e gjate i jep finese por nuk me ngjiste si ide per nje dasme gushti. Doja dicka me te lirshme sesa ai model.
Gjate gjithe kohes  kishte nje fustan qe po vdisja ta provoja. Dhe si per sherr ajo e la te fundit. Ndoshta ngaqe ishte fustani i cili une kisha ne mendje kur shkova atje.
E kisha pare ne foto dhe kisha rene ne dashuri  me te. Thoja nese e gjej kte do marr. Me ne fund kur e vesha  e dola para pasqyres ra miti qe kisha krijuar. Ishte shume i bukur por te nusja ne foto. Jo tek une. Ngajhere me mendjen tone dicka eshte e duhura por pasi e provon arrin te shohesh sesi eshte ne te vertete.  Sic me tha dhe punonjesja shume nuse kane marre fustanin qe kane pare ne foto pasi ai ishte i duhuri, por ne rastin tim  nuk ishte keshtu. Hoqa fiksimin por gjeta edhe me te bukur se ai fustan.
   Ajo me pyeti nese   fustani qe doja ishte misdis atyre. Nese do zgjidhja.  Dhe po isha gati te zgjedhja. Por duhet te riprovoja serisht nje fustan. Dhe isha kaq konfuze . Eshte kaq e veshtire  e sidomos  kur te pelqejne te dy.  Pyeta mamin e mami me tha me vjen keq por  ste them kush me pelqen. Eshte fustani jot e ska rendesi kush me pelqen mua. Zgjedhja eshte e jotja.
Po ashtu dhe kusherira ime. Duke e njohur e dija se kush i pelqen asaj me shume nga te dy. Dhe ishte kaq stresuese , saqe kur e zgjodha  shpresova te kem bere zgjedhjen e duhur.
Me rrihte zemra aq shume teksa shihesha ne pasqyre.  Me pelqente kaq shume saqe nuk doja ta hiqja. E mbajta  edhe per pak momente veshur per te shijuar ndjesine qe me jepte. Doja te kerceja aty. Aq e lumtur isha. Madje  sikur te ishte e planifikuar ne sfond filloi kenga  qe kemi perzgjedhur per vallezimin tone te pare.
Me kujtohet qe teksa isha ashtu e lumtur  teksa shoh mamin me mbushen syte me lote.  E ajo po ashtu e emocionuar. Me perqafon e me puth. Nuk kishte gje me te bukur sesa te jesh ne krahet e mamit ne ato momente. Ishte momenti perfekt. Dhe doli me bukur sesa ta kisha planifikuar, e memorarizuar me nje foto. Dmth disa qe kusherira kishte shkrepur teksa un e mami ishim ne boten tone ne krahet e njera tjetres. Nje nder kujtimet me te bukura te asaj dite.
Provova dhe dy fustane  te tjere qe jane shoqerues dhe kesaj here nuk e pata fare te veshtire. Pasi kuptohej direkt se kush me rrinte me mire e me pelqente me shume.
Isha e emocionuar. Kisha zgjedhur fustanin tim.  Dhe  kisha bere zgjedhjen time aty ku kisha enderruar. Edhe pse thoja do shkoj te shoh ne shume vende, aty ku shkova ne fillim aty ngela.  Dhe nuk pendohem aspak. Madje jam dhe e me e sigurte per zgjedhjen time. Ai fustan  eshte une. Ne cdo detaj.
Tani do thoni cilin zgjodha!!  Nese mbani mend me lart kam thene nje shprehje." Mos iu ndaj kismetit te pare". Dhe une nuk iu ndava.  Dy fustane kam pershkruar qe me pelqyen shume. Por ai shkelqim qe me dha fustani i pare nuk e nderroj me asnje tjeter. Ka qene e veshtire por momenti  kur kam pare veten ne pasqyre per here te pare ka bere diferencen.  U dashurova pas imazhit te reflektuar. Nuk dukesha  une.
Edhe sot arrij te ndjej ato fluturat ne stomak teksa e kisha veshur. Ai eshte fustani qe  e shoh veten te martohem. 
Ai eshte fustani i endrrave te mia.

Nje eksperience fantastike dhe emocionuese qe ia uroj cdo vajze

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Nje eksperience fantastike dhe emocionuese qe ia uroj cdo vajze. Mos hiqni dore nga endrra e te qenurit nje dite nje nuse e veshur me fustanin qe ju vete ashtu si une do perjetoni kaq emocione per ta zgjedhur.  Fjalet nuk mjaftojne per te pershkruar  ate dite  pasi eshte nje eksperience unike per secilen nga ne.  Ju takon juve  tani te beni zgjedhjen, por kur ti vije koha.😘😘😘😘😘😘😘😘😘

Fustani I EndrraveWhere stories live. Discover now