*Kapitulli 13*

333 33 2
                                    

  Kur u kthye nga puna ishte ora 5.Kishte mbaruar heret.S'kishte me energji per asgje.Ishte e lodhur,kryesisht shpirterisht.Po veshtronte rrugen nga dritarja.Mendoi per menyren sesi njerezit vazhdonin jeten e tyre e dukeshin kaq te qete,per faktin se kushedi c'kishin neper mendjet e tyre.U perhumb nga ato mendime dhe ashtu papritur,iu shkrep ideja qe kishte ardhur koha per t'u argetuar.Mori Anen ne telefon e kur i tha per te shkuar ne party,reagimi i saj ishte i tille:
"Goce ti je? Apo ke paguar ndonje te tallet me mua?"
Melissa s'ishte tip i partyve prandaj dhe ajo u habit.
E kuptonte dhe vete qe po dilte nga vetvetja,po nese kjo do e ndihmonte te kapercente sadopak ate plagen qe ndjente,do rrezikonte.Shkoi te dollapi dhe nxorri nje nder fustanet me sexy qe kishte.Ishte e vendosur.Do bente qejf.
Pas nje ore u takuan ,sepse sigurisht Ana s'kishte hezituar.Te nesermen s'kishin pune keshtu qe kishin tere naten perpara.

Ana gjeti shoqeri direkt.Po kercente si e cmendur nen efektin e alkoolit,ndersa Melissa ishte mbeshtetur mbi banak,mendjen se kishte c'behej rreth e rrotull saj,por veshtrimin ia kishte ngulur nje mashkulli simpatik perballe saj,qe cuditerisht,ashtu si gati cdo njeri kohet e fundit,i dukej fytyre e pare.
Ai sic duket kishte kohe qe po e shihte per vete dhe e kishte kuptuar interesin e saj,keshtuqe u afrua dhe e ftoi ne nje kercim.Gjithcka dukej aq e turbullt .Mendonte se po ia kalonte mire,kishte humbur fillin e cdo gjeje.Vetem qeshte dhe nje e dy perqafonte tipin perballe,emrin e te cilit as e kishte marre vesh.Teksa kercenin,as vete nuk e vuri re sesi perfundoi ne nje dhome te vogel te mobiluar mjaft kendshem,nje vend aspak familjar.S'mbante mend te kishte pranuar te levizte nga party e megjithate ia ku ishte,veshur vetem me nje bluze e nje pale mbathje,mbeshtetur ne borduren e madhe te krevatit duke vrare mendjen se c'kishte ndodhur.

Degjoi deren te hapej e aty hyri ai,ai tipi qe mesa duket e kishte sjelle aty.
"Kushh,kush je ti?" I foli ajo,tashme paksa e trembur dhe e kthjellet.
"Ckemi bukuroshe,une jam Alex."
"Pse ndodhem ketu? C'me ke bere ?"
"Asgje jashte deshires tende."
"Joo.Jo,te lutem." A thua te ishte e vertete? A thua ta kishin perdorur dhe nje here tjeter?Me siguri po.
Tashme ajo do shkaterrohej plotesisht.S'mund te duronte dhe nje goditje tjeter ne nje plage ende te pambyllur.Per here te pare pas kaq vitesh,nisi te qante.Ishte si nje ndjesi e re.Ishte sikur po provonte dicka per here te pare,si ato femijet qe si dine kuptimin dickaje derisa e provojne.
Ndjeu lotet qe leviznin kush me shpejt e kush me ngadale,ndjeu trupin qe i dridhej .Ajo po shprehej.Per here te pare po cirrte masken qe mbante fshehur cdo emocion qe ajo kishte mbledhur, tashme per ti lene te buronin.U ndje mire.U ndje mire atehere kur s'kishte asnje arsye per tu ndjere ne kete menyre.
"Une...te kerkoj te falur." Foli djali qe qendronte perballe saj.Ai e kishte seriozisht.Ndoshta i vinte me te vertete keq,ose ndoshta u prek nga ato lote te sinqerte.
U afrua ta ndihmonte te ngrihej,femren qe tashme ishte perkulur duke u dridhur.
"Mos me prekk!"
Ai u spraps menjehere.I afroi pjesen tjeter te rrobave,i solli nje gote me uje.
"Do te coj ne shtepi pastaj." Pa thene gje tjeter u largua.
Ajo ishte teper e hutuar per te perpunuar ato fjale.Mendjen s'dinte ku ta conte me pare.Vuri re bluzen qe kishte te veshur ,me siguri ishte e tija.
U ngrit ngadale,fshiu lotet dhe pa rrobat qe ai i kishte lene ne cep.Ishte nje bluze tjeter dhe nje pale tuta.
Duke mos pasur zgjidhje tjeter i veshi.Ndjente neveri.Urrente faktin se si kishte lene nje person ( Jay) te ndikonte aq shume ne jeten e saj.Po shkaterronte veten perdite e me shume,edhe pse s'donte ta pranonte.Tashme e dinte.Dinte cdo gje.

Ai erdhi perseri.E kapi nga krahu me kujdes dhe pasi zbriten disa shkalle e drejtoi per te makina.Normalisht ajo do protesonte,ama s'kishte me fuqi.I tha adresen e apartamentit dhe asnjeri s'foli gjate rruges.Degjohej vetem frymemarrja e tyre e tek-tuk ndonje bori makine te ndonje shoferi te paduruar.

Kur arriten te vendi qe ajo i kishte treguar,hapi deren e u largua.S'i tha asgje,madje as faleminderit.Fundja pse do i thoshte faleminderit dikujt qe vecse e kishte perdorur?

Alex's POV

Kur hyri ne dhome s'priste ta shihte ne ate menyre.Kishte filluar te qante.Kushedi se c'mendonte.Ishte e hutuar padyshim.
Ai i la rrobat e lara e te hekurosura ne cep te krevatit dhe u largua pasi i beri te ditur qe do ta conte ai ne shtepi.As nuk do perpiqej ta sqaronte ne ate gjendje qe ishte ajo.
Pasi hyri serisht ne dhome per ta marre,i hodhi nje veshtrim.Dukej aq e pafajshme dhe e bukur njekohesisht veshur me ate bluzen e bardhe te gjere e tutat gri.I vinte te qeshte,ama kjo ishte gjeja e fundit qe do conte nepermend.U afrua,i mori krahun dhe e drejtoi per te makina.Mori vesh adresen e apartamentit ku jetonte dhe e la pikerisht aty.E la te largohej,pa i dhene asnje shpjegim.

"Destinacioni"Where stories live. Discover now