Mirëserdhët Në Ferr

9 0 0
                                    

Ishte data... ose jo, ishte viti... ose nuk ka rëndësi për datën apo vitin.
Rëndësi nuk ka koha, sepse siç e thoshte nji mike e vjetër: "kohën e bën vet njeriu". Prandaj edhe un do mundohem të flas për njerëzit që jetonin gjatë asaj kohe, me aq sa e mbaj mend. Sepse dihet mendja e njeriut shpeshherë mundohet të harroj momentet e keqe, prandaj mbase tregimi im do ket boshllëqe.

Do filloj duke folur për vete. Un jam nji femër të cilës i kan ndodhur gjëra shumë të keqe por të cilës jeta i ka falur njerëz shumë të mirë që I kan ndenjur pran në çdo çast.

Herën e par qe U futa në atë Ferrë isha vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçe. Na merrnin edhe na çonin sa këtej andej, sikur mos të ishim njerëz por sende, edhe kafshët trajtoheshin me mir se ne sepse shërbenin për tu ushqyer, ndërsa ne nuk shërbenim për as gjë përkundrazi, ishim një peshë, ne e zinim tokën kot.

Dita e par nuk ka shumë për t'u kujtuar, pasi na futen në kamp edhe na regjistruan na thanë të shkonim në nji magazin ku do dorëzonim të gjitha valixhet tona. Pasi të gjithë mbaruan na çuan në dy kapana ku i ndan meshkujt nga femrat edhe na than qe duhet te flinim. Atë natë vajtem në shtrat të pa ngrënë.

Ditën tjetër pa lindur mirë dielli U zgjuam  nga të gjuarit e nji pushke, njëri nga meshkujt ishte munduar të arratisesh.
Mbasi gjuajtjet mbaruan na nxorren nga kapanat, meshkujt nga nji anë e femrat nga tjetra ishim përball njeri tjetrit.
Çdo gjë ishte në qetësi ne po prisnim urdherat që do na jepeshin. Kur pa pritur qetësia u prish nga të qarat e nji fëmijë që ishte fshehur mbrapa se ëmës sapo kishte par trupin e gjakosur e djalit që ishte munduar të arratisesh atë mëngjes.
Trupi ishte në nji poz inatyrale, djali kishte vdekur me sytë hapur, edhe kur e shikoje dukesh sikur ato sy të kërkonin ndihmë, vetëm se askush prej nesh nuk ishte në gjendje të ndihmonte njeri tjetrin.
Kjo gjë U be edhe më e qartë kur një nga ushtarët vajti drejt vajzës së vogël që po qante edhe e cila ishte akoma e mbrojtur mbrapa trupit të mamasë, ndanë femijen nga e ëma, edhe para syve të asaj nëne e cila qante edhe uleriste I qëlluan nji plumb në mes të ballit atij engelli të vogël që tjetër faj nuk kishte veçse kishte ardhur në jetë në këtë botë të keqe edhe të pa mëshirë.
Nëna e gjorë për nji çast, pasi fëmija ra në tok e pajetë, pushoj se ulëritur duke par vajzën e saj të vogël  me mosbesim,  pastaj si e porsazgjuar nga nji ëndërr vrapoj drejt trupit të vogël që gjendesh në tokë edhe e përqafoj fort duke U lutur që ta vrisnin edhe atë.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Dec 10, 2018 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

-Just let me go-Where stories live. Discover now