"Te dua"

2.2K 150 14
                                    

Qe nga ajo dite qe me kishte bere surprizen Leo nuk ishte ndjere me. Mendoja se kishte hequr dore dhe kishte vazhduar jeten e tij. Edhe pse me grryente kurioziteti nuk mund ta pyesja Endrjun per te. Kisha frike se ata ishin shoke dhe mund ti tregonte Leos. Pavaresisht se i mbaja meri ndjenjat per te nuk me ishin shuar. Madje çdo dite shtoheshin me shume dhe prandaj me vriste kjo heshtje e tij. As ne organizimin qe beme si grup naten e Vitit te Ri nuk erdhi. Degjova Endrjun gjate nje bisede me kunatin tim qe i thoshte se Leo nuk kishte dashur te vinte sepse nuk donte te perballej me mua. Frikacak i poshter kujtonte se do fshihej gjithe jeten prej meje.
Isha ne nje gjume dhe mund te ishte ora rreth tre e mengjesit kur degjoj celularin te me bjere. E morra ne dore dhe gjaku me ngriu kur pash emrin ne ekran. Nga tronditja me doli menjehere gjumi. Ishte Leo,por çfare donte ne kete ore te nates? E hapa menjehere:
-po... Pas nje heshtjeje dhe frymarrje te thelle degjova:
-An... kam nevoj per ty.-nga menyra se si mi tha fjalet kuptova se kishte pire. Dhe ju pergjigja:
-per te me thene keto idiotesi me prishe gjumin ne kete ore?
-me fal,por kam nevoj per ty. Me ka marr malli. Po me behej qejfi qe i degjoja keto fjale. Pra atij i mungoja ashtu si ai mua,por nuk e dhash veten.
-eshte vone Leo. Naten e mire.
-dil te te shikoj pak... o An. Me ka marr malli.-me tha.
-je çmendur ti,eshte mesi i nates. Pastaj eshte shi dhe ke pire. Mos i jep makines i dehur. Hajde naten.-i fola prere.
-jam poshte pallatit tend...te lutem dil sa te shikoj pak. Nuk iki pa te pare. Hajde se bie shume shi.
-çfare? Si erdhe ketu...qenke çmendur fare ti.-i thashe dhe dola ne dritare per te pare shiun. Binte aq shume dhe shpresoja te kishte ardhur me makine perndryshe kushedi si do ishte bere. Po nese kishte ardhur me makine,si do ikte? Kisha frike mos bente ndonje aksident. Nderkohe qe mendoja degjova deren e makines qe u hap. Pra kishte ardhur me makine. Ok,Ania duhet te zbresesh poshte se do ndodhi ndonje gje dhe do pendohesh pastaj.-i thashe vetes. Nderkohe qe une monologoja me veten ai me thote:
-te lutem...vetem sa te shikoj...per shpirt te mamit nuk te bej gje. Mos ki frike.
Nuk kisha frike. Jo nga ai te pakten,por nga vetja. Kisha frike se po ta shikoja do ta falja dhe nuk doja.
-ok,erdha,-i thashe dhe dola siç isha me pizhama.
-ti je engjell!-me tha.
Mbylla deren e shtepise dhe zbrita nga shkallet sepse doja te mendohesha dhe te mblidhja veten per mos te shfaqur emocione perball tij. Kur hapa deren e pallatit me vajten direkt syte te ai. Ishte duke me pritur ne shi. Epo normale se pallati nuk kishte strehe dhe makinen e kishte larg.
U ndjeva keq kur e pashe ashtu duke u lagur dhe te dehur. Dukej kaq i vetmuar. Por e mblodha veten dhe ju ktheva:
-he me pe,te iki tani?
Me pa me ato syte e vete tmerresisht te trishtuar mbushur me lote dhe mu afrua te me perqafonte. Sa me kishte munguar ky perqafim qe sot ishte me i mire se çdo here. Ja ndjeja aromen dhe nuk ngopesha me te. Kisha aq shume nevoj per te sa nuk shkeputesha dot. Edhe ai me shtrengonte shume dhe me njeren dore me perkedhelte floket.
Ne nje moment e ndjeva te qante. O zot nuk e perballoja dot kete gje. Po me torturonin shpirtin lotet e tij. Nuk mundesha dot me. Ai po me bente shume te dobet serish dhe duhet ta largoja. Shtrengova syte per te mbajtur lotet qe mos te dukesha e dobet para tij dhe u bera gati te terhiqesha. Por ishte ai qe me shtrengoj edhe me shume pas vetes dhe mes lotesh me peshperiti:
- Te dua...te dua me shume se çdo gje vogelushe.
O zot nuk mund ta besoja. Ma tha me ne fund. Isha gati te fluturoja nga gezimi ne ato momente.Zemra po me dilte nga vendi dhe lotet,qe aq shume i kisha mberthyer me plasen si nje stuhi e pabindur shiu. Isha gati te permbysja nje qytet te gjithe.
Ndenja ashtu per disa çaste dhe pasi mblodha forcat e shkeputa nga vetja duke i thene:
-tani u kujtove? Tani qe ste dua me une?
- ti me do...
-te doja,por jo me tani.-e nderpreva.
-pse qan kur s'me do? Pse s'me sheh ne sy?-me tha me ze te larte dhe me kapi mjekren qe t'me shihte ne sy,por une u tregova me e shkathet duke ja larguar duart dhe ikur. Nuk doja te me shikonte ne sy sepse e dija qe do dorezohesha. Dhe duke mbyllur deren i thashe:
-sepse ndjej meshire per ty qe ke perfunduar keshtu.
Mbylla deren dhe duke vrapuar neper shkalle qava. Qava sa per nje vit. Hapa deren e shtepise dhe u ula tani e qetesuar,por ne ankth sepse kisha frike per te. Ishte shi dhe kisha merak se ishte me makine dhe i dehur.
Gjithe pjesen tjeter te nates nuk vura gjume ne sy nga meraku dhe nga lumturia qe me kishte thene te dua.
Ne mengjes u nisa per ne palester dhe rruges takoj Xhuljon. Pasi u pershendetem e vazhduam pjesen tjeter te rruges bashke. Ishim duke bere shaka dhe ai me kishte vene doren ne qafe. Prane palestres ai me puthi ne koke dhe po me shpupuriste floket per nje shaka qe i bera une. Kur u afruam tek shkallet e hyrjes syte me kapen Leon. Ishte me floke te çrregullta dhe rroba te njejta si mbremjen e kaluar. Me siguri kishte fjetur ne makine i lagur. Kisha shume deshire te shkoja dhe ta perqafoja,por nga syte e vura re se ishte i trishtuar. Duhet te me kishte pare teksa me puthte xhuljo. Epo keshtu ndihesha dhe une kur perqafonte dhe puthte ai ate te supozuaren te dashur keshtu qe vazhdova te qesh dhe ngjita shkallet.
Ate dite kisha deri ne darke kurse sepse ishte e shtune. Pasi i mbarova ne oren 9 isha shume e rraskapitur. Mbylla deren me çeles dhe u nisa per te zbritur shkallet nderkohe qe fusja çelesat ne çante. Kur sa hedh kembet ne shkallen e pare syte me kapen dike...

E VETMJA IMEDonde viven las historias. Descúbrelo ahora