54. Nuk jam vetëm

Start from the beginning
                                    

- Është e vërtetë? - e pyeti ai dhe sytë i shkuan instiktivisht nga barku i saj, por aty nuk pa diçka që ta bindte për fjalët që i tha e ëma.

- Është e vërtetë, - buzëqeshi ajo me fytyrën e skuqur të tij, - së shpejti do të kem një fëmijë.

- Gëzohem shumë për ju, - i tha ai me sytë që i lëvizte nga një vend në tjetrin, - mua më duhet të ngjitem lartë. Kam testim nesër dhe akoma nuk kam mbaruar së studiuari.

- Suksese për nesër, - i tha ajo duke zgjedhur një bustinë çaji me shijen e saj  të preferuar.

- Diellza, - i tha Sofia pasi mbetën sërish vetëm, - nuk di nëse bëj gabim që të pyes. Po me babain e fëmijës çfarë bëhet?

- Është një çështje që nuk i gjej dot rrugëdalje. Sa më shumë koha kalon, aq më tepër e kam të vështirë t'i jap zgjidhje kësaj teme!

- Si qëndron puna, - e pyeti ajo, - ai nuk do të njihi atësinë?

- Puna qëndron se ai nuk e di fare që unë jam shtatëzan.

- Vërtetë e ke? - e pyeti ajo e habitur. - Pse kështu?

- Ndodhi që u zum dhe më nuk folëm. Kemi karakter gati të njëjtë dhe përplaseshim shumë me njëri - tjetrin.

- Nuk keni faj ju, jo, - qeshi Sofia, - sa të lindi i vogli dhe e vërteta të merret vesh. Atëherë do thyeni kokën me njëri - tjetrin. Unë nuk mbaj anën e askujt. Veç të drejtën dhe Zoti lartë na dëgjon. Fëmija është i të dyve dhe nuk ke të drejtë tia mohosh të atit egzistencën e fëmijës së tij.

- Sofi, - i tha ajo duke trazuar sheqerin në çajin e nxehtë, - ti kujton se unë nuk e kam kuptuar gabimin e bërë? E bëra, por nuk e zhbëj dot.

- Lëre të nënkuptuar që je shtatëza. Ju të rinjt e sotëm keni rrjete sociale. Hidh një foto dhe shkruaj që je kaq muajshe shtatzënë. Në një mënyrë apo një tjetër ai do ta marri vesh që je shtatzënë.

- Unë nuk dua që ai të filloi e të bëj llogatitë. Ai nuk do ma fal. Kam frikë se do vi këtu e do të më shqetësoj. Po sikur të më marri fëmijën?

- Ai nuk është katil, - i tha ajo, - pastaj nuk ka shanse ai që të ta marr fëmijën. Fëmija e ka vendin pranë nënës së vetë.
Me këtë arsye dhe pajtoheni. Fëmija të lidh moj xhan dhe jo ju të dy që duheni akoma.

- Sa për tu pajtuar e për të jetuar në Shqipëri, - tha ajo e mërzitur, - nuk besoj se kjo mund të realizohet. As ai nuk do të linte karrierën e tij për të jetuar këtu me mua. Ai e ka jetën e sistemuar andej. Punon si petagog filozofie në universitet, në të njëjtën kohë është i përjavshëm në një televizion shqiptar.

- Po ti pse nuk do të jetosh në shqipëri? - i tha ajo, - më ke thënë që punoje si gazetare investigative.

- Në marsin e kaluar më sulmuan poshtë shtëpisë dhe më rrahën për vdekje pasi denoncova në emision një kopësht privat ku ushtrohej dhunë fizike ndaj fëmijëve. Ndërsa tani, në dy shtator më hodhin në erë makinën me eksploziv C- 4 makinën poshtë pallatit. Ishte paralajmërim sepse pas tre ditësh niste sërish emisioni dhe kishim kapur një rast flagrant ku një firmë ndërtimi i kishte shitur katër apartamente nga dy herë. Ata dyshoj se e hodhën makinën në erën. Se nëse donin të më vrisnin nuk do e shpërtheni makinën në orën 6 të mëngjesit, por do prisnin që të futesha në makinë e pastaj ta shpërthenin. Ndaj bëra valixhen dhe erdha këtu.

- Kjo që më tregove po më ngjan me ato serialet turke me mafie, ku duket sikur shteti fle gjumë.

- Fle gjumë the? - qeshi Diellza, - po shteti është i kontrolluar nga mafia. Bashkë i bëjnë pazaret. Mos të të bëj çudi. Ke ndonjë paketë me kanale shqiptare në tv?

- Po kemi, - tha ajo.

- Çoje në një televizion ku kryesisht sheh që jep lajme, - piu ajo një gëllënjk çaj, - mbaje vetëm pesë minuta te lajmet dhe fillo të numërosh sa u vranë për pazare të prishura droge, për çështje pronash, për motive të dobëta xhelozie. Sa për djegien e makinave dhe breshërimat me plumba janë bërë një gjë e zakonshme në televizionet shqiptare.

- Oh Zot i madh, - tha ajo, - mase lodhemi këtu dhe na merr malli për njëri tjetrin, por këto gjëra nuk i dëgjojmë kaq shpesh. Këtu ku jemi ne është vend i madh dhe ka shumë emigrant nga vende të ndyshme të botës dhe them se është normale të ketë lajme të tilla, por shqipëria është vend i vogël dhe janë të gjithë shqiptar. Gjyna të dëgjosh kaq shumë lajme të zeza nga një vend aq i vogël.

- Po nuk janë popull i thjeshtë këta që i bëjnë këto gjëra, jo, - i tha ajo, - është një grushtë kriminelash, ama mjaftë të strukturuar që mban të mbërthyer gjithë ekonominë e vendit. Populli i thjeshtë vuan dhe sheh hallet e veta. Midis tyre ka krime për motive të dobëta. Po ata që ma hodhën makinën në erë mua janë nga ata që ne denoncojmë. Nuk është pronari i furrit të bukës, poshtë pallatit.

- E mendon jetën tënde këtu? - e pyeti ajo, - apo mendon që pas disa vitesh mund të jetosh në Shqipëri?

- Për momentin nuk mendoj asgjë, - tha ajo, - jam e kënaqur dhe e lumtur që Zoti më solli te ju. Arrita të siguroja shtëpi dhe punë në një kohë të shkurtër. Dua të shijoj periudhën e shtatëzanisë dhe të rregulloj gjërat që më duhen për bebushin tim të vogël.

- Diellza ti je si sheqerkë vetë, merre me mend se sa fëmijë të bukur do të kesh, - i kërkoi ajo dorën.

- Faleminderit, - i tha Diellza, - nuk e di pse doja që bebi t'i ngjante atij. Ndoshta do të më ndihmonte të shmallesha me të. Dhe sa herë ta përqafoja të mund t'i përqafoja të dy.

- Po këtë gjë e ke të garantuar, - buzëqeshi ajo, - është fëmija i të dyve dhe ky faktë është i mjaftueshëm për ta patur këtë ndjesi. Ne i dashurojmë tmerrësisht fëmijët tanë sepse duam njëri - tjetrin.

- Më kujtove Jamarbrin, - iu mbushën sytë me lot dhe u mundua të fshinte lotët me kurrizin e dorës, - gjatë një ore të filozofisë, kur po na shpjegonte për dashurinë, na tregoj dhe këndvështrimin e grekëve të lashtë. Ne i duam fëmijët tanë sepse ne duam vetveten dhe ne duam të bëhemi të pavdekshëm te fëmijët tanë. Dua t'i arratisemi vdekjes ndaj lëm pasardhës. Ndaj bebi im është i të dyve. Ashtu si mund të shoh veten time në të, mund ta shoh dhe Jamarbrin.

- Më vjen keq që një histori dashurie, kaq e bukur, të shkatërrohet nga disa keqkuptime që duhen sqaruar një orë e më parë.

- Ka disa gjëra në jetë, që pavarsisht dëshirës, nuk i zgjedhim dot!

Përballë teje ✅Where stories live. Discover now