Epilog

85 9 20
                                    

"...Ne e bejme fatin tone,por nuk mbajme pergjegjesi per ate c'ka fati na ka rezervuar neve..."

Ndonjehere nuk mund ti kundervihesh asnje lloj situate a ngjarje e cila eshte e shkruar te te ndodh.Madje,sado te perpiqesh nuk mund ti ndryshosh as njerezit qe ke takuar,njohur apo lenduar ne nje moment te jetes tende.Sado mundohemi te fshije nje te shkuar,ajo ecen me kembe ne te tashmen dhe fluturon ne te ardhmen.Genjejme veten kot,nese bindim dike te na doje apo ta duam,te ndryshoj nje cilesi apo mendim per ne.Ajo c'ka eshte e shkruar e zeze mbi te bardhe,nuk do ndryshoje kurre.

Marisol kuptoi qe ne ate faze te jetes,nuk kishte askend prane.Kishte pasur me pare shume njerez,te aferm e familjar,te dashur e shoke,shoqe e komshinj,por ne ate cast e gjeti veten papritur mes 4 mureve,e vetme.E vetmuar.Ndoshta e vetmuar ne mes njerezish,ishte ndjere dhe me pare,por kete here ishte ndryshe.Kete here ja kishin mbyllur deren shume individe,shume pune,shume mundesi,shpresa.Gjithcka dukej erresire dhe ne fund te tunelit nuk kishte drite.

E gjeti veten ulur ne divan,me syte kuturu ne televizor,por pa me te voglin perqendrim.Vemendja kishte marr valixhet,kur shikimi ishte ngulitur ne ate serial koti qe e kishte pare qindra here.Por s'kishte c'te bente.

U ngrit serisht dhe kembet e cuan ne dhome.Mori nje valixhe,futi brenda disa rroba dhe e mbylli.Rregulloi disi floket,duke i cuar ne anen tjeter.Terhoqi valixhen dhe doli.Mbylli dyert,dritaret,fiku televizorin,fiku dritat,uli te gjitha siguresat dhe doli tek dera kryesore e shtepise.Rrotulloi disa here celsin dhe ktheu rrugicen e deres nga ana tjeter.

Telefonoi nje numer dhe priti derisa taksia i mberriti para kembeve.Taksisti e ndihmoi te vendoste valixhen ne bagazh.Ajo nxorri nga canta 1 leter dhe shkroi ne te 'SHITET' dhe numrin e saj te telefonit.Ishte e trishte,por ndoshta ishte zgjidhja e vetme per tu larguar.Ndonese nuk i interesonte nese vertet do e blente apo jo ate shtepi.

Hipi ne taksi dhe i tha taksistit"Ec njehere,te them un!" Gomat e makines u rrotulluan dhe makina mori gaz.Marisol po largohej me ne fund.Dukej si nje vegim,por ishte e vertete.

**

Nga ana tjeter,Rajan ishte ne nje restorant luksoz.Gjithmone ka preferuar vendet e thjeshta,pa ekzagjerime,por kete here mendoi se nje restorant si ai do te ishte zgjedhja e duhur.Ora shenonte rreth 9 e 4 minuta dhe Rajan dukej i tensionuar.Ishte nje mbremje cuditerisht e ngrohte shkurti per te,ndonese temperaturat shenonin nen zero.Priti dhe ca dhe pas 10 minutash perballe tij u shfaq nje vajze.

"Mire se erdhe!"-i foli dhe u ngrit per ti hapur karrigen.

"Rajan si je?"-ia kthen ajo me buzeqeshje.

"Nuk me besohet qe kam dal me ty ne nje takim.Dua te them,e kisha enderruar prej kohesh"-u shpreh ajo menjehere sapo u akomodua.

"Xhena,duke qene se ne kemi qene ne kushte tjera,une te them te drejten se kisha menduar ndonjehere qe do haja nje darke me ty."-ia kthen Rajan.

E pra,kurre mos thoni kurre.Asnjehere mos pretendoni qe personat qe nuk i pelqeni sot,nuk do ti pelqeni kurre.E kunderta,mund t'ju surprizoje.

Rajan dhe Xhena ate mbremje,biseduan,qeshen,pime nga nje gote,2 gota,folen per situata e gjera qe nuk i kishin folur kurre.Bashkebisedimi rrodhi per cudi,por ajo c'ka ishte me e cuditshme ishin ndjesite karshi njeri-tjetrit.

Rajan kur e pa Xhenen drejt ne sy,kete here,kuptoi se Xhena nuk ishte edhe aq e shemtuar.Nuk ishte aq antipatike.Kete here,Rajan ndjeu nje grryerje ne stomak.Dhe kete here jo per Marisolin.Ishte nje vajze tjeter perballe tij dhe faktikisht si cdo mashkull,pati nje terheqje edhe seksuale ndaj saj.Ishte jo pak por e sigurte qe ajo mbremje do te perfundonte ne shtrat.

Rreth ores 11:00,te rinjte menduan te ngriheshin,per ta vazhduar mbremjen ne nje ambient tjeter.Ne vendin,ku vetem Marisol ishte ftuar,ne shtepine e Rajanit.Ky i fundit i hapi deren e makines dhe te dy u larguan nga restoranti.

Restoranti qe kishin zgjedhur,ishte pothuajse 40 minuta larg shtepise se tij dhe per rrjedhoje do ti duhej te udhetonin pak me makine.Rruga ishte shume pak e ndricuar nga ato ane dhe pakez e shkaterruar.

Rajan ishte nen efektin e alkoolit,pasi 2 gota plus mesa duket po jepnin efektin e tyre.Xhena nga ana tjeter,po afrohej tek ai duke e prekur nga duart,kembet dhe me poshte,ne kraharor dhe ne fund i rrembeu nje puthje ne buze.Ne ate cast timoni u lekund disi.Te rinjte qeshen,por vazhduan rrugen.Ne nje moment,kur epshi dhe puthjet nuk po ndalonin dot,timoni nuk po arrinte te sinkronizohej me rrugen.Dukej sikur po merrnin tatpjeten,por serisht vazhdonin ne adrenaline.

Ne nje moment,kur Rajan hoqi duart nga timoni,perballe u shfaq nje makine.Aty ne mes te rruges se pa ndricuar,ca drita te gjata verbuan fushepamjen e tyre dhe makina humbi kontrollin.U ndje nje perplasje e madhe,por per fat nuk ishte makina e tyre.Rajan frenoi dhe vendosi frenat e dores.

Mundi te dilnin nga makina dhe te shihnin gjithcka.Dy makina ishin perplasur me njera-tjetren.Ambulanca dhe policia erdhen pas pak castesh,ku arriten disi te ndriconin pamjen.

"Zoteri,e pate si ndodhi perplasja?"-pyeti nje polic,por Rajan dukej se per nje moment,ku truri filloi ti punonte disi,vuri re te plagosurit.Pa me nga afer dhe ajo c'ka shikimi i tregonte ishte nje katastrofe.

"Zoteri!"-i foli serisht nje polic.Rajan u ul ne gjunje.Nuk mundi ti besove syve se si gjithcka ndodhi perpara tij.Ndonese nuk ishte shkaktari,ajo pamje ishte nje tragjedi.

"Jo!Jo!Jo! S'mund te jete e vertete!! Jo joo! Xh..Xh...Xhenaa!"-bertiti ajo dhe kjo e fundit e pa me lot ne sy.

"Ju lutem shpetojeni! Ju lutem!"-u afrua prane saj,te gjakosur,te pajete.

Lulja me e bukur ne kopshtin e tij,u be papritur nje shkurre varrezash.Fati eshte ndonjehere nje ironi e hidhur.Atehere kur ti mendon se gjithcka ka mbaruar,kur gjithcka eshte ne vendin e vet,fati te jep goditjen me te madhe ne univers.

E pra,aksidenti kishte marr jeten e dy te rinjve.Kishte qene nje goditje pas nje mjeti te tipit taksi.Nje taksi qe u nis per nje drejtim te askundit,per nje shprese per nje jete te re.Aksidenti mori...

Policia raporton :

Marisol Stjuart,29 vjec,ora 11:48,rruga e vjeter Aland

Rajan Ayden,29 vjec,ora 11:48,rruga e vjeter Aland.

Rajan kaloi ate mbremjen,naten me te paharruar ndonjehere.Endrrat,kujtimet,perjetimet,gjithcka mbaroi me nje fund te hidhur.Marisol mori ate qe nuk meritonte,por fatit nuk i behet balle.

E kush do ta mendonte se nje ankth i madh,nje stres i zgjeruar do te sillte kaq pasoja! Kush do e dinte se ate dite kur Marisol vendosi te jepte nje mundesi vetes,vdekja do hapte dyert.

Te ndjerit kenaqesi nuk ka qene ndonjehere kaq e pamundur,atehere kur cdo emocion tjeter te shtyp shpirtin.

Ajo c'ka ishte me e trishtueshme ishte se Marisol u nis drejt nje udhe qe e coi drejt nje vdekje,pa perjetuar asnje emocion,asnje kenaqesi ne jete.

Shënim : Anhedonia eshte mosndjerja e kenaqesise,largimi social,mosdeshira e te ndjerit terheqje fizike,seksuale,humbja e deshires per te kryer aktivitete qe dikur te emociononin.

Anhedonia ne kete liber,eshte e permendur qe ne pjeset e para,ne perjetimet e thella te personazheve,por me rrjedhjen e ngjarjeve,zgjerohet nuk sjelle fundin e papritur.

Uroj te kem percjellur tek ju,mesazhin e duhur per nje 'simptome' sic eshte Anhedonia.

Anhedonia✔Where stories live. Discover now