5.

48 9 4
                                    

"Zoteri,une...nuk e di se si do e perjetoni.Ne fakt,nuk dua as qe gjendja e Marisolit te perkeqesohet,por..Zonjusha e ka humbur femijen"-tha infermierja.Ne ate moment gjithcka mu shemb mbi koke.

Nderkohe qe mora 1 gote me uje ne komodinen perbri,dridhesha aq shume sa me ra nga duart dhe u thye.Rajan dhe infermierja u kthyen nga une.

"Marisol,shpirt..."-dhe Rajan me puth doren.Me afron afer vetes dhe me mbeshtjell ne perqafim.Infermierja rrit shpejtesine e serumit dhe shton dozen.Duket se do te kisha nevoje per me teper qetesues per ta pertypur kete dhimbje.

"Mos u merzit e dashur! Ne mund ta provojme prape.Jemi nje cift i ri dhe mund t'ia dalim se bashku.

Pas 1 muaji

Humbjen e femijes e perjetova shume.Mu desh shume kohe te ndaloja veten se qari sapo hyja ne deren e shtepise.Mu desh te shtiresha ne pune se isha e lumtur,kur thelle ne shpirt me cirrte nje dhimbje e madhe.Se kisha menduar kaq te veshtire.Kisha menduar se njerezit ja dalin ta mbulojne dhimbjen me force.Por une i kisha humbur te gjitha shpresat dhe forcen nuk po mundja ta gjeja...

Ishte e veshtire te hiqeshe sikur gjithcka ishte mese normale dhe se cdo gje ishte ne rregull.Rajan ishte gjithmone prane meje,por ndonjehere e kapja edhe ate duke qare.Ndodhi shume shpejt dhe na gjeti te papergatitur.

Edhe ne pune nuk perqendroheshim.Benim gabime te kota,sa kur na i vinin ne dukje,qeshnim e thonim se ishte nje shaka nga ne.Ndonese ndonjehere kur nuk mundja ta mbaja veten,kerkoja leje per ne tualet.Qaja me denese pa zhurme dhe me pas lyeja fytyren me krem.Ishte nje teatro e stisur per te mbuluar nje dhimbje qe kishte dale me kohe ne siperfaqe.

"Je dobesuar!" "Nuk po han me si me pare" "E ke lene gje kafen?" E te tjera pasthirrma nga kolege,qe ndonje detaj te perditshem nga dita ime e kishin mesuar gjithe keto vite ne pune.Kishin vene re ndryshime,por here-here qeshja serisht duke bere palacon me dhimbjen qe mbaja ne shpirt.Here-here u thoja se puna me ka lodhur dhe me ka stresuar shume.

Ai stres i mallkuar me kishte shkaterruar jeten.Me kishte kthyer ne njeriun me te shemtuar ne bote.Ma kishte hequr buzeqeshjen nga fytyra,aksesorin me te cmuar.Me kishte tjetersuar,me kishte shnderruar.Me kishte marr nje bebe te vogel qe as nuk e kisha imagjinuar kurre ekzistencen e tij.

Mund te ishte nje djale,nje vajze,binjake,nje engjell,nje kukull mishi qe do e mbaja ne krahe dhe do me falte boten.Une dhe babi Rajan do e rrisnim me gjithe te mirat.Do ishim krenare per dashurine tone te vogel qe lindi nga nje dashuri me e madhe.

Por jeta e tille eshte.Ndoshta jeta ime.Fati im.Eshte shkruar ne kete forme dhe per kete me duhet te perballem.Mbase me vone do behet me mire.Mbase me vone do behet edhe me keq.Ajo c'ka po jetoja ishte nje muzg,nje vegim,nje enderr e keqe nga e cila nuk po zgjohesha dot derisa...

"Rajaaaan!"-bertita me te madhe duke u ngritur nga krevati.

"E dashur jam ketu!"-me kapi ai doren i ulur perbri meje.U shtriva ne perqafimin e tij duke nxjerre ca lot.Sa me shume qaja aq me shume e shtrengoja.

Pas 5 muajsh

"Mari,do flesh ende? Ora 11 e gjysme."-thirri Rajan nga kuzhina.Dreqin sa vone kishte shkuar! U ngrita menjehere dhe shkova tek ai.Rajan po gatuante krepa dhe ne kuzhine vinte nje arome e shkelqyer.

"Ah shefi im i preferuar i kuzhines! Cila eshte menuja per sot,zoteri?"-i them teksa e perqafoj rreth belit.U ulem te dy te hanim.

"Kam fjetur shume? Se di perse me kishte marr gjumi.Perse nuk hengre me pare?"-e pyes.

"Nuk kam shume qe jam zgjuar.Ndersa fillova ti pergatis mendova te te zgjoj ti shijosh te ngrohta...kishe nevoje per te pushuar dhe nuk te bezdisa me heret."-tha dhe me kapi faqet.

"Faleminderit zemer"-i them.Ferkova syte dhe pas mengjesit te bollshem le te themi se isha zgjuar krejtesisht.Ate jave e kishim pushim nga puna dhe realisht do te na duhej te benim nje gjume te gjate e te qete.

"Ke ndonje plan per sot?"-e pyes.

"Jo zonjushe.Do pastroj disi kuzhinen dhe do rri." Pasditja kaloi e qete.Nuk u morem asgje.Ja lame trupin divanit dhe fokusin filmave ne televizor.Ashtu te perqafuar nuk levizem per asnje moment.Ishim ne te dy ne shtepine tone.Kisha prej muajsh qe nuk shkoja ne shtepine time.Kisha marr nje valixhe me rroba perkohesisht dhe nuk shkoja me atje.Tanime une dhe Rajan jetonim bashke.

 Rreth ores 7,ku dukej se kishte marr nata dhe dita na kishte ikur pa bere asgje,me bie telefoni.Zhurma u degjua nga dhoma,poshte krevatit.Aq shume ishim izoluar nga bota,sa dhe telefoni ishte ne dysheme dhe as qe e kisha idene.U ngrita me pertese dhe e ngrita nga toka.

"Alo"-thashe pa e lexuar kush me kishte telefonuar.

"Marisol mooj!"-ishte Xhena,qe dukej aq entuziaste sa dhe Rajan e degjoi nga dhoma tjeter.Kalova serisht ne kuzhine dhe po e degjoja me shume durim.

"Xhena mooj!"-ia ktheva,por jo aq entuziaste.Rajan qeshte.

"Je e lire per ndonje gote sot? Dua te te tregoj ca te reja.Si thua?"-Rajan dhe une pame nga njeri-tjetri te habitur,"Fundja,edhe ti koheve te fundit nuk ke qene mire.Ndoshta qetesohesh disi.Meqe jemi pushim kete jave.Si mendon?"-nuk ma kishte enda,por Rajan ma beri me shenje te pranoj.E lame ne oren 9 dhe e mbylla.

"Xhena nuk eshte shembulli me i mire per te kaluar nje nate te bukur,por mendoj se do te te bej mire te dalesh pak,zemer.Pa mua.Une do vi te te marr diku..Mire?"-me thote.

Anhedonia✔Where stories live. Discover now