2.

72 10 4
                                    

  Ajo pune po me merrte shpirtin.E kam theksuar mijera here se te qenit agjent imobiliar eshte puna me e veshtire.Eshte nje profesion qe te ben te hiqesh si dikush qe nuk je per ti bere per vete te tjereve.Nuk po mohoj se nuk jam nje tip i ndjeshem,miqesor apo i sjellshem,thjesht ndonjehere nuk me behet shume vone se cila shtepi i perket nje personi apo nje tjetri.

 Kishim dite te tera qe po mundoheshim te mbyllnim marrveshje me kliente te rendesishem,por gjithcka sikur kthehej ne retrospektive dhe ne na dukej sikur nisnim nga e para.Rajan si gjithmone ishte i durueshem dhe mundohej te me motivonte hera-heres edhe te me qetesonte,kur fytyra me behej e kuqe nga zemerimi.

"E dashur,mbaruam per 1 ore,duro dhe pak!"-me shkruajti Rajan.I dhashe nje buzeqeshje sepse ai nuk kishte faj.Koheve te fundit stresohesha shume dhe lodhesha vertet shume.

 Pas pune,konsumuam nje kafe,para se te ndaheshim ne shtepite e gjithesecilit.Kisha shkuar me shume ne shtepine e Rajanit,diteve te fundit,e me duhej te kthehesha sado pak tek e imja.Nje sistemim i shtepise ose edhe sikur nje pushim ne krevatin tim personal do ishte me e persosur akoma.

 Ndonjehere njeriu,perpos njerezve qe ka me afer,do te jepte miliona per te qendruar pak kohe vetem.Vetmia kthehet si nje terapi qe duhet shpeshhere ta perjetojme.Te mos menduarit asgje,te mos folurit me njeri,te pasurit thjesht nje qetesi te perkohshme,per te kuptuar se sa vertet ke nevoje per nje pushim.

 Mardhenia me Rajanin ndodhi shume shpejt.Ndonese ishte 'konsumuar' si nje miqesi e ngushte,ku ndanim cdo gje me njeri-tjetrin,edhe para se te 'kurorezonim' lidhjen tone,serisht gjitcka ndodhi vrullshem.Te punuarit bashke,nen petkun e nje lidhjeje te fshehte qe askush nga koleget se dinte.E deri tek puthjet ne ashensor,puthjet ne parkingun e godines ku punonim apo edhe tek shtepia e Rajanit.

 Nuk isha kunder.Madje isha vertet shume e lumtur,qe Rajan me falte aq dashuri.Isha me e kenaqura ne bote,kur ne cdo cast nervozizmi,ai ishte ilaci im qetesues.Kurajo ime,stimuluesi im kryesor ne berjen e puneve qe ndonjehere me transformonin ne nje njeri krejt tjeter.

 Por pertej kesaj flluske dashurie,sic permenda dhe me lart,qetesia me mungonte.Me mungonte shtepia ime,krevati im,rehatia ime,ne ate boten time ku isha mesuar te jetoja prej vitesh.Qofte edhe te parit nje telenovele 10 here nga e para,nuk do merzitesha,me mjaftonte ta shijoja si heren e pare ne divanin e kuzhines sime.

 Zgjodha qe pikerisht ate pasdite te vone,ku ora ishte rreth 6 e gjysme,te mos beja asgje dhe thjesht te shtrihesha ne divan e te degjoja ndonje muzike te lehte ne radio.Rajan me mirekuptoi,kur i thashe se do flisnim nga darka ose te nesermen.Fundja edhe ai vete kishte nevoje per pushim.

 Kujtoj ndonjehere rinine.Jam ende nje vajze e re,por adoleshenca e larget apo edhe vitet e universitetit,jane vitet qe nuk do i nderroja me asgje ne bote.Ishte pikerisht mosha ku beme gabimet me te medha duke menduar se te rritesh eshte nje gje e mrekullueshme.C'mekat!Ja tani qe jam 'e madhe',vras mendjen,c'te shijoj me pare,kur gjithcka dua eshte qetesi shpirterore?!

 Te strukurit ne divan qenka aventura me e madhe,kur rritesh.A ishte kjo ajo qe enderronim kur ishim te vegjel? Puna,suksesi,parate,dashuria,te gjitha i kerkuam dhe i fituam,por cfare nuk kerkuam qe sot nuk po e marrim? Lirine.Askush nuk mendon se sa e vyer eshte liria,qetesia.Askush nuk enderroi dhe u lut qe 'kur te rritem dua te kem liri'.E pra! Perpos gjithckaje ne njerezit zgjedhim ti cjerrim me thonj endrrat,duke u tretur pak nga pak e duke humbur veten per te arritur ate c'ka duam.E kur eshte teper vone,per te buzeqeshur sadopak,pendohemi se perse ne adoleshence nuk kerkuam pakez liri kur te rritemi.

******


Anhedonia✔Where stories live. Discover now