6.

54 10 8
                                    

"Pijanecet thone te verteten,por disa te verteta i dhembin po vete atyre."

 U bera gati per te takuar Xhenen.Zgjodha nje pale xhinse,nje kemishe te bardhe,pallton dhe atletet e bardha.Nje makeup te lehte dhe nje buzeqeshje te sforcuar ne fytyre.

"E dashur qeshu pak! Dukesh nje yll"-me ngushellonte Rajan.Me puthi lehte ne balle dhe dola nga shtepia.

E kishim lene te takoheshim ne nje lokal,ku kishte edhe muzike live.Ishte pak metra me tutje nga zyrat tona dhe shpresoja shume te mos shihja ndonje koleg tjeter.U ula ne banak dhe porosita nje kokteil nderkohe qe prisja Xhenen.Kjo e fundit mberriti pas 10 minutash.

"Kolegee!"-me thirri dhe me perqafoi.U ul prane meje dhe porositi po ashtu nje kokteil.

"Si ke kaluar Marisol? Keto pushimet na duheshin,he?"-nisi ajo biseden dhe porositi nje tjeter gote.

"Po,vertet.Ishte e nevojshme te largoheshim disi nga ajo bota e vilave,shtepive,te cilat nuk jane as tonat"- ia kthej.

"Cfare realiteti i hidhur! Shtepi qe i enderrojme ndoshta qe nje dite te jetonim,por qe s'do behemi kurre pronare..."-tha ajo,"Pime pak alkool? Ta ka enda? Them se do te na bej me te relaksuara"

"Hm,jam mire.S'ka gje!"-ia kthej.

"He pra,mos u bej e merzitshme! Nuk dehesh me nje gote ose dy"-dhe ben shenja nga banakieri.Dukej se ajo vinte shpesh ne ate ambjent sa banakieri e dinte pijen e saj te zakonshme.Kjo gje dukej edhe nga fakti se pershendeste shume te njohur aty qe me c'dukej i takonte gjithmone aty.

Pime edhe nje gote tjeter.Edhe nje tjeter.Sa shtoheshin gotat,aq shtoheshin dhimbjet e mendjes sime qe turfullonte si te nxirrte tym.

"Ej Marisol a je mire? E sheh pra qe alkooli te beri te perhumbje nga problemet.."-e ne ate moment qe Xhena zgjodhi te thoshte pikerisht keto fjali,u duk sikur dicka me therri ne zemer.Sikur vertete te gjithe ato probleme,dhimbje u shfaqen ne siperfaqe dhe ndjeja se nga momenti ne moment do qaja.

"Si ke qene keto kohe? Te pyes vertete si nje shoqe sepse me cfare kam vene re ne pune,nuk je dhe aq e perqendruar"-me tha ajo dhe ne ate moment mora fryme thelle.Ktheva edhe nje gote tjeter me fund dhe ndjeva sikur nje djall brenda meje kishte deshire te fliste.

"S'do e besosh dot cfare me ka ndodhur"-thashe duke qeshur me nje ironi te dehur duke rrotulluar goten bosh mbi banak.

"Une kam patur dhimbje barku...me dhimbte barku shume"-munda te them dhe mora nje shprehi fytyre te trishtuar.Xhena me perqafoi dhe me pa te habitur.Dhe realisht ne ate moment po perjetoja dhimbje te tmerrshme ne stomak,koka po me rrotullohej.

"Cfare te ka ndodhur,Marisol?"-me pyet Xhena.

"Une humba nje bebe.Nje bebe te vogel"-shikimi i Xhenes ishte tmerrues,por mua me vinte per te qeshur.Fundja,ajo dhimbje ishte aq e madhe,sa me vinte per te qeshur me veten time se si kisha mundur ta kamufloja gjithe ate dhimbje.Ose te pakten kisha menduar se e kisha kamufluar disi.

"B..b.bb..bebe?"-murmuriti ajo dhe me mbajti doren qe me dridhej.

"Stresi dhe lodhja ne pune me dhane goditjen me te madhe qe mund te perjetoj nje femer...une nuk do behem nene.Jo me...asnjehere!"-me dolen ca lot.Xhena me perqafoi.

"Zoti mund te te jap mundesi te tjera,shoqe.Me vjen vertet keq!"-nese dikush tjeter do e njihte vertete Xhenen sa une,keto fjale nuk do i besonte kurre.Por ajo qe ndodhi me pas,ishte nje as nen menge dhe padiskutim qe Xhena do e tregonte fytyren e saj te vertete.

"Dhe me e bukura e historise e di kush eshte?"-thashe me gojen e helmuar nga alkooli.Xhena priste plot zell.Fshiva lotet dhe i thashe :

"Babai i femijes eshte Rajan...Rajani yne! Rajani i bukur"


Pas 2 muajsh

"Zonje,me besoni!CV-ja juaj eshte plot larmishmeri,por raportet tuaja shendetesore...me vjen keq por nuk mund t'ju marrim ne pune"

"Shiko vertet dukeni nje agjente e zonja,por ne vendosem te mos e zgjerojme stafin..ju kerkojme ndjese!"

"Nuk mund te pranojme te tille punonjes,me te tilla raporte"

"Shendeti juaj mendor le per te deshiruar! Pra,ju keni precedente per prishje qetesie ne nje klub nate? Huh,shaka jeni?"

"Jeni e cmendur dhe kerkoni pune tek ne? Ne asnje menyre!"

"Pune? Turp!"



Anhedonia✔Where stories live. Discover now