12 ~ Takimi me zotin Xhejms

91 8 243
                                    

'Sa zili të kam, Xhono. Si e bëre për vete kaq shpejt? Na trego sekretin, se ngela duke lënduar veten për bythën e tij unë. Njëherë hunda, tani koka. Dhe hiç, asgjë nuk ndodh.'

'Ça sekreti me? Nuk ka ndonjë sekret. Është thjesht idiot ai, e hëngri shumë shpejt. E më vjen mirë që e hëngri, por është shumë i ngjitur, aman. Nuk e di sa gjatë do e duroj. Më vjen ta mbys ndonjëherë. Edhe ato duart... si shumë të gjata i ka, bythqiri i mutit. Ngeli duke më prekur. T'ia pres fare. Jo vetëm duart, po edhe atë shkopin magjik që ka ndër shalë.'

'Hajde, hajde... Tani na paska edhe shkop magjik ndër shalë ë?' E ngacmon Kloe.

'Aman, nuk e thashë në atë kuptim me. Sa budallaçkë që je. E thashë për keq. Si të jetë princeshë. Edhe vetë ma tha, kur më dërgoi atë foton.'

'Po ç'paska qenë! S'e mendoja të binte kaq brenda me ty ai.'

'Kur them unë që është i poshtër, s'më besoni ju. Më dërgoi foto, gjoja ishte në pishinë, do të bënte not. Edhe për ta ngacmuar unë, e pyeta "poshtë atyre tutave, çfarë ka?" Një shkop magjik ka, ma ktheu. Phy të... Ja të ta dërgoj foton, se Kloe e pa.'

'Uu, po prandaj thua shkop magjik ti, se të ka mbetur në mendje.'

'Aman o Bebe, fillove edhe ti tani?'

Shikoj foton që më dërgon në mesenxher e më vjen për të qeshur. Këta të dy paskan avancuar goxha.

'Epo tani, ç'të bësh! Do e durosh.' Vendos dorën në kokë sepse ndiej dhimbje. Kanë kaluar 24 orë dhe qetësuesi që mora s'ka bërë shumë efekt. 'Unë vdiqa nga koka, më dhemb shumë. Po s'më dha leje këtë herë ai, se kemi takimin sot, aman.'

'Të hëngërt, sa e trashë që bëhesh ndonjëherë. Ç'tu desh të hidheshe nga karrigia? Do të kishe vdekur fare, po ta përplasje kokën keq.' Mirë e ka Kloe, ç'mu desh...

'Po ç'të bëj? A nuk më the të bëja si Defne me Omerin? Kishin një skenë ata ku rrëzohet ajo dhe e pret në krahë ai hopa. Unë e pashë që po vinte për në zyrën time ai, po ja që s'ishte aq i shpejtë sa Omeri. S'më priti hopa, dhe përplasa kokën unë mbi tavolinë. Nuk ishte aspak faji im, ishte i tij.'

'Jo me jo, ti asnjë faj s'ke. Ai i ka të gjitha fajet.'

'Uff, duhet ta bëj. Por... obobo, kam frikë.' Kisha vendosur karrigen mbi tavolinë dhe e shikoja tek ngacmoja thonjtë me dhëmbë. Një ves i keq i imi.

'Ai po vjen, s'duhet të humb më kohë.' Hipa me kujdes dhe po prisja atë të futej në zyrë. 'Jepi Bebe!' Mbylla sytë e frikësuar nga veprimi që do të bëja. Por shpresoja që të paktën t'ia vlente.

'S'besoj të lëndohem këtë herë, se ai do të jetë shumë afër. Sa të hapë derën, do të më shohë që po rrëzohem e do të më ndihmojë si një superhero. Ajii, jepi! Do ia vlejë.' Doreza e derës u ul poshtë. Bëra sikur rrëshkita. Eh, në fakt rrëshkita vërtetë. Bëra një super rrëshkitje, që kam për ta mbajtur mend gjatë.

'Zoti Antonio?'

'Më thuaj, Zela?'

'AAAUU...'

Dhe ja... nuk ndodhi ashtu siç prisja unë të ndodhte, sigurisht. Për fatin tim tmerrësisht të keq, atë e ndaloi sekretarja dhe unë u përplasa mbi tavolinë. Nuk më priti asnjë "superhero".

'Zonjusha Burbuqe...' Hapi derën menjëherë, duke më parë i çuditur.

'Si përfunduat aty? A jeni mirë? Zonjusha Burbuqe?' Këto ishin fjalët e fundit që dëgjova para se të mbyllja sytë.

ZhvatësitWhere stories live. Discover now