10 ~ 'Vij nga e shkuara.'

110 8 216
                                    

'Të dhembin këmbët, Feki?' Ajo tund kokën në shenjë mohimi. Shyqyr që s'i dhembin, se s'kam fuqi ta mbaj në krahë.

Më shkëlqejnë sytë kur shoh ndërtesën përballë. Kam emocione... pak, jo shumë.

'Zonjë, të lutem, nuk lejohen fëmijët. Largohuni!' Direkt më ndalojnë rojet. Eh e pritshme, por unë nuk iki që këtu pa folur me kurvarin.

'Nuk është fëmijë dosido kjo. Është vajza e pronarit.' Them gjithë vetëbesim pa e vrarë shumë mendjen për reagimin e tyre.

Shoh nga vajza që ka vendosur gishtin në gojë, e humbur në botën e saj të pafajshme. Ndihem keq që po e përdorim në këtë mënyrë, ama për një të ardhme më të mirë po e bëjmë edhe ne.

Më vijnë në mendje kujtime nga e shkuara, kur e takuam për herë të parë. Sa e vogël ishte, dy-tre muajshe...

'E shikoni atë bukurroshen me karrocë juve? Ajo është Esmerralda. Më e bukurra e ciganëve është ajo. I ginjen shumë burrat ajo. Brredhin pas asaja. Po është kurrvë e madhe ajo. Ka bërrë një kalama, e ma jep mua të kujdesem.' Shajkira kishte marrë përsipër të na prezantonte me të gjithë komshinjtë.

'Po kështu janë këta aman, bëjnë fëmijë dhe i lënë rrugëve.' Të drejtë kishte Xhonua. Ata bëjnë shumë fëmijë, edhe pse nuk kanë mundësi të kujdesen për ta. I hedhin rrugëve. Është gjynah.

'Shajkirra, zemërr, ma mban dot gocën përr sonde?' Na u afrua Esmeralda. U habitëm nga bukuria e saj. Një zeshkane me flokë të gjata deri poshtë të pasmeve, e me sytë e mëdhenj kafë. Të marrin më qafë ndonjëherë këta.

'Sonde nuk jam una, se do iki përr ca ditë te motrra në Berrat.'

'Uaa, më hape punë ti mua. Ku ta lë gocën una?' Hodhëm shikimin nga karroca e prishur që kishte pranë. Dhe aty u njohëm me Fekin, e cila filloi të qante.

'Po s'ka gjë, se e mbajmë ne.' U hodh direkt Bebja, dhe e mori të voglën në krahë, për ta qetësuar. Dhe vërtetë, ajo pushoi së qari. 'Unë i kam shumë qejf bebet. Ashtu e kam edhe emrin.'

'Të hëngërt, ku dimë të mbajmë bebe ne?' Kundështova menjëherë unë, e të drejtë kisha, se nuk ishte e lehtë të kujdeseshe për një bebe.

'Po mirrë, faleminderrit shumë. Javës tjetërr do vij përr ta marrë una.' E bëri fakt të kryer Esmeralda, dhe u bë gati të largohej. Aty kuptuam se ajo as që donte t'ia dinte për fëmijën e saj. Mezi priste të ikte.

'Javës tjetër? Çfarë thua me? Ti i the vetëm për sonte Shajkirës. Do të kujdesemi një javë për të ne?' Edhe Xhonua ishte në një mendim me mua. Të ishte një ditë, edhe mund ta pranonim, po një javë...

'Po do iki në Rrumania una.'

'E mirë o mirë, ik.' Xhonua kishte diçka në mendje, prandaj pranoi aq shpejt.

'Të paktën na sill ndonjë dhuratë nga Rumania, se s'ta mbajmë falas.' E ja ku doli, sigurisht që do e shfrytëzonte këtë mundësi.

'Do ju sjedh çokodhada una juve.'

'Po çokollata blejmë këtu sa të duam ne. Na sill ndonjë gjë të mirë me. Ma jep çik numrin, ma jep.'

'Po numrin e ndërroj në Rrumania una. Kam numërr tjetërr andeja.'

'Po mirë me, ke Facebook, çfarë ke?'

'Kam Fecbuki. Kërrko Esmerralda Vrrazki dhe më gjen.'

'Dale. Po s'më del gjë mua.'

'Pa provoje njëherë me r, se këta flasin me rr.' I thashë.

ZhvatësitWhere stories live. Discover now