Prolog

196 20 16
                                    

12 Mars

'Marisol Stjuart,29 vjec,ora 11:48,vendngjarja Rruga e vjeter,Aland.'

2 vite me pare..

"U lodhem! Ulemi tek ky klubi,pime ndonje kafe?"-i drejtohem Rajanit,nderkohe qe po benim vrap anes liqenit.Ishte nje e marte e nxehte pranvere,kur vendosem te dilnim nje shetitje per te shijuar ate mot aq te bukur.

"Qeras une!"-ma kthen ai dhe drejtohemi per tek bari aty afer.

"Ah c'kenaqesi!Dielli sot qenka ne anen tone.Na  beri mire vrapi,si mendon?"-i them Rajanit.

"Po,vertet."-ma kthen ai,nderkohe qe telefoni i tij s'po pushonte se dridhuri.

"Pergjigju se e theu tavolinen nga te dridhurat"-e ngacmoj.

"Nuk eshte me rendesi...ke ndonje plan ne darke?"-me pyet ai papritur.

"Jo,nuk besoj.Perse pyet?"-dhe biseda me pas u be nga 'dy miq qe kishin dale per vrap nga liqeni' ne 'a do dilje ne nje darke me mua'.

 Une dhe Rajan ishim kolege prej 2 vitesh,ne nje agjensi imobiliare,ku punonim si agjent-menaxher.Kompania ishte goxha me emer dhe prestigj dhe ne orar te punes nuk para flisnim kaq hapur.Por sapo perfundonte puna,benim shume plane,flisnim gjate gjithe kohes biseda nga 'e degjove lajmin per luften ne Ukraine' e deri tek 'c'do gatuash per darke sot'.Te dy jetonim vetem dhe shpesh na duhej te ndanim te njejtat eksperienca,situata,ngjarje dhe per kete i gjendeshim prane njeri-tjetrit gjithmone.

 Ne gjithe kete analize,qe po ta mendoja thelle-thelle,do e kisha kuptuar qe me pare se,une dhe ai nuk ishim edhe aq shoke te ngushte.Do dukej me shume si,shoke qe ndihmojne njeri-tjetrin ne 'cfare procesi lahen rrobat me ngjyra',por ne te njejten kohe 'dukesh yll me kete fustan,djemte do marroseshin pas teje',ku Rajan ishte njeri nga keto djem.Ishin sinjale qe ndonjehere do te dukej naivitet nese nuk i vije re qofte edhe me kolegun tend te punes.

 E pra,ate darke e pranova.E kaluam pothuajse te gjithe 24 oresh bashke.Mengjesi ishte ajo shetitja ne liqen,e me tutje,dreka na 'ndau' per disa ore,ku u pergatitem per darken tone te pare dhe ne darke,epo,si mund te perfundonim ndryshe.

Hengrem tek shtepia e tij.Ishte mbremja e pare,ku Rajan nuk me pyeti se cfare ideje kisha per te gatuar per ne darke,por beri gjithcka vete.Gjithashtu,kishte gatuar ushqimet e mia te preferuara dhe ishte kujdesur per cdo detaj.

"Mund te jete disi e cuditshme,por mendoj qe do genjeja veten time akoma dhe me shume,nese do te rrija ende larg.Dua te them,ndonjehere te kam menduar prane vetes,kur kemi biseduar ne chat dhe perse jo,kjo te ishte kaq reale sa sot."-me drejtohet.Krruaj fytin nga sikleti,por munda ta pertyp dhe ti kthej pergjigje.E pashe drejt e ne sy dhe mendova me ze te larte :

"Dukesh kaq i bukur! Se kisha vene re se sa mund te me benin per vete syte e tu"-thashe duke e pare si e hipnotizuar.Ai me kap doren dhe ma puth.

"Mari,hm,te dua!"-me thote dhe afron karrigen time afer vetes.Menjehere,pa me lene te flas,afron buzet e tij dhe i bashkon me te miat.E pas saj,puthje e puthje te zjarrta,shoqeruan ate mbremje,duke i dhene atij 24 oresh-i nje shije krejt tjeter.Mu dukte sikur kisha nje jete pa u dashuruar aq bukur.Rajan zgjoi dashurine brenda meje,qe kishte vite qe rrinte e strukur.

E nesermja ne pune nuk ishte aspak normale.Ishte kaq e veshtire te kishe perballe djalin qe kishe kaluar naten nje mbremje me pare.Me gjithe deshiren e madhe per ta shijuar mengjesin ne krahet e njeri-tjetrin,nuk do donim te ishim ne pune,por nje klient  i rendesishem na e prishi gjumin dhe 'alarmi' se pa ne te dy nuk behej marrveshje,na coi pupthi nga krevati.

"Brad Frenson,pronar i rezidences me luksoze ne qytet.Pronar i koorporates 'Marella'.Ky klient do te ndryshoje teresisht rrjedhen e kompanise sone.Beni me te miren"-mbylli fjalimin shefi,nderkohe qe ne te tjeret u shperndame neper zyra.

U ula ne tavolinen time e cila eshte e ndare me xham nga zyra e Rajanit perballe.

"Je bere shume e bukur sot.Me fal qe nuk ta permenda ne mengjes"-me shkruan mesazh.E shoh nga pertej xhamit dhe i buzeqesh.

"Edhe ti.Klienti me i rendesishem "-ia kthej dhe ai ben nje zemer me duar.


Anhedonia✔Where stories live. Discover now