.40.

71 27 1
                                    

Keto kohet e fundit po e perdorja me shpesh makinen si asnjehere...isha vetem nuk kisha truproja askund qe te me shoqeronin...po sillesha si njeri normal pa menduar se isha VIP...
Pavarsisht se koha ishte e bukur dhe me diell nuk isha aspak mire sot...ndryshe per Liamin qe nuk mu desh te kerkoja,per time moter kerkimet kishin zgjatur ca...nuk dija asgje per te deri sa mbarova se pyeturi neper jetimore se ku mund te kishte shkuar ajo pas perfundimit te qendrimit atje...
Ne fakt pergjigja qe une prisja nuk ishte aspak ne te njejtin nivel me ate qe mora..prandaj ky udhetim me makine s'po me shtyhej fare...
Syte i ndjeja te mbusheshin me nje shtrese te lehte vese...vesa fundja e humbi delikatesen e saj dhe nuk munda me...qava si asnjehere me pare...qava si nje njeri qe kishte qeshur shume...
Ndalova makinen para godines qe kisha si destinacion...lotet dhe zeri im i mbytur thyenin heshtjen ne brendesine e makines...
-Idiot...idiot...idiot...
Fillova ti bija timonit me koke...u shkreha edhe me shume ne vaj...nuk mund te ndaloja...isha fajtor per kete gje si mund te futesha brenda ?!
Cfare do me thoshte kur te me shihte surratin tim ? Pas kaq shume vitesh ?
Vertete me kishte marre malli per te sa do doja te me mungonte me teper se sekondat...ajo i kishte ngjare komplet nenes ime pervec syve qe si per cudi i kisha une...amanetin e nenes nuk e mbroja dot...c'iron ka jeta he ?
Kisha arritur te mbaja premtime te medha dhe ato te voglat...dreq aspak...
Para se te dilja nga makina u kontrollova ne pasqyre per te fshire lotet dhe vendosa syzet...qendrova balle per balle me godinen ngjyre mjalt...doja te ikja me shpejtesine me te madhe...por edhe doja te hyja...po cfare do shihja aman ?!
-Pershendetje...
Pershendeta nje infermiere qe ishte aty ashtu po e quaj nga nje uniforme e thjeshte e bardhe...
Kerkova ndihme nga ajo per te gjetur time moter...
-Klara...po eshte ne katin e dyte,dhoma numer 6...
-Faleminderit
Dhoma me numer 6...Zot,edhe dera e saj ishte me numrin 6...6 shtatori...pavarsisht se sa i forte mund te isha bere,nuk kisha si te qendroja teresisht i forte ketu perballe saj...sidomos kur isha fajtor...
Motra ime kishte perfunduar ne nje spital psikiatrik...u kujtova qe ajo ngeli brenda me nenen time kur une u flaka jashte shtepi nga vete babai im...vetem ajo dhe Zoti ishin deshmitare te asaj dite makabre...nuk mund ta imagjinoja se c'mund te kishte pare ate dite...
Traumat e saj qe nga femijeria nuk u sheruan kurre...PTSD ose ndryshe crregullim i stresit post-traumatik...
Keta persona qe kane kete problem mund te nxisin mendime ose ndjenja te lidhura me pervojen qe kane kaluar...shpesh kane shperthime te zemerimit dhe frikes ne menyre te frikshme...shpesh edhe miksohen me njeri-tjetren...
U afrova prane dhomes se saj dhe para se te futesha u mbeshteta tek muri...mora fryme thelle dhe i dhashe kembeve te ecnin para...
Hodha syte rreth e rrotull dhe dukej gjithcka e paster e bardhe dhe ne rregull...sikur te mos rrinte kush aty...prisja te shihja rremuje dhe gjera te tilla si keto por jo...
Nje zonjushe me floket e saj te gjate me onde ngjyre geshtenje ishte ulur ne prag te dritares...ishte mbledhur kruspull dhe floket e saj i mbulonin trupin...fytyren e mbante vetem nga dritarja...sikur priste dike...
Ndjeva syte te me mbusheshin me lot...i ngrita syte lart si per te shmangur renien e loteve poshte...mora fryme thelle serish dhe hyra brenda ne dhomen ku ajo qendronte...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now