.29.

81 28 0
                                    

-Perse nuk me ke treguar me pare Celeste per letren ?
-Me kishte dale nga mendja Nikolai...me
fal...
-Celeste nuk ka gje por e ke lexuar letren ?
-Jo...nuk e kam prekur me dore...
-Mbase ate do e lexoje vete Persi dhe jo ne...
-Ke te drejte i dashur...ku eshte tani Persi ?
-Persi eshte ne dhomen e tij besoj...do shkoj ta shoh dhe do flas me te gjere e gjate per cfare ka nevoje ai per ndihme...
-Une dua qe ai te jete mire Nikolai...vetem kaq...
-Dhe ashtu do behet Celeste mos u shqeteso....
Isha ne dhomen time si perhere tek dritarja ulur ne pragun e saj..kisha filluar te shqetesohesha si teper per veten...shume dyshime kishin filluar...a po cmendesha ?
Nuk isha i cmendur jo...nuk ishte kjo...mua me duhej vetem te beja paqe mes dy personaliteteve te mia..duhej te dija te kontrolloja ate me te dobtin...por fakti qe Nikolai nuk po i bertiste gruas se tij dhe mua me ngjau si e tille me ka futur friken ne palc...mos po e nuhas pak si shume rrezikun ?
-Persi,bir mundem ?
Tunda koken ne shenje pohimi dhe zbrita qe aty ku isha i ulur...Nikolai me beri me dore qe te ulesh ne shtrat bashke me te...
-Atehere...fjete mire mbreme ?
-Po
-Te shqeteson ndonje gje bir...si pershembull mendime,endrra apo...
-Makthe...
Une shoh makthe...cdo nate ne te njejten ore...me torturojne sa me nxjerrin gjumin dhe nuk mund te fle me pastaj...
-Rri zgjuar deri sa te agoje ?
-Po...
-Bir kjo te shkatrron e di ?
-Por fundja edhe gjumi sikur iken pas atyre maktheve...
-Pervec maktheve ka ndonje gje tjeter ?
Sheh njerez bir ose degjon zera ?
-Ndonjehere shoh gjera qe lidhen me te shkuaren ndonjehere shoh nenen time...degjoj nje ze te brendshem qe eshte teper frikacak dhe i trembur nga cdo gje qe e rrethon...
-Cfare do thote kjo ?
-Nikolai une nuk jam i cmendur...nuk jam psikopat...e gjitha eshte nje lufte me veten time tjeter...une duhet te zgjedh njerin prej tyre ose e gjithe kjo disbalance do me torturoje gjithe jeten...
-Bir e degjon ndonjehere zerin tend ai sikur ndryshon..nje here eshte i bute heren tjeter i eger si i nje te rrituri..serioz...
-E di Nikolai...une duhet te zgjedh njerin prej tyre...
-Bir kur te degjoj per gjithe keto duket sikur je i pushtuar...cdo njeri ka xhindet e tij por...
-Nikolai une nuk jam i pushtuar dhe as qe kam xhinde...duhet te me kuptoni...
-Bir kam dhe nje pyetje ?
-Po me thoni...
-Ate dite kur nena jote...dua te them ishe aty kur nena jote v-vdiq...e pe skenen ?
-Jo nuk e kam pare pasi babai im me nxorri jashte dhe humba ndjenjat nga goditja e kokes ne gure...e vetmja gje qe kam pare ishte...ishte ajo e shtrire ne toke e pa..pajete...
-Mbase edhe kjo mund te kete shkaktuar te gjithe kete gjendje ne te cilen je bir...jane mbledhur si re te zeza dhe duhet trajtuar...
-Ne rregull...
Nata ra shpejte dhe keshtu shkova si cdo here ne shtrat duke e paralajmeruar veten per oren 3:00...e njejta gje ndodhte cdo here...babai qe vriste nenen time por
si asnjehere tjeter sonte po e vriste para syve te mi...ishte dicka e re...nuk po duroja dot...gulcoja dhe djersisja...sillesha sa andej kendej ne shtrat...
-Jo...jo te lutem...baba te lutem...mos e bej
Babai u soll nga une ne enderr dhe me thiken ne dore sic ishte donte te me vriste edhe mua...
-Baba...cfare po ben...jo..jo
-Persi...
-Te lutem mos e bej...
-Persi...
-Joooo...
Ndjeva nje te prekur ne supet e mia dhe ashtu sic isha nga gjumi iu hodha me
duar ne qafe njeriut qe po me prekte...
-Mos me prek baba...
-Pe...rsi jam une...Nik..
-Nikolai...
Hoqa duart nga fyti i tij...pash Nikolain mbi shtratin tim qe kollitej...pa kuptuar endrra ishte bere njesh me realitetin...
-Me vjen shume keq...nuk e bera me qellim ju betohem...
-Qetesohu bir...mos u shqeteso ne rregull...ishte enderr...kaq eshte e gjitha qetesohu...
-Me vjen shume keq...
Ndjeva lotet ti leshoja poshte...mund ta kisha vrare ate...cfare po behej me mua...
-Shhh Persi...do e rregullojme
bashke...do te behesh shume mire...gjithcka do filloje qe neser...
Dhe ashtu u be...pas asaj nate te tmerrshme,vizita te pafunda ne psikolog dhe orare sa andje kendej mbushen agjenden time..pyetje te shumta deri diku te ngjashme,u versulen mbi mua per gati 1 vit...pa harruar dhe ilacet qe me jepnin...ngjarjen e asaj dite nuk do e harroja asnjehere,ishte si nje tablo e pikturuar ne mendjen time qe vetem vdekja mund ta fshinte...pavarsisht se nuk munda ta harroje ate cka kisha kaluar ne nje fare menyre e gjitha erdhi disi me e bute...sikur nuk pikonte me aq gjak sa kish pikuar dikur ajo plage...arrita te kontrolloja dy personalitetet e mia...Persi ia arriti perfeksionit....ai ishte shendosh por Persivali ishte viktima e psikopatrive qe infektonin dhe anen tjeter timen...nje vit mund ta them iku dem,mbase edhe jo aq dem pervec pjeses se parave dhe ilaceve qe nuk i pija...
Psikologia qe une isha pacient arriti te pakten te me kuptonte se per cka behej fjale...njerezit e thjeshte mund te me quanin te shkare,idiot,te krisur,te semure mendore ama une nuk isha ai rast...
-Dhimbja e thelle mund te ndryshoje psikologjine dhe  personalitetin e nje personi pergjithmone.
Ndryshimet fillestare qe ndodhin menjehere pas vuajtjes se nje humbjeje te konsiderueshme mund te kalojne pa u vene re per disa jave ose muaj pas vdekjes se nje te dashuri ose pervoje tjeter traumatike...Persi nuk eshte nga ato rastet ku ka qene prezent ne vendngjarje...por ajo cka ka ai eshte ndryshim personaliteti...
-Pra do te thote se eshte sheruar ?
-Duhet te kemi dicka parasysh zonja Wilson...terapite tek psikologet nuk kane qellime rregullimi apo ndreqjeje te pacienteve...ne kemi rol vetem per te udhehequr ate person per t'iu pergjigjur pyetje qe e stermundojne ate dhe qe jane ne funksion te mire te tyre...
Persi kishte nevoje per nje vesh qe ta degjonte dhe ta bente qe te kuptonte me mire veten e re qe ai ka fituar si rezultat i asaj cka kaluar...une e pajisa ate me aftesine e nevojshme qe ai te jete ne gjendje te kuptoje veten...potencialin e tij...tani ai beri paqe me dy vetet e tij...ai zgjodhi te jete Persi me te kaluaren e Persivalit...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now