Kur Dashurohen Shkrimtaret (...

By librashqip

8.8K 555 67

E perfunduar ✔ Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C More

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
22
23
24
25

21

224 18 1
By librashqip


Gruaja u ngrit ne kembe dhe filloi te largohej, ndersa ai e ndoqi me sy per pak sekonda.
Mendoi se ajo do ishte ndonje nga ato femra te cilat kane nje jete te lodhshme duke ndjetur kot, nje femer e trishtuar nga jeta qe bente, ose nje grua e ve te ciles i kishte vdekur i shoqi.
Pas saj edhe ai u drejtua andej nga kishte ardhur.
Nderkohe qe ecte ne rrugicen e cila te conte drejt shtepise se tij, ai ve re se perballe kishte vajzen te cilen e kishte pare shume here te hynte dhe te dilte nga shtepia qe gjendej perballe shtepise se tij. Shpejtoi hapat per t'iu afruar me teper ne menyre qe ta shikonte ne fytyre, por ajo e kishte pare me perpara se ai qe gjendej mbrapa saj dhe filloi te shpejtonte hapat... Per fare pak i shpetoi dhe u fut ne shtepi. I erdhi aq shume inat sa filloi ta humbiste durimin, nuk e kuptonte se ajo fshihej nga ai, se arsyeja pse nxitonte gjithmone iste se nuk donte qe ai ta shikonte, atij i dukej rastesi qe asnjehere nuk ja kishte shikuar dot fytyren.

Ishte mengjes dhe si cdo mengjes arsyeja pse ai zgjohej aq heret, ishte per faj te gjelit te komshiut , i cili ja merrte kenges per qefin e tij qe ne pik te mengjesit.
U zgjua si gjithmone, me mallkime per gjelin dhe ekzistencen e tij. Ne mendjen e tij e kishte vrare dhe e kishte ngrene disa here ate gjel, tani i duhej vetem qe ta bente ne praktike.

Doli jasht ashtu i pergjumur me nje sy hap dhe tjetrin mbyllur dhe pa se mos ndoshta poshte deres kishte ndonje leter, por pasi pa se nuk kete here anonimja e kishte harruar u ul tek shkallet dhe po priste t'i dilte gjumi. Ne rruge tek tuk shikoje ndonje njeri qe ikte ne pune, aq heret ishte sa dielli nuk kishte dal akoma.

Me tutje, e veshur me nje xhupoks, me floket e saj te zeza te leshuara mbi supe po afrohej Visa, e cila po shkonte per ne pune. Ajo ve re se Dilan ishte ulur tek shkallet, kishte vendosur krahet tek gjunjet ndersa koken e kishte mbeshtetur mbi krah. Ajo u afrua tek ai dhe u perkul per ta shikuar ne sy

"Po fle?" e pyet ajo gati ne te qeshur

"Gati jam" pergjigjet ai duke hapur njerin sy

"Paske qendruar vone mbrem ee" thote ajo duke e zgjatur zerin ne fund

"Jo, jam zgjuar shume heret dhe jam pergjumesh. Mire une po ti pse kaq heret?" e pyet dhe ngriti koken lart me pas u shtriq.

"Te shtunave punoj heret sepse ne dark dal me shoqerine" thote Visa mbasi ai u perqendrua tek ajo

"Shiko, sot ka nje shoqe ditlindjen dhe do dalim ne mbremje, do me shoqerosh?" shton ajo

"Po me propzon te dalim bashke" i thote Dilan duke qeshur

"Eshte nje menyre per t'u njohur me teper dhe per t'u argetuar" ia kthen ajo mbasi qeshi pak

"Pse jo, kam nevoje te dal" thote Dilan pa e ditur se cfare e priste ne ate feste.

Ate dite kishte vendosur te ruante vajzen qe kishte shtepine perballe tij. Ia kishte vene qellim vetes qe ta shikonte te pakten nje here ne fytyre, sa per te hequr ate kuriozitet qe e kishte pushtuar ne lidhje me vajzen. Priti rreth dy ore aty i ulur por ajo nuk doli. Nuk kiste guxim te pyste as Visen dhe as ndonje njeri tjeter sepse kushedi cdo mendonin, keshtu qe duhet ta zbulonte vete misterin qe kjo vajze mbarte.

Pak nga pak mbremja po afronte. Visa po e priste jashte nderkohe qe Dilan po vishej. Ne te njejten kohe edhe vajza e shtepise perballe del nga porta dhe mer rrugen drejt qendres se qytetit, atje ku do shkonin edhe Visa me Dilan.
Gjendeshin me festen e vajzes qe kishte ditlindjen. Muzike, pije alkolike, kercim, femra te gateshme per cdo gje dhe ne qoshen e atij bari gjendej edhe Dilan i cili po pinte nje gote i vetem, sepse Visa po kercente me shoket dhe shoqet e saj. U merzit aq shume ne ate feste sepse e lan vetem, Visa u harrua me te tjeret dhe as qe e vriste me mendjen per ate, ndoshta edhe pija e teperuar e bente qe te mos mendonte se Dilan ishte aty.
Dritat e barit u ulen dhe nje erresire mbizotroi. Dukeshin fare pak njerezit sa i dalloje vetem si hije. Ne sfond u degjua nje kenge e lehte vallezimi dhe te gjithe po kercenin. Ai la goten dhe ndaloi vajzen e pare qe i kaloi prane

"Mund te kercejme bashke?" e pyet ai, por nderkohe e kishte kapur nga beli dhe i kishte shtrenguar njeren dore.

Aroma e flokve te saj ju perplas ne fytyre duke i mbytur eren e alkoolit qe ai kundermonte.
Ajo nuk tha asgje vecse ndoqi levizjet e tij duke kercyer, nderkohe qeshte me vete!
Kenges po i erdhi fundi dhe dritat u ndezen. Ajo ngriti koken lart dhe pa Dilan i cili kishte mbyllur syte dhe vazhdonte akoma te kercente. Uli koken dhe u leshua nga krahet e tij duke u ngaterruar mes njerezve dhe shkoi drejt daljes duke nxituar.
Ai hapi syte i cuditur dhe nuk po e kuptonte se kush ishte vajza me te cilen kerceu... Kishte aq shume vajza aty sa nuk merrej vesh.
Ajo nderkohe hoqi perparsen e kamarieres dhe e hodhi ne kazanin e pare te plehrave qe i doli perpara, me pas filloi te vraponte. Vraponte shpejt edhe pse e dinte se ai nuk i ishte vene mbrapa. Ne fytyren e saj filluan te rridhnin lot, ajo qante sepse e urrente fatin qe gjithmone e perplaste me ate, sikur i thoshte "Ky eshte per ty" me pas ajo refuzonte dhe largohej por fati serish i fliste "Ja ku e ke serish, merre" dhe ajo vetem vraponte, per t'iu larguar fatit te saj, por a mund t'i largohesh fatit?!

Dilan u ul serish perballe banakut. Ne kurriz i ngjitet Visa e cila ishte bere thumb ne alkool, kishte pire aq shume sa nuk pushonte se qeshuri.
Ai e pa dhe gjeja pare qe mendoi ishte se si do e conte ne shtepi ne ate gjendje, por e keqa ishte se nuk i dinte as shtepine.
Ajo i ngjitej dhe e puthte neper fytyre, ndersa ai mundohej te mbante distance dhe nuk e kuptonte pse po e bente, ajo ishte aq e bukur sa cdo mashkull do e deshironte mundesine qe ai kishte.

"Ikim ne shtepi" i thote ai dhe e merr nga krahu duke u drejtuar per nga dalja.

Ju desh ta mbante ne kembe per gjate gjithe rruges, sepse ne cdo hap qe ajo bente dukej sikur do rrezohej.

"Ti me pelqen shume Dilan" thote ai duke e kapur ne qaf dhe filloi serish ta puthte...

"Sa keq qe te piret nuk genjejne" peshperin ai duke e larguar, por largohej ajo?

I ishte ngjitur aq keq si cemcakezi neper floke.
Ishin perballe shtepise se tij, ne te gjitha anet ku hidhte syte shikonte rrugica por nuk dinte ke te merrte qe te gjente shtepine e saj.

"Nga cila ane e ke shtepine?" e pyet ai

"Ketej, jo prit, eshte andej me duket" ia kthen ajo duke drejtuar gishtin nga qielli

Pa c'pa e futi brenda ne shtepine e tij dhe mbylli deren. Ajo ra e vdekur ne divan, thua sikur po vdiste per gjume.
Dilan u shtri ne divanin tjeter dhe mbylli syte, ndihej i lodhur dhe i merzitur, mendja i rrinte akoma tek autorja e letrave qe i vinin poshte deres.
Gjate kohes qe Dilan po flinte gjume, Visa u ngrit dhe ashtu e trullosur sic ishte u shtri mbi Dilan, i cili u tremb per nje moment, por me pas kuptoi se ishte Visa, vinte era alkool.
Ajo e shtyu pak nga pak derisa beri vend prane tij.

"Me perqafo" peshperin ajo dhe i vuri doren ne kurriz duke e afruar prane vetes.

Dilan hezitoi per nje moment, por me pas e perqafoi dhe mbylli syte duke fjetur prane saj.

Ishte mengjes, por kete here ndryshe ng mengjeset e tjera gjeli nuk arriti ta zgjoi heret, sepse ishte lodhur aq shume sa kur u zgjua i dukej sikur kishte qene i vdekur dhe jo ne gjume.
Ai hap syte dhe sheh Visen te shtrire prane tij, ne trup ajo kishte vetem sytjenat dhe te mbathurat, u mundua se mos ndoshta kujtonte ndonje gje nga mbremja e kaluar por jo, asnje fragment nuk i vinte ndermend!
Visa hap syte dhe i buzeqesh atij ne nje menyre te cuditeshme.

"Cfare ndodhi mbrem?" e pyet ai duke hedhur syte nga trupi i saj.

Ajo pa veten gati lakuriq dhe mbasi u mbulua me copen e holle u kthye per nga ai.

Dilan u ul prane saj dhe duke e kapur nga faqet e pyet serish

"Mban mend cfare ndodhi mbreme?"

Ajo i heq doren dhe e perqafon duke e shtrenguar fort, aq fort sa ai u detyrua te afrohej me prane saj ndryshe do thyhej ne mes.
E puth ne faqe me pas duke i buzeqeshur i thote
"Sigurisht qe e mbaj mend"

"Cfare ndodhi?"

"Asgje, kisha vape nga pija dhe u zhvesha, mos k'i frike nuk ka ndodhur asgje tjeter" ia kthen ajo duke buzeqeshur

"Prandaj nuk mbaj mend gje une sepse nuk ka ndodhur gje, shyqyr" shton ai

"Shyqyr? Pse nuk ja vlej une per ty?

Nuk jam mjaftueshem apo cfare?"

"Je me shume se mjaftueshem, je e bukur, e zgjuar, je e mire, ke gjithcka te mire prandaj thashe shyqyr sepse nuk dua te lendoj" ia kthen ai duke i vendosur doren mbi faqe.

Ajo i buzeqesh dhe e perqafon serish.
Ai del jashte per te blere per te ngrene. Kalon m'u perpara deres se shtepise ku dilte gjithmone vajza misterioze, u mundua te shikonte pertej hapsirave te deres, se mos ndoshta shikonte ate, por jo, jashte nuk gjendej askush.
Kur u kthye beri te njejten gje, i dukej vetja si nje njeri i fiksuar, si nje manjak qe ruante njerezit. U fut brenda ne shtepi, pa se Visa kishte ikur, por mbi tavoline kishte lene nje leter "Faleminderit, je shume i mire" ai e merr letren dhe buzeqesh kur e lexon, gjate jetes se tij nuk kishte pasur nje shoqe, nje shoqe te cilen ta shikonte si shoqe dhe vetem si shoqe, tek Visa shikonte nje shoqe te tille, nje moter te cilen nuk e kishte pasur kurre.

Qe nga ajo dite kishin kaluar 4 dite dhe ai priste cdo nate tek dera se mos futej ndonje leter, por keto dite ajo nuk ishte bere fare e gjalle dhe kjo gje po e terbonte Dilan.
Ishte ora 21:14 kur ai kalon afer deres dhe ve re se letra qe kishte dite qe e priste kishte ardhur. Ai hap deren dhe del jashte duke veshtruar per nga rruga. Vajza e cila nuk pati kohe te largohej, u fsheh serish mbrapa luleve dhe zemra gati sa nuk po i plaste nga frika. Dilan u fut serish brenda dhe nga kurizoiteti i tepert gati sa nuk e grisi letren duke u munduar qe ta hapte. U ul ne divan dhe filloi te lexonte. Vajza u afrua tek dritarja dhe po shikonte Dilan teksa lexonte letren.

"Me pare te kam shkruar sa shume te adhuroja dhe sa shume te doja, kete here harroi te gjitha, ishin vetem fjale te kota, nuk je dashuri, nuk je asgje per mua.
Mendoja se te doja por kur te pash te futeshe me nje femer tjeter ne shtepi, te urreva me gjithe shpirt dhe te urrej akoma. Si nuk nuk e kuptova me pare qe je vetem nje idiot, ja c'je ti, nje idiot, idioti me i madh qe kam njohur, por me idiote jam une qe mendoja se ti ishe ndryshe.
Kjo eshte nje leter lamtumire, s'do te shkruaj me kurre, te urrej dhe mos mendo se jam xheloze, nuk jam xheloze dhe as qe me plas se cfare ben ti dhe sa qe ta dish, ate nate kur ishe ne ate festen e ditlindjes kerceve me mua, kur pash fytyren tende sa nuk me ra te fiket por e mblodha veten dhe te ika nga duart, te ika pergjithmone.
Lamtumir idiot" kishte shkruar ajo.

Dilan ne vend qe te prekej filloi te qeshte me te madhe. Ajo filloi te kafshonte bluzen nga inati, gati sa nuk u ngrit ne kembe dhe te shkonte t'ia shkulte dhembet.
Dilan ktheu koken nga dritarja dhe pa hijen qe futej m'u brenda shtepise, nje drite qe ishte perballe shtepis tij reflektonte hijen e vajzes e cila nuk kishte kuptuar asgje. Ajo ngre serish koken dhe sheh se ai nuk ishte me aty. Zgjati koken me teper duke u munduar se mos e shikonte por serish asgje.
Dera kryesore u hap dhe ai doli me shpejtesi qe aty. Ajo u tremb aq shume sa u hodh perpjete duke bertitur me pas futet anesh shtepise duke u munduar te dilte ne anen tjeter por per dreq ngeci tek telat, me teper u tremb kur ndjeu doren e tij t'i kapte krahun.

"Nuk ke nga iken tani" i thote ai duke e kapur nga beli dhe e ngre lart per ta nxjerre ne anen ku ishte ai.

Kur dora e tij shtrengoi krahun e saj, nje dritherime ia pushtoi te gjithe trupin, aq sa e ndjeu deri ne palc te kockave. Ai e shtrengoi fort nga frika se mos i ikte serish, se mos do humbiste ne erresire dhe nuk do e kishte me mundesine ta shikonte se kush ishte.
E kapi nga beli dhe, me delikatese se mos e vriste e kaloi nga ana tjeter e telave, ne anen ku edhe ai vete ishte. Dora e tij rreshkiti mbi lekuren e saj kur ai e leshoi, lekure e tendosur.

"Leshom idiot" therret ajo duke e shtyre qe te largohej, por kete here nuk mund te bente asgje per t'u larguar, sepse dora e tij e shtrengonte aq fort sa filloi te ndiente dhimbje.

"Nuk me iken dot" thote ai duke ia kryqzuar krahet dhe e mbeshtet pas vetes "Tani te shohim pak fytyren tende te bukur" shton ai dhe fillon ta shtyj drejt drites!

"C'te ben te mendosh se jam e bukur? Jam e shemtuar, mos me nxirr ne drite sepse do zhgenjehesh" thote ajo ndrekohe qe bente rezistence

"Sepse e di qe je e bukur, shkruan bukur, ke nje ze te bukur, keshtuqe edhe fytyren duhet ta kesh te bukur" ia kthen Dilan dhe fillon ta shtyj me shume.

"Je nje idjot, me lesho perndryshe do bertas" vazhdoi ajo te thoshte dhe ngriti zerin

"Bertit, do i them te gjithve qe ishe duke me shikuar nga dritarja nderkohe qe ndrohesha, ose do i them qe ishim brenda ne shtepi bashke" thote Dilan dhe vazhdon ta shtyje.

Drita ishte fare pak larg, me ne fund do merrte vesh se kush ishte ajo qe e kishte torturuar per kaq shume dite, qe e kishte lene pagjume dhe per me teper qe e kishte bere te ndjente per dike qe nuk e njihte.

"Nuk do guxoje" tha ajo dhe vuri kemben tek muri qe te mos shkonte drejt drites "He te lutem mos me nxirr ne drite, me ler te shkoj" shtoi vajza, por Dilan nuk e degjoi.

E mori ne krah dhe me ne fund ishin ne drite, aty ku fytyra e saj do dilte me pah, aty ku do merrte fund misteri i vajzes se letrave anonime.
Ai e leshoi dhe i doli perpara per t'i shikuar fytyren! Vajza u dorzua, nuk kishte me kuptim te vazhdonte ate loje qe e kishte kaluar cakun.
Qendronte perballe drites, me floket qe i mbulonin fytyren, duart te cilat i dridheshin, kembe qe me zor e mbanin dhe me nje zemer qe gati sa nuk po i shperthente.
Ai u afrua tek ajo, futi doren mes flokve te saj te gjate dhe vjeshtarak, me pas e preku tek mjekra duke ja ngritur koken lart.

"Me thuaj, ti je vajza e shtepise perballe shtepise time apo jo? Je ajo qe cdo mengjes del duke nxituar, me koken ulur dhe kthehesh gjithashtu duke nxituar. Ti je apo jo?" e pyet ai akoma pa i larguar floket qe drita te futej plotesisht tek fytyra e saj.

"Po une jam, jam ajo vajza qe gjithmone te shikon fshehurazi kur ti rri tek shkallet, kur luan me femijet, kur ulesh tek kolltuku yt dhe fillon shkruan. Jam ajo qe mbremjeve te vona te shikon nga dritarja, te adhuron ne cdo gje qe shkruan dhe mendon.
Une jam vajza qe te le letra poshte deres, qe naten qan per ty, se te imagjinoj me tjeter ne krah, jam ajo qe behet xheloze per ty, aq xheloze sa me vjen t'i kap nga floket ato vajza qe te afrohen dhe te fshij rruget me kokat e tyre. Une jam." thote ajo dhe disa lot i rrodhen neper fytyre.

Ai e preku fytyren e saj te lagur, e preku me duart e tij qe dridheshin si kurre me pare, preku faqen e saj te nxehte dhe te njomur nga lotet, buzet e saj mishtore, formen qe vetullat kishin, mjekren, e preku me syte mbyllur dhe e pa fytyren e saj ne mendjen e tij pa qene nevoja ta shikonte me sy, ajo ishte e bukur ne mendimet e tij.

"Kur t'i largosh floket e mij do kuptosh shume gjera te tjera, te cilat nuk t'i merr mendja kurre, qe do te benin te dyshoje sesi ka mundesi te ekzistoj nje rastesi e tille" i thote Vajza me zerin plot ngasherima "Ose nuk do kuptosh asgje, sic ndodhi heren e fundit" shtoi ajo.

"Zeri yt me duket shume i njohur, sikur e kam degjuar diku, shume kohe me pare, por edhe se fundmi, menyra si flet ngjan me ate, por nuk ka mundesi, nuk mund te jesh ti" thote Dilan duke hapur syte dhe largoi ngadale floket nga fytyra e saj.

Continue Reading

You'll Also Like

1.5M 110K 42
"Why the fuck you let him touch you!!!"he growled while punching the wall behind me 'I am so scared right now what if he hit me like my father did to...
2M 111K 96
Daksh singh chauhan - the crowned prince and future king of Jodhpur is a multi billionaire and the CEO of Ratore group. He is highly honored and resp...
2.2K 214 2
After 15 years separation, Will two lovers be back together or There will be hurdles between them. Peeps into to find more.
4.1M 169K 63
The story of Abeer Singh Rathore and Chandni Sharma continue.............. when Destiny bond two strangers in holy bond accidentally ❣️ Cover credit...