Kur Dashurohen Shkrimtaret (...

By librashqip

8.8K 555 67

E perfunduar โœ” Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C More

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
21
22
23
24
25

20

247 16 3
By librashqip


Kur hapi deren pa syte e hirte te Vises, e cila qendronte perballe tij me gishtat e gershetuara me njeri tjetrin dhe me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre.

Per nje moment ai filloi te mendoi se letren e kishte derguar ajo! Por pastaj u kujtua se ajo nuk dinte asgje qe ai ishte shkrimtar, ose ajo po bente te padituren, ai gjithmone dyshonte per cdo dyshim qe kishte.
I beri pershtypje se c'donte ajo ne pik te mengjesit ne shtepine e tij! Por tashme ishte mesuar me gjera te tilla, me femra qe i qepeshin mbrapa dhe gjenin shume lloje pretekstesh per te dal me te.
Ai i buzeqeshi dhe e shikon ne sy, ne ata sy te hirte si ditet me shi.

"Te zgjova?" e pyet ajo duke u perkedhelur

"Jo jo, isha zgjuar me kohe" thote Dilan, nderkohe qe tymi i cigares qe mbante ne dore i kalonte para fytyres.

"Mendova se meqe je i ri ketu, te dilnim te shikoje qytetin, te hanim ndonje akullore meqe eshte ngrohur koha ose te pijme dicka" thote ajo

"Doja te merresha me pune ketu ne shtepi, por ndoshta do me bente mire nje shetitje" ia kthen Dilan dhe futet brenda per te marr xhaketen, me pas sheh letren qe kishte lene ne tavoline, e merr dhe e fut ne xhep, me pas del jashte.
Po ecnin te dy me nga nje akullore me dore dhe ajo po i tregonte emrat e lagjeve, librarine, kishen, xhamine, teatrin, bashkine dhe shume gjera te tjera.

"Ulemi tek ai lokali?" e pyet ai duke drejtuar gishtin ng lokali ne anen tjeter te rruges.

"Si te duash" ja kthen ajo

Kalojne rrugen dhe ulen tek nje tavoline aty jashte.
Ai donte te bente dicka prandaj donte te ulej dike me te, donte ta vertetonte nese ajo ishte vajza e letres apo jo.
Kishin kaluar 15 minuta dhe ai akoma nuk kishte tentuar te bente gje, por durimit i erdhi fundi.

"Do me shkruash pak dicka ne kete leter?" e pyet ai dhe i ve perpara asaj letren e tavolines se ciles ja grisi nje cope ne cep. Nderkohe po nxirrte stilolapsin nga xhepi i xhaketes ai shikonte syte e saj te hirte qe po e shikonin me cudi.

"Cfare te shkruaj?"

"Shkruaj, nese nje dite do shuheshin yjet, hena dhe dielli do arratiseshin se bashku ne nje tjeter dimension, nese bota do shkonte ne dreq do me mjatonte te kisha ty prane dhe nuk do me interesonte aspak" thote ai ngadale ndersa ajo shkruante.

Mbasi mbaroi e shikoi akoma me e cuditur se ne fillim

"Kush e ka thene kete?" e pyet ajo

"E kam lexuar tek nje liber" ia kthen ai dhe i terheq letren nga dora.

"Dhe pse duhet ta shkruaja une?"

"Po ja sepse e kam zakon te ruaj nje shkrim cfardo qofte nga dikush me te cilen rri apo dal" ia kthen ai duke futur letren ne xhep.

"Je i cuditshem" thote ajo duke qeshur

Mbasi ndjeten edhe pak, dolen dhe u drejtuan per ne shtepi.
Teksa ecnin ne rruge ajo e shikonte nderkohe qe ai fliste, e shikonte ne nje menyre sikur e donte ne cdo fjale qe thoshte, sikur po e leshonte veten per t'u dashuruar pas tij.
Ishin m'u perballe shtepise se tij. U pershendeten dhe Visa filloi te largohej, ndersa Dilan ktheu kurrizin dhe nderkohe qe po drejtohej tek dera e shtepise degjoi nje porte hekuri qe u mbyll, ktheu koken dhe pa vajzen e shtepise perballe, e cila kishte ulur floket perballe fytyres dhe po ecte shpejt si gjithmone. Ai e shikoi per pak, pastaj u fut brenda duke menduar se mos ishte ndonje njeri i semure apo me probleme mendore.
U ul ne divanin poshte dritares dhe nxorri letrat per t'i krahasuar shkrimin mes tyre, por nuk ngjasonin fare, shkrimi i Vises ngjante si kembet e pules.
Qe ate dite kishin kaluar 4 dite.
Ishte mbremje.
Dilan po shkruante, kishte fikur driten elektrike dhe kishte ndezur nje llambe zjarri per t'i bere drite, sepse ashtu frymzohej me teper.
Nderkohe qe shkruante ai ndjeu nje zhurme qe vinte nga jashte shtepise. Doli dhe hodhi syte rreth e qark, por nuk vuri re asgje, ishte shume erresir dhe pervec disa bulkthave nuk degjohej asnje zhurme tjeter.
Ai mbyll deren dhe ulet serish ne karrigen perballe tavolines.

Ajo u qetesua sepse ai nuk e pa, ishte fshehur pas luleve te porsacelura, me pas u afrua tek dera dhe la serish letren tjeter me pas u largua duke vrapuar qe te bente zhurme neenyre qe ai te shikonte letren. Ai u ngrit dhe hapi serish deren, ne shkallen e pare pa letren e bardhe. E mori ne duar dhe buzeqeshi i lumtur.

Ai u mundua te shikonte ne erresire se mos ndoshta do dallonte ndonje gje, por aty nuk kishte asgje pervec bulkthave qe kendonin.
Mbylli deren dhe u fut brenda, ne fytyre kishte nje buzeqeshje nga ato te medhat, nga ato vesh me vesh. Me duart qe i dridheshin nga gezimi se kishte marr dhe nje leter tjeter ai hap letren dhe hedh pertoke zarfin...

"Jam prape une...e di duhet te kisha lene gjithcka me ate leter por deshira per te shkruar serish ishte me e madhe se logjika, ne fakt une kam shkruar shume per ty, as qe e ke idene sesa, ka letra plot qe nisin me emrin tend, por qe une kurre nuk ti dergova...deri mbremjen e para nje jave.
Mund te te duket nje loje ose, ose une mund te te dukem nje njeri me probleme te renda mendore por...te dua!
Po Dilan, te dua, u be kohe qe te dua keshtu ne heshtje, ku te kerkoj dhe te gjej vetem mes librave te tu, kujtimeve te pakta, shkrimeve te mia ne oret e vona te nates , atehere kur ti fle...me nje femer tjeter kushedi!
Jam dashuruar keqas me ty, me syte e tu kaf te cilet fshehin nje trishtim universal, me menyren si shikon, si rrudh vetullat, si flet, te dua deri ne detaje te qenies tende .
Je dashuri Dilan...je dashuria ime e madhe...!
Kushedi, ndoshta vret mendjen se kush jam, ndoshta dyshon tek njerezit qe ke afer, por dua te dish se nuk jam afer teje, jam aq larg sa ti nuk e mendon dot, por jam edhe prane njekohesisht, jam shume prane teje me shpirt, me mendime, me endrra.
Kane kaluar vite qekur ti me preke doren, atehere kur ma shtrengove me doren tende te bute, por une nuk e kam harruar ate ndjesi te prekjes tende, nuk kam harruar menyren si ti shikon, si flet, si buzeqesh lehtazi me cepin e buzes sikur ke frike se buzeqeshja e madhe te vret. Tani po vret mendjen se kush jam, do kesh takuar aq shume njerez sa mua do me kesh harruar, do jem futur aq thelle ne kujtesen tende sa me ke mbuluar me harrese, por une jo, une te kujtoj cdo nate kur fle. Kur mbyll syte me shfaqet fytyra jote serioze, e vrazhde por edhe e embel njekohesisht, s'e di pse pas kaq shume vitesh duhet te mendoj akoma per ty. Ne fillim mendoja se ishe nje pelqim, nje fiksim i momentit pasi te gjitha vajzat e shkolles flisnin vetem per ty, thonin se te kishin takuar madje kishte nga ato qe thonin se te kishin puthur, une ndihesha xheloze sa me vinte t'i kapja nga floket dhe t'i fshija te gjitha rruget e qytetit me to. Pas kaq shume vitesh akoma vazhdoj te ndjej, por me teper se dikur, tani e di qe nuk je fiksim dhe as pelqim, je dashuri sepse dashuria zgjat kaq shume.
Dua them se me kishte marr malli per ty, me kishte marr malli te shikoja Dilan, pas kaq shume vitesh pash serish fytyren tende dhe ishte vertete gje e bukur.
Ndoshta do te shkruaj serish, ndoshta jo, por sa here te ndihesh vetem dhe te qash kujtohu se jam prane teje duke te dashur cdo here e me fort." kish shkruar ajo.

Dilan filloi te dashurohej pas atyre letrave, pas ndienjave qe ajo kish shkruar ne leter, pas menyres se si i shprehte ndienjat e saj dhe si ato fjale e perqafonin ne shpirt me embelsi, ishte hera e pare qe ai perjetonte nje dashuri platonike dhe ishte kaq e bukur por edhe e tmerrshme ne te njejten kohe, ishte e tmerrshme prej faktit se ai nuk e gjente dot kush ishte, se kush e donte kaq shume. Ai kishte nevoje per ate, ndjente se ishte e vetmja qe mund ta plotesonte, kuptonte, ta bente te buzeqeshte ne menyren qe askush nuk e kishte bere.

"Te urrej" bertiti ai nga inati se nuk i vinte asnje njeri ndermend se kush ishte autorja e letrave. Hodhi letren ne toke me pas e mori serish ne duar me friken se mos e kishte lenduar, i dukej si e gjalle ajo leter, sikur brenda saj kishte shpirt.
E futi letren ne sirtar ku ishte dhe letra tjeter me pas doli jashte, u ul tek shkalla e pare e shtepise dhe po mendonte, po mendonte me shpresen se mos gjente dicka ne lidhje me anonimen qe shkruante letrat dhe, per nje moment atij i shkelqyen syte duke menduar se e gjeti ate.

Ai u ngrit ne kembe i gezuar, me idene se tashme e kishte gjetur autoren e letrave.

"Bruna" peshperiu ai, por me pas u ul serish dhe mendushem peshperin serish "Apo Ema!"

"Duhet te jete Ema, ose..." shton ai i nervozuar dhe zhubruiti floket ne shenje nervash.

I vinte aq shuke inat qe nuk po perqendrohej dot sa dobte te kafshonte veten me dhembe, i dukej e domosdoshme ta gjente ate, te dinte se kush ishte ajo vajze qe e donte ne kete menyre kaq te bukur, kaq hyjnore.
Ai nuk ishte ndjere ndonjehere kaq i dashuruar, kaq i perledhelur nga dashuria, kaq i rendesishem per dike sa nuk e kishte harruar per vite, kur kishte njerez qe i'u kishte falur shume dhe e kishin harruar per pune muajsh, ndonjehere edhe brenda ditesh. Tek menyra e saj te dashurit ai shikonte ciltersine me te cilen kishte nevoje te dashurohej, ate dashuri qe kishte pritur deri ne kete moshe, ate per te cilen G.K i kishte folur aq shume.
E dinte se ajo do ja ndryshonte jeten, fillimisht po e bente vetem me dy letra, ndaj kishte kaq shume nevoje per ta gjetur se kush ishte.
...

Ishte mengjes.
Para se dielli te hidhte rrezet e tij ne dritare per t'i perplasur me pas me syte e tij, kendoi gjeli i cili e zgjoi qe heret me mengjes. Ai u zgjua si perhere, duke thene fjalet me te ndyra qe mund te thuash per nje gjel qe te prish gjumin e mengjesit, u betua se do e vriste ate gjel nese do i jepej mundesia. Nderkohe qe shante gjelin ai po vishej. Kishte ndermend te fokusohej ne kerkimin e anonimes se letrave, ia kishte vendosur vetes si qellim qe ta gjente.
Doli jashte dhe nuk dinte nga t'ia fillonte, diku aty gjendej dikush qe e njihte mjaft mireperderisa i shkruante letra, por ne leter permendej se ajo ishte shume larg tij dhe kjo gje e bente akoma me teper konfuz, ndoshta ky ishte edhe qellimi pse ne leter ishte shkruar ashtu.
Po ecte ngadale duke shikuar qytetin me ne thellesi dhe per te mesuar rruget. Nderkohe qe ecte ktheu koken ne anen tjeter te rruges ku pa se diku shkruhej Bibloteke, kishte kohe pa lexuar nje liber dhe mendoi te futej te merrte nje liber te ri, keshtu mund edhe te qetesonte mendimet.
Kaloi rrugen dhe u afrua tek godina e Biblotekes. Shtyu deren dhe, kur u fut brenda pa se aty kishte shume njerez, qe dukeshin sikur po prisnin te ndodhte dicka.
U fut me shume ne brendesi te biblotekes dhe arriti te dallonte se njerezit ishin aty per promovimin e nje libri te ri. Ne tavolinen me shume libra mbi te, gjendej nje vajze e cila firmoste mbi libra duke dhene autografe. U be kurioz dhe u afrua me teper tek rafti i librave ku mori librin e saj "Te duash ty" ishte titulli i librit dhe me poshte autorja e cila quhej thjeshte Bela pa asnje mbiemer mbrapa.
Ai u afrua ne rreshtin e pare te njerezve dhe nderkohe qe shfletonte faqet e para te librit, here pas here syte i hidhte dhe tek ajo e cila buzeqeshte ne cdo autograf qe jepte, i dukej e cuditeshme sepse diku e kishte pare ate vajze por nuk i kujtohej se ku.

"Do e kem pare ne ndonje takim me shkrimtaret" mendon me vete ai nderkohe qe shikonte ate, por pa e kuptuar, pak nga pak po i vinte rradha atij qe te merrte nje autograf dhe ai nuk ishte aty per autograf, por per te shikuar me mire se cfare po ndodhte.

Mbasi personi i fundit para tij mori autografin ishte rradha e tij. Ai i hutuar dhe nga njerezit qe shtynin u gjend perballe saj.
Ajo hap librin dhe ne fleten e pare te tij vendos stilolapsin duke pritur qe ai t'i shqiptonte emrin, por ai ishte hutuar dhe per nje moment harroi.
Vajza ngre syte e saj jeshile lart dhe sheh syte e tij ngjyre kaf plot trishtim. Syte e saj u drodhen dhe i gjithe trupi i saj me pas. Ai po vriste akoma me shume mendjen se kush ishte ajo, diku e kishte pare por nuk i kujtohej se ku!

"Dilan" flet ai dhe ajo ul serish koken poshte.

Me doren qe i dridhej ajo arrin te shkruaj emrin e tij, por me nje shkrim plot dredha thua sikur kishte shkruar nje femije dhe jo nje shkrimtare!
Ajo ishte skuqur e tera, por fatmirsisht floket ia kishin mbuluar teresisht fytyren ne ate moment.

"Mos njihemi gje?" e pyet ai mbasi mori librin ne duar... Ajo u drodh akoma me teper dhe nje frike e pushtoi te gjithen, kishte frike te nxirrte nje fjale se mos ndoshta ai do e njihte.

Diku, ndoshta shume kohe me pare ,ai mendonte e kishte hasur ne jete kete njeri, i dukej sikur me ate kishte kaluar nje copez jete ne nje tjeter bote, sikur ajo ishte pjese e tij por ai nuk e mbante mend, sikur dikush ja kishte marr nga memoria dhe ia kishte fshire, sikur i kishte lene fare pak nga ajo qe ta torturonte se ku e kishte pare, ose ishte thjesht mendimi i tij se diku e kishte pare kete vajze, ndoshta ishte mendim i gabuar, ndoshta jo.
Po priste nje pergjigje nga ajo. Nje pergjigje qe te kthjellonte mendimet e tij tashme te turbulluara.
Ajo shtrengoi fort stilolapsin qe kishte ne dore dhe per nje moment mori force dhe ngriti koken lart. Duke e shikuar ate drejt e ne sy, me ata syte e saj jeshil qe dukeshin sikur brenda tyre mbanin nje det te thelle, ajo e shikon dhe duke buzeqeshur, me buzet e saj mishtore belebezon

"Jo, me siguri me ngaterroni me tjeter person"

Dilan u mahnit nga ata sy aq te bukur, qe dukeshin porsi hena e rene mbi pellgje uji, aq te bukur sa per nje moment ai u hutua komplet.

"Me dukeni e njohur" flet ai pas nje pauze te shkurter "Sikur diku jemi takuar" shtoi duke buzeqeshur lehte...

"Mua jo, eshte hera e pare qe ju shikoj" thote ajo duke hedhur syte nga rradha e njerezve si per t'i thene atij qe duhet te largohej.

"Te uroj suksese" thote Dilan duke u larguar.

Ajo e shoqeron per fare pak me sy me pas fillon merret me njerezit qe ishin aty per te, ndersa Dilan mbasi eci pak, ndaloi dhe ktheu koken mbrapa duke e veshtruar edhe per nje here tjeter se mos ndoshta do i kujtohej, por jo, nuk i vinte ndermend askush.
Doli jashte dhe mori nje rruge e cila nuk e dinte se ku te conte, ishte rruga drejt plazhit, i cili poshte asaj kodre shtrihej i teri duke i dhene qytetit nje pamje te mrekullueshme.
Zbriti poshte neper rrugicat me kalldrem, duke soditur shtepiat e vogla te lyera me te bardhe, te cilat ishin te shumta ne ate qytet.
Pas disa minutash u gjend perballe detit. Fare pak metra larg gjendej rera dhe deti te cilet putheshin ne cdo dallge. U ul tek nje stol, te cilet ishin te shumte perballe detit.
Shfletoi librin ne faqen e pare dhe filloi te lexonte. Behej fjale per nje Romance.
Menyra sesi ajo shkruante e mahniti. Ishte libri i pare qe e terhoqi aq shume sa per ta lexuar te gjithin brenda dites. Dhe ashtu beri, e lexoi te gjithin aty perballe detit, ne ajrin me arome te jodizuar, ne flladin e lehte te eres qe e perkedhelte lehte nderkohe qe ai lexonte.
Kur e mbaroi se lexuari, ne fytyren e tij kishte buzeqeshje, ishte kenaqur aq shume nga ai liber sa i dukej sikur e kishte perjetuar vete te gjitha ngjarjet "I mrekullueshem" thote ai dhe hedh syte per nga deti ku uleshin dhe ngriheshin pulbardha...

Kishte mbyllur syte dhe po shijonte ate freski te ajrit qe i futej neper poret e lekures. Kishin kaluar ore qe ai gjendej aty dhe disa minuta qe mbante syte mbyllur.

Kur hapi syte vuri re se tek stoli ne anen e tij te djathte ishte nje grua rreth te 40-ve, floket e saj te zinj shtriheshin deri tek brylat e saj, shikimin e mbante te perqendrua per nga deti thua se kerkonte dicka, sikur i kishte humbur nje gje me vlere.
Dilan nuk ja ndau syte per pak sekonda, deri kur ajo ktheu koken dhe e pa ate teksa po e shikonte. Tek syte e saj pa veten e tij ne pasqyre, ishte i njejti trishtim qe kishte edhe ai, i njejti shikim, e njejta buzeqeshje kur ajo i buzeqeshi lehte me cepin e buzes dhe me pas hodhi serish veshtrimin per nga deti, te njejten gje beri edhe ai, me pas u kthye serish nga ajo, sikur donte ta shikonte dhe te kuptonte se cfare kishte kjo femer qe dukej kaq e trishte dhe e vetmuar. Vuri re se ne gishtin e saj nuk kishte asnje unaze martese, ajo ishte teper e bukur qe te mos ja hidhte syte te pakten nje mashkull, ndoshta ishte teper e bukur per t'u martuar.

Continue Reading

You'll Also Like

4.5M 282K 105
What will happen when an innocent girl gets trapped in the clutches of a devil mafia? This is the story of Rishabh and Anokhi. Anokhi's life is as...
10.9K 1.4K 6
๐—‚๐–ฟ ๐—‚ ๐–บ๐—‚๐—‡'๐— ๐—€๐—ˆ๐— ๐—Ž,๐—‚'๐—† ๐—‡๐—ˆ๐—๐—๐—‚๐—‡๐—€. | ๐‚ ๐Ž ๐Œ ๐ ๐‹ ๐„ ๐“ ๐„ ๐ƒ
1.4M 34.4K 46
When young Diovanna is framed for something she didn't do and is sent off to a "boarding school" she feels abandoned and betrayed. But one thing was...
1.7K 141 20
"I wish I could tell him how much I want him... I wish I could just hug him and cry my lungs out.... I wish he was mine...." "Why I can't get her out...