Kur Dashurohen Shkrimtaret (...

By librashqip

8.8K 555 67

E perfunduar ✔ Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C More

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
18
19
20
21
22
23
24
25

17

245 19 0
By librashqip


Ai la serish librin dhe doli jashte. Mesuesi i tij e humbi durimin dhe filloi te nervozohej. Dilan nuk do linte vetem librin, por per ate do linte gjithcka edhe veten e tij, do e duronte dhimbjen, poshterimin, talljen, lendimin, gjithcka, sepse ajo ishte dashuria e tij e madhe dhe ai nuk do i bente me vetedije keto gjera, por pavetedije, nuk do i bente ai, do i bente dashuria qe ndjente per Geraldinen. Lenia e librit dhe vrapimi drejt daljes ishte hapi i pare per te vertetuar se ai kishte dashuri kundrejt saj.

"Cfare ndodhi?" e pyet mesuesi duke i vendosur doren mbi sup.

"Paska ikur!" ia pret Dilan nderkohe qe shikonte per nga rruga, me shpresen se mos mes njerezve shikonte edhe fytyren e saj te embel te cilen do e njihte edhe mes qindra njerezve, do e njihte buzeqeshjen e saj mes shume buzeqeshjeve te tjera.

"Kush?!" pyet ai i cuditur. Dilan kthen koken nga ai dhe e sheh ne nje menyre te cuditeshme "Askush jo" ia kthen dhe drejtohet serish per tek tavolina ku po e prisnin shume njerez.

Sa here qe firmoste nje liber hidhte syte per nga vendi ku ajo po qendronte pak me pare, me shpresen se ajo do ishte aty, se mos syte e saj te bukur ishin perqendruar tek syte e tij te trishte. Kishte nevoje te ndjente energjine qe percillte ajo vetem duke qendruar prane tij, ndjente aq shume ngrohtesi dhe per here te pare nuk ndihej vetem, sepse aty mes shume njerezve, e vetmja qe kishte me teper vemendjen e tij ishte ajo.

Ai hidhte syte me ate vend me shpresen se mos ajo do shfaqej serish, se mos do arrinte te shikonte vezullimin e buzeqeshjes saj, por cdo here ishte nje zhgenjim sepse ajo nuk do shfaqej me sado qe ai e deshironte kete gje.
Mbasi mbaroi te gjithe librat qe njerezit merrnin, me ne fund ra ne qetesi duke vendosur koken ne tavoline teper i lodhur, por sado i lodhur qe te ishte dhe se mendja nuk i punonte me per asgje, ndermend i vinte vetem buzeqeshja e saj dhe ajo gje e qetesonte, e bente te buzeqeshte me vete si nje idiot.

"Keto jane leket e mbledhura sot Dilan" i flet mesuesi qe ndodhej mbrapa tij.

Dilan ngre koken dhe ve re nje shume te madhe parash... "Nuk i dua aq shume, nuk me sherbejne per gje. Do marr aq sa me duhen, te tjerat dua t'ia dhuroj jetimores ku u rrita." ia kthen Dilan

"Si thua sikur t'i blejme femijeve lodra dhe libra me vizatime? Do kujdesem vete per kete gje" thote mesuesi duke buzeqeshur per kete gje te bukur qe Dilan kishte menduar.

"E di sa shume libra dhe lodra ka ne jetimore? Sa te besh nje zjarr qe te mos fiket per nje vit rrjesht... Ajo qe me ka munguar me teper ka qene ushqimi i mire, ngrohtesia ne netet e dimrit. Me mire batanije dhe ushqim se libra dhe lodra, kane me shumice me beso" ia kthen Dilan gati i perlotur duke kujtuar kohen kur ishte 10 vjec...

"Ke te drejte" shtoi mesuesi i cili donte me gjithe shpirt ta ndihmonte Dilan me cdo gje qe mundej, madje ai ishte i pari qe dalloi talentin e tij per te shkruar dhe e drejtoi per tek G.K i cili e kuptoi potencialit qe Dilan kishte...
Por Dilan e kishte mendjen ne tjeter vend, nga te gjitha zhgenjimet dhe lendimet ku dikur i rrinte mendja, tani mendonte vetem nje gje, se ku do e gjente Geraldinen.

Qe nga ajo dite kishin kaluar 3 muaj.
Ato tre muaj ishte perjekur se mos e gjente Geraldinen neper shkolla apo neper kafenete ku qendronin nxenesit mbas mesimit, por pa rezultat, kot nuk thone se, dashuria vjen atehere kur nuk e pret dhe jo kur e kerkon. Geraldina ishte pertej rruges ndersa ai ne anen tjeter te rruges, te dy ishin aq prane njeri tjetrit dhe akoma nuk e dinin. Kishte shume nxenes qe dilnin nga shkolla dhe ishte e veshtire t'i shikoje te gjithe, por per ate nuk do ishte e veshtire ta dallonte nese shikonte buzeqeshjen e saj.

Geraldina kthen koken dhe sheh se Dilan ishte vetem fare pak metra larg tij. Zemra ju drodh duke i shkaktuar nje dritherime qe ja pushtoi te gjithe trupin, me pas ndjeu perkedheljen e embel ne fund te barkut... Dilan po kthehej drejt saj dhe ajo e vuri re kete gje. Frika se mos ai e shikonte e beri ate t'i kthente kurrizin dhe te largohej, por Dilan e pa dhe nuk po arrinte te kuptonte nese ishte Geraldina apo dikush qe kishte trup, menyre te veshuri dhe model flokesh njesoj si ajo.

Geraldina u fut mes turmes se nxenesve, te cilet me grumbullin ia mbuluan pamjen Dilan, qe po mundohej te dallonte nese ishte apo nuk ishte ajo. Priti sa kaluan disa makina, me pas vrapoi duke kaluar rrugen dhe doli ne anen tjeter. Filloi te kerkonte me sy mes turmes, se mos ndoshta, aty mes atyre do gjente edhe shikimin e saj te embel, buzeqeshjen qe percillte paqe shpirterore brenda tij, floket e gjate me ngjyren e gjetheve te rena te fund vjeshtes, por nuk mundi te shikonte asgje pervecse fytyra te njerezve te panjohur, qe iknin dhe vinin.
Nderkohe qe kalonte mes njerezve, aty ne buzen e trotuarit, po qendronte dikush qe po priste qe safori te ndryshonte ngjyre, floket i kishte me te njejten ngjyre si Geraldina. Ai nuk priti dhe nxitoi drejt saj, pa e menduar se mund te ishte dikush tjeter.
Sa me shume qe afrohej, aq me shume rrahjet e zemres tij shtoheshin, beheshin me te forta, me goditese. Zgjati doren, qe ne cdo centimeter qe bente dridhej edhe me teper, derisa preku supin e saj.

Ajo e trembur kthen koken dhe sheh e cuditur Dilan, i cili mori nje tjeter pamje ne fytyre.

"Me falni, ju ngaterrova me dike qe ju ngjason shume nga mbrapa" thote Dilan dhe u skuq ne fytyre.

Vajza e sheh akoma si me e cuditur kur degjoi se i ngjasonte nga mbrapa dhe, per nje moment nuk po thoshte asgje. "E kam fjalen per floket dhe menyren si i keni kapur ato" shtoi Dilan duke e sqaruar me mire.

"Ah nuk gje, gjera qe ndodhin" ia kthen ajo duke qeshur me pas kalon rrugen...

Ai i ra disa here ballit me pellemben e dores dhe filloi te qeshte, ndersa Geraldina tashme kishte dal ne anen tjeter te rruges dhe pa te gjithe ngjarjen, ajo qeshte kur e shikonte Dilan teksa bente ato veprime, por edhe ndihej mire, qe ai po e kerkonte ate tek cdo njeri qe i ngjasonte, qe dukej aq shume i vendosur qe te dilte me te, te bisedonte ashtu sic ja kerkoi ate dite ne promovimin e librit.

Ajo ishte teper frikacake per te provuar nje dashuri, sepse ajo qe ndjente per Dilan ishte dashuri edhe pse ajo me veten e saj nuk e pranonte, nuk e pertypte dot faktin se ishte dashuruar me te edhe pse, sa here e shikonte, ne fytyre i pikturohej nje buzeqeshje magjpese, nje shkelqim sysh qe te terhiqte vemendjen nga dielli, por prap ajo nuk e pranonte, ishte teper krenare per te pranuar se ishte dashuruar edhe pse, per Dilan kishte mbushur shume fleta me dedikime dhe fjale, qe mund ti shkruaj vetem nje njeri i dashuruar.

Ajo u largua nga aty sa me shpejt nga frika se mos ai e shikonte dhe, e dinte se ai s'do e leshonte me nese do e kishte perballe dhe ajo, nuk do bente dot asnje veprim per t'u larguar. Ishte aq shume e dashuruar pas tij sa nuk e pranonte ate dashuri, edhe pse e dinte se ishte dashuruar, keshtu ishte ajo, nje lemsh qe nuk kishte zot ta shkatrronte dhe ta sillte ne vije.

Kjo gje per Dilan u be dicka e zakonshme, u be rutine per te qe cdo dite te qendronte tek shkolla e saj, me shpresen se mos ndoshta do e shikonte. Ai ishte mesuar me Karolinen dhe Helenen, te cilat i'u dhuruan vete, por Geraldina ishte e veshtire, ajo ishte ndryshe nga te tjerat dhe, kjo gje e bente Dilan qe ta deshironte edhe me teper qe ta kishte ne krah nje vajze si ajo, nje vajze te cilen deshironte ta kishte perhere ne krah dhe jo per disa muaj apo per disa dite, sepse ajo ishte e tille, te jepte deshiren ta kishe pergjithmone dhe ishte hera e tij e pare qe besonte ne "Pergjithmone", vetem me ate donte qe te zgjaste pergjithmone.
Edhe pse kishin kaluar edhe dy jave te tjera, ai nuk u lodh se kerkuari Geraldinen. Cdo mengjes do e shikoje tek hyrja e shkolles duke pritur, ose ne anen tjeter te rruges duke ndejtur mbeshtetur ne mur me syte drejtuar nga nxenesit, qe i selektonte me sy duke u munduar se mos mes turmes do shikonte edhe nje buzeqeshje qe binte me teper ne sy nga te gjitha.

Ishte pikerisht ajo dite, kur ne mes te turmes ai dallon nje vajze e vogel dhe e embel ne fytyre, qe mundohej te fshihej pas te tjereve qe ai mos e dallonte. Ajo e kishte pikasur sapo kishte dal nga klasa, e kishte shikuar qe nga larg se ai e priste aty mbeshtetur ne murin te cilin e kishte bere si personal.
Dilan leshoi farat qe po mbante me dore dhe kaloi rrugen pa e vrare mendjen nese po kalonte apo jo ndonje makine. Kete here nuk do e linte me t'i ikte, sepse kushedi kur do e kishte me mundesine qe ta shikonte prap.
Nderkohe qe shtyhej mes te tjerve, ai afrohej cdo here e me shume tek ajo, e cila sapo e pikasi qe ai ishte mbrapa saj, filloi te nxitonte hapat, por brenda vetes e dinte se kete here nuk kishte me nga te shkonte.

Geraldina filloi te shpejtonte hapat cdo here e me shume, tw njejten gje beri dhe ai, i cili nuk duroi me dhe filloi te vraponte drejt saj. Ajo, sa pa qe Dilan po afrohej me shpejtesi drejt saj ndjeu nje shtrengim ne gjoks, dicka te nxehte qe i'u mblodh ne kraharor, nxehtesi qe i'u perhap ne te gjithe trupin dhe e beri te kalonte ne adrenaline! Futi krahun tjeter ne rripin e cantes dhe filloi te bente te njejten gje si ai, te vraponte.
Sa me shume vraponte, aq me teper e kuptonte se nuk kishte me shpresa per t'i ikur atij, ai ecte me shpejt se ajo. Por megjithate ajo nuk donte te dorzohej ne krahet e tij vete, nuk donte te ndalonte edhe pse po vdiste qe ato krah ta kapin dhe ta mbeshtillnin fort, nuk donte qe te dukej sikur i'u dorzua atij keshtuqe do vraponte deri ne momentin kur dora e tij do e ndalonte.
Mbasi dolen me rrugen ku nuk kishte shume nxenes dhe njerez vrapi u be me intensiv, frymarrja me e shpeshte dhe ndienja e adrenalines me e larte.
Per nje moment, nderkohe qe vraponte Dilan filloi te mendonte se cfare po bente, po ndiqte nje vajze mbrapa dhe po e bente me vrap. Dike qe vetem e kishte pare disa here nga larg dhe kishte kembyer vetem dy fjale, por nuk ndalonte dot sepse kishte frike se mos ajo ikte dhe kjo gje e friksonte me teper, pse duhej patjeter te mos e lejonte ate qe te ikte.
Nuk duroi me dhe filloi te vraponte me teper, i mblodhi te gjitha forcat e tij dhe per pak sekonda u gjend vetem nje zgjatje dore larg saj.
Ajo gati sa nuk po ja plaste te qarit kur degjonte aq afer saj hapat e tij, kishte nje deshire te madhe per te qare por duke qeshur, ishte adrenalina qe e bente te ndihej ashtu, por te qeshte ishte edhe fakti se me ne fund ai do e kapte, por ishte edhe e qara qe nuk donte qe ai ta kapte dhe keto te dyja perplaseshin ne koken e saj duke e bere qe te ndihej ashtu.
Njerezit i shikonin si te cuditur duke kthyer koken mbrapa kur ato kalonin me vrap, mendonin lloj lloj gjerash, se pse nje cun ndjek me vrap nje vajze, ndoshta per t'i bere keq, por askush nuk merrte guximin ta ndalonte ate, askush nuk donte te bente dicka te mire, njerezit ishin bere aq egiste sa nuk i duheshin fare punet e te tjerve, por vetem ne praktik, sepse ne teori i kishin harruar punet e veta dhe merreshin me te tjerve duke i pergojuar.

Arriten ne nje rrugice ku nuk kishte asnje njeri. Ai zgjat doren dhe prek me majen e gishtave canten e saj. Ajo shton hapin dhe largohet nga ai prap... Floket hidheshin nga nje sup ne supin tjeter duke vepruar ne harmoni me pjesen tjeter te turpit qe levizte sa here qe ajo bente nje hap...
Dilan beri te njejten.gje, vrapoi me shpejt dhe me ne funnd ngjesh doren ne canten e saj duke e kapur fort... Hapat filluan te ngadalsoheshin...
Frymarrjet jo, ato kishin per me teper fryme tani qe ndaluan... Dhe te dy te lodhur, pa thene asnje fjale, u ulen ne ane te rrugices duke u mbeshtetur tek muret e lyera me gelqere...
Frymarrjet filluan te rralloheshin cdo here e me teper dhe zemrat e tyre po i ngadalsonin rrahjet...
Ajo kthen koken nga Dilan dhe shikimet e tyre u perplasen serish bashke. Ngjyra kaf e syve te tij u shkri me ate jeshile te syve te saj... Fryma e tyre perplasej me njera tjetren duke marr jete nga njeri tjetri... Fytyra e saj ishte bere e kuqe, sidomos tek faqet e saj te mbushura... Syte i kishte si te lagur brenda, ishin te lagur me paqe dhe ciltersi... Ndersa syte e tij te lagur nga trishtimi.

"Me lodhe" thote Dilan dhe me pas merr fryme thelle.

"Mendon se me nje fund vrapi mbraon lodhja? E ke gabim" ia kthen ajo plot seriozitet...

Dilan kthen koken nga ajo dhe e sheh drejt e ne sy... Ajo ul koken e turperuar dhe e kuqura me fytyre i behet me e theksuar.

"Do e beja kete vrap cdo dite per te ndjekur ty, mjafton qe ne fund te vrapit te qendronim bashke" thote Dilan dhe me doren qe filloi t'i dridhej merr guximin dhe prek faqen e saj, qe ishte bere flak e nxehte!

Ai nuk kishte prekur kurre nje lekur aq te bute dhe aq te ngrohte. Ai nuk e kuptoi se me ate prekje ne lekure, nuk preku vetem lekuren e saj, por edhe shpirtin, e beri zemren e saj te gufohej nga dashuria, beri qe perkedhelja ne fund te barkut te ishte me e forte dhe me e dashur, me e embel se heret e tjera...

"Nuk do ndodhi me... Nuk ke pse me ndjek mbrapa, doja vetem nje autograf tendin ate dite, asgje me teper. Dhe me trembe kur fillove te vrapoje drejt meje prandaj fillova te vrapoj edhe une..." thote Geraldina duke e larguar doren e tij nga faqa.

"Ti nuk e kupton apo jo? As une nuk e kuptoj pse duhet te ndiqja me vrap, di qe nuk mundesha te ndaloja. S'e di pse nuk doja qe te ikje. Keto gjera nuk i kam bere as per dashurine, nuk e di pse i bej per ty" thote ai pa e ditur se dashuria ishte ajo.

Ajo la turpin menjane dhe guxoi te shikonte syte e tij, pa dhimbje, trishtim, vuajtje, zhgenjim dhe kjo gje e beri ate te ndjente nje deshire te madhe per ta perqafuar.

Ne ate perplasje shikimesh, mes tyre ndodhi dicka! Ishte ajo ndienja m'u ne mes te gjoksit, qe te duket sikur te mungon fryma por nuk do t'ja dish, per nje moment nuk te intereson ajri, do vetem te ndjesh ate perkedhelje shpirti nga dashuria, do te ndjesh kraharorin, qe duket sikur po digjet perbrenda, sikur ne te, te jene futur te gjithe yjet e qiellit! Ndihesh si nje qiell plot yje dhe galaktika! Ndihesh plot dashuri dhe ajri behet me i parendesishmi ne ate moment.
Porsi deti qe pret token, ashtu ishin dhe perplasjet e shikimeve te tyre, kaf me jeshile, qe perziheshin bashke duke krijuar ate energjine te cilen mundeshin vetem ato dy ta ndjenin, ta shikonin.
Ishte ndienja me e bukur qe ekzistonte, te ndjesh zemren te mbeshtillet fort nga dashuria, te ndjesh gjysmen tende te ngjitet tek gjysma qe te ka munguar prej kohesh... Dashuria, po, eshte e bukur.

"Ke nje shikim te trishte, sikur te ka lodhur jeta, sikur je dorzuar" thote Geraldina dhe vuri gishtat e saj tek qepallat e tij duke ia prekur lehte!

"Ndersa ti ke nje shikim paqsor, te mbush shpirtin me qetesi, njesoj si te jesh prane zotit" ia kthen Dilan dhe kapi tre gishtat e saj te dores majt dhe mbeshtolli ne doren e tij...

Geraldina u skuq serish per te disaten here, por kete here nuk beri asgje! Lejoi qe dora e tij ta shtrengonte fort.
Me pas ai vuri buzet mbi doren e saj duke e puthur. Ajo hoqi doren dhe uli koken poshte.

"Do me lesh te iki?" e pyet ajo duke ngritur koken lart dhe po e shikonte ne sy duke pritur pergjigjen e tij.

Ai mbasi buzeqeshi, hedh syte nga rruga dhe me pas tek fytyra e saj

"Shko, nuk te pengoj, por do shihemi serish apo jo?" e pyet ai.

"Nuk e besoj. Nuk dua te njoh njeri tani, jam e vogel" ia kthen ajo.

"Mund te jemi miq?"

"Jo as miq, asgje. Nese marrin vesh te shtepise me heqin nga shkolla dhe nuk dua te rikthehem ne qytetin tim, atje ta shpifin njerezit" ia kthen ajo si e merzitur.

"Nuk lejohet qe nje vajze te ket miq?" e pyet ai i cuditur.

"Jo, per mua jo" thote ajo dhe ngrihet ne kembe "Te lutem me premto qe do me lesh te qete tani e ne vazhdim" shtoi ajo nderkohe qe hidhte canten ne kurriz...

"Edhe nese ta premtoj une nuk jam i zoti ne mbajtjen e premtimeve, por do perpiqem meqense qenka ne rrezik e ardhmja jote, nuk dua te shkaterroj jeten" ia kthen ai

"Shiko. Nese eshte e thene qe te jemi miq atehere do ndodh pa bere gje ne"

"Ti po thua qe gjerat jane te shkruara?" e pyet ai

"Po sigurisht. Nese eshte e shkruar do ndodhi patjeter, nese jo, atehere nuk ka qene e thene per te ndodhur"

"Pra nese eshte e shkruar qe ne te dashurohemi, do ndodhi heret ose vone?" e pyet ai serish por kete here duke qeshur.

Ajo buzeqesh dhe fillon te largohet e skuqur ne fytyre "Lamtumire Dilan" i thote ajo duke e pershendetur me dore...

"Mirupafshim Geraldin" ia kthen ai dhe u trishtua kur pa se ajo po ikte!

E pa deri kur u kthye per ne rrugen tjeter, me pas u largua edhe ai, por nuk ishte me si ne fillim! Brenda vetes ndjente dicka te huaj dhe, se i mungonte dicka nga vetja! Ishte nje ndienje e cuditeshme sikur aty me ate vend kishte harruar dicka dhe, kjo gje e bente qe here pas here te kthente koken mbrapa duke shpresuar se mos ndoshta do kuptonte ndonje gje. Ai ishte i bindur se Geraldina nuk ishte dashuri, se ishte thjesht nje ndienje kalimtare, qe me kalimin e kohes era e harreses do e merrte me vete. Per ate dashuria ishte si ajo qe ndjeu me Karolinen, por gabonte, ajo nuk ishte dashuria.
Edhe pse mendonte se tashme e njihte dashurine, ai gabonte, sepse te njohesh dashurine nuk mjaftonte te vuaje per disa dite, e me pas te gjeje ngushellim ne krahet e dikujt tjeter. Dashuria eshte tjeter gje! Eshte te mos shikosh dot me sy nje njeri tjeter sepse do dike, sepse te duket sikur e tradheton edhe pse nuk mund te jesh me te, edhe pse te ka bere keq ti nuk mund ta tradhetosh dot. Ai nuk e dinte akoma se cfare ishte dashuria, mendonte se e dinte.
Edhe G.K ia kishte thene, se dashurine akoma nuk e kishte takuar, duke i lene te kuptonte se Karolina nuk ishte dashuri, e aq me teper Helena. Ndryshe nga Karolina qe ishte nje shkendije dashurie e cila u shua pa u ndezur, Helena ishte pasion, ishte epsh, nje ndienje e cmendur por jo afatgjate.

Continue Reading

You'll Also Like

4.5M 285K 105
What will happen when an innocent girl gets trapped in the clutches of a devil mafia? This is the story of Rishabh and Anokhi. Anokhi's life is as...
12.9M 520K 57
"Have you tried turning it off and back on again?" •• Christian Ivonov, CEO of Ivonov enterprises, had always been the best at fucking things up. Whe...
1.5M 130K 45
✫ 𝐁𝐨𝐨𝐤 𝐎𝐧𝐞 𝐈𝐧 𝐑𝐚𝐭𝐡𝐨𝐫𝐞 𝐆𝐞𝐧'𝐬 𝐋𝐨𝐯𝐞 𝐒𝐚𝐠𝐚 𝐒𝐞𝐫𝐢𝐞𝐬 ⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎ She is shy He is outspoken She is clumsy He is graceful...