Kur Dashurohen Shkrimtaret (...

By librashqip

8.8K 555 67

E perfunduar ✔ Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C More

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
17
18
19
20
21
22
23
24
25

16

237 18 0
By librashqip


Ajo u ngrit ne kembe.
Nderkohe shikonte fytyren e tij dhe dridhej e tera! Dridhje qe shkonte deri ne fund te kembve dhe i dobsonte gjunjet, i dobsonte shpirtin kur e shikonte ne ate gjendje, kur shikonte se cfare i kishte bere atij njeriu.

Fytyra e tij ishte thare! Ishte bere e dobet dhe e zhytur brenda vetes, i kishte mbetur vetem lekura e cila shtrihej mbi kocka si nje peluhure e holle mendafshi mbi nje turre drush.

Format e kockave te fytyres mund t'i pikturoje, aq shume te theksuara ishin bere. Syte ja kishte veshur nje tjeter veshje trishtimi, nje me e trashe, me e rende dhe me e fuqishme se ato te parat qe e kishin shoqeruar gjate gjithe jetes. Buzet i ishin plasaritur nga alkooli ndersa duart i dridheshin teksa qendronin mbeshtetur tek dera.

Ajo nuk duroi dot dhe i'u hodh ne perqafim. Nuk dinte cfare t'i thoshte, e dinte qe nje "Me fal" nuk vlente asnje dreq, e dinte se nje "Me vjen keq" ishte shume pak, keshtuqe nuk foli fare por e perqafoi me shpresen se mos ndodhte si dikur, kur ajo i kalonte situatat me nje perqafim dhe harrohej cdo gje. Jo kete here. Kete here ishte ndryshe. Asnje perqafim dhe asnje dreq gjeje nuk e benin ate qe te ishte serish ai i pari.

Dilan nuk beri asnje veprim. E la qe ajo ta perqafonte dhe kuptoi se vertete kishte marr fund perderisa nuk ndiente asgje nga ai perqafim. Nuk e ndjeu me magjine e para disa diteve, ate qe ja merrte shpirtin dhe ja dergonte mbi qiell nga lumturia. Jo. Kete here nuk ndjeu asgje.

Afroi koken tek floket e saj dhe i nuhati. Ai i adhuronte ondet e saj dhe aromen qe ato floke mbratin, por jo me, madje desh u mbyt nga ajo arome dhe desh volli.

"Mos me kerko me Helen, kurre me" flet ai nderkohe qe ajo e mbate perqafuar.

"Ti e di qe te dua shume?" ia kthen ajo duke e kapur nga fytyra e dobsuar "Dua te kujdesem per ty, te bej te jesh serish mire." shtoi nderkohe qe mundohej te sinkronizonte shikimin e saj me shikimin e tij.

"Une nuk do jem me mire. Ti e kishe nje mundesi per te me treguar sa shume me do, e vrave ate mundesi dhe me vrave me mua. Nuk mund te vish ketu per te me "Ringjallur" mbasi me ke vrare" tha Dilan dhe e shtyu leht duke e distancuar nga vetja "Per mua ti vdiqe ate dite. Dhe une kam vdekur per ty" shton ai dhe perplasi deren duke e mbyllur, me pas u degjua kercitja e celsit qe e kyci deren serish tre here!.

Helena ra ne gjunje perballe deres dhe e vetmja gje qe beri ishte qe qau. Qau shume per disa minuta te mira duke shpresuar se ai do e hapte serish deren, por jo. Ai ishte rehatuar ne kolltukun e tij dhe po sapo kishte hapur nje shishe te re per ta mbaruar. I degjoi per shume gjate perplasjet e duarve te saj mbi dere por nuk e la veten qe ta mbyste dobsia e tij dhe te ikte te hapte deren, piu sa me shume alkool dhe zhurma pak nga pak behej me e turbullt dhe me e zbehte. Mbylli syte por kjo gje nuk i pengoi lotet te dilnin! Sado shume qe i shtrengonte syte lotet e gjenin nje rruge per te dal jashte, ishte trishtim aq i madh sa asgje nuk mund t'i ndalonte lotet te dilnin.

"Me fal te lutem" klithi ajo.

Dilan hapi syte ne nje menyre sikur i ra shpirti ne vend, i erdhi ndermend dita kur Karolina klithi ne te njejten menyre dhe kujtimet i'u permblodhen ne fyt duke i krijuar nje trishtim me te madh. Perplasi shishen ne cimento dhe ciflat e xhamave u perhapen neper dhome, alkooli sperkati muret e bardhe dhe ne ate moment nuk deshiroi asgje tjeter vecse te vdiste.
Doli jashte dhe hapi deren. Hodhi syte perreth por nuk arriti dot te gjente Helenen. Donte te shfryhej mbi te, t'ia perplaste te gjitha ato qe kishte perbrenda, te lirohej nga ato gjera qe po ja grryenin shpirtin.
Uleriti fort, aq sa njerez qe po kalonin rrugen kthyen koken nga ai. Goditi deren me grusht, e goditi fort dhe nuk ndieu dhimbje sepse dhimbja qe kishte perbrenda ishte me e madhe se ajo fizike. Vetem mendimi se femija tij nuk do lindte me, e bente te vdiste brenda vetes, vdiste sa here e mendonte dhe kishte vdekur per shume here, aq sa u lodh duke vdekur.
Hodhi syte nga rruga dhe mendoi te ikte nga ky vend, te ikte larg. Po. Ishte koha per te ikur.

Per Dilan ai qytet tani ishte teper i zhurmshem dhe shume i heshtur ne te njejten kohe, te mbyste me heshtjen qe percillte zhurma e atij qyteti, te mbyste me ajrin e trishte qe mbizotronte. Atij i dukej sikur fajin per te gjitha fatkeqsite e tij e kishte ky qytet, njerezit e ketij qyteti, ndertesat dhe vendet qe ai kishte, sepse ne cdo vend kishte nga nje kujtim me dike qe nuk ishte me prane tij.
Nderkohe qe qendronte mbrapa dritares jashte binte shi, nje shi i lehte qe me pikat e tij pastroi xhamat nga pluhuri, por jo shpirtin e tij nga trishtimi! Ate shpirt nuk kishte shi qe ta lante sado i madh qe te ishte, nuk kishte lumej qe ta rrembenin nga zemra e tij zhgenjimin dhe mosbesimin qe kishte krijuar tek njerezit. Dhe teksa shikonte shiun qe rridhte ngadale neper xham, nga syte i shkuan lot, lot qe mbuluan fytyren e tij ashtu si shiu xhamin, per here te pare nuk u ndie vetem sepse qielli po qante bashke me te. Ne horizont shtrihej deti i cili, me pak veshtirsi dallohej sepse mjergulla e lehte e shiut e pengonte qartesine.

Teksa shikon detin ndermend i vjen Karolina me kaltersine e syve te saj qe dukeshin aq te cilter dhe te ndershem, por qe dolen genjeshtare! I'u kujtua ajo nate ne plazh kur per here te pare preku trupin e nje femre me duar, kur per here te pare ndjeu dy buze ta puthnin per here te pare, ajo nate kur u dashurua marrezisht pas saj.

Nderkohe qe qante, mes lotesh perfytyronte fytyren e bukur te Karolines, ate buzeqeshje rrezellitese qe nuk do e gjeje askund tjeter, menyra sesi floket lundronin ne harmoni mbi supet e saj, ah ajo po qe ishte dashuri, por dashuri fizike sepse Dilan akoma nuk e kishte provuar dashurine shpirterore, ate qe te dashurohesh me nje njeri qe nuk te intereson si e ka fytyren apo trupin, por te intereson menyra sesi ajo arrin ta vjedhi nje buzeqeshje edhe kur je i trishtuar.

Me pas i'u kujtua pasioni dhe epshi i Helenes, ndermend i kalonin si nje film puthje, kafshime, prekje, shtrengime, lakuriqsi dhe shume te tjera. Me pas gjerat moren rrjedhe tjeter dhe gjithcka po i ngjante dashurise, mbremjet ne makine buze detit, ne mes te pyllit, vrapimet neper lendina, e me pas gropa e trishtimit ku theu serish hundet. Sa me shume mendonte aq me shume qante, aq me shume bosh dhe vetem ndihej.

"Kohe e shkuar dem" peshperin ai me veten dhe me pas e kthen nje gllenjke alkool.

"Pse cfare mendove ti, se do te donte dikush? Se do i plaste dikujt per ty? Se do qendronin pergjithmone? I mjere qe je. Kush do e donte dike si ty? Kur nuk te deshten ata qe te linden mos prit te te duan te tjeret" i thote vetes ne nje menyre sikur ajo po e degjonte.

"He pse nuk flet? Nuk ke normalisht nuk ke c'te thuash sepse kam te drejte, askush nuk te do" shtoi ai por kete here duke e ngritur zerin edhe me teper.

Edhe pse ndihej vetem ai nuk ishte vetem. Diku gjendej dikush qe e donte buzeqeshjen e tij dhe se nuk do donte kurre te shikonte lot ne ata sy. Diku gjendej ajo gjysem shpirti qe plotesonte gjysmen e shpirtit tij, ajo gjysem shpirti qe ishte dielli qe do shkrinte akujt qe i kishin mbeshtjellur shpirtin.

Thone se dashuria e vertete nuk kerkohet, nuk mund ta gjesh atehere kur ke nevoje. Ajo vjen atehere kur ujrat qetesohen brenda qenies tende, kur ndjen qetesine te mbeshtjelli shpirtin, kur nuk e mendon me dashurine ajo vjen dhe te vesh zemren me ngrohtesine e saj.

Keshtu do ndodhte dhe me ate, por para se te gjente dashurine e vertete kishte akoma shume per te kaluar, nese nuk kalonte shume atehere nuk kishte si ta kuptonte se ajo ishte dashuria e vertete.
Me ditet qe kalonin edhe ai filloi te rimerrte veten, por jop qe te behej ashtu sic ishte. I dukej sikur ne cdo zhgenjim i merrnin nje cope te tijen, ja vrisnin, ja shkelnin, ja peshtynin e me pas ja hidhnin, por ai gjente prap forcat brenda vetes dhe ngrihej serish.
Ditet me diell e ndihmonin qe te behej edhe me pozitiv, mos t'i shikonte gjerat me pensimizem edhe pse e kishte te veshtire ta bente kete gje.

Libri i tij ishte nxjerr per here te trete ne treg per shkak te kerkesave te shumta. Tashme ai ishte nje njeri teper i njohur ne ate qytet kryesisht nga moshat e reja, te cilet ndonjehere i merrnin edhe autografe. Suksesi i librit ishte e vetmja gje e mire qe po i ndodhte ato dite, por kjo gje nuk e mbushte ate. Donte dashuri, vetem kjo gje e mbushte.

Po ecte ne rruge i menduar dhe i hutuar si gjithmone. Pa oren dhe vuri re se ishte bere vone per ne librari ku e kishin ftuar qe te merrte pjese ne nje promovim libri. Ne momentin qe heq syte perplaset me dike.

Personi qe u perplas me te doli mbrapa tij dhe ai mbrapa saj duke u kembyer me njeri tjeterin "Me falni" u degjua nje ze i ngrohte si i ndjere ne faj.
Dilan ndaloi per nje sekond dhe ndermend i erdhi 15 vjecarja Geraldina. Kishte kohe pa e pare dhe u cudit me veten perse duhet t'i vinte pikerisht ajo ndermend.
Brenda atij sekondi deshiroi me gjithe shpirt qe te ishte ajo. Shpresoi qe kur te kthente koken te shikonte fyryen e saj femijnore dhe te nrevozuar ne te njejten kohe.
Ngadale ktheu koken dhe hodhi syte tek kembet e saj, ishin te zbuluara dhe te bardha, me pas ngriti syte ma lart tek kofshat qe ne pamje te pare dukeshin te lemuara, te buta dhe te jepnin nje deshire te madhe per t'i prekur, me larte nje fund i holle dhe i ngushte qendronte ngjitur pas trupit te saj. U kujtua se asnjehere nuk e kishte pare 15 vjecaren te veshur ne ate menyre ekstravagante sepse ajo vishej gjithmone thjeshte, te pakten aq here sa e kishte pare ai ashtu ishte veshur. Shpresat ju zbehen se mund te ishte ajo, madje ne ate moment deshiroi qe ajo te mos ishte 15 vjecarja sepse do i largonte ate mendim te mire qe kishte per te. Pa pritur kalon tek fytyra e saj dhe pa se ishte dikush tjeter, nje vajze e cila dallohej qe ne fytyre se ishte qeflije, dukej nga menyra sesi i shkelqenin syte.

"Me fal ti mua" ia kthen Dilan ftohte dhe thate pastaj i kthen kurrizin dhe vazhdon te eci.

"Me falni ju jeni ai shkrimtari Dilan... apo jo?" e pyet ajo duke e bere Dilan qe te ndalonte hapat.

Ai ndalon dhe kthehet per nga ajo

"Po une jam" pergjigjet ai

"Mundet nje autograf?" e pyet ajo dhe filloi te rremonte ne canten e saj.

"Patjeter" thote Dilan dhe afrohet tek ajo e cila sapo nxorri laps dhe leter nga canta.

Dilan firmosi mbi leter dhe shkruajti "Per Brunen" me pas ja dorzoi letren Brunes. Por ajo nuk kenaqej me kaq pak dhe tentoi per me shume.

"Nese do te ftoja per nje caj do pranonit?" e pyet ajo nderkohe qe fuste letren ne cante

"Duhet te shkoj diku tani dhe jam vone" pergjigjet Dilan dhe filloi te ecte duke u larguar prej saj, por edhe nje here tjeter ajo e ben qe ta ndaloi serish hapin.

"Po nje shetitje ne bregun e detit kete mbremje do e pranonit?" e pyet ajo duke i shkelur syrin ne nje menyre qe nenkuptonte dicka me teper se nje shetitje.

Dilan e shikon per nje moment dhe i buzeqesh, me pas mendon me veten e tij nese duhet apo jo. Te shkonte me nj femer e kishte te nevojshme kohet e fundit, ndoshta keshtu do mund te harronte edhe ate pak qe kishte mbetur nga Helena, por jo, nuk ishte gjeja e duhur dhe nuk do sherbente per asgje. "Nje here bie macja ne kos" i thote ai vetes nderkohe qe shikonte vajzen e cila qendronte perballe tij duke pritur e buzeqeshur.

"Jo as per nje shetitje ne mbremje, me vjen keq" thote Dilan dhe vazhdoi te ecte duke mos ndaluar me. Per cudi kjo gje e beri te ndihej mire, te kontrollonte veten, hormonet dhe per me teper te dallonte se cfare ishte gabim dhe keshtu ai do mesonte edhe shume gjera, duke gabuar.

Arriti tek promovimi i librit ku e kishin ftuar pa e ditur se behej fjale per librin e tij te ri, te cilit titullin ja kishte vendosur vete G.K para se te vdiste. Pavarsisht se Dilan ia kishte vendosur vete titullin G.K kishte bere dicka qe me vone do i sherbente shume Dilan.
Futet ne librari dhe ve re se shume nxenes se klases tij, te shkolles, jetim te jetimores, mesues dhe shume njerez te tjere qe nuk i njihte ishin aty duke e duartrokitur. Ne mengjes kishte qare, por jo si kete here sepse kete here ishte nga lumturia dhe nga dashuria qe ndjeu brenda asaj librarie te mbushur nga njerez qe e kishin shoqeruar gjate gjithe jetes tij. ish mesuesi i tij kujdestar u afrua dhe, mbasi e shtrengoi pas vetes filloi te ecte me te drejt tavolines ku gjendeshin librat e tij. Me vone libraria i mbipopullua nga njerez qe vinin per te shikuar. Por ne fund te njerezve futet edhe nje vajze e imet e cila e bere kurioze mundohet te shikonte se cfare po ndoshte. Duke u munduar te afrohej sa me shume shtyhej me njerezit. Pastaj pa ate, shkrimtarin e saj te preferuar dhe donte patjeter te ishte aty per te marr autografin e tij ne librin e pare qe do blihej. Dilan nuk e dinte se aty mes shume njerezve gjendeshin syte qe ai per shume kohe kishte kerkuar, syte e vajzes 15 vjecare.
Ai botim libri i papritur ishte gjeja qe i duhej keto kohe sepse kishte nevoje edhe per lek.

Nje vajze afrohet tek tavolina dhe me duart qe i dridheshin merr librin dhe e vendos mbi tavoline. Dilan po fliste me mesuesin e tij nderkohe qe ajo priste aty, me pas hap librin pa e ngritur koken fare dhe firmos mbi te

"Per Geraldinen" flet ajo dhe zeri ju drodh ne fund.

Dilan shkruan emrin e saj mbi liber dhe me pas ia drejton asaj, ne ate moment ve re duart e saj qe dridheshin dhe ngaterronin gishtat me njera tjetren.
Duart e saj ishin djersitur dhe ishin bere te kuqe flake. Nuk i dridheshin vetem duart, por i gjithe trupi, syte, buzet, madje edhe zemra brenda ne kraharor. Ai ngre koken lart dhe nuk u beson syve kur sheh fytyren e saj e cila u kuq sapo syte e tij hodhen veshtrimin mbi te.
Geraldina merr librin dhe zbret poshte duke nxituar. Dilan u ngrit me kembe dhe filloi ta ndiqte. Ajo ktheu koken dhe pa se ai po e ndiqte, ndjeu nje nxehtesi ne trup nga turpi. Filloi ecte cdo here e me shpejt, por Dilan nuk i'u nda derisa e ndaloi ne dalje te librarise. E kapi nga krahu dhe ajo u mbeshtet ne murin e jashtem. Fryma ju be me e shpeshte dhe me e rende. Zemra e godiste aq fort ne kraharor sa dhe ai arrinte ta degjonte.
Dilan ishte me i gjate se ajo dhe e shikonte nga larte, ndersa ajo ngrinte syte here pas here duke e veshtruar drejt e ne sy.
Ai buzeqesh kur sheh se fytyra e saj ishte skuqur dhe poret e saj te lekures kishin filluar te nxirrnin djerse. Me pas e leshon nga krahu dhe i ve doren ne faqe. Fytyra e saj, nga nje pamje te nervozuar mori nje pamje te qete dhe te embel.

"Te kam kerkuar shume keto kohe" i thote ai duke peshperitur nderkohe qe e shikonte drejt e ne syte e saj ngjyre jeshile si thellesia e detit...

"Sot kam ardhur. Kam qene jashte vendit" belbezon ajo me zerin qe i dridhej...

"Dilan po te presin njerezit" u degjua zeri i mesuesit

"Erdha" ia kthen ai me pas kthehet serish nga ajo... "Eja brenda. Me prit sa te mbaroj pune sepse dua te bisedoj me ty" shton ai. Geraldina buzeqeshi lehte dhe uli syte poshte e turperuar "He do me presesh?" vazhdoi Dilan dhe ajo tundi koken ne shenje pohimi. 

U futen te dy brenda. Dilan shkoi ne vendin e tij ndersa Geraldina u mbeshtet ne njeren nga kollonat dhe po priste.
Kishin kaluar vetem 10 minuta dhe ankthi i pritjes sa vinte e behej me i madh. Nderkohe qe shikonte Dilan tek firmoste mbi libra, ne fund te barkut ndjeu nje perkedhelje te lehte, qe e beri te buzeqeshte me shume se cdo here tjeter. Dilan hodhi syte nga ajo dhe shikimet e tyre u perplasen duke krijuar nje energji te padukshme per te tjeret, vetem ata mund ta shikonin dhe ta ndjenin ate energji.
Geraldina ishte vogelushe dhe as qe ja kishte idene se cfare ishte dashuria, nuk e kishte ndjere ndonjehere t'i pushtonte zemren, t'ia mbeshtillte me embelsine dhe ngrohtesine e saj. Ajo kishte lexuar per dashurine, kishte lexuar Novela, Romane dhe kishte degjuar per te nga te tjeret, por kurre nuk e kishte ndjere.
Ajo ishte njeriu me i pasigurte ne bote, trembej nga gjithcka, sidomos nga njerezit qe e benin te buzeqeshte ne ate menyre sic e bente Dilan, sepse kishte lexuar se njerezit qe te bejne te buzeqeshesh ne menyren me te bukur te mundeshme, te lendojne ne menyren me te keqe te mundeshme.

Ne koken e saj filluan te krijohen ide, imagjinata e saj nuk kishte fund dhe ndersa mendonte shume aq me shume rritej pasiguria e saj. Keshtuqe nuk priti gjate dhe doli jashte. Shtrengoi librin fort ne kraharor dhe filloi te vraponte sa me shpejt te mundej, por koken e mbante mbrapa, mendonte se mos ai po e ndiqte serish, ajo deshironte qe ai ta ndiqte, por edhe nuk deshironte. Ajo ishte nje lemsh i vertete, ishte nje ngaterrese e madhe brenda saj te cilen as ajo nuk e kuptonte dhe keshtu mendonte ajo, perderisa nuk e kuptoj une veten askush nuk do me kuptoj tjeter.
Duke buzeqeshur, Dilan hodhi syte ne qoshen ku ajo po qendronte, por nuk e pa as aty dhe as ne ndonje vend tjeter. Ajo kishte ikur serish. E kishte zakon te ikte, por edhe te rikthehej, ajo gjithmone ishte rikthyer tek ai edhe pse ai nuk e kishte vene re, ajo gjithmone kishte qene prane tij.

Continue Reading

You'll Also Like

85.7K 5.3K 31
ကျန့်ကောနဲ့တိတိကိုချစ်လို့ရေးတာပါ မည်သူတဦးတယောက်ကိုမျှထိခိုက်လိုစိတ်မရှိပါဘူးနော် ficကိုဖတ်ပေးပါဝေဖန်ပေးပါ လူကိုလဲချစ်ပေးပါ😉
2.9M 54.7K 17
"Stop trying to act like my fiancée because I don't give a damn about you!" His words echoed through the room breaking my remaining hopes - Alizeh (...
36.2K 1.7K 8
Marionette is an average teenager. Has a Best friend. Mortal enemy. And most of all, has a crush. What happens when Adrian-or a certain Chat Noir- s...
1.3M 116K 42
✫ 𝐁𝐨𝐨𝐤 𝐎𝐧𝐞 𝐈𝐧 𝐑𝐚𝐭𝐡𝐨𝐫𝐞 𝐆𝐞𝐧'𝐬 𝐋𝐨𝐯𝐞 𝐒𝐚𝐠𝐚 𝐒𝐞𝐫𝐢𝐞𝐬 ⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎ She is shy He is outspoken She is clumsy He is graceful...