Kur Dashurohen Shkrimtaret (...

By librashqip

8.8K 555 67

E perfunduar βœ” Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C More

1
2
3
4
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25

5

325 24 4
By librashqip


Sa mbaroi shkolla, Dilan del jashte dhe me canten ne krah nxiton per ne zyren e plakut per ta falenderuar. Askush nuk kishte bere aq shume per te, askush nuk i kishte ofruar gje falas pervec Loreles, e cila i kishte dhuruar dashuri pa kushte.

Nderkohe qe ai ecte neper trotuar, syte i shkuan padashur ne xhamin e nje kioske me revista dhe libra, pertej xhamit shikon librin e tij i cili ishte mbeshtetur ne xham.
Buzeqeshja ia mbuloi me teper fytyren, shikonte ne cdo kioske revistash librin tij, me pas dy vajza me librin ne dore!
Po i dukej si enderr, nuk po i besohej per kete gje te bukur qe i kishte ndodhur.

Gjendej para godines se zyres plakut dhe pa e menduar dy here futet brenda me buzeqeshje ne fytyre, por qe nuk zgjati shume.
Sa u fut brenda syte i shkuan tek Karolina e cila ishte ulur bashke me nje djale ne divanin ku njerezit prisnin dhe mbanin duart e njeri tjetrit. Buzeqeshja i ngriu ne fytyre dhe nje dritherin ndjeu ne kockat e gishtave, sikur po i ja terhiqnin kockat nga trupi.

Karolina u trishtua, por pastaj buzeqeshi dhe u ngrit ne kembe

"Po ti ketu Dilan?" e pyet ajo nderkohe qe afrohej tek ai

"Erdha te takoj zoterin" ia kthen ftoht ai dhe futet brenda pa pritur qe ajo ti afrohej.

Futet brenda dhe mundohet te ndryshoi humorin edhe pse e kishte te veshtire te pertypte faktin se ajo po qendronte kapur perdore me dike tjeter.

"E dija qe do vije" i thote plaku duke u ngritur ne kembe!

"Shume faleminderit" ia kthen Dilan dhe afrohet duke e perqafuar.

Plaku nuk e priste fare se do e perqafonte, mendoi se do i shtrengonte doren dhe vetem kaq. Buzeqeshi embel dhe vuri doren e tij te madhe tek koka e Dilan

"Meriton me teper se kaq bir" i thote ai dhe e perkedhel tek koka.

"Askush nuk ka bere kaq per mua"

"Une nuk bera asgje, vetem se i hodha shkrimet e tua ne nje leter tjeter, eshte puna jote ajo duhet t'ia dish vetes per faleminderit jo mua" i thote plaku nderkohe qe ulet

"Dua te falenderoj ty, ishte dicka e bukur te shikoja librin tim ne duart e gjithe klases"

"Shiko, jam i sigurte qe deri neser e gjithe shkolla do e kete ne duar ate liber. A... me tregoi para pak minutash per efektin qe libri dha te nxenesit, jam i sigurt qe neser do kete akoma me teper buje. Mos hiq dore kurre se shkruari, e ben shume mire kete gje" i thote plaku dhe nxorri nga sirtari nje zarf te verdhe "Hape kur te jesh vetem" shtoi ai dhe pastaj u ngrit ne kembe

"Hajde tani dalim se duhet te iki diku jashte qytetit" vazhdoi te thoshte nderkohe qe ecte.

Dolen jashte zyres dhe Dilan pa Karolinen e cila gjendej e ulur ne vendin e saj. Hodhi syte ne te gjithe hollin por djali qe ishte aty pak me pare ishte zhdukur.

"Dilan, flasim pak?" i thote Karolina. Plaku hedh syte nga Dilan dhe tund koken duke buzeqeshur!
Ai e kuptoi se dicka kishte mes atij dhe Karolines.
U ulen tek divani dhe po shikoheshin, ajo nuk dinte nga t'ia fillonte, ndersa ai priste, ajo pritje i dukej si te ishte nje vit.

"Pash qe u trishtove kur me pe me ate djalin" i thote ajo dhe rrudhosi vetullat

"Aspak, u cudita me teper"

"Dua te dish se ai ishte kusheriri im dhe erdhi te me takoi sepse do largohet, nuk dua te mendosh gjera qe nuk ekzistojne" i thote ajo.

Dilan u qetesua i teri, kishte filluar te mendonte gjitha gjerat e mundeshme ne lidhje me Karolinen.

"Nuk mendova asgje" thote ai duke buzeqeshur

"Genjen, e pash pamjen qe te mori fytyra"

"Dakort genjeva, u merzita shume kur ju pash ashtu kapur perdore dhe aq afer"

"Ti je budalla, kurre mos mendo se do e beja dicka te tille ty degjove? Kurre" i thote ajo duke e kapur nga faqet pastaj e perqafoi!

Ajo ia largonte te gjithe pasigurite dhe dyshimet qe e pushtonin here pas here, ishte si dielli ne jeten e tij.
Nxorri librin nga canta dhe ia drejtoi Karolines

"Eshte dhurata e pare qe i bej nje njeriu dhe jam i lumtur qe ai njeri je ti" thote Dilan duke ia vendosur librin tek dora

"Eshte dhurata me e bukur qe kam marre, dua edhe autograf, dua te jem e para qe ti i jep autograf" shtoi Karolina dhe i dha nje stilolaps me te cilin Dilan shkruajti mbi faqen e pare te librit

"Me dashuri per vajzen me te bukur ne bote nga Dilan ..."

Karolina ishte me plot gojen njeriu i vetem qe ai kishte ne jete, e vetmja qe e bente te mos ndihej vetem dhe te mos e ndjente mizorine qe jeta kishte perdorur me ate gjate ketyre viteve.
Ajo ishte drita e tij ne mes te tunelit, nje shpres drejt nje bote te re dhe te bukur.
Mendimi se nje dite ajo mund te largohej, e bente te tmerrohej sepse ajo ishte bere dita e tij, ishte bere epiqendra e mendimeve.
Karolina mori librin ne duar dhe e buzeqeshur e shtrengoi fort ne gjoks!
"Eshte dhurata me e bukur qe me kane bere" thote ajo duke shikuar librin. Syte e saj te kalter dridheshin lehtazi ndersa shikonin syte e Dilan, te cilet nuk ishin me te trishte, nuk kishin me ate mbulesen e lagur te lotve qe i ishte bere si nje rrobe. Ai ndihej i lumtur, i dashur dhe jo vetem, ishta ajo cka kishte deshiruar prej kohesh, ta donte dikush dhe tek Karolina gjente ate qe jeta ia kishte mohuar per shume kohe.

Kishin kaluar 8 dite qe nga njohja e Dilan me Karolinen dhe ajo ishte bere e rendesishme per te, ishte futur ne jeten e tij aq fuqishem sa asnje njeri nuk e kishte bere me pare. Ajo ishte bere si nje droge pa te cilen nuk jeton dot, si nje ushqim per shpirtin. Dhe gjithcka kishte ndodhur kaq shpejt per faktin se ai kishte pasur nevoje per dike qe ta donte, kjo ishte e keqa e tij se ishte afeksionuar shpejt pas saj.
Deshira per te pasur dike prane, per te mos u ndier vetem e kishin bere Dilan te ekspozuar ndaj ndienjave, ndryshe nga me pare ai tani mund te shikonte boten me syrin e nje njeriu qe ndjen, ndryshe nga ai qe ishte me pare, nje njeri i ftohte dhe i vetmuar.

"Si thua, dalim jashte apo rrijme ketu brenda meqe jemi vetem?" e pyet Karolina

"Si te duash ti, per mua njesoj eshte mjafton te jemi bashke" i thote Dilan ndersa ajo i buzeqeshte embel duke nenkuptuar se deshironte te qendronte vetem me ate.

"Eja futemi brenda" ia kthen duke u futur brenda pastaj mbylli deren me celes!

Ishin vetem ato dy ne nje dhome e cila edhe po te mos ishe romantik te bente me pahir, sidomos mbasi ajo uli ndricimin e dritave.
Dhoma u be e kuqe nga dritat e ulta qe benin kontrast me muret e veshura me dru. Nje qetesi kumbonte ne ate hapsire romantike, nje qetesi qe te bente te ndiheshe ne paqe, te relaksoheshe.
Dilan u ul ne divan dhe u qetesua ndersa Karolina gjendej ne dhomen tjeter duke mbushur dy gota me pije. Ishte aq shume qetesi sa po te qendroje per shume gjate vetem te merrte gjumi, por qetesia u prish nga Karolina e cila me takat e saj filloi te trokiste mbi parketin e drurit. Ne duar mbante nje tabaka me dy gota te mbushura me pije freskuese. Floket derdheshin mbi supet e saj te cilet ishin te zbuluar per shkak te kanatieres qe ajo kishte veshur.
Dilan u shty per t'i liruar vend Karolines, por ajo nuk preferoi te ulej ne divan, zgjodhi te ulej ne prehrin e tij. Mori njeren gote dhe ia dha Dilan, ndersa tjetren filloi ta pinte vete!

"Mos te ben fjale zoteria qe e ke mbyllur zyren" thote ai dhe hodhi syte nga dera

"Ai vjen neser ne pune, sot jemi vetem ne te dy ketu" ia kthen ajo dhe vuri goten mbi buze!

"Do qendrojm ketu?" e pyet ai

"Gjithe naten" ia kthen ajo dhe nuk e la me te fliste, vuri buzet e saj mbi buzet e tij dhe filluan te putheshin ngadale.

Dilan kishte dite qe fantazonte te ishte ne nje dhome i vetem me Karolinen, deshirat e tij te moshes tashme sa vinin e beheshin me te medha, me te forta dhe me kerkuese ndaj tij.
Sado qe ai mundohej te kontrollonte veten nuk e arrinte dot, e kishte te pamundur te mbante duart vetem tek kurrizi saj keshtuqe filloi ti zbriste ngadale poshte. Nuk mundej t'i rezistonte dot trupit te saj aq provokues dhe ajo e dinte kete gje ndaj u mbeshteste me qellim tek ai, duke e prekur me trupin e saj.

Kishin kaluar plot 6 ore.
Mbasi kishin ngrene gjerat qe blen ne pasticerin perballe, ishin shtrire te dy dhe po rrinin ne erresire te perqafuar.
Karolina nuk ishte nje shenjtore, ajo kishte pasur mardhenie edhe me te tjere dhe, per kete arsye kishte dije sesi mund ta bente nje mashkull te cmendej, sidomos Dilan i cili ishte akoma i papjekur nga kjo ane!.
Me qellim ajo afron gojen afer veshit tij dhe fillon te marri fryme dhe ta nxjerri ate ne nje menyre qe Dilan filloi t'i nxehej gjaku!
Ajo afrohet edhe me teper dhe kete here merr fryme cdo here e me rende. Me pas ve buzet ne qafen e tij dhe filloi ta puthte, ngadale ajo udhetonte ne qafen e Dilan me buze dhe here pas here me gjuhe.
Dilan filloi te merrte frym rende, akoma nuk po e kuptonte qellimin e saj, nuk mendomte se gjerat e tilla arriheshin kaq lehte, por me Karolinen po qe arriheshin, ajo vete i bente te arriteshme.
Nuk duroi me dhe e vuri poshte vetes, buzet e gjeten vete rrugen neper erresire dhe u takuam, u perplasen bashke duke nisur nje perleshje te embel, buza lart prekte ate poshte e keshtu me rradhe. Here pas here shqiteshin dhe ndjeheshin vetem frymarrjet e tyre qe perplaseshin me njera tjetren, me pas putheshin serish.
Loja po shkonte sic deshironte Karolina e cila ishte teper e vendosur ne ate qe bente, e donte te terin per vete, te pakten per ate nate. Nuk donte t'ia dinte per te nesermen, e nesermja i dukej larg.
Epshi dhe deshira e kishin pushtuar te teren, ndersa Dilan cdo sekond qe kalonte e deshironte akoma me teper.
Buzet e tij te nxehta filluan te preknin trupin e saj ne cdo centimeter, ndersa ajo shijonte ato buze mbi lekure dhe cmendej akoma me teper.

"Me bej tenden" peshperin ajo te veshi i tij duke e ndezur akoma me teper deshiren qe ai po ndjente.

Ai e puthte ndersa ajo klithte nga kenaqesia duke u dorzuar e gjitha ne duart e tij.
Gjendeshin te dy lakuriq ne mes te erresires duke bere dashuri, duke u bere nje te vetem!

Per Dilan ishte hera e pare qe kryente mardhenie, por jo per Karolinen. Dilan nuk ishte i pari per te, ndoshta as i fundit. Ajo e tille ishte, nje lojtare qe luante loje te rende dhe per cmim deshironte kenaqsine e mishit. Ndersa Dilan nuk po kenaqej vetem fizikisht, por edhe shpirterisht, i ishte dorzuar ndienjave i teri.

"Sa i embel qe je, askush nuk eshte treguar kaq i embel me mua" thote ajo duke perkedhelur fytyren e tij nderkohe qe qendronin shtrire prane njeri tjetrit.

"Ishte gjeja me e bukur ne bote, te besh dashuri me ty eshte nje mrekulli" ia kthen ai i ngazellyer nga lumturia.

"Dashuri? Oh te lutem" thote Karolina duke qeshur "Dashuri, Seks e njejta gje jane" shtoi ajo

"Nuk e di, por di qe ishte bukur" thote ai dhe e perqafoi.

"Ti je kaq ndryshe nga te tjeret, nuk me kthen kurrizin, nuk ngrihesh qe te ikesh, nuk fle gjume, por me perqafon mbasi kemi mbaruar se beri seks" peshperin ajo si e trishtuar

"Ndoshta ngaqe te tjeret nuk kane bere dashuri, thjesht te kane perdorur si nje objekt kenaqsie" ia kthen Dilan dhe e shtrengon akoma me teper ndersa ajo u ndie akoma me keq.

Ndihej keq qe kishte luajtur me Dilan, qe e kishte trajtuar si nje objekt, ashtu sic kishin trajtuar ate te tjeret.
Nuk po e njihte me veten e saj, kuptoi se e kishte humbur veten, nuk ishte me ajo. Por tani ishte vone, nuk mund ta kthente me kohen mbrapa. Ndihej fajtore por tani nuk kishte se c'te bente.
Mbeshteti koken fort ne krahet e tij dhe lejoi qe nga syte t'i dilnin dy lot fajtor te cilet nuk mund te justifikonin asgje qe ajo kishte bere.

"E di? Asnjehere nuk kam qene kaq i lumtur. Une nuk kam qene kurre i lumtur, sot jam per dy arsye, se nje liber ekziston me emrin tim, por arsyeja me e madhe eshte se sonte jemi bashke. Kurre ne jete nuk kam ndjer kete ndienje kaq te bukur, paska edhe per jetimet lumturi" peshperin ai nderkohe qe Karolina qante pa ze.

Karolina ndihej keq si asnjehere me pare ne jeten e saj, i kishte bere keq shume njerezve, por asnjehere nuk ishte ndjer kaq fajtore. Dilan fliste ndersa ajo qante dhe mallkonte veten per ate gje qe kishte bere. Kur kishte pare Dilan per here te pare ne ate zyer ku tashme po qendronin shtrire, kishte menduar se ai ishte nje don zhaun, nje nga ata njerez qe nuk lene femer pa shten ne dore.
Nga menyra sesi ai e kishte veshtruar heren e pare, e kishte bere ate te mendonte se ai donte qe ajo te ishte nje nga viktimat e tij ne librin e zi. Por sonte kuptoi se gjithcka qe ai kishte bere per te, i kishte bere sepse ne syte e tij ajo ishte e vecante.


"Me thuaj Dilan, ke pasur ndonjehere femer ne jeten tende? E kam fjalen ta kesh dashur dhe te kesh bere me ate te njejtat gjera si me mua!?" e pyet ajo nderkohe qe fshinte lotet me mbulesen e divanit.

"Ndoshta do qeshesh, por ti je e para femer qe une prek" ia kthen ai i turperuar, ndersa ajo habitet dhe ndihet akoma me keq.

"Nuk je dashuruar kurre?" e pyet ajo serish

"Jo. Kam pasur frike nga dashuria, mendoja se ajo lendon, se te ben te vuash, te pakten keshtu kam degjuar nga shoket dhe shoqet qe flasin me njeri-tjetrin. Por tani nuk kam me frike" pergjigjet ai

"Nuk ke me frike? E perse?"

"Sepse ti me tregove te kunderten dhe jo me fjale. Nuk e di sec eshte kjo qe ndiej per ty, por nese nuk eshte dashuri atehere dashuria eshte akoma me e bukur" peshperin ai dhe merr fryme thelle mbi floket e saj.

"Dhe cfare ndjen saktesisht?" e pyet ajo

"Ndiej se jam i lumtur. Nuk do me interesonte fare nese jashte po shkatrrohet bota apo se qielli ka rene, jam me ty ne erresire dhe eshte bukur. Kjo eshte dashuria? Te mos interesoj asgje tjeter pervc nje njeriu? e pyet ai.

"Nuk e di" ia kthen Karolina duke qare!

Ai e shtremgon fort ne krahet e tij dhe ve buzet mbi ballin e saj me pas mbylli syte duke lejuar qetesine ta perfshinte.
Dilan po flinte gjithashtu edhe Karolina te ciles lotet i kishin ngrire ne sy. Nuk ia falte vetes qe e kishte bere Dilan qe te dashurohej pas saj.
Buzeqeshja e tij nga lumturia nuk ishte zbehur as nga gjumi. Shpirti i tij nuk kishte ndjer kurre kaq lumturi, per shume kohe trishtimi dhe dhimbja kishin qene mbreter ne ate shpirt, dy pushtues te eger qe e kishin ndrydhur, por jo me sepse tani lumturia e kishte shkaterruar mbreterine e tyre duke ndertuar te veten. Por a do zgjaste dot gjate rezistenca e lumturse kundra trishtimit dhe dhimbjes?.

Ishte mengjes.
Dilan hapi syte dhe pa se Karolina nuk ishte aty.
Mbi tryze gjendej nje leter "Mbylle deren kur te dalesh dhe lere celsin tek pasticeria perballe. Karolina".

Ai u cudit se ajo ishte larguar pa i thene gje dhe pa e zgjuar. U vesh dhe doli jashte, dielli i ra ne sy duke ia vrare syte per nje moment. Shtrydhi kockat dhe shkoi per te lene celsin tek pasticeria ku pa edhe daten. Kishte mbetur edhe nje dite nga afati plakut per te mbaruar detyren qe ai i kishte dhene, nuk deshironte qe ta zhgenjente keshtuqe shkoi ne dhomen e tij dhe u mbyll aty per gjithe diten duke shkruar.
Ishin fletet e fundit te fletores se fundit. Ishte mbyllja e gjithe jetes tij imagjinare.

"Jam ulur ne stol ne parkun e qytetit. Prane vete kam ate, floket e saj te verdha jane zbardhur, fytyra i eshte rrudhosur duart po ashtu! Duart i dridhen, ne gisht mban akoma unazen tone te fejeses, sa dite e bukur ishte ajo. Me shikon me syte e saj te kalter dhe me buzeqesh! E dua si dikur kur ishte e re, ne fakt e dua me teper se atehere sepse me dhuroi dy femije te mrekullueshem, te cilet na dhuruan keta niper e mbesa qe tani luajn ne parkun ku ne po qendrojme. Nese do e jetoja serish jeten time, do e rijetoja njesoj, bashke me te." shkruan Dilan ne fund duke imagjinuar jeten me Karolinen e me pas shtrihet ne krevat i lehtesuar.

Continue Reading

You'll Also Like

72.3K 2.5K 79
....Duart e tij mΓ« pΓ«rkΓ«dhelnin fytyrΓ«n, kurse ai hynte nΓ« shpirtin tim .
36.2K 1.7K 8
Marionette is an average teenager. Has a Best friend. Mortal enemy. And most of all, has a crush. What happens when Adrian-or a certain Chat Noir- s...
823K 69K 34
"Excuse me!! How dare you to talk to me like this?? Do you know who I am?" He roared at Vanika in loud voice pointing his index finger towards her. "...
1.3M 116K 42
✫ 𝐁𝐨𝐨𝐀 𝐎𝐧𝐞 𝐈𝐧 π‘πšπ­π‘π¨π«πž π†πžπ§'𝐬 π‹π¨π―πž π’πšπ πš π’πžπ«π’πžπ¬ ⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎ She is shy He is outspoken She is clumsy He is graceful...