Kur Dashurohen Shkrimtaret (...

By librashqip

8.8K 555 67

E perfunduar βœ” Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C More

1
2
3
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25

4

396 27 3
By librashqip


Buzet e saj te trasha dhe mishtore ngjesheshin tek buzet e tij. Perkedheleshin me puthje ato buze. Buzet e tyre vallezonin nje vals te qete nen driten e henes.
Qetesia e nates e bente akoma me magjike ate moment, u dukej vetja sikur ishin te vetmit ne bote, sikur ata dy do krijonon nje bote te re.
Cdo sekond qe kalonte u dukej si nje sekond i shkuar dem nese nuk putheshin, ishte e pafalshme te ishe ne ate atmosfere qetesie dhe te mos putheshe.

Larg botes, larg syve kureshtare, larg paragjykimeve, ishin vetem ato dy dhe dashuria qe rritej e behej me e madhe ne cdo puthje.
Karolina ishte ndienja e pare per Dilan, ajo ndienja qe te ben te cmendesh, qe te ben te ndihesh sikur di te fluturosh.
Ai ndihej me mire se aq, te fluturoje nuk do ishte kurresesi me bukur se te ndieje ate dashuri ne zemer.

"Kthehemi?" e pyet ajo duke peshperire

"Pse peshperin?!" e pyet ai i cuditur

"Nuk dua te prish kete qetesi hyjnore" pergjigjet ajo dhe u zhyt ne uje duke dal disa metra me tutje "Eja me kap po munde, do marresh nje shperblim" shton dhe zhytet serish duke u drejtuar nga bregu.

Dilan lidhi kanatjeren e saj ne krah, me pas filloi te notonte drejt saj!

Per te arritur deri aty ishte e lehte sepse deti i thithte, ndersa per t'u kthyer ishte teper e lodhshme dhe e veshtire.
Ajo u lodh akoma pa bere gjysmen e rruges, merrte frym shpejt dhe filloi te trembej, e zuri paniku se mos mbytej!

"Dilan, kam frike, nuk kam fuqi te notoj me" thote ajo me gjysem zeri nderkohe qe pertypte uje! "Dilan ku je" shtoi e friksuar mbasi nuk mori asnje pergjigje "Dilan" therriti fort dhe zuri te qaj!

Mendoi se kaq e pati, se do mbytej dhe kjo gje e tmerronte, e bente te humbiste akoma me shume fuqi dhe te dorzohej ne krahet e panikut!
Nje krah e mbeshtolli rreth barkut dhe e ngriti lart!

"Qetesohu, jam ketu" i thote ai!

E friksuar e perqafoi pa menduar se i duhej te notonte!

"Leshom ndryshe do mbytemi.

Qetesohu" i thote ai duke ia hequr duart nga qafa dhe e shtyu! Me pas e kapi serish nga barku dhe filloi te notonte ngadale.
Ajo e ndihmonte sadopak duke qendruar pezull ne uje ndersa ai e terhiqte duke notuar.
Dritat e qytetit dukeshin akoma larg. Dhe sa me shume qe Dilan shikonte dritat, aq me shume lodhej psikologjikisht.
I dukej sikur nuk do arrinte kurre ne breg, sikur sado shume qe te notonte ai mbetej ne vend, por nuk u dorzua dhe nuk e leshoi veten.
Pak nga pak dritat afroheshin dhe shpresa per te arritur bregun behej akoma me e madhe.
Karolina filloi te notonte vete pasi u shplodh dhe nuk vonoi shume qe kembet te preknin reren.

Arriten ne breg pastaj u shtrine ne reren e thate duke shfryre te lodhur. Mbasi u qetesuan filluan te qeshnin me te madhe.
Qeshen aq sa i'u mor fryma, pastaj ai u kthye nga ajo dhe po i buzeqeshte. Fytyra e tij nuk dukej shume, por ajo e verente se ishte nje fytyre e lumtur. Buzeqeshja e tij tashme ishte e plote dhe e mbushur me gezim, arsyeja e vetme ishte kjo vajze e cila e kishte magjepsur djaloshin.

"Je shume i mire" peshperin ajo duke ngrire buzeqeshjen ne fytyre dhe i vuri doren ne faqe.

Ai ngrihet me brryl dhe pasi e sheh per pak sekonda e puthi serish. Nuk ngopej me buzet e saj te bukura, kishte filluar t'i pelqente shija e puthjeve, po i behej si droge.

Nderkohe qe ai e puthte, ajo perkedhelte floket e tij. Pastaj e shtyu dhe i'u ul mbi preher, hodhi floket ne anen e majt te supit pastaj u shtri mbi te dhe buzet ia vuri ne qafe.
Trupi i'u drodh i teri kur ndiente buzet e saj te ngrohta dhe te buta mbi qafen e tij.

Ne ate moment filloi te ndiente deshire per te, donte ta bente te veten, te bente dashuri aty mbi rere, por ajo nuk kishte kete qellim. Qellimi saj ishte ta bente qe ai ta deshironte, pastaj te shqitej nga ai duke e len thate sic i thone ne zhagllon.

Nga qafa tij zbriti neper kraharor me pas ndjeu duart e tij t'i kapinin fytyren duke e ngritur lart tek buzet. E puthi per pak pastaj filloi ta puthte ai ne qaf, por ne nje menyre qe brenda saj ndezen pasionin, deshiren me te zjarrt qe ndien njeriu.
Donte te puthej e tera nga ato buze, te perkedhelej nga ato duar, te behej e tij ne te gjitha kuptimet dhe frika se mos bente ndonje veprim te nxituar i'u largua, por i'u shtua frika se nuk po ndiente me frike. Ajo po binte ne dashuri me ate dhe kjo gje e tmerronte.

Trupi saj perdridhej lehte ne duart e tij ashtu si nje ngjale ne duart e nje peshkatari.
E ndjente ne shpirt cdo puthje qe ai i jepte, cdo perkedhelje, cdo fryme te nxehte mbi lekure!
Ai e puthte ndersa ajo me zor permbahej qe te mos klithte nga kenaqesia.
Duart e tij te buta i rreshqisnin mbi trup ndersa buzet e lageshta kishin arritur tek gjoksi duke e perkedhelur! Dora e saj perkedhelte floket e tij ndersa ai ishte pushtuar nga pasioni dhe nuk dinte me te ndalonte, nuk njihte limite e as kufi, donte vetem te shijonte ate ndjenje hyjnore qe i kishte pushtuar shpirtin.

Ajo nuk duroi me dhe klithi ne renkime kenaqsie, ishte momenti kur buzet e tij arriten tek barku dhe po shkonin me poshte! Ai ishte limiti, kufiri qe nuk duhej kaluar.

"Mjaft" thote ajo dhe e kapi tek koka duke e ngritur lart "Boll me, me perqafo" shtoi duke marr fryme shpejt. Ai e mbeshtolli me krahet e tij dhe heshti bashke me te derisa u qetesuan te dy.

Ishte nje gabim, nje gabim i bukur te cilin desh e ben te dy me deshire.
Ajo ishte e gateshme te gabonte, por ndjeu frike se mos ajo qe po ndjente behej akoma me e madhe, se mos rendesia e Dilan ne jeten e saj rritej akoma me shume.
Kishte frike se mos ai zjarr qe i ish ndezur ne zemer behej akoma edhe me i madh, ajo kishte frike nga njerezit qe beheshin shume te rendesishem, sepse lendojne.

Mbasi ndejten per pak minuta te heshtur dhe perqafuar ai u ngrit dhe i vuri kanatjeren ne koke duke ja veshur.
Ajo u ndie e vecante, e kishin zhveshur por gjithmone ishte veshur vete, ndersa ai po e vishte mbasi e kishte zhveshur, filloi ta kishte frike vecantine qe ai djal percillte.

"Je shume i mire, ajo vajze qe do te kete ne krah per gjithe jeten do jete vajza me fatin me te madh ne bote" i thote ajo me syte e perlotur pastaj ne puthi ne faqe.

"Vetem ti do me kesh, askush tjeter" ia kthen ai

"Jeta eshte e gjate dhe ti je ne hapat e pare, je si ai femija qe sapo eshte ngritur ne kembe, do te duhet te biesh shume here, do vritesh shume derisa te mesosh te ecesh pa u rrezuar" tha ajo dhe u ngrit ne kembe.

"Po thua qe duhet te lendohem?" e pyet ai i cuditur

"Sigurisht, mendon se jeta eshte fush me lule ku vetem vrapohet? Jeta eshte nje shkretetire e mbushur me gjemba i dashur, mbas shkretetires gjenden lulet" shtoi ajo

"Por une nuk dua te lendohem, nuk dua qe ti te me lendosh" thote ai dhe u ngrit ne kembe duke dal perballe saj e cila kishte filluar te ecte.

"Une? Jo nuk do e lendoja kurre dike si ty, por jeta po, ajo nuk pyet per miresi, eshte teper e keqe me njerezit e dobet dhe te mire"

"Shpresoj qe jeta te tregohet pak e mire me mua sepse eshte treguar mjaft e keqe. Me la jetim, me hoqi mundesine per te pasur nje familje, per te ndiere perqafime , pakez dashuri nene dhe babai, te kisha nje moter me te cilen te zihesha dhe ta mbroja, apo nje vella qe te me mbronte. Ajo me ka marr shume dhe mendoj se ti je nje gje e mire qe jeta ma nxorri perballe pas gjithe ketyre gjerave te keqia" i thote ai dhe gati sa nuk qau!

Ajo u prek aq shume sa e ndjeu veten te poshter qe e kishte filluar gjithcka si nje loje, por me e poshter u ndie kur kuptoi sesa e vecante ishte bere per ate njeri ne kaq pak dite.

"Mos mendo keshtu, jeta nuk ndalon se nxjerruri pengesa dhe gjera te bukura te cilt ndonjehere ti merr prap, mos u afeksiono shume pas njerezve, njerezit ikin, njerezit lendojne i dashur" i thote ajo pastaj filloi te ecte.

Ai u trishtua per nje moment, por pastaj buzeqeshi dhe vrapoi tek ajo duke i hedhur doren ne qaf. Shkuan moren rrobat ne shkallet e lokalit pastaj u larguan drejt brendesise se qytetit.

Per shume kohe Dilan kishte qene nje njeri i trishte, i mbyllur, por tani qe kishte njohur Karolinen ghithcka ishte ndryshe, trishtimi nuk e mbyste dot lumturine qe kishte mbushur shpirtin e tij.
Mbasi u nda nga Karolina, u mbyll ne dhomen e tij dhe ndjeu nje deshire teper te madhe te shkruante, kete here dicka ndryshe, dicka qe nuk e kishte shkruar me pare, do shkruante per dashurine duke pershkruar te gjithe ato momente qe kishte perjetuar ate mbremje.
Per here  te pare ne jeten e tij po shkruante per dashurine, asnjehere nuk kishte shkruar per te.
Asnjehere nuk kishte shkruar per lumturine, per buzeqeshjet, per embeksine e perqafimit, per puthjet dhe perkedheljet.
Ishte mesuar te shkruante per dhimbjen, lotet, trishtimin dhe per vuajtjen qe kishte ndjer gjithe keto vite.
Shkruante per trishtimin ne nje menyre qe askush nuk e bente, ndoshta sepse e kishte pasur shok per shume kohe, aq kohe sa i ishte bere si rrobe ose me mire si nje lekure, si nje cipe e cila i kishte veshur shpirtin.
Por jo me. Ai tani ndjente lumturine, e cila i kishte rene ne zemer porsi nje komete ne mes te detit, duke e larguar gjitje trishtimin qe i kishte mbytur zemren per shume kohe. Ajo zemer tashme ishte magjepsur nga dashuria, per kete gje ishte kujdesur Karolina, e cila e kishte bere Dilan t'i buzeqeshte serish jetes.
Ai po shkruante te. Po shkruante ne fletoren ku plaku i kishte thene qe te shkruante per jeten e tij sesi donte qe ajo te ishte. Per ate ajo ishte nje e ardhme, nje deshire per ta pasur prane vetes pergjithmone.
Pasi kishte shkruar gati gjysmen e historise se tij imagjinare, ai fillon te shkruaj per Karolinen.

"Dashuria?
Ajo nuk ishte pjese e jetes time deri ne momentin kur njoha ate, vajzen me te embel dhe me te bukur qe ekziston.
E kam urryer dashurine per shume kohe, i trembesha asaj, e kisha frike, por deri ne momentin kur pash buzeqeshjen e saj, kur pash ata dy sy te kalter, ata floke te rrjedhshem si lumejt e parajses.
Dashuria eshte zeri i saj, menyra si flet, si perpelit buzet, si qesh me ate ze jetedhenes.
Dashuria eshte ajo kur luan me floket, kur i perdredh floket e saj te drejte dhe te verdhe rreth gishtave.
Dashuria eshte perqafimi i saj, ndihem jashte bote kur ato krahe me shtrengojne, nuk dua t'ia di per asgje, madje harroj te marr dhe fryme.
Adhuroj aromen e flokve kur ajo mi perplas ne fytyre sa here me perqafon, arome lulesh, arome pranverore.
Por me shume dashuri jane puthjet e saj.
Kur perkedhel buzet e mia me buzet e saj, me ato buze te buta dhe te rreshqitshme.
Cdo gje e saj eshte dashuri, ajo vete eshte dashuria.
Shoh nenen e cila me shikon e buzeqeshur, duket teper e lumtur per lumturine time. Pyes veten nese jam vertete kaq i lumtur, sa mund te dallohet me pamje te pare?

"Ke rene ne dashuri bir?" me pyet ajo nderkohe qe me afrohej.

I buzeqesha dhe nuk mund ta fshihja dot lumturine qe kisha ne fytyre

"Po, jam dashuruar" i pergjigjem.

Ajo ve duart e saj mbi koken time me pas rreshket poshte neper faqe duke me perkedhelur me duart e saj te ngrohta. Duket kaq e lumtur qe une jam i lumtur."

Nderkohe qe shkruan, gjumi po i rendonte qepallat.
Nuk donte te flinte, ishte i frymzuar dhe deshironte te shkruante sa me shume, por lodhja beri te veten! Pa e kuptuar e ze gjumi pa mbuluar dhe me koken mbi fletore.
Oret e para te mengjesit kishin kaluar. Pak nga pak po shuheshin edhe yjet lart ne qiell.
Ora 4 po kalonte dhe, zakonisht ne ate ore eshte orari kur enderrohet me teper.
Nga deshira per te ndjer dashurine e nenes dhe nga imagjinata e perdorur per te shkruar, ai fillon te ndjej duart e nenes teksa i perkedhel faqen, me pas gishtat e saj ngaterrohen tek floket e tij.
Ai buzeqeshi ne gjume dhe nga syte e mbyllur, nje lot gjen rrugen per te dale jashte.

"Nene" peshperin ai pergjumesh duke therritur te emen!

Hapi syte dhe drita e pocit i ra ne sy duke e verbuar per nje moment.
Ferkoi syte me pas veshteroi rreth e qark neper dhome.
Kuptoi se gjithcka kishte qene nje enderr, nje pjelle e deshires tij per te pasur te emen prane.
Realiteti e vrau, e lendoi, e beri te trishte. Realiteti nganjehere eshte teper i hidhur.

Ndejti gati 30 minuta ne shtrat, me jastkun perqafuar, me gjunjet mbledhur dhe qante.

E ndjente aq shume mungesen dashurise se prinderve sa do jepte gjysmen e jete per t'i pasur prane gjysmen tjeter.

Nguli syte ne foton e Loreles e cila qendronte ne mur, e buzeqeshur, me fytyre te embel, me sy te dashur. Nuk mendoi gjate dhe shkoi e mori fotografine, me pas u shtri serish ne shtrat duke qare nderkohe ne kraharor mbante fotografine.

Ajo kishte qene gjithcka ai kishte pasur dhe pa te kishte vite qe ndihej vetem. Eshte e tmerrshme te ndihesh vetem, mos kesh asnje njeri qe te thote se do behet me mire, te thote se eshte prane teje dhe se cdo gje do kaloj. Eshte teper therese te hedhesh syte kudo dhe te kuptosh se nuk ke asnje njeri, se je vetem ne nje bote te madhe e cila cdo dite rrokulliset drejt fundit. Keshtu ndihej ai, si nje peshk pa uje.
Te qante i dukej sikur nxirrte me lot dhimbjen qe shpirtin ia kishte pushtuar, clirohej nga lotet. Dhe keshtu eshte, te qash pastron shpirtin, mjere ata qe nuk qajne dot.

Mbasi qajti aq sa u lodh, u ngrit ne kembe dhe po bente gati canten per ne shkolle. Jashte kishin filluar te degjoheshin zhurmat e para te makinave qe levizin neper rruget e qytetit. Tym dhe zhurme, vetem kaq gjeje ne ate qytet te shpifur. Vetem detit ishte vendi i vetem per t'u arratisur larg zhurmes, atje gjendej qetesia qe ai kishte nevoje te degjonte.


Doli jashte dhe nderkohe qe ecte mendonte per Karolinen, ajo ishte arsyeja e vetme per te qe te buzeqeshte, ishte e vetmja me plot gojen.
Ndaloi tek nje shites ambulant dhe bleu dy kulec per t'i ngrene si mengjes, ne jetimore nuk kishte mengjese per te rriturit, vetem per femijet e vegjel, ndersa te tjeret duhet te prisnin dreken qe te mbushnin barkun, por ai kishte aq lek sa t'i blinte vetes dicka per te ngrene, Lorela para se te shkonte i kishte lene nje shume te vogel te cilen ai kishte filluar ta shpenzonte kohet e fundit.
U fut ne klase dhe u ul ne bangen e tij e cila gjendej ne fund fare.

Ne klase futet mesues A... i cili mbante ne duar nje grumbull me libra te vegjel por te trashe. Ai hodhi syte nga Dilan dhe buzeqeshi duke i tundur koken. Dilan e veshtroi i cuditur me pas uli koken duke shkruar detyrat qe kishte lene pa bere.

Mesuesi, me nje buzeqeshje ne fytyre filloi te shperndante librat ne cdo bange, cdo nxenes qe merrte librin kthente koken nga Dilan! I cuditur, Dilan pyeste veten perse e shikonin, pastaj mbi bangen e tij ra libri i fundit!

Nje kopertine gjendej nje djale i vogel me nje pen ne dore duke shkruar, uli syte me poshte dhe veshtroi emrin e tij Dilan ... me titullin "Ditari i nje jetimi".

Syte e tij u drejtuan nga mesuesi me pas u perloten dhe filloi te shfletonte librin. Ishin te gjitha shkrimet e tij te femijrise, te cilat tashme ishin ne liber.

"Kete ore do lexojme sa te mundemi nga libri i Dilan" tha mesuesi dhe u ul ne vendin e tij!

Te gjithe u afruan tek Dilan duke e uruar dhe duke e perqafuar, asnjehere nuk e kishin perqafuar kaq shume, te ndihej aq i vlersuar.

Kishin kaluar vetem 5 minuta dhe e gjithe klasa ishte ne lot, madje dhe cunat, sidomos ato "te fortit" te cilet qanin me teper nga te gjithe.

Duke lexuar ate liber me ne fund pas kaq shume vitesh ne klase arriten te njohin kush eshte Dilan.
Ai akoma nuk i besohej se nje liber ishte bere me emrin e tij, ndihej teper i gezuar dhe me zor priste te mbaronte shkollen, per te vrapuar drejt e tek plaku qe ta falenderonte.
Deri ne fundin e ores se mesimit te gjithe gjendeshin akoma me lot ne sy dhe akoma nuk kishin mbaruar gjysmen e librit.

Ne klas futet drejtori i cili shkon drejt e tek tavolina e mesuesit te cilin e sheh te perlotur.

"C'ka ngjare!?" e pyet Drejtori i cuditur, me pas hodhi syte nga nxensit dhe i pa me sy te skuqur "Cka ngjare? Kush ka vdekur?" pyet serish ai duke i'u drejtuar klases.

"Ja per kete" i thote mesues A... dhe i tregon librin! Drejtori hap kopertinen dhe fillon te lexoi faqen e pare, me pas pa e nderprere leximin ulet ne vendin e mesuesit dhe fillon te lexoj deri kur bie zilja!

"Kete liber po e mbaj une sot" thote ai duke u perpjekur qe mos i dridhej zeri ngaqe ishte prekur, me pas del nga klasa.

Continue Reading

You'll Also Like

1.5M 129K 45
✫ 𝐁𝐨𝐨𝐀 𝐎𝐧𝐞 𝐈𝐧 π‘πšπ­π‘π¨π«πž π†πžπ§'𝐬 π‹π¨π―πž π’πšπ πš π’πžπ«π’πžπ¬ ⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎ She is shy He is outspoken She is clumsy He is graceful...
1.4M 34.4K 46
When young Diovanna is framed for something she didn't do and is sent off to a "boarding school" she feels abandoned and betrayed. But one thing was...
1.7K 141 20
"I wish I could tell him how much I want him... I wish I could just hug him and cry my lungs out.... I wish he was mine...." "Why I can't get her out...
2.7M 155K 49
"You all must have heard that a ray of light is definitely visible in the darkness which takes us towards light. But what if instead of light the dev...