Kur Dashurohen Shkrimtaret (...

By librashqip

8.8K 555 67

E perfunduar ✔ Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C More

1
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25

2

617 33 2
By librashqip


Dilan u ul ne njerin prej kolltuqeve qe gjendeshin ne zyren e vogel dhe, i mahnitur po veshtronte zyren e plakut me mjeker te bardhe!

E gjithe zyra ishte e veshur me dru, ndersa neper mure vareshin piktura me peisazhe te ndryshme, por piktura qe binte me teper ne sy ishte portreti i nje gruaje.

Dilan, i coroditur nga bukuria e saj, u ngrit ne kembe dhe u afrua tek piktura!

Plaku mjeker bardhe hodhi syte nga ai dhe po priste se cfare do bente ai! Tek Dilan, plaku gjente veten e tij ne rinine e hershme, jo tek Dilan si fizik por si shpirt.
Shpirtin e Dilan ai e njohu tek njera prej fletoreve qe ai kishte shkruar! Aty gjendej nje pjese e Dilan te cilen askush nuk e njihte, ishte ana tij e ndjeshme!
Pavarsisht se gjate gjithe kohes ai shtirej si nje njeri moskokcares, i pandjeshem dhe i ftohte, brenda tij gjendej nje person i dobet, i ndjeshem dhe shume i dashur.

"Te pelqen?" E pyet plaku dhe u afrua tek Dilan.

"Shume, eshte teper e bukur" thote ai pa hequr syte nga piktura!

"Eshte gruaja ime. Mua me pelqejne fotografite por jo me shume se pikturat, ndryshimi mes pikturave dhe fotografive eshte fakti se, ne pikture mund te ndjesh ngrohtesine e nje shikimi, te duket sikur po te veshtron vertete, sikur eshte e gjalle, tek fotografia nuk mund ta gjesh kete gje" thote plaku dhe syte filluan t'i shkelqenin ngaqe u perlot

"Ky portret eshte bere nje vit para se ajo te ndrronte jete.
Ka ndodhur para shume vitesh, por kur e sjell ndermend me duket sikur ka ndodhur dje!
Ehh disa dhimbje nuk kalojne kurre" shtoi plaku duke tundur koken...

"Me thuaj djalosh, ti ke humbur ndonje gje ne jete?" e pyet Plaku

"Une? Kam humbur dicka qe nuk e kam patur, kam humbur edhe gjithcka qe kisha" tha Dilan dhe u drejtua per nga plaku.

"Cdo te thuash?" e pyet plaku i bere kurioz

"Une jam jetim, humba familjen qe nuk me donte, ndoshta ishte nje nene pa ndienja, ndoshta isha nje barre me teper, pastaj humba te vetmin njeri qe kisha, ate per te cilen flas me teper ne shkrimet qe gjen ne fletore" pergjigjet Dilan pastaj buzeqeshi ne menyren e vetme, i trishtuar!

"Ketu e ke gabim, nuk ka nena pa ndienja, jeta te perball me shume veshtirsi, pengesa te cilat duken te pamundura per tu kapercyer.

Me thuaj ke dashuruar ndonjehere?" e pyet plaku dhe filloi te shfletonte fletoren e dyte.

"Jo dhe nuk dua ta bej, dashuria lendon" tha Dilan i sigurte ne ate c'ka po thonte

"Lendon? Kush e ka thene kete budallik?" pyet plaku dhe qeshi nenze

"Njerezit" thote Dilan

"Mos i degjo, njerezit me shume genjejne, ata qe thone se dashuria lendon nuk kane dashuruar kurre" thote plaku dhe pastaj heshti.

Dilan nuk tha me asgje, nguli syte tek plaku i cili humbi ne shkrimet qe gjendeshin ne fletore!

Nerkohe qe lexonte, fytyra i mori nje pamje si i habitur dhe si i friksuar ne te njejten kohe!
Fryma ju be e rende, syte i leviznin ngadale pas rreshtave dhe per rreth nje ore nuk tha asnje fjale te vetme!

Dilan u merzit duke ndejtur ulur dhe provoi te ngrihej!

"Mos leviz" tha plaku duke drejtuar doren nga Dilan por pa i hequr syte nga fletorja.

Nuk donte te shpreqendrohej nderkohe qe lexonte, ishte futur aq thelle ne boten e atyre shkrimeve, sa kishte frike se mos zhurma me e vogel do largonte magjine.
Mbasi mbylli fletoren e fundit, plaku u ngrit ne kembe dhe dukej teper i acaruar!

"Sa vjec je djalosh?" e pyet me nje ton zeri te ashper

"17 zoteri" pergjigjet Dilan i friksuar

"Ti nje 17 vjecar, shkruan per jeten si nje gje e keqe dhe jo e bukur, per dashurine si nje gje e keqe qe ecen mbi toke dhe lendon njerez, ku e merr kopetencen per te thene gjera te tilla" i'u drejtua plaku me te njejtin ton zeri

"Une kam shkruar ato qe ndiej une, ato qe mendoj dhe jo ato qe jane te drejta, por ato qe une mendoj se jane te drejta. Ne asnje vend nuk kam shkruar se dashuria eshte e keqe, por ajo lendon, lendon sepse njerezit e perdorin ate per qellime te tjera" thote Dilan i qete, nderkohe plaku po e humbiste durimin.

Plaku, si nje njeri i rrahur nga jeta, sic thote ajo fjala urte "Me vaj e me uthull" po provokonte durimin e Dilan, donte te dinte se deri ku arrinte qetesia e ketij djaloshi!

Nga vetmia qe e kishte shoqeruar gjate ketyre viteve, Dilan kishte fituar nje durim te madh dhe per me teper nuk e vriste mendjen per fjalet qe te tjeret i thonin, kjo gje e bente te pacenueshem nga plani plakut!

"Ti nuk ke moshe per te gjykuar jeten ne teresi" vazhdoi te thonte plaku dhe u nxeh akoma me teper.

"Une gjykoj ato qe kam pare dhe kam jetuar vete" thote Dilan

"Nuk kam shkruar per jeten e dikujt tjeter dhe po e gjykoj pa e ndjere apo pa e provuar, ato qe lexove aty i kam provuar ne kurrizin tim" shtoi ai dhe ngriti koken lart duke veshtruar plakun qe i rrinte mbi koke duke buzeqeshur!

"Po ky c'ka qe buzeqesh? Per pak mendova se do me vriste" mendon ai me vete nderkohe qe shikonte plakun!

"Ke mundesine te behesh dikush ne jete, dikush shume i rendesishem dhe per kete gje do te ndihmoj une, jam i sigurte qe nuk do e harxhoj me kot kete pak kohe qe me ka mbetur" thote plaku dhe u ul tek karrikia e tij!

Futi fletoret ne sirtar dhe pastai i tregoi deren me gisht!

"Heren tjeter qe do futesh tek ajo dere, dua te sjellesh me vete nje trillim tendin, dua te shkruash sikur te jesh 70 vjec dhe ne ato shkrime, me sa me pak fjale te mundshme do tregosh jeten qe ti do doje te jetoje.
Ik tani dhe te dua ketu mbas 10 ditesh, hiq dore nga xhirot, nga vajzat, hiq dore nga cdo gje per 10 dite, izolohu dhe shkruaj" thote plaku "Ik tani" shtoi ne nje menyre sikur nuk pranonte asnje kundershtim.

Dilan, nuk kundershtoi dhe doli ne koridor i cuditur! Teksa ecte neper korridor, me bisht te syrit, shikonte syte e sekretares qe ishin ngulur tek ai!

"Mirupafshim" i thote vajzes duke i lene te kuptonte se do kthehej serish.

"Mirupafshim" thote vajza dhe e ndoqi me sy derisa ai doli jashte!

Nderkohe qe ecte, qeshte nenvete me fjalet e plakut

"Mos dil me vajza tha, izolohu, nuk e dine ai se une edhe kur isha me te isha i izoluar" thoshte ai me vete!

Dhe ishte e vertete, ai ishte njeri i izoluar nga kjo bote ne te cilen jetonte, i dukej sikur kishte rene gabimisht ne kete epoke, i dukej sikur i perkiste nje dimensioni tjeter.

Ndonjehere ndihesh i huaj edhe ne shtepine tende, dukesh sikur askush nuk te do pavasisht se prane ke njerez qe japin jeten per ty, njeriu ka nevoje te ndihet i trishte, te qaj, te ndiej dhimbje, ndryshe ka marr fund.

Dilan ishte gjate gjithe kohes i tille, brenda tij nuk kishte diell, por vetem re te zeza trishtimi qe here pas here mbysnin gjithcka me shi.

Po ta shikoje me sy, do dalloje sesa shume vuante, sa shume dhimbje kishte brenda atyre syve, te cilet te conin ne thellesine e shpirtit tij, por nese futeshe brenda atij shpirti mund te rrezoheshe ne humneren e boshllikut.
Njerzve u vinte keq per ate dhe ai e urrente kete gje.
Pa humbur kohe, u mbyll ne dhomen e tij, mori nje fletore dhe filloi te shkruaj per ate qe plaku i dha detyre!

"Eshte mengjes.
Ndiej dy duar qe me marrin lart.
Dielli me perplaset ne sy dhe une buzeqesh, pastaj perballe diellit del ajo, nena ime!
Me buzeqesh dhe me puth faqet disa here, eshte lumtur qe me ka prane, me ngre here pas here lart dhe me rrotullon!
Shoh vetem peme, lule dhe me tutje nje qenush te vogel.
"Te dua shume shpirti mamit" me peshperit ajo dhe me puth serish sikur nuk ngopet me mua, kaq shume me do.
Me pas kaloj tek dy duar te medha dhe te fuqishme, eshte babi i cili sapo ka ardhur nga puna.
Me ngjesh buzet e tij ne faqe dhe me puth, me shpon me mjekren e tij dhe une qesh, prek fytyren e tij por nuk them dot asnje fjale sepse jam i vogel, gjeja vetme qe mund te bej, eshte te prek fytyren e tij me duart e mia te vockla.

"Ulodhe zemer? Eja ulu me mua" i thote nena dhe ai ulet prane saj, fillojne flasin per diten e tyre ndersa une degjoj dhe luaj me gjishtat e babit. Ndihem i dashur, i perkas dikujt, nuk jam nje jetim, kam dy prinder qe duhen dhe me duan, sa bukur eshte te ndihesh i dashur" shkruan Dilan nderkohe lotet binin nga syte e tij mbi leter!

Aty ai ishte i lumtur, larg realitetit, mbyllur ne boten e tij te deshirave.

Ne cdo fjale qe hidhte ne leter, ai e shkruante me bojen e shpirtit tij, me dhimbjen dhe trishtimin qe i kishte mbytur shpirtin per shume kohe. Ishte pikerisht ky trishtim ai qe e bente te shkruante sa me gjate, e bente te shkruante mrekullueshem. Nganjehere kishte frike se mos nje dite nuk do ndjente me trishtim, se nuk do vuante me dhe kjo gje e tmerronte, nuk donte te ishte nje nga shume te tjeret, ai ishte Dilan njeriu i cudtshem, fjale pak, i distancuar nga veset e shoqerise, i mbyllur ne boten e tij te ftohte, por keshtu nuk mund t'i bente keq askujt.
Te gjithe e quanin te cuditshem dhe shpesh here te frikshem, nuk e kuptonin se ai nuk donte te behej nje me shume i asaj bote, nuk donte te ishte si gjithe te tjeret, nje pike e zeze ne mes te llumit, qendronte i bardhe dhe larg te gjithve, larg botes se eger dhe te pa shpirt, larg asaj bote qe kishte filluar te mos kishte me dashuri brenda saj.

Qe ne vegjeli, ai ishte ndryshe nga femijet e tjere, ishte me mistreci nga te gjithe, nuk mund te qendroje as 10 minuta me ate sepse te cmendte! Kur ne jetimore hapeshin probleme per shkakun e tij, punonjesit e jetimores thonin se nuk merreshin dot me ate, refuzonin ta nenshtronin sepse e dinin qe ai, ishte si ato kuajt e eger te cilet nuk zbuten kurre.
Por jeta, si nje mesuese e rrepte qe eshte, e zbuti, madje e zbuti me shume sec duhej.
Mbas ikjes se Loreles, ai u be tjeter njeri, por prap ndryshe nga te tjeret, me i trishtuari nga te gjithe, aq i trishtuar sa po ta shikoje ne sy te vinte per te qare.
Por ikja e Loreles ishte vetem hapi i pare, ne fakt arsyeja e atij trishtimi ishte fakti se ai ishte rritur aq sa te kuptonte, aq sa te vriste mendjen dhe, me rritjen e tij erdhi dhe trishtimi qe rritej bashke me te.
Sa me shume ai rritej dhe kuptonte gjerat, aq me shume trishtohej dhe ndihej i vetem.
Tani qe ishte rritur mjaftueshem per te kuptuar, po perjetonte humbjen e familjes tij, braktisjen, perbuzjen dhe shtrengimin e shpirtit nga vetmia.

Nderkohe qe shkruante, mbi fleten e fletores pikonin lot te perziera me ndienja, dhe bashke me lotet formoheshin fjalet me te bukura dhe me te trishta qe nje njeri mund te shkruante.
Ishte trishtimi i tij qe shkruante, ishin ndienjat qe perziheshin me imagjinaten e shfrenuar dhe krijonin momentet qe ai do kishte dashur te jetonte.
Per nje moment ai humbi ne mendime aq te thella sa vertete i dukej sikur po e jetonte te gjithe skenen, nderkohe qe syte i kishte te perlotur, buza i kishte qeshur trishtueshem, ai shkruante

"Po bie shi. Mami me ka marr ne prehrin e saj dhe eshte ulur ne karriken afer dritares.
Jam i mbeshtjellur me krahet e saj dhe ndihem i sigurte si asnjehere me pare! Ajo ka ngulur syte tek shiu qe bie jashte dhe duket e trishtuar, nje lot me bie ne doren time te vockel dhe une qesh nga ngrohtesia e tij, ajo ul koken tek une, me ve buzet ne koke dhe peshperin "Te dua shume biri im" pasi ajo perfundoi fjaline hapet dera! Eshte babi i cili duket i merzitur dhe me nerva, nuk flasin asnje fjale.
Ai ulet ne tavoline dhe ha buken te cilen e kishte gati, pastaj vjen afer nesh dhe na perqafon te dyve njekohesisht. Edhe pse zihen shpesh here, te dy e len menjane krenarine dhe perqafohen.

"Jeni gjeja me e cmuar qe kam, nuk do doja kurre t'ju humbisja" thote ai dhe puthi nenen pastaj mua.

Une jam gje e cmuar per babin tim, sa bukur eshte te ndjesh dashurine e prinderve dhe te dish se duh..." stilolapsit i mbaroi boja dhe Dilan po kerkonte neper sirtare per nje te ri! Pasi nuk gjeti asnje, u vesh dhe doli jashte per te blere nje te tille dhe disa fletore.

U fut ne dyqanin e pare qe i zune syte dhe po priste, dikush ishte para tij qe po blinte.
Nje vajze e gjate, me trup te hijshem, me flok te verdhe qe shtriheshin deri ne fundshpinen e saj kishte zene rradhen.
Dilan nuk kishte veshtruar kurre nje femer ne ate menyre, u magjeps nga floket e saj te florinjte dhe nga trupi qe ajo kishte!

"Oh po ti ketu" tha ajo mbasi mbaroi pune dhe do largohej Dilan ngriti syte larte dhe pa vajzen qe ishte kthyer per nga ai, ishte sekretarja qe pa dy dite me pare tek zyra e plakut!

Dilan nuk ishte dashuruar asnjehere. Kishte degjuar per dashurine shume fjale, kishte lexuar ne libra sesa e bukur ishte ajo, por ne jeten reale kishte pare njerez qe kishin prere damaret per dashurine, njerez qe kishin vuajtur aq shume sa mendonin se vdekja ishte i vetmi shpetim.
Nga e gjithe kjo perzierje mendimesh per dashurine, ai kishte zgjedhur te besonte ate qe kishin pare vete syte e tij, vuajtjen nga dashuria.
Duke menduar keshtu, ai brenda vetes kishte vendosur te mos dashurohej kurre, por dashuria kur vjen, nuk pyet as per kushte e as per mendime, te pushton zemren dhe te ben te dorzohesh ne krahet e saj.
Syte e vajzes ishin ato qe i ben me teper pershtypje, ngjyre bojeqielli te theksuar, ngjyra qe ai adhuronte! Kontrasti syve me floket dhe fytyren e saj te bukur krijonin nke mrekulli te natyres!
Fytyra e saj ishte e paster akull, ngjasonte me nje flok debore, e cilter dhe e paster! Forma e buzve te jepnin deshiren per t'ia perkedhelur me puthje te ngadalta, ndersa trupi ishte me teper se perfekt, ishte e tera nje mrekulli.

"Ketu afer banoj" i'a kthen Dilan dhe drejtoi gishtin nga rruga ku jo shume larg ishte jetimorja.

"Afer jetimores? Kam nje shoqe aty" thote ajo

"Ne fakt jetoj ne jetimore" thote Dilan dhe buzeqeshi si gjithmone me cepin e buzes.

Vetullat e saj te holla dhe te drejta u rrudhosen ne shenje keqardhje, pastaj buzeqeshi dhe u kthye nga dyqanxhiu

"Me jep pese fletore" i thote ajo dhe pasi i merr, ia jep Dilan "Dhurate nga une" thote ajo duke buzeqeshur!

"Faleminderit" i thote Dilan "Por do i blija vete, per kete gje erdha ne fakt" shtoi ai

"Ja ti bleva une, eshte e njejta gje"

"Atehere me ler te qeras me nje akullore" thote Dilan

"Pse jo" thote vajza duke pranuar me nje buzeqeshje te bukur ne fytyre!

Nderkohe qe shijonin akulloren ecnin te dy ngadale! Here pas here perplasnin shikimet dhe buzeqeshnin! Dicka po levizte brenda tij, ajo bente nje efekt te pazakonte tek ai, e bente te ndjente flutra ne stomak.

"Meqe ti je shume i interesuar per emrin tim po ta them, quhem Karolina" thote ajo me ironi.

Dilan qeshi dhe pastaj e veshtroi ne fytyre

"Nese te pyes per moshen, do me thuash ate frazen: nje femer nuk pyetet per moshen" thote Dilan.

Ajo qeshi dhe e shtyu lehte

"Nuk jam nga ato femra une, jam 20 vjece" vazhdoi ajo
"20 vjece? Mendova se te kisha moshatare" thote ai i habitur

"Pse ti c'moshe ke?" e pyet ajo

"17 vjec"

"Ah qenke i vogel" thote Karolina me nje ton zeri sikur po i thonte nuk je me mua, por ne fakt e tha per t'i bere te ditur se ai i pelqente!

"I vogel per cfare?!" pyet Dilan duke bere te paditurin

"Asgje jo" tha ajo dhe u afrua tek ai "E ke vene re!? Sesi na shohin njerezit" shtoi Karolina

"Mendojne se jemi cift, ne fakt shkojme si cift" thote Dilan nderkohe qe shikonte Karolinen drejt e ne sy per t'ia bere te ditur se edhe pse i vogel ai mund ta bente ate per vete!

"Ti je i vogel per mua" thote Karolina duke buzeqeshur sepse po i pelqente efekti qe po i bente Dilan, ajo po e irritonte dhe ai po binte ne kurthin e saj!

Dilan, e veshtroi me seriozitet pastaj tundi koken. Te bente ate per vete tashme e kishte sfide!
Ajo dinte ku ta ngacmonte qe ta kishte te vetin dhe ai po hante karremin qe ajo sapo hodhi ne uje.

Pasi u ndan Dilan mori rrugen per nga jetimorja, ndersa Karolina per ne shtepi. Dilan i pelqente jashtzakonisht shume, ne fakt shume vajza e pelqenin, por asnjera nuk ishte aq e zonja qe ta bente per vete apo t'i ngjallte atij besim. As Karolina nuk arriti ta bej dot per vete, por menyra sesi ajo e trajtoi e benin ate qe te ndihej i detyruar per ta pasur Karolinen te tijen, ky ishte gabimi i Karolines, mund ta kishte ne krah por ai nuk mund ta donte ne menyren qe ajo do deshironte, per te ajo ishte vetem nje sfide por edhe e perzier me ndienja te cilat nuk i kishte ndier ndonjehere.

"Une i vogel? Do e shohi ajo hundperpjeta, kushedi c'i duket vetja" mendonte ai nderkohe qe ecte. Kishte planin perfekt per ta bere per vete.

Continue Reading

You'll Also Like

1.4M 34.4K 46
When young Diovanna is framed for something she didn't do and is sent off to a "boarding school" she feels abandoned and betrayed. But one thing was...
2.2K 214 2
After 15 years separation, Will two lovers be back together or There will be hurdles between them. Peeps into to find more.
15.9K 844 8
"It's funny...I promised you that I would never need you the way those fuckers always do. And yet here I am, needing you more than they ever could."