Kur Dashurohen Shkrimtaret (...

By librashqip

9K 557 67

E perfunduar โœ” Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C More

2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25

1

1.6K 56 19
By librashqip

Ishte mbremje Janari.
Nen driten e henes, ne qoshen e nje kazani plehrash, i mbeshtjellur me disa rrecka te vjetra dhe te grisura flinte nje femije!
Era e ftohte perkedhelte fytyren e tij me lekure te brishte, lekure e bute, njesoj si ajo e nje petali trendafili qe mjafton pak dhe cahet!
Duart e tij te mbeshtjellura me corape, ferkonin syte dhe fytyren, nderkohe qe syte veshtronin henen e cila, me driten e saj i dukej si dicka me te cilen mund te luante!

Pak me tutje rruges, ne trotuar qendronte nje vajze e re.
Me syte e perlotur, me buzet e plasaritura, me duart e palara, qendronte e ngrire ne vend dhe po mendonte nese duhet ta braktiste aty, apo ta merrte serish dhe mos t'i mohonte dashurine e nenes!
Jeta per te nuk kishte qene fare e lehte, madje kishte qene nje ferr i vertete!

Ne moshen 17 vjecare, nderkohe qe ecte rruges, bie pre e nje perdhunimi! Ajo ishte nje vajze e varfer dhe e ndershme, por ndonjehere jeta te detyron te besh gjera te cilat as nuk do mendoje se do i besh ndonjehere.
Afersisht per 6 muaj ajo nuk del fare nga shtepia!
Ishin pikerisht ato muaj kur barku saj kishte filluar te rritej!
Brenda atij barku po rritej i njejti femije qe gjendej edhe tek kazani i plehrave!
Pavarsisht se ishte ngjizur nga nje perdhunim, ajo nuk donte ta abortonte femijen!
Mbas lindjes, ajo u kujdes per te, por vetem per dy muaj! E detyruar nga familja, ajo merr femijen, e mbeshtejell me disa lecka dhe niset! Nderkohe qe qante rruges, mallkonte edhe veten por edhe fatin i cili i kishte rene per pjese!

Ajo ishte si gjithe vajzat e tjera, deshironte te dashurohej, te vishte fustanin e bardhe, te bente femije dhe te jetonte e lumtur! Por endrrat e saj, jeta i kishte perplasur aq fort sa i kishte thyer!
Tani duhet te jetonte pergjithmone me ndienjen e fajit se kishte braktisur femijen e saj!
Pasi kishte bere shume rruge, ndaloi prane nje kazani plehrash, hodhi syte ne te dyja anet e rrugve dhe, me duart qe i dridheshin la femijen e vogel! Buzet e saj te ftohta u ngjeshen ne faqen e tij te bute dhe ai hapi syte! Nuk dinte se ku ishte, as se cfare e priste, shikonte vetem syte e nenes tij qe nga lotet pasqyronin driten e henes!
Ajo u ngrit ne kembe, ktheu kurrizin dhe me pas filloi te largohej andej nga kishte ardhur!

Per nje moment ndjeu sesi bota po i shembej brenda vetes, gjithcka qe ne jete kishte deshiruar tashme ishin shkaterruar, endrrat dergjeshin te coptuara ne dyshemen e shpirtit, e ardhmja i dukej e zymte, ndersa vete ndihej si nje e pavlere dhe pashpirt! Ajo ishte vetem nje femije per vete, e shtyre nga te tjeret beri gabimin me te madh te jetes saj!

Mbasi kaloi rrugen, ktheu koken mbrapa dhe, e perlotur shikonte mes erresires nje top te bardhe me lecka. Donte te kthehej, ta merrte, ta puthte dhe te largohej me te larg nga ai vend, por nuk ishte aq e forte! I ktheu serish kurrizin dhe me hapa te penduar u largua duke e lene femijen e saj ne meshire te fatit, fat i cili nuk u tregua i mire me djalin e vogel sepse e largoi nga e ema.
Ne fakt fati eshte nje justifikim per te shfajsuar gabimet qe bejm ne njerezit, nese nje avion bie nuk ishte fati por nje difekt ne motorrin e tij, difekt i cili ka ndodhur per shkak te nje pakujdesie dhe jo prej fatit, nese te shtyp makina nuk eshte fati keq, por gabimi shoferit ose i joti.
Fati eshte pasoje e nje veprimi, ose gabimi.
Degjoheshin vetem zhurmat e atyre pak makinave qe kalonin dhe zhurma e nje te qare femije, ftohti po bente efektin e tij.
Askush nuk po kalonte prane tij, ajo nate ishte aq e ftohte sa njerezit ishin futur neper shtepia dhe po shijonin ngrohtesine e zjarrit! Nuk duhej shume kohe dhe ai do vdiste ne ate acar, nese nuk kalonte dikush qe ta merrte, nje engjell do u kthente serish ne qiell!

Drita e henes qe i binte ne fytyre u largua dhe nje hije u shfaq para djalit! Ai pushoi se qari dhe po shikonte. Dy duar e moren dhe e ngriten lart, dikush e mbeshtolli me pallto dhe u largua nga aty!

Nderkohe qe burri i cili kishte marre vogelushin ecte vogelushi qante!
Ai nuk do ishte si gjithe femijet e tjere, nuk do kishte dashurine qe shumica e femijve e nenvlersojne, nuk do kishte perqafimin e nenes kur te kishte ftohte, nuk do e mbulonte njeri naten, askush nuk do i qendronte prane kur te semurej pervec punonjses se shtepise se femijve!
Por perkujdesja saj nuk mund te krahasohej kurre me perkujdesjen e nenes, ishte shume ndryshe!

Vogelushi fillimisht dorzohet ne polici, por pas shume perpjekjesh te deshtuara per te gjetur familjen e cila e kishte braktisur, ai dergohet ne nje jetimore ne nje tjeter qytet!
Nga krahet e nenes tij kaloi ne krahet e nje te panjohuri, me pas ne krahet e nje plake me fytyre te embel si ato gjyshet e dashura!

Ajo sapo e mori ne krah u magjeps nga bukuria e atij femije

"Dilan, keshtu do e quajm" tha ajo duke buzeqeshur dhe e puthi djalin ne ball.

"Dilan? Pse pikerisht kete emer?" e pyet njera nga punonjeset e jetimores

"Dilan do te thote te mbijetosh ne gjuhen e lshte Egjiptiane" u pergjigj ajo dhe shkoi tek dhoma e femijve te vegjel me pas dikush u kujdes qe ai te ushqehej!

Cdo dite qe kalonte Dilan rritej dhe sa me shume ai rritej, aq me shume rriteshin edhe problemet qe shkaktonte ne jetimore, ai vogelushi i pafajshem i disa viteve me pare tashme ishte problemi numer nje i punonjesve te jetimores, por jo i kujdestares e cila qeshte dhe gezohej kur shikonte ate teksa vaponte neper oborr nderkohe qe punonjest mundoheshin ta kapnin!

Dilan, nje mistrec 10 vjecar i cili nuk dinte asgje per familjen e tij dhe asnjehere nuk kishte pyetur per ta.

"Nuk do te dish asgje ne lidhje me familjen tende?" e pyet Lorela kujdestrja e cila per 10 vjet ishte kujdesur per Dilan si ta kishte djalin e saj!

"Nuk dua t'ia di per njerez qe nuk duan t'ja dijne per mua" thoshte ai sa here qe ajo e pyeste!

Por jo nuk dinte asgje rreth familjes tij, e pyeste vetem per te kuptuar se c'ndjente ai!
E vetmja gje qe Lorela dinte ishte vendi ku ai ishte gjetur por as ate nuk i lejohej t'ia tregonte.
Por me ato 10 vite qe kishin kaluar edhe Lorela ishte plakur shume, jeta saj pak nga pak po afrohej ne fund, i vetmi peng qe ajo kishte, ishte se kush do kujdesej per Dilan pasi ajo te mos ishte me, e dinte fatin e jetimave te tjere pasi dilnin nga jetimorja, te cilet perfundonin duke u droguar ose duke u kthyer ne kriminel, ajo nuk donte qe Dilan te kthehej ne njerin nga ata!

Lorela ishte tipike ajo plaka me fytyre te embel, me faqe te fryra, me shikim te ngrohte, e shendoshe dhe e dashur! Ajo ishte si nje nene per Danil, si nje gjyshe, ajo ishte e vetmja qe ai kishte.

Nje dite me diell, nga ato ditet pranverore, nderkohe qe Dilan po luante jashte dikush e therret! Ishte nje nga punonjeset e jetimores e cila, e mori dhe e futi ne dhomen e Loreles qe gjendej e shtrire ne krevatin e saj!

"Afrohu" peshperin ajo me zerin e ngjirur.

Ai afrohet tek ajo, ulet ne krevat dhe vendos koken ne brakun e Loreles!

"Je semure gjyshe?" e pyet ai duke ngritur koken!

Ajo buzeqeshi embelsisht dhe vuri doren ne koken e tij

"Gjyshja do largohet Dilan, zoti me ka caktuar nje pune, do shkoj te kujdesem per femijet ne qiell" thote ajo dhe lotet i shkane nga syte duke rrjedhur neper fytyren e rrudhur!

"Do me lesh vetem? Po kush do me tregoj perralla cdo mbremje pastaj? Askush nuk i tregon perrallat si ty gjyshe" thote ai dhe afrohet tek ajo duke e perqafuar!

"Cdo mbremje, kur te fikesh driten une do jem aty dhe do qendroj derisa ti te flesh, dakort?"
"Ma premton?"

"Ta pramtoj Dilan, por shiko dhe ti duhet te me premtosh qe do sillesh mire, se kur te rritesh do behesh njeri i mire dhe kurre nuk do i besh keq njeriu, ma premton?" vazhdoi te fliste ajo me zerin qe cdo here e me shume behej me i ngjirur!

"Ta premtoj gjyshe" pergjigjet ai!

"Kete leter do e hapesh kur te behesh 18 vjec, asnje dite me pare" i thote ajo dhe i ve nje leter me zarf ne dore! Ai e perqafoi prap, por kete here perqafimi zgjati per rreth dy minuta!

Nje lot i fundit rreshkiti nga syte e Loreles pra se te shuhej drita brenda tyre, para se te ngrinin pergjithmone! Dora saj u var, rrahjet e zemres pushuan! Ajo vdiq duke perqafuar, vdiq e buzeqeshur.

Ikja e Loreles nga kjo jete ishte goditja e pare, qe jeta i I dhuroi atij, nje goditje e forte aq sa i mori gjithcka qe ai kishte.
Eshte e tmerrshme te kesh vetem dike ne jete dhe, ate ta humbasesh pergjithmone, pastaj fillon ndjen vetmine qe te mbeshtjell me mantelin e saj dhe cdo dite qe kalon, ajo behet me mbytese, me helmuese, me e padurueshme.

Ikja e Loreles ishte dhimbja e pare qe ndjeu zemra tij e vogel, pa e kuptuar se me pare kishte humbur familjen e tij, por ajo humbje nuk I interesonte, te pakten ne kete moshe. Familja tij e vetme kishte qene Lorela, ajo qe e kishte ushqyer cdo dite, ajo qe e kishte edukuar, e kishte rritur me dashuri te pa kushtezuar, njesoj si ta kishte djalin e saj.

Lorela ishte nene, baba, moter, baba, vella. Dhe ai sapo kishte humbur njeriun e vetem qe kishte, por akoma nuk po e kuptonte plotesisht humbjen e saj, duhej kohe qe ta kuptonte.

Trupi i Loreles pak nga pak po e humbiste ngrohtesine, fytyra saj po zbardhej dhe syte i qene mbyllur. Rreth saj qendronin shume njerez qe e kishin dashur, ajo vete ishte nje nga jetimet e asaj jetimore, shume njerez ishin afeksionuar pas saj, e si te mos afeksionoheshe pas nje njeri si ajo? Mund te thoje me plot gojen qe ishte nje njeri i rralle, nga ata njerez qe po t'i njohesh je me fat.

Ne karriken prane kokes saj, qendronte i ulur Dilan, i cili syte i kishte te kuqur dhe te lagur nga lotet. Pak a shume ai e dinte se tashme ajo nuk do zgjohej me, se nuk do kishte me perqafime te ngrohta, nuk do i ndjente me duart e saj te ngrohta t'i perkedhelnin fytyren.
Tashme mbremjet do ishin te ftohta dhe te trishta, pa nje "naten e mire" me zerin e saj, pa nje perralle nga ato me lepurusha qe ai aq shume pelqente, tani do kishte vetem vetmi.
Ditet kalonin, por jo njesoj si me pare, sepse Dilan nuk ishte me si me pare, nuk ishte me ai mistreci qe hapte probleme gjate gjithe kohes. Ai per pak dite ishte shendrruar ne nje tjeter njeri, vetmia dhe trishtimi po e shendrronin ate ne nje person ndryshe nga te tjeret.
Ai u mbyll ne ate boten e tij te vogel, u izulua me guacken e vetmise dhe nuk lejonte me asnje njeri qe t'i afrohej, kishte frike qe njerezit te beheshin te rendesishem ne jeten e tij, sepse njerezit largohen, njerezit zhgenjejne! Keshtu e shikonte ai jeten, si nje i braktisur sic ishte ne te vertete, nuk kishte turp ta pranonte nuk kishte asnje njeri, se askujt nuk i plaste per te, nuk kishte turp te qante madje as te bretiste nga vetmia dhe dhimbja qe ajo i shkaktonte, por doren nuk ja shtrinte askujt per ndihme edhe pse do donte shume ta ndihmonin.

Me vitet qe shkonin, ai ishte rritur dhe kishte marre rrugen drejt se ardhemes tij.
Nje adoleshent 17 vjecar, i cili ndryshe nga djemt e tjere qe rrinin te gjithe bashke, ai qendronte gjithmone larg te tjerve dhe vetem, ulej poshte nje peme, ndonjehere edhe mbi taracen e shkolles dhe shkruante, mbushte fleta plot me shkrime.
Hapat e tij te pare i hodhi qe muajn e pare kur Lorela vdiq, ne letra shkarraviste me dhimbje shkrime te cilat do adhuroheshin nga punonjeset e jetimores, ky ishte hapi tij i pare drejt nje rruge qe do e conte ne nje bote krejt tjeter nga ajo qe ai kishte jetuar deri tani.

Nderkohe qe ai shkruante i ulur ne tarracen e shkolle, nje nga mesuesit ve re dy kembe te varuara ne katin e trete te shkolles dhe, i trembur vrapon me nje fryme deri lart.
Pasi sheh Dilan qe po shkruante u qetesua dhe, ngadale fillon te afrohet tek ai, duke u munduar te mos bente zhurme, me friken se po ta shikonte do ndalonte se shkruari, u afrua aq sa mund te lexonte se cfare po shkruante ai.

"E dashur gjyshe, u ben kaq shume vite qe nuk e ndjej me ngrohtesine e perqafimit tend, malli me ka marr aq shume sa, kur shoh gjyshet e shokve i perqafoj dhe, ne krahet e tyre mundohem te gjej pak nga ngrohtesia jote, por eshte e pamundur, askush nuk perqafon ashtu si ty. Pas kaq shume vitesh, ti akoma vazhdon te vrasesh me ikjen tende, me dhemb shume kur shoh fotografine tende dhe nuk mund te ndjej kur e prek! Tani jam rritur dhe, te rritesh nuk eshte kaq gje e bukur, kupton shume dhe e vret mendjen shume. Edhe kete vit jam ne jetimore, pastaj mbush 18 vjec dhe jam i detyruar te largohem, jashte jeta duhet e te jete me e veshtire dhe une kam shume frike."...

Mesuesi, i perlotur vriste mendjen sesi kishte mundesi qe ky nxenes e kishte te ulet noten ne lenden e Letersise, ai e kishte pasur per 3 vite ne klase dhe asnjehere nuk ishte ndeshur me shkrimet e tij te ketij lloji! Duke u munduar te shikonte me teper se c'kishte shkruar ne fletore, ai preku nje gur te vogel me kembe i cili beri zhurme, mjaftoi aq zhumre dhe Dilan ktheu koken mbrapa!
U tremb aq shume kur pa mesuesinn afer sa, pa vetedije desh u hodh nga tarraca, por dora e fuqishme e mesuesit e kapi nga leckat dhe e terhoqi!

"Qetesohu" i thote ai dhe pastaj e leshoi
"Nuk desha te tremb, me fal" shtoi, po i fliste me nje menyre sikur ai ishte me i madh prej tij, i dukej vetja sikur gjendej perballe nje njeriu te madh!

"Nuk ka gje profesor, u tremba ngaqe nuk e dija qe kisha njerez afer" thote dilan dhe hodhi syte poshte ne toke duke pare lartesine nga ku do binte

"Shpetova per pak eee" shtoi ai duke buzeqeshur me cepin e buzes pastaj hodhi syte nga mesuesi i cili kishte ngulur syte tek fletorja qe ishte perdhe.

Ai nuk buzeqeshte kurre plotesisht, madje shume njerez e kishin pyetur se pse nuk buzeqeshte asnjehere dhe pergjigja e tij gjithmone ishte "Nuk kam nje arsye pse ta bej", nuk kishte turp te tregonte trishtimin e tij, as dhimbjen dhe as vetmine.

"Me thuaj, pse ne Lenden time ke notat me te ulta se ne lendet e tjera, kur ti shkruan kaq bukur? Pse tek detyrat shkruan aq bloze ndersa ne kete fletore kaq mrekullueshem?" e pyet mesuesi nderkohe qe shfletonte ngadale fletoren.

Dilan i merr fletoren nga duart dhe e fut ne cante, pastaj kthehet nga ai dhe duke e shikuar me syte e tij te trishte pergjigjet "Sepse ne ate fletore nuk shkruaj ate qe ndiej, shkruaj gjerat e mia"

"Por jane te bukura, me ndienja mund te shkruash edhe tek detyrat qe te jap, do kesh notat me te mira nga te gjithe'' i thote mesuesi

"Ndoshta per ty mund te jene te bukura, por per mua jane plot dhimbje dhe nuk dua qe askush te lexonte gjerat e mia" thote Dilan i zemeruar "Nuk me interesojne notat, fundja nuk eshte se do me hyjne ne pune atje ku do jem pasi te mbaroi shkollen" shtoi ai.

Hodhi canten ne krah dhe filloi te zbriste shkallet

"Dilan, prit pak" i thote mesuesi dhe afrohet tek ai.

I kerkon nje leter dhe nje laps dhe mbi te shkruan nje adrese "Shko ketu dhe thuaj qe te kam derguar une, merre dhe fletoren me vete, beje nese do te kesh nje te ardhme" vazhdoi te thonte mesuesi pastaj u largua!

Dilan, hodhi syte tek letra dhe pa se adresa qe ishte shkruar aty, nuk ishte shume larg nga jetimorja, por as qe e mendoi qe te shkonte, hodhi letren ne toke dhe u largua.
Nuk donte qe ndienjat e tij t'i lexonte dikush tjeter, ato ishin pjese e jete tij dhe nuk donte t'i ndante me asnje njeri! Por keshtu ai po shkelte te vetmen gje te bukur qe jeta mund t'i ofronte, mundesine me te mire per te qene dikush ne jete, per te mos ja shtrire doren asnje njeriu.

Kishin kaluar 10 dite qe nga takimi ne tarace me mesuesin e tij, ato 10 dite ne mendjen e tij zienin mendimet se cfare do gjente ai ne adresen qe i la mesuesi.
Si nje natyre kurioze qe ai ishte, e kishte mbajtur mend adresen e shkruar ne leter dhe mori rrugen per te vajtur atje!
Cdo nate kishte menduar se cfare do gjente ne ate vend, ai priste qe aty te gjente mesuesin e tij, por jo, deren ja hapi nje vajze e re dhe e bukur

"Me ka adresuar mesues A... per te ardhur ketu" i drejtohet vajzes e cila ishte sekretare

"Ti duhet te jesh Dilan apo jo?" e pyet ajo, i cuditur se nga e njihte ajo ai tund koken ne shenje pohimi "Eja, mund te futesh pa pritur ne rradhe" shtoi ajo dhe kur u fut brenda, pa njerez qe prisnin ulur neper kolltuqe te vegjel!

Atmosfera brenda asaj ndertese ishte e ngrohte dhe e dashur, mure te veshura me dru dhe ne qoshe te murit, nje raft i madh plot me libra!

"Eja, ai po te pret" i thote sekretarja, ai i hutuar kthen koken nga ajo dhe futet ne zyren ku qendronte njeriu qe mesuesi i kishte thene per te takuar!
Perballe tij doli nje burre plak, me mjeker dhe i shendoshe

"Ti je Dilan apo jo? Ai shkrimtari vogel per te cilin me ka folur mesues A..." thote burri plak dhe u afrua tek Dilan duke i vene doren ne sup!

"Pa he, t'i shohim keto shkrimet qe paskan magjepsuer nipin tim" shtoi ai dhe Dilan nxorri tre fletore te vjetra, pastaj nje fletore te re te cilen e kishte shkruar kohet e fundit.

Continue Reading

You'll Also Like

820K 8.2K 67
๐ข๐ง๐œ๐ฅ๐ฎ๐๐ž๐ฌ ๐š๐ฅ๐ฅ ๐จ๐Ÿ ๐ญ๐ก๐ž ๐›๐จ๐ฒ๐ฌ โœฆ . ใ€€โบ ใ€€ . โœฆ . ใ€€โบ ใ€€ . โœฆ don't forget to vote, share and comment. ๐Ÿค
4.3M 285K 61
"Why the fuck you let him touch you!!!"he growled while punching the wall behind me 'I am so scared right now what if he hit me like my father did to...
13.1M 528K 57
"Have you tried turning it off and back on again?" โ€ขโ€ข Christian Ivonov, CEO of Ivonov enterprises, had always been the best at fucking things up. Whe...
540K 18.1K 135
Read and find out...