Ters ne hotelin "Tersi". ✔

By blue__writer1

1.5K 178 4K

Helbruket zor se arrinin te gezonin pushimet e luksit. Kur burri i familjes, Fin Helbruku rezervon suiten me... More

Nje minute heshtje per Oton.
Helbruket ne hotelin 'Tersi'.
Timi, Tomi, Xheku, Xhejku ose Piteri.
Veshet.
Kur Kluki behet Klara.
Ku ta çojme Tomin?
Kur Shapka zbulon diçka.
'Neser ka ditelindjen Oto' 3x.
Revenite, Oto.
Nga gjashte Helbruke, vetem nje Helbruk.
Kur une jam Helbruku qe mungon.
Uji i çezmes dhe i detit.
Asnje akrobaci ne ajer.
Ideja ime me e keqe.
Duke u pergatitur per takimin 'e pare'.
Kush eshte vrasesi?
'Ta ha mutin, Ouen'.
Ringjallja.
Te porosisesh picen me te lire.
Krizat katastrofike te Klukit.
Krizat qe çuan ne pagese.
Ku eshte gjyshi?
Plani i babit per gjetjen e parave.
Pjesetari i ri i perkohshem i familjes.
Kush do te vritet i pari?
Riperseritja e historise.

Rrembimi i mamit.

28 6 186
By blue__writer1

-Zoterinj, zoterinj, -na thirri menjehere roja i portes kur na pa te hynim ne korridorin e hotelit bashke me lamen. Babi ndaloi i acaruar. -Nuk lejohet hyrja me kafshe shtepiake, e kemi te theksuar edhe ne portalin e faqes kryesore per regjistrimet.

-Kafshe te duket ty kjo qenie humane qe kemi me vete? -Babi u duk i fyer, por e dija qe nuk ndihej i tille. -Riku nuk eshte kafshe dosido. Nuk gjen dot te dyte si ky. Vjen nga Filadelfia. Nga familje mbreterish.

-Zoteri, nuk me intereson se nga vjen. Nuk lejohen kafshet.

-Po nuk eshte kafshe e zakonshme, pra. Zere se eshte njeri si ne. Se ja, hunden e ka si ne, gojen si ne. Vetem se ka kater kembe, se eshte me i avancuar. Por nuk duhet t'i bullizojme te tjeret vetem sepse jane ndryshe nga ne. Si do te ndiheshe ti po te kishe kater kembe si Riku?

-Zoteri, ai eshte nje qen dhe une jam nje njeri. Nje qen nuk mund te bullizohet.

-Qen? -shpertheu papritur Oueni. -Ti quan Rikun "qen"? Ai nuk eshte qen. Eshte nje lame e madherishme. Eshte faraon. Mbret. Dhe ti guxon ta quash "qen"! E di sa e dhimbshme eshte ta degjosh diçka te tille? U zhgenjeva une... thjesht, imagjino sa i ka dhembur Rikut.

-Djale, eshte nje qen. Poodle, siç i quajne. Kush dreqin mban nje lame si kafshe shtepiake?

Ne u pame te gjithe sy me sy. Dhe e kisha pasur nje dyshim qe Riku nuk ishte nje lame. Sigurisht, do te kishte qene bukur te kishte qene qe te kishim edhe ne diçka te veçante, por si gjithmone e vetmja gje qe familja ime kishte te veçante ishte çmenduria. Babi vetem tundi koken dhe ia beri me shenje rojes te largohej. Ai na veshtroi nje cope here, por ne fund u bind. Sapo roja na ktheu shpinen, Oueni ia plasi te qares.

-Ua, drogaxhiu! -thirri Kluki. -Qe kur nisem te qajme ne Helbruket?

-Qe kur morem vesh qe Riku s'eshte lame, eshte qen, -tha mami me syte e perlotur, por une isha e bindur se ajo po qante sepse po qante Oueni i çmendur.

-Edhe ç'a ka ketu qe eshte qen? Po le te jete çfare te doje, kujt i plasi bytha? -tha e acaruar Kluki qe sapo kishim ardhur me pushime, e kishte leshuar gojen fare. -Se Riku do te na i zgjidhi problemet neve, ne fakt. Tek Riku po na rreh, eshte lame, qen apo rose.

-Mos flit keq per Rikun, -iu kthye papritur Oueni duke i drejtuar gishtin tregues ne shenje kercenimi Klukit. -Askush te mos flase keq per Rikun, se do e vras. Do e vras dhe do e gropos aty tek kopshti bashke me ate njeriun pa veshe.

-Do vrasesh nje mut ti! -Kluki u kthye nga Oueni dhe u duk sikur do ia hiqte ndonje turinjve. -Ti s'ke trute ne rregull, do na vrasi ky neve! Po ik aman, ik.

-Po prandaj, do na vrasi pra, se s'ka trute ne rregull. Kush s'eshte ne rregull, ai vret, -nderhyri Estela qe mendonte se po thoshte diçka te zgjuar.

-Jo moj, vajze, se ne kur e groposem ate Piterin pa veshe, apo si e kishte emrin, e groposem se s'kishim ku ta çonim, jo se s'jemi ne rregull. Se na mbeti ne dore.

-Mire, mjaft folet per te vdekurit, se nuk eshte mire, -tha babi qe i dukej vetja me i mire se ne te tjeret.

Une u ktheva instivikisht, dhe u perballa me dy pale sy qe po na shikonin. Ne fillim u tremba, por kur pashe kopshtarin Xhon, thjesht u tremba akoma edhe me shume. Me shume mundesi, na kishte degjuar kur kishim folur per Piterin, ose thjesht adoleshentin pa veshe, sepse nuk doja ta pagezoja te vdekurin me nje emer te ri. Shpresova mos te kishte menduar se e kishim vrare vertet ne, sepse perndryshe do te fundoseshim.

-Oh... -ia beri babi qe e pa menjehere pas meje. -Si jeni? Sapo do te hynim brenda...

-Qeni juaj? -na u afrua ai. Por dukej pak i shperqendruar. -Qenka shume i embel.

-Po, eshte si mua vete, -foli dhe u mburr Oueni. -Quhet Riku Helbruku.

-Emer interesant, -i buzeqeshi kopshtari. Pastaj, u kthye nga mami dhe i tha. -Kam mbjelle disa lule te reja, do te me behej shume qejfi sikur te vinit dhe t'i shikonit. Me dukeni si profesioniste lulesh.

-Ashtu jam, -tundi koken mami, qe nuk ishte as profesioniste lulesh, por as profesioniste e ndonje gjeje tjeter. U kthye nga babi dhe shtoi. -Une nuk vonohem. Ju shkoni siper bashke me Rikun.

Ne pame mamin qe u largua bashke me kopshtarin, dhe pastaj pame nga Riku. Ku ta çonim? Ne hotel, do te na shikonin qe po hynim me ate dhe nuk hynim dot deri ne dhome. Nuk e kishte me as Kluki çarçafin e saj qe ta mbeshtjellnim me ate. Pastaj, Oueni pa thene asgje e mori Rikun ne krahe dhe hyri brenda duke vrapuar si i rrjedhur nga trute e kokes.

-Po ky drogaxhiu? -e pa e habitur Kluki.

-Ouen, kthehu, te babi, ku shkon?

Oueni i çmendur ktheu koken dhe u pengua tek pragu i deres dhe u rrezua. Riku i shpetoi nga duart dhe fluturoi si disk prane tavolines se recepsionistes. Ne te katert u afruam me vrap, parakaluam Ouenin e rrezuar qe kishte mundesi te kishte thyer edhe qafen, dhe ngritem Rikun nga tavolina.

-Riku, je mire? -e shkundi babi, duke e ulur ne toke.

-Ua, na ngriu gjaku! Mire qe s'ka vdekur. -fshiu ballin Kluki, gjasme sikur ishte mbushur me djerse.

-Ma hiqni ate qen tani! -uleriti recepsionistja, qe ishte rrezuar ne dysheme nga hedhja e Rikut. -Nuk lejohen qente ne hotel!

-Nuk eshte qen! -filloi te qante serish Oueni. U ngrit me kembe dhe na u afrua. -Eshte lame. Eshte nje lame e madherishme. Nuk mund ta perzini nga hoteli ne kete menyre! Eshte absurde!

-Ju lutem, nxirreni qenin jashte perndryshe do te therras pronarin.

Oueni zuri te ulerinte e te qante me te madhe dhe une s'e kuptova se kur u lidh kaq shume me Rikun qe nuk ishte as qeni yne. Babi tundi koken me mospelqim dhe dolem serish jashte bashke me Rikun qe s'po merrte vesh ç'a po ndodhte.

-Duhet ta leme qenin, -nxorri perfundimin e hidhur ai. Oueni ia krisi te qares me fort. -Ta fusim ne ndonje kasolle dhe kur te na e kerkojne tek ajo faqja ku e shitem, ta çojme dhe kaq. Parate do i marrim dhe...

-Do e shesim? -e nderpreu Oueni. -Babi, nuk do e shesim Rikun! Ndryshim plani. Riku do te jete pjese e familjes sone. Riku Helbruku, shiko sa bukur tingellon babi. Nuk do e nxjerrim ne shitje, se nuk eshte fshese. Eshte njeri! Ka ndjenja, ka zemer! Ai me kujton Oton, babi! Nuk do te humb edhe Rikun.

Nuk po fliste askush dhe une mendova se ç'beri vaki, pastaj vura re qe babi kaloi me te shpejte krahun ne sy se siç duket ishte perlotur nga fjalet pa pike lidhje te Ouenit. Iken dhe parate e siguruara. Kluki bertiti e para:

-Te dhjefsha mu ne Ouen e mu ne Riku! Jo, jo, te dhjefsha mu ne pushime! Duam pushime ne! Ne jemi per te qendruar ne shtepi me ate tjetrin, qe rrezik ka ngecur ne hale!

-Gjyshi! -thirri Oueni. -Gjyshi, pra! Mund te marrim testamentin e gjyshit per te paguar parate. Se ai do te vdese, gjithsesi, nuk ben ndonje ndryshim te madh sikur t'ia perdorim sot parate e testamentit.

-Ide e mire, ide e mire, -tundi koken ne shenje pohimi Kluki. Pas saj, edhe babi. -Te ikim qe tani. Marrim parate lart dhe ikim. Valixhet i leme aty, se s'na i merr njeri, po he.

-Ouen, ti prit ketu me Rikun, -i caktoi punen me koti babi.

Hyme serish brenda, por kete here perveç nje veshtrimi recepsionistja nuk na tha asgje. U ngjitem ne dhomen tone dhe Estela terhoqi menjehere dy librat e saj pa i thene gje kujt. Perfitoi sepse vetem une e pashe. Asaj gjithsesi, nuk do ia vidhnin librat sepse isha e sigurt se perveç saj, askush tjeter nuk lexonte ne ate hotel. Pasi babi e Kluki moren parate, dolem prej dhomes. Ne gjysme te korridorit, u ktheva.

E pashe edhe njehere suiten e madhe, me shtratet e rregullt dhe me dollapet kryelarte. Frigoriferi i vogel bente nje kercitje te lehte ashtu siç kishte bere gjate gjithe kohes. Dera e banjos ishte prane asaj te daljes, qe ishte pertoke. Shpresova ta gjenim njesoj kur te ktheheshim. Pastaj, zbrita shkallet me nga dy dhe iu afrova te tjereve.

-Hajde ikim, -tha Kluki. -Ec, Riku, he, sa i hutuar eshte ky dreq!

-E verbove ti me bukurine tende, -e justifikoi Oueni.

-Pse me duket sikur mungon dikush? -ndaloi papritur babi. -Ua, Ruthi! Ku ka mbetur ajo? Me gjithe lulet! Hajde e marrim.

-Mire qe nuk e harruam, -psheretiu e lehtesuar Kluki.

-Nuk mund te harroja Ruthin, -u kthye nga ajo babi. Kishte marre nje pamje serioze. -Eshte gruaja ime ajo. Personi qe dua me shume ne bote.

-Do te beje edhe ky si filozof, aman, -tundi koken Kluki duke e parakaluar. -Ti, Ouen nuk na duhesh, rri ketu dhe kujdesu per Rikun.

Oueni mblodhi vetem shpatullat dhe u ul rendshem ne shtrat. Ne te tjeret dolem jashte. Recepsionistja na hodhi nje tjeter veshtrim te ngrysur kur i kaluam prane, por nuk na tha asgje. Mbase kishte frike nga qente, ose nuk donte te merrej serish me familjen e çmendur. Kur dolem ne oborr, kopshti ishte bosh. Mami ishte zhdukur bashke me Xhonin.

-Fin, -u kthye nga babi Kluki. Kishte marre nje pamje shume te serte. -Une te kam porositur qe Ruthi nuk ishte njeri i mire. Vuaj pasojat tani.

-Çfare po thoni, o njerez? -Estela i dha Klukit nje te shtyre dhe ajo e pa me aq inat sa mend do e shqyente ne dysh. -Do te kene shkuar diku tjeter. Une dhe babi po kerkojme perpara, ju shikoni ketu.

-Po ç'a te shikojme ketu? Kinsin te shikojme qe ben si e bukur? -turfulloi Kluki. Une vendosa doren para vetes si per te thene 'une'. -Po ti moj vajze, ti, se kush une? Une e bukur jam, nuk kam nevoje te bej kot. Kurse ti ke gjithe kohes qe vetem ben si e bukur sikur po t'i hedh njeri syte. Me mire ik dhe shiko rrotull sa te bej pak mutin.

-Po ik ne banjo, -e pashe me habi. Estela dhe babi me kthyen shpinen menjehere sikur te kishin hall mos u kerkoja ndihme atyre.

-Po pse para syve te drogaxhiut do e bej mutin une? Une bythen nuk ia kam treguar as mamit tim kur kam qene foshnje, do ia tregoj vellait tend te çmendur!

Kluki me pa me perbuzje, kur ne fakt ajo qe duhej ta shihja ne ate menyre duhej te isha une, por e injorova ashtu siç mund te behej me mire me Klukin. Ajo u largua drejt kopshtit, pas nje peme dhe e pashe me peshtirosje kur u ul. I ktheva shpinen dhe nisa te sorollatesha me kot perqark se nuk do rrija te numeroja minutat sa te mbaronte Kluki. Nuk kisha bere as nje rreth te plote, kur ajo me thirri:

-Kinsi! Hajde ketu, moj, se gjeta nje vizatim! Se per pak, desh fshiva bythen me kete.

Iu afrova e habitur dhe ajo fatmiresisht ishte ngritur. Me zgjati nje flete ku ishte vizatuar diçka ose dikush pasi nuk e kuptoja domethenien e rrethit dhe kater vijave. Mblodha supet si per t'i thene se nuk me duhej. Nuk po kerkonim vizatimet e femijeve, por mamin. 

-Duhet te jete nga rrembimi i Ruthit, -tha Kluki teksa zuri te ecte per te arritur babin e Estelen. Une i shkova pas. -Gjithmone ka nje shenje nga rrembimet. Une, duke qene se punoja si detektive ne rinine time, gjeta kete shenje. Ju te tjeret qe beni punen e parazitit, sigurisht qe nuk gjetet asgje.

Babi dhe Estela po rrinin ulur ne nje prej stolave dhe u ngriten vetem kur na pane. Kluki u zgjati menjehere vizatimin dhe tha:

-E gjeta une. Duhet te jete ndonje shenje nga rrembimi i Ruthit.

-Po eshte Ruthi kjo, -thirri babi duke e afruar vizatimin per ta pare me mire kur gjithçka qe shihej ishte vetem nje rreth dhe ca vija.

-Dhe nga e di ti qe eshte mami? -e pa shtrembert Estela qe ishte njesoj sikur po pyeste te çmendurin pse ishte i çmendur.

-Po mami eshte, se keshtu vizatoj edhe une, -tregoi me dore vizatimin babi. -Ketu eshte nje kasolle, e shikoni? Duhet te jete ne ndonje kasolle.

-Kasolle? Ua, po çfare bejne ne kasolle ata? S'kane turp, s'kane. Aman, o Fin, me mire marrim testamentin dhe bashke me testamentin, marrim edhe kontraten e divorcit. Nje rruge e dy pune, -tundi koken me mospelqim Kluki qe ishte fiksuar ta nxirrte mamin keq, o s'ka. Me erdhi mire qe Oueni nuk ishte me ne.

Babi zgjodhi te mos i pergjigjej per here te pare dhe nisi te ecte per ne anen tjeter. U tremba se mos do te nisej drejt makines dhe do te merrte vertet ndonje kontrate divorci. Prinderit e mi mund te mos binin dakord me njeri-tjetrin, por jo deri ne ate çast sa te ndaheshin. Pasi eci ca, ndaloi dhe u kthye nga ne:

-E kam pare nje kasolle ketu. Fin Helbruku ka gjithmone te drejte, prandaj nese doni t'jua vertetoj, me ndiqni.

-Jo, une s'dua, -kundershtoi Kluki.

-E po mire, ti ik ne shtepi, -e perfundoi aty babi. Kluki vetem qeshi sikur e kishte me shaka.

Babi nisi te ecte i pari dhe ne pas tij. Isha e sigurt se kasollja as nuk ekzistonte, por zgjodha te besoja imagjinaten e babit.

Continue Reading

You'll Also Like

308 47 30
Funny jokes . After reading it u will be on the ground of laughing
23.6K 671 11
Ada swift. That's right Taylor Swifts little sister you would think her life is all butterflies and rainbows. Follow Ada through the difficult times...
12.3K 600 24
She wanted to die, but destiny wanted her to live and tell her story. I feel the blade slice my wrist. I hear my parents crying and banging the door...
85 1 3
A highschool girl falls inlove with a hood ass fine ass boy