Ters ne hotelin "Tersi". ✔

By blue__writer1

1.4K 178 4K

Helbruket zor se arrinin te gezonin pushimet e luksit. Kur burri i familjes, Fin Helbruku rezervon suiten me... More

Nje minute heshtje per Oton.
Helbruket ne hotelin 'Tersi'.
Timi, Tomi, Xheku, Xhejku ose Piteri.
Veshet.
Kur Kluki behet Klara.
Ku ta çojme Tomin?
'Neser ka ditelindjen Oto' 3x.
Revenite, Oto.
Nga gjashte Helbruke, vetem nje Helbruk.
Kur une jam Helbruku qe mungon.
Uji i çezmes dhe i detit.
Asnje akrobaci ne ajer.
Ideja ime me e keqe.
Duke u pergatitur per takimin 'e pare'.
Kush eshte vrasesi?
'Ta ha mutin, Ouen'.
Ringjallja.
Te porosisesh picen me te lire.
Krizat katastrofike te Klukit.
Krizat qe çuan ne pagese.
Ku eshte gjyshi?
Plani i babit per gjetjen e parave.
Pjesetari i ri i perkohshem i familjes.
Rrembimi i mamit.
Kush do te vritet i pari?
Riperseritja e historise.

Kur Shapka zbulon diçka.

57 7 96
By blue__writer1

Kluki i hapi syte pas gati dhjete minutash. Te pakten, ne ato dhjete minuta Oueni nuk u çmend me. Sapo ajo hapi syte, u turrem te gjithe drejt saj dhe babi i ishte afruar aq shume sa mend tere frymen e qelbur qe po nxirrte, ia hidhte asaj ne surrat. Mami foli e para, duke shtytur pas babin qe po sillej sikur Kluki ishte zgjuar pas nje viti dhe jo pas dhjete minutave:

-Ne menduam se po shtireshe... por kur nuk u zgjove, u shqetesuam vertet.

-Po shtiresha? -Kluki e pa sikur ajo te kishte thene me te papritur ne bote. -Pse, budallaqe jam une te shtirem per surratin tuaj? Ku shkoi ai? Alberti, si quhej?

-Iku, se s'do te priste ty. Nuk je Bukuroshja e Fjetur ti, -shpertheu serish Oueni me ato krizat e tij te mjera, por edhe te frikshme. Une po filloja te kisha dyshimet e mia se duhej te vizitohej tek nje psikolog.

-Bukuroshja e Fjetur ishte e shemtuar, -u krekos Kluki, duke i ngritur vetullat dy here. -Nuk kam nevoje te jem ajo une. Une jam Kluki Helbruku.

-Na plasi, -tha serish Oueni. Fitoi vetem nje nga ato veshtrimet "e frikshme" te mamit.

Une po gjeja rastin per te thene se ishte me mire te ktheheshim perpara se ta gjenin Tomin perpara nesh. Isha e sigurt se nuk kishte rene mbrapa ndonje muri mbrojtes ku nuk kalonte askush. Madje, do te ishte mjaftueshem fat edhe nese nuk do e kishin pare deri tani. Kur s'po fliste me askush, krova zerin dhe thashe:

-Duhet te largohemi. Tomi eshte akoma atje jashte dhe...

-Kush eshte Tomi: hardhuca e re? -me nderpreu Kluki.

-Mos guxo! -bertiti Oueni duke iu afruar kercenueshem, ose ashtu i dukej atij se po afrohej. -Mos guxo te tallesh me Oton! Mos guxo, po te them! Eshte paralajmerim, -i ngriti madje edhe gishtin tregues.

-Po ik, o çun, kush po tallet me Oton tend? -Kluki beri nje shenje si per t'i thene t'i hiqej sysh dhe u kthye serish nga une. -Kush eshte Tomi, moj? Se u bene shume emra, nuk i mbaj mend une e shkreta! I kane edhe te veshtire keta dreqer, po vija emrin Liam, Niall siç e kishte ai grupi i hip-hopit.

-Ai i vdekuri, pra, -iu pergjigja e bezdisur. Shume fjale kishte kjo Kluki, edhe pse sapo ishte zgjuar.

-Tomi thote kjo! Po ç'a Tomi, moj? Ai e ka Piter. I shpikni emra te vdekurve ju, jeni ne vete ç'a beni? Zoti te na mbaje mendt' tona, se te tjeret erdhen e shkuan.

Ishte e kote te rrija e t'i shpjegoja gjyshes se ishte vete ajo se po i vinte nje emer te panjohur te vdekurit. Po me vinte keq per Tomin e shkrete, se mire qe nuk po i jepnim nje varr, por po i vinim edhe emer te ri. Gjithsesi, e ngushelloja veten se Tomi gjithsesi, kishte vdekur.

-Dhe çfare ka Piteri? -pyeti serish Kluki. -Le te prese. Ai i vdekur eshte.

-Ndodhi diçka dhe mu desh ta hidhja nga dritarja. Eshte akoma poshte dhe shpresoj mos ta kete pare njeri, -mermerita. Po e prisja shperthimin e Klukit.

-E hodhe nga dritarja? -Ajo me pa sikur te isha e çmendur. -Me mire te lutemi mos t'i jete keputur edhe hunda. Nuk do te gjejme edhe hunden e tij pastaj. 

Por nese Klukin po e hante meraku per hunden, une po mendoja se ne ç'katrahure e kishim futur veten. Nese do te kishim telefonuar policine qe ne diten e pare, nuk do te ishim ne kete rruzull te vogel e ne kete dhome kaq te ngushte ku nuk dinim ku te shkonim tjeter, perveçse te shtynim njeri-tjetrin per pak hapesire. Babi ndihmoi Klukin te ngrihej dhe tha:

-Te shkojme shpejt ne hotel. Morem fund nese e gjen trupin dikush tjeter.

-Po per çfare me mban? -e shtyti e acaruar Kluki. -Sikur s'kam kembe. S'jam e paralizuar une, s'e sheh? Keta jane verbuar te gjithe! Jeni bere njeri me keq se tjetri!

Dola e para ne korridor dhe nxitova per te dale sa me shpejt edhe prej spitalit. Nuk na ndaloi asnje infermiere dhe kur dolem jashte, mu duk sikur me ne fund, mund te mbushesha me fryme. Ajri i spitalit ishte aq i hidhur sa te kujtonte vetem pranine e tmerrshme te vdekjes. Por ne nuk duhej ta kishim edhe aq problem, duke qene se mbanim nje trup te vdekur brenda ne shtepi. Kur u bashkuam te gjithe, ndaluam ne kthesen e pare te rruges.

-Me duket se duhet te kthehemi ne te djathte, -tha mami, duke veshtruar rrotull. -Mbaj mend ato lulet tek ai dyqani i luleve aty kur erdhem...

-Po ti tek lulet e kishe mendjen kur une gati po vdisja? -e nderpreu Kluki. Pastaj, qeshi dhe tundi doren ne ajer gjasme sikur beri shaka, por une e dija se e kishte pasur shume seriozisht. 

-S'ka shume rendesi se ku e kishte mendjen mami, -nderhyri Estela. -Me mire te ecim.

Babi nisi te ecte i pari dhe pas tij, edhe ne. Ndaluam per te kaluar ne trotuarin matane dhe per te pritur semaforin e kuq te kthehej ne te gjelber. Nuk kishte shume makina, por ato qe kalonin ecnin me shume mundesi edhe pertej kufirit te lejuar te shpejtesise. Mami zuri te shikonte rrotull, pastaj tha:

-Me duket se kemi ngaterruar ane tani, kjo eshte ana e majte. Me ke dore shkruajme ne?

-Une shkruaj me te majten per vete, -tha Kluki duke provuar ne ajer sikur mbante nje stilolaps. Ne fakt, po me bente pak pershtypje sepse nuk po perdorte doren e majte, por te djathten.

-Me duket se shkruajme me te djathten, -thashe. -Dhe Kluki me te djathten po shkruan. Babi mban oren ne doren e majte, keshtu qe shkruajme me doren e djathte. Dhe kjo eshte ana e djathte... besoj.

-Edhe une ashtu besoj, por hapim me mire Google Map. Nuk jemi ne vitet nentedhjete, per ate Zot, -shfryu babi duke nxjerre celularin.

Por sa ta gjente ai se ku ishte aplikacioni dhe sa te acarohej qe ishte i trashe dhe nuk e gjente dot, Estela e nxorri celularin e para. Kur e rregulloi destinacionin, u afrua prane babit:

-Ja ku eshte hoteli. Duhet te kthehemi majtas tani dhe pastaj, drejt. Vetem drejt.

-Majtas, apo djathtas? -pyeti mami duke veshtruar rrotull.

-Majtas, pra.

Drita e semaforit u kthye ne te gjelber. Sapo kaperceva rrugen, pashe se si drita u kthye ne portokalli. Dreqin, i kishin vene gati dy minuta makinave per te levizur dhe tridhjete sekonda kohe njerezve per te kapercyer rrugen. Kur ktheva koken, Kluki kishte mbetur akoma ne mes te rruges se gjere. Mu duk sikur ishte ne Europe, teksa ne ishim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. 

-Kluki, shpejt se po behet i kuq! -e thirri Oueni qe per te paren here, iu pakesuan krizat e çmendurise.

-Prit, o dreq, -i bertiti ajo. Ktheu koken nga rruga dhe vazhdoi te ecte po me ngadale. Nje makine i ra borise. Drita e semaforit ishte bere e kuqe per kembesoret. -Ç'a ka ky? Prit. Te gjithe do te ikim ne shtepi, prit. Nxiton kot me kot. Njeri i trashe!

-Ec, o gjyshe, -nxorri koken jashte dritares nje burre brenda makines. Ai kot po bente gjithe ate debat, se mund te kalonte shume thjesht ne anen tjeter dhe ta parakalonte Klukin. Por thjesht, ishte me nerva dhe donte te zihej me dike. -Ka perenduar dielli sa te arrish ti ne trotuar.

-Pse, po te bren shqetesimi tek dielli ty? -Kluki ndaloi dhe i dha nje shqelm makines se tij. -Po shqetesohet per diellin ky! Kujt i thua 'gjyshe' ti njehere? Je ti gjyshi ketu, o i mjere. 

-Mos me bej te dal nga makina, po te them...

-Dil nga makina, he, -Kluki i hapi deren. -Ka perenduar dielli sa te dalesh ti nga makina. Po ik ne shtepine tende, aman! Kane guxim te flasin keta dreqer. 

Ia perplasi deren me force dhe pastaj, u afrua drejt nesh. Burri zgjati serish koken jashte dritares dhe na nxorri gishtin e mesit dhe ne, sikur ta kishim bere me fjale, ia kthyem te gjithe njeheresh si gjeja qe dinim te benim me mire. Pastaj, u kthyem nga Estela dhe ajo duke pare celularin, rrudhi ballin dhe tha:

-Paskemi ikur djathas. Nuk duhej ta kishim kaluar rrugen. 

-Hajde kthehemi prape, -tha Kluki e perpara se ne te ngrinim syte nga semafori per te pare nese ishte jeshil apo i kuq, ajo kishte nisur te ecte.

Shkuam edhe ne pas saj, edhe pse ngjyra ishte e kuqe per kembesoret. Nje nga makinat i ra borise kur na kaloi fare prane. Kur erdhem serish ne anen e meparshme, vazhduam te ecnim drejt siç tha Estela. Zgjodha ta besoja burrin qe i ishte kthyer Klukit, se kishte pasur te drejte qe do te perendonte dielli aq ngadale sa po e merrnim. Dhe me shume mundesi, bashke me diellin, do te zbulohej edhe trupi i vdekur i Tomit.

Kur arritem ne hotel, ne oborr kishte disa femije qe po luanin me top dhe nja kater te rritur qe po qeshnin me njeri-tjetrin. I parakaluam thuajse me vrap, dhe une nisa te kryesoja per t'i udhehequr drejt vendit ku kisha rrezuar trupin e Tomit nga dritarja. Por sapo arritem aty ku supozohej te ishte vendi, pashe nje burre qe po qendronte mu aty duke veshtruar lart, ku ishte dritarja e banjos sone. I pashe shapkat me gisht dhe vetem atehere u kujtova se ishte burri qe kisha pare me Klukin, kur dolem jashte per te takuar policet. Poshte, pak me larg kembeve te tij me thonj te paprere, ishte Tomi.

-Ua! -i shpetoi nje pasthirrme mamit. Burri u kthye me ngadale, pastaj ngriti duart lart.

-Nuk e vrava une, -thirri i deshperuar. Dukej sikur ishte gati t'ia plaste te qares. -Thjesht po ecja ketej rrotull, dhe pashe kete... nuk e vrava une. 

-Po ç'a doje ketej rrotull ti? -e zhbiroi me sy Kluki. -Mos po shet droge? Apo po beje nevojat personale, se vinka nje si ere... po keni, o dreqer, banjo ne dhomen tuaj!

-Po vjen ere nga trupi, o zonje, -tha serish ai. Dukej sikur vertet do te qante. -Te marrim policine... duhet te jete ai adoleshenti qe po kerkonin...

-Qepe gojen! -e nderpreu papritur babi. Veshtroi rrotull, pastaj iu afrua burrit me shapka dhe e zuri per jake. Mua seç me kapi nje neveritje per vete babin tim qe po bente si ndonje djale i ri. -Nese thua edhe diçka tjeter, nese i tregon dikujt per kete, do te te vras. Do te te vras siç kam vrare kete tipin! -tregoi me dore Tomin. -Do te te vras, po te them. 

-Nuk i them kujt, -tundi koken ne shenje mohimi ai. Une pata hall mos na e bente ne breke.

-Ashtu po shpresojme, perndryshe... -beri me shenje nga qafa e vet' sikur do e vriste, babi. Me shume siguri, mendonte se ishte vrases shume i besueshem. Mbase do te dukej nese s'do te ishte babi im. Burri me shapka dukej se po e besonte.

-Po, po, sigurisht, -tundi koken serish ai, -nuk tregoj gje, nuk pashe gje... me falni, me falni.

Ai nxitoi te largohej dhe dukej vertet i frikesuar. Kluki u zgjat perpara dhe e kapi per krahu perpara se ai te largohej. I frikesuar, u kthye. Mua po me zinte meraku mos i binte ndonje atak zemre dhe na mbetej ne dore.

-Çfare numri e ke kemben? -i drejtoi nje pyetje te çuditshme Kluki. Sikur po na interesonte shume.

-Dyzet e pesa, -u pergjigj gati duke qare ai.

-Genjeshtar. Ti dukesh sikur e ke gjashtedhjeta, -e veshtroi dyshuese Kluki. Pastaj, e shtyti lehte dhe shtoi. -Largohu tani, shapke.

Shapka u largua me vrap me shapkat e medha qe dukej sikur i kishte vertet shume me te medha se dyzet e pesa. U afruam te gjithe prane Tomit dhe Oueni papritur, foli:

-Une kam nje ide. Mund ta varrosim me Oton. 

-Ku, ne kopsht? -e gozhdoi me sy mami. -Mua nuk me pelqente shume ai kopshtari. Nuk doja qe te na shikonte prape te shkelnim ne kopshtin e tij.

-Po ne do e varrosim naten, o mami, jo ne mes te dites siç varrosem Oton! -kembenguli Oueni. Dukej edhe shume i entuziazmuar. Do te behej varrmihes shume i mire ai djale. -E varrosim aty, mami. Eshte vend shume i veçante.

-Te drejte ka djali, -e mbeshteti Kluki. -Dhe me ate Shapken qe e pa, nuk kemi gje te sigurt. Me mire ta varrosim sot dhe ta heqim qafe stresin. 

-Po Tomin ku ta leme? -Estela u kthye nga kufoma.

-Kam nje ide, -sugjeroi serish Oueni. -Mund ta fusim brenda ne makinen tone.

-Ide e mire, -babi zuri te rremonte brenda xhepave dhe nxorri çelesat e makines. -Kinsi, shko merre ti makinen. Une duhet te jem ketu ne rast se Shapka kthehet akoma.

I kapa çelesat fluturimthmi dhe nxitova te largohesha drejt parkingut. Nuk u vonova shume per ta gjetur, hapa deren dhe hyra brenda. E kisha marre patenten gati tre vite me pare, por nuk e kisha ngare makinen shume here. Rrotullova çelesin dhe zura te ecja mbrapsht per ta nxjerre nga parkingu. Pastaj, kalova permes oborrit. Nje grua bertiti e alarmuar dhe mblodhi dy femijet prane vetes.

Arrita prane qoshes ku ishte Tomi, dhe babi duke veshtruar rrotull, nxitoi te terhiqte zvarre Tomin dhe ta fuste ne sediljet e pasme. E mbylli deren me zhurme dhe une u ktheva serish drejt oborrit per ne parking. Gruaja me bertiti per te dyten here. Ide e mire kjo e Ouenit, sigurisht. Tani, do te qelbte ere edhe e gjithe makina. 

Continue Reading

You'll Also Like

3.3M 176K 43
[FIRST BOOK IN THE 'HIS' SERIES] [2017] "Hi." Kyla smiles nervously. "Hi." Cole greets back, just as nervously. The boys and I share a roll of the ey...
5.4K 66 13
重生Alpha桃花将军 Author:春泛若耶溪 https://www.jjwxc.net/onebook.php?novelid=7007050 https://www.xbanxia.com/books/287756.html In the fifteenth year of the Chu...
3.3K 41 13
"So you really love me?" "Yk I do ma don't act like det" © NARDOOWICKK PRODUCTIONS
854 50 23
"These hidden poems, previously kept to myself, now stand exposed to the world, a light for those who may find comfort or support in the shared exper...