Ters ne hotelin "Tersi". โœ”

Galing kay blue__writer1

1.4K 178 4K

Helbruket zor se arrinin te gezonin pushimet e luksit. Kur burri i familjes, Fin Helbruku rezervon suiten me... Higit pa

Nje minute heshtje per Oton.
Helbruket ne hotelin 'Tersi'.
Timi, Tomi, Xheku, Xhejku ose Piteri.
Veshet.
Kur Kluki behet Klara.
Kur Shapka zbulon diรงka.
'Neser ka ditelindjen Oto' 3x.
Revenite, Oto.
Nga gjashte Helbruke, vetem nje Helbruk.
Kur une jam Helbruku qe mungon.
Uji i รงezmes dhe i detit.
Asnje akrobaci ne ajer.
Ideja ime me e keqe.
Duke u pergatitur per takimin 'e pare'.
Kush eshte vrasesi?
'Ta ha mutin, Ouen'.
Ringjallja.
Te porosisesh picen me te lire.
Krizat katastrofike te Klukit.
Krizat qe รงuan ne pagese.
Ku eshte gjyshi?
Plani i babit per gjetjen e parave.
Pjesetari i ri i perkohshem i familjes.
Rrembimi i mamit.
Kush do te vritet i pari?
Riperseritja e historise.

Ku ta รงojme Tomin?

48 7 86
Galing kay blue__writer1

Pjesa qesharake e gjithe kesaj ishte se askush tjeter nuk kishte ardhur pas meje per te me ndihmuar, te pakten Estela sepse te tjeret ishin shume te budallallepsur per ta kuptuar se çfare po ndodhte ne te vertete. E kisha mbyllur deren vetem nje here me çeles ne rast se dyshonte dikush dhe po sorollatesha me kot neper dhome pa ditur ku ta çoja kufomen. Nese Ksavieri do te tregohej pak i zgjuar -gje qe padyshim dukej se ishte -do te na merrte te gjitheve lumi. Kushedi, mbase do te dyshonin se e kishim vrare ne dhe po mbulonim vrasjen.

-Te marrte dreqi trute e babit, -mermerita. -Duhet ta kishim telefonuar policine qe ne diten e pare. Ç'kusur u kemi te vdekurve ne?

Me shume po zieja nga inati qe nuk me kishte ndjekur askush dhe me kishin lene vetem, sesa nga fakti qe degjuam te gjithe babin diten e pare. Padyshim edhe fjala e babit kishte qene gjeja me idiote, por edhe ne te tjeret e kishim mbeshtetur dhe fakti qe e kishim mbeshtetur nuk na bente te ishim me pak idiote se ai. Por tani, nuk ishte çasti i duhur per t'i dhene pergjigje pyetjes universale se kush nga familja jone ishte me idioti.

Nxitova drejt tualetit dhe nisa te breja thonjte, teksa shihja pa ditur ku ta çoja Tomin e shkrete, qe edhe ne vdekje nuk po gjente rehat. Mua e vetmja gje qe me kishte pelqyer nga vdekja ishte se me ne fund, bije ne rehati me veten dhe nuk do te kishe te beje me njerezit, por tani qe po shihja çfare po i ndodhte Tomit, po fillonte te me frikesonte vdekja. Dera trokiti, papritur. 

-Hape deren! Policia! -Trokitja u be me e forte. Dreqin. Duhet te ishte patjeter Ksavieri. Çfare kishin bere ata budallenjte atje poshte, perveçse kishin pare Klukin kur ishte ngritur me kembe? E kishin pyetur si ishte? -Kinsi, e di qe je aty brenda. Hape deren!

Dreqin. Dreqin. Duhej ta gjeja nje zgjidhje. Nese me gjente aty bashke me Tomin, do te merrja fundi. Me siguri, Kluki do te me urrente. Jo se po me plaste shume tek Kluki, ne fakt, por do te futesha ne burg dhe s'do te kisha qejf te degjoja fjalet e njerezve qe thonin se Kinsi Helbruku ishte nje vrasese. Kinsi Helbruku nuk vriste dot as edhe nje mize, hajde tani. Jo... nuk do te rrija ashtu duarkryq duke pritur qe Ksavieri ta hidhte deren poshte.

-Kinsi, çfaredo qe po ndodh ne kete dhome te mallkuar, te betohem se do e zgjidhim! Por hape deren dhe me lejo te hyj brenda! -thirri serish. Prit pak... nga e dinte emrin ky? Ia kisha thene? Nuk me kujtohej. Une rralle ua thoja emrin njerezve, sepse ata mendonin se ishte shume i veshtire per t'u mbajtur mend.

U ktheva serish nga Tomi i ndjere dhe u afrova drejt dritares me hapa te shpejte. Ishim ne katin e dyte dhe lartesia serish, dukej e madhe. Dera vazhdonte te trokiste. Ksavieri me thirri edhe njehere tjeter. Po me vinte keq per Tomin. Por ai i vdekur ishte, apo jo? S'do i bente dem nje renie nga dritarja. Me nxitim, terhoqa zvarre trupin e tij dhe e ngrita tere mundim. I dhashe vetes force dhe pastaj, e leshova. Nuk pata guxim ta shihja kur ra perdhe, por zhurma qe beri mu duk sikur u degjua nga te gjithe.

Per nje çast, dera nuk po trokiste me dhe pata frike se Ksavieri e pati degjuar zhurmen dhe po zbriste poshte. Por pastaj, e degjova deren te hapej me force. Dreqin, shpresoja mos ta kishte prishur sepse nuk do te binte njeri dakord per te paguar edhe deren e shkaterruar. Ula menjehere xhinset e shkurtra dhe u ula ne tualet pa ditur çfare te beja tjeter. Ne pllaka, kishte mbetur pak gjak e dhé, prandaj me te shpejte i hodha xhinset ne ate hapesire te piset.

Dera e banjos u hap fare papritur. Kisha menduar se e kisha mbyllur me çeles. Syte e Ksavierit ngecen tek une per nje sekonde, pastaj seç shau neperdhembe dhe e mbylli menjehere. E ndjeva qe u skuqa nga koka tek kembet, por nuk dita çfare te thoja. Kishte qene faji i babit te dreqit. Per nje çast, nuk po fliste askush prej nesh, pastaj degjova zerin e Ksavierit:

-Nuk keni çeles per ta mbyllur ate dreq banjo?

-Nuk me shkoi mendja deri ne ate pike ku nje i panjohur do te hynte brenda, -iu pergjigja. U ngrita, terhoqa xhinset dhe i vesha. Pastaj, terhoqa nje leter dhe pastrova balten nga pllakat.

-Pse thjesht nuk u pergjigje kur i rashe deres? Mos me thuaj qe nuk e degjove.

-Sepse isha ne banjo, -ia ktheva prere. Shkarkova ujin e tualetit.

-Fakti qe ishe ne banjo s'eshte mjaftueshem justifikim per te mos kthyer pergjigje.

-Per mua, eshte. Kujt i plasi çfare mendon ti.

Hapa deren dhe ai gati sa nuk u rrezua, sepse ishte mbeshtetur pas deres. Me hodhi nje veshtrim, i hodhi nje sy edhe tualetit, pastaj u duk sikur u dorezua dhe u shtyt me pas sikur te ishte bere gati per t'u larguar. Mua s'me shqitej nga mendja fakti qe kisha hedhur te vdekurin nga dritarja. Nese kishte nje vend special per njerezit qe torturonin te vdekurit edhe pas vdekjes, atje do te shkoja. Me shume siguri, mua as Ferri s'me pranonte me pas kesaj qe bera.

-Doja vetem te te thoja se familja jote shkoi ne spital, -me tha. Ne spital? Çfare spitali po thoshte ky i çmenduri? Kluki i kishte fobi spitalet dhe ishte budallaqe, po jo budallaqe deri ne kete grade sa te çonte veten me zor ne spital. -Te tjeret u larguan dhe mamaja jote me tha nese kisha mundesi te te çoja tek ata. Dukeni familje shume e bashkuar, nuk ju ndajne nga njeri-tjetri.

-Jemi, -mblodha supet, akoma e çuditur qe Kluki kishte çuar veten ne spital. Vetem nese ishte semure me te vertete. Por ne kishte njeri qe nuk semurej asnjehere, ishte pikerisht Kluki. -Por... gjyshja ime... nuk u permend ajo?

-Pse dreqin duhet te shkonin ne spital nese do te ishte permendur? -Edhe ai me pa me habi. 

-E po leri fjalet, atehere, -e shtyta me shpatull. -Merre makinen tende te dreqit dhe me ço ne spital.

Ai seç mermeriti, por nuk mu duk e çastit per t'iu kthyer. Per diçka, isha shume e sigurt. Ksavieri e kishte shfrytezuar rastin edhe per te hetuar brenda shtepise. Perndryshe, nuk do te kishte thene se ishte policia per te hyre brenda dhe nuk do te ngulmonte aq shume qe une ta hapja. Kishte qene zgjedhja e duhur ajo me hedhjen e Tomit nga dritarja. Te pakten, keshtu duhej ta bindja veten. 

Prita derisa te dilte edhe Ksavieri, pastaj e mbylla deren vetem njehere me çeles. Zbritem te dy shkallet dhe ne oborr, ai iu afrua nje makine policie te parkuar. Une kisha filluar te vrisja mendjen se si kishin hyre te gjithe familjaret e mi te çmendur ne nje makine te vetme. U ndjeva falenderuese qe nuk kisha qene me ta, sepse do te isha shtypur edhe une aty. Hapa deren e pasagjerit dhe hyra brenda. Ksavieri hyri pas meje, duke e perplasur deren me force.

-Jeni vertet nga Springfildi? -me pyeti papritur ai, teksa hyri ne rruge.

-Jo, jemi nga Uinterfildi, -i buzeqesha. Ai as nuk i ktheu syte nga mua dhe beri sikur nuk me degjoi. -Po, jemi vertet nga Springfildi.

-Dhe gjyshja juaj martoi nje burre meksikan, keshtu? -qeshi lehte. Une desha t'ia hiqja nje mbrapsht, por si gjithmone nuk mundesha. -Meksikanet zene vetem dymbedhjete per qind te gjithe Masaçusetsit. Gjyshi jote paska qene pjese e kesaj perqindjeje, apo jo?

Une shfryva dhe ktheva koken nga dritarja, pastaj serish nga ai.

-Mund te pyes se çfare problemi ke?

-S'kam probleme, -ktheu koken nga une, -perkundrazi mendoj se ju keni ca.

-Thjesht jepi kesaj rrangallaje deri ne spital.

Ai vetem qeshi, sepse i dukej vetja mjaft ironik. Nje gje qe kisha mesuar une nga te tjeret ishte se kur ishe ne telashe, asnjehere nuk duhej ta vazhdoje temen. Por njerezit asnjehere s'e kuptonin kete, sepse gjithmone e jepnin veten dhe gjithmone vazhdonin te debatonin. Poshte kembeve te mia, ishte hedhur nje gazete. U perkula dhe e mora ne dore. Ksavieri as nuk denjoi te me hidhte syte.

-Kush dreqin lexon akoma gazeta? -mermerita. -Sa vjeç je ti: shtatedhjete?

-Shtatedhjete e pese, -me mbajti ironine. Une nenqesha. E ktheva gazeten pas. -Eshte e djeshma. Ne faqen e pare, eshte djali qe eshte zhdukur. Shikoje njehere, mbase te sjell ndonje gje ne mendje.

E kuptova qe e tha me qellim, por nuk i bera dot balle shtyse dhe e ktheva perpara. Ne foton bardhe e zi te gazetes, Tomi dukej shume... i çuditshem. Ishte me i bukur i vdekur dhe pa veshe. Veshet i kishte shume te medhenj aq sa nuk çuditesha nese ia kishte zene dera dhe prandaj, i ishin keputur. Me shkronja te vogla, ishte shkruajtur "Tom Hardavesi, tetembedhjete-vjeçari i zhdukur prej kater ditesh ". Po me vinte keq per te.

-E njeh? -me pyeti Ksavieri. E ktheva gazeten ne anen tjeter, gjasme e pavemendshme.

-I ngjan te dashurit tim, -iu pergjigja. Ishte rradha e tij te nenqeshte. -Por nuk eshte ai, prandaj mos u shqeteso.

-Nuk po shqetesohet njeri per ty apo per te dashurin tend, -tha me syte qe i mbante ngulur pas rruges se drejte. -Thjesht, po pyesja veten se kush eshte ai idiot qe paska qene ne humor te behej i dashuri yt.

-Ai qe ka qene ne humor te te japi edhe ty ate unazen, -ia bera shenje me koke nga unaza qe mbante ne gisht. Ai qeshi. -Ajo, me fal. Mendova se ishe homoseksual.

-Pse, do te te shqetesonte po te isha?

-Shume rendesi i ve vetes ti, -mermerita. Ai nuk me ktheu pergjigje, mbase sepse e kishte te qarte edhe vete qe i vinte vetes shume rendesi. Kisha alergji edhe nga njerezit qe e mburrnin veten deri ne ate grade.

Pas dy kthesash te tjera ne heshtje, makina ndaloi perballe spitalit. Hapa menjehere deren pa ndaluar mire dhe dola jashte. Ksavierit i shpetoi nje sharje kur u largova aq shpejt, por i ngrita vetem gishtin e mesit dhe vrapova drejt spitalit. Hyra brenda duke e shtytur deren e rende me force. U afrova drejt recepsionistes dhe e pyeta:

-Erdhen vetem para pak minutash nje grua e moshuar... Kluki. Klukuliana...

-Me fal? -rrudhi ballin ajo qe bente sikur s'kuptonte.

-Bashke me nje polic. Helbruk. Klukuliana Helbruk...

-Me lejoni te shoh, -me nderpreu ajo. Veshtroi ne ekranin e kompjuterit, pastaj tundi koken ne shenje pohimi dhe tha. -Po, ne katin e dyte, dhoma numer gjashtedhjete e tre.

U largova dhe nisa te ngjisja shkallet me nje fryme. Dhoma numer gjashtedhjete e tre. Nisa t'i shihja numrat me rradhe dhe kur arrita prane deres qe mbante stampuar numrin e dhene, e shtyta dhe hyra brenda. Te gjithe ishin brenda dhe Kluki ishte shtrire ne shtrat. I kishin vene nje serum. Oueni prane saj, po qante per arsye te pakuptueshme.

-Erdhe? -ktheu koken nga une polici i vjeter. -Po dal jashte, te mos e le Ksavierin ne pritje. Besoj se mund te ktheheni vete, apo jo?

-Po, faleminderit, -tundi koken babi. Dukej shume i deshperuar.

-Sherim te shpejte Klares.

-Kush eshte Klara? -Oueni u kthye nga ai. Polici e pa me habi.

-Gjyshes sende, pra.

-Jo, Klara nuk eshte gjyshja ime...

-Zoteri, -nderhyri mami, -te me falni, por djali eshte pak i shperqendruar. Faleminderit ju, mund te shkoni. 

Ai vetem tundi koken dhe doli jashte, duke mbyllur deren. Kluki dukej sikur ishte ende pa ndjenja. U afrova prane Esteles dhe ajo me peshperiti:

-Menduam se po bente kot, por ajo nuk po ngrihej as kur hyri ne makine. Nuk u ngrit as kur erdhem ne spital. Kluki ben kot, por jo kaq kot. 

-Hodha Tomin nga dritarja, -mermerita duke veshtruar rrotull. Babi u kthye menjehere nga une. -Erdhi Ksavieri ne dhome. Nuk po dija ku ta çoja. E hodha nga dritarja.

-Dhe ku eshte tani? -gati uleriti.

-Jashte dritares, pra. Poshte. Nuk e di ku eshte.

-Perendi e madhe! Na zuri edhe me Klukin tani.

Nuk foli kush. Pastaj, papritur Oueni i ra fort me kembe shtratit dhe une pata hall se mos e shkepuste gjilperen e serumit nga krahu i Klukit. I nxehur, bertiti:

-He moj, te marrte dreqi, zgjohu, moj! Te marrte dreqi, te marrte!

-Ouen! -Mami e veshtroi me ate veshtrimin e saj pa pike lidhje. 

-Te marrte dreqi edhe Ouenin tend!

I shkreti! Duhej te kishte akoma ato krizat e dhimbjes prej vdekjes se Otos. E lodhur, u ula ne stolin e zbrazet dhe ia ngula syte Klukit. Duhej te kishte harruar me tere mend te pinte ilaçet.

Ipagpatuloy ang Pagbabasa

Magugustuhan mo rin

171K 5.6K 200
โ ๐’ฒ๐‘’๐“๐’ธ๐‘œ๐“‚๐‘’ ๐“‰๐‘œ โž โ™ฏ๐’๐ญ๐ซ๐š๐ฒ๐ค๐ข๐๐ฌ ๐ข๐ง๐œ๐จ๐ซ๐ซ๐ž๐œ๐ญ ๐ช๐ฎ๐จ๐ญ๐ž๐ฌ๊œŸ๊œ โŒ‡ ใ€Ÿฯฏฯƒินฮฏษ• ฯƒฮทฮต แทˆ๐–กบ๐Ÿ“ T...
2.7K 228 10
Stop crying and laugh (I'm also making this because I have too many memes in my gallery so I can just store them here instead of course.) ...
2.4M 59K 46
EDITING [I marched up to him, "Where the hell were you? I thought something happened to you. Did you not care enough to..." My rambling was cut short...
2.3K 160 95
Year 2126 in Jokkmokk, Sweden. Twelve-year-old Jane teams up with her only two friends - Oz and Lukas - to know why her father, Prime Minister Oskar...