Profecia e Nefilimit [OnHold]

By _Arvi_

743 74 260

[Libri eshte OnHold derisa ta mbaroj se shkruari ne draft] Mallkimi i së shkuarës do të zhbëhet kur një nefi... More

1.
2.
3.
4.
5.
7.
8.

6.

77 9 37
By _Arvi_

Nuk e dinte se sa kohe kishte qe qendronte me syte e hapur, sepse nuk mbante mend asgje; eshte nje nga ato momentet kur flije me sy hapur. Nuk e mbante mend kur ishte zgjuar e as cfare kishte bere gjate kesaj kohe, por me shume mundesi do te kishte qene duke qendruar me syte ngulitur ne tavan sikur te qe aty vetem fizikisht e, shpirti kushedi ne c'skuta te universit i qe degdisur.

Beri nje te pulitur sysh e ndjeu nje therje koke e dukej sikur atehere shpirti i saj kish' braktisur endjet neper univers e qe kthyer ne banesen e tij te perkohshme. Tashme, mendja po i kthjellohej e arrinte te perceptonte imazhet qe syri i saj po shikonte; ishte ne dhomen e saj te gjumit dhe dukej sikur ishte dite, vetem se dielli nuk shkelqente, nuk po e gjente prezencen e tij. Si dukej naten e kaluar kishte harruar te mbyllte perdet e zeza ashtu si bente gjithmone. Nuk i kujtohej asgje nga nata e kaluar e, kjo s'i kishte ndodhur asnjehere. Packa se mund te pinte shume, kujtimet gjithmone i qendronin te paprekura, por mbase dhimbja e forte qe kishte zene vend ne trurin e saj po i pengonte rrjedhen e momenteve te nates se kaluar.

Mendja e saj dic' ish' duke luftuar qe kur po ndjente ate dhimbje aq te madhe, por nuk arriti ta kuptonte se cfare. Te kish' qene valle faji i te pires? Nuk e kishte tepruar aq shume sa te ndjente aq shume dhimbje.

Pa i lene vetes mundesi per t'u qetesuar, u ngrit dhe qendroi ulur ne krevat, duke mbeshtjelle koken e saj me duar e duke e shtrenguar fort. Vuri re se ishte vetem me te brendshme dhe mendja i shkoi te banakieri i barit. Nuk e mbante mend, por mbase kishte qene aty duke pire e kishin ardhur se bashku ne apartamentin e saj. Por, edhe nese ai do kishte qene naten e kaluar aty, tashme nuk ishte as ai dhe as ndonje shenje e tija.

Ndjente sembime qe mbase nuk i kishte ndjere kurre me pare, sikur dikush te ishte duke i ngulur me qindra thika ne cdo cep te kokes, thika qe depertonin mes-per-mes kafkes duke arritur ne tru, e aty sikur dikush luante me ato thika duke e gerrmuar trurin e saj. C'deshironin te gjenin?

Mbylli syte dhe nje vizion i trokiti ne mendje, pa thjesht nje celes ngjyre ari, kaq e me pas vizioni u zhduk. Te kishte qene pjese e ndonje endrre qe kishte pare e mbase tashme po i kujtohej? Por i dukej me shume sesa nje kujtim, i dukej nje vizion, sikur te ish duke pare dicka ne ato momente.

Gjuajti disa here koken me pellembet e saj dhe u ngrit ngadale duke qendruar ne kembe. Dukej sikur e gjithe dhoma po i sillej rrotull e panoramat qe vishnin muret e asaj dhome po kercenin ndonje valle te shpejte duke e lene ate ne mes, duke i shkaktuar te perzjera. Mori telefonin qe qendronte ne komodinen kafe ngjitur me krevatin dhe pa se ora shenonte gjashte e shtatembedhjete minuta. Menjehere i shkoi mendja te kafeja, mbase ajo do e ndihmonte te vinte ne vete, por hapi i rradhes u be shume i rende per te; nje shpim edhe me i madh ne koke e me pas nje erresire e papritur i sulmoi veshtrimin. Pa patur mundesine per t'u ulur a per t'u mbajtur diku, ra pertoke duke u zhytur perseri ne erresire.

Kishin kaluar disa minuta, kushedi se sa. U degjua nje cingerrime telefoni dhe mendja e saj filloi te kthjellohej perseri.  Ashtu, pa hapur syte gjeti telefonin qe ndodhej pak me tutje se ajo dhe fiku alarmin. Ngadale hapi syte dhe u has me pamjen e dyshemese shtruar me drrasa druri. Shfryu dhe beri te levize, por ndjeu dhimbjen e brinjeve nga qendrimi i gjate ne toke. Mori telefonin ne dore dhe u ngrit duke u ulur ne krevatin e saj. Pa se ora tashme kishte shkuar dhjete e njezete minuta dhe vetem atehere cakerreu syte ne forme habie. Kishte qene per kater ore e shtrire ne toke dhe vetem tashme kishte arritur te vinte ne vete e te zgjohej.

Kesaj here, ndryshe nga hera e pare, arrinte te mbante mend cdo gje. Mbremjen e kaluar ku kishte perfunduar ne nje zenke me Troin dhe te dashuren e tij patetike e me pas nata ishte mbyllur ne krahet e Leos, kesaj here ne apartamentin e saj.

Gjithashtu ju kujtua dhe dhimbja e tmerrshme e kokes me te cilen ishte zgjuar me heret, por tashme kishte ikur; thjesht ndjente nje rendese te vogel qe e perballonte. I kishte bere habi largimi i Leos aq heret, ai nuk ishte tipi qe largohej pas nje nate se bashku, sepse ata kishin qendruar dhe nje here tjeter bashke; perkundrazi ai i kishte shkuar pas, ndaj me siguri mendoi se duhet te kishte ndonje problem, por ne fund te fundit asaj nuk kishte perse t'i interesonte; ishte thjesht nje mashkull me te cilin kishte fjetur dy here, asgje me shume.

-Dreq! E marrte dreqi, jo!,- bertiti me sa kishte ne koke kur vuri re se varesja qe qendronte gjithmone ne qafen e saj ishte zhdukur.

Ashtu, ende pa u veshur filloi te kerkoje neper carcafet e krevatit e neper vendet ku mbante bizhuterite, por ishte e kote; ajo nuk e hiqte asnjehere ate varese, as kur flinte e as kur lahej e as kur dilte.

-Jo, nuk mund ta humbas,- pshereriu dhe me pas seç kuptoi nga vete fjalet e saj- humbas?! Mbase s'e humba kurre.

U ul dhe njehere ne krevatin e saj dhe u zhyt ne kujtimet e nje nate te meparshme kur Leo e kishte pyetur per ate varese, perse ajo mbante nje varese te arte me simbolin e celesit dhe nuk e hiqte asnjehere. E, ajo i kishte thene "per qejf." Nuk i pelqente te fliste biseda familjare e as ceshtje qe i preknin zemren me nje mashkull qe pothuajse e njihte. E sigurisht qe ajo nuk e mbante vetem per qejf; ishte dhurata qe babai i saj i kishte bere nenes me celesin si simbol qe zemren e tij mund ta hapte vetem ajo. E, ne ditelindjen e saj te dhjete, i ati ja kish dhuruar asaj, duke qene se e ema kishte vite qe nuk jetonte me e, qe prej asaj dite ajo nuk e kishte hequr kurre e i kishte premtuar te atit qe do e mbante gjithmone me vete.

Ajo ishte kthyer ne shtepi dhe varesen e kish' patur e me nga shtepia nuk kish' dale. Kishte kontrolluar ne cdo cep te mundshem te shtepise e perseri nuk e kishte gjetur. Po sikur Leoja te ishte joshur nga ngjyra e arit dhe guri i vogel mes rrethit te celesit e t'ja kishte vjedhur?! Te ishte ashtu ai, valle?! Nuk i qe dukur per asnje cast nje djalosh i keq e aq me pak nje hajdut.

Turfulloi dhe u ngrit ne kembe. Hapi dhe njehere telefonin dhe kerkoi ne listen e kontakteve per emrin e Leos, por vetem atehere u kujtua se ajo s'kishte as numrin e telefonit te mashkullit me te cilin kishte fjetur naten e kaluar. Aty e kuptoi se sa budallaqe dhe naive ishte treguar; ajo nuk dinte asgje per te pervec faktit se quhej Leo, punonte banakier dhe ishte terheqes; vetem kaq dhe e kishte futur ne shtepine e saj. E, si mund ta mbronte nenvetedija e saj ate djalosh tashme? Te thoshte qe ai s'mund ta kishte bere kete gje? E ku e dinte ajo se c'ishte ne gjendje te bente ai?

Veshi rrobat e para qe dora i kapi dhe duke rrembyer ne njeren dore celsat e makines e ne doren tjeter telefonin doli nxitimthi nga apartamenti i saj.

Sapo hyri ne makine, me duart qe i dridheshin arriti te nxjerre nje cigare nga paketa dhe e vendosi mes buzeve te saj per ta ndezur me cakmakun e kuq qe mbante ne kroskot. Ajo varese kishte shume vlere per te dhe nuk duhej qe t'i vidhej per nje budallallik te sajin; per nje kaprico adoleshenteske e bere kur je ne te njezet e pestat ; i vinte turp nga vetja. Si e kishte lejuar ajo ate gje?! C'ishin ato ndjesi perveluese qe kishte dite qe i ndjente ne shpirt dhe nuk mund t'ju jepte shpjegim? Nuk ishte lendim, nuk ishte dashuri, nuk ishte pasion; nuk e kuptonte. Ishte sikur venat t'i kishin marre flake, zjarri te qarkullonte ne brendesine e saj ne vend te gjakut, sikur zemra te qe bere nje vullkan qe pritej te shperthente nga casti ne cast. Ndjente terr, drite, force, dobesi, pikellim e lumturi ne te njejten kohe. Te gjitha ato ndjesi i kishin pushtuar qenien duke e nxitur te pihej cdo nate e te mos kishte kujdes ne zgjedhjen e meshkujve me te cilit flinte.

Apartamenti i Leos nuk ndodhej shume larg apartamentit te saj dhe sapo arriti tek dera e tij, pa qe ishte hapur.

Me te shtyre deren degjoi nje gervime te lehte dhe brenda pa tre burra qe po merreshin me sistemimin e apartamentit.

-Ku eshte Leo? - nuk hyri brenda, por vetem sa zgjati koken duke pritur per nje pergjigje nga ata.

-Leo?- ja ktheu njeri nga burrat qe ishte me i shkurter se dy te tjeret. Dy te tjeret kishin ngelur me syte e zmadhuar, duke mos e marre vesh se cfare ishte duke i pyetur zonjusha simpatike.

-Personi qe jeton ketu!- vetem atehere mblodhi mendjen dhe kuptoi se ata ishin vetem punetore te mirembajtjes se apartamentit dhe nuk e kishin idene e emrit te personit qe jetonte aty.

-Nuk e di. Apartamenti eshte i lire. Ne, morem urdher nga zyra per ta sistemuar per personin tjeter.- rrudhi vetullat ende pa kuptuar cfare kishte ndodhur.

-Kur eshte liruar? - vazhdoi me pyetesorin ndaj punetoreve qe kushedi se sa ishin duke e share me mendje qe nuk po i linte rehat te punonin.

-Nuk e di zonjushe. Ne sot e morem urdherin.- shfryu. A kishte ikur Leo valle? Te kishte nderruar apartament vetem per varesen qe i vodhi asaj? Kaq me vlere te kishte qene apo thjesht sa ishte mashtruar djaloshi i parritur mire?

Zbriti shkallet dhe u fut perseri ne makinen e saj. Ndezi edhe nje cigare tjeter dhe ne mendje i vinin gjithe taktikat qe dinte per ta rrahur ate, gjithmone nese do e gjente. E shante ne mijera menyra me mendje teksa i jepte makines drejt Memphis. Shpresonte qe ta gjente aty, edhe pse druhej nga kjo gje.

Ishte ende dite, keshtu qe bari nuk ishte aq i mbushur sa ishte neteve; shikoje vetem ca njerez  neper tavolina e nja tre te tjere ulur tek banaku qe po kthenin ca gota birre. Nga pas banakut qendronte nje vajze, bjonde, diku te te njezetat, veshur me uniformen e zeze, qendisur me germa lejla emri i lokalit.

-Leo,- nxorri emrin e tij nga goja dhe ndjeu nje therje mes-per-mes kokes. Veshtrimi iu erresua per nje moment dhe mbylli syte per te qetesuar veten, por ne vend te erresires, pasi mbylli syte u has me nje vizion tjeter. Ishte Leo, duke zberthyer varesen e saj teksa ajo ishte ne gjume te thelle. Dhimbja i pushoi, e hapi syte instiktivisht. Te ishte ai vizion pjelle e imagjinates te asaj cka mendonte ajo se kishte ndodhur? Banakierja kishte ngelur e hutuar duke e veshtruar e duke pritur per ate t'i thoshte dicka.- Banakieri qe punon naten, ke numer telefoni?

-Kam,- ja ktheu ajo, -Do pish gje?

-Nuk kam ardhur per te pire. Jam nje shoqja e gjimnazit te Leos dhe dua ta takoj.- genjeu, sepse i duhej numri i tij i telefonit.

-Edhe nese ta jap numrin, s'do e takosh dot. Kushedi ku ka shkuar debili,- shfryu bjondja gjithe mllef, - Na lajmeroi heret ne mengjes qe nuk do vinte me ne pune dhe me duhet te marr une turnin e atij.

Nuk u habit, e kishte pritur disi, perderisa kishte lene shtepine, normalisht qe do kishte lene edhe punen.

-Sidoqofte, do provoj fatin,- buzeqeshi shtirshem dhe pa bjonden te nxirrte telefonin e t'ja zgjaste asaj me numrin e Leos. E shkruajti menjehere ne telefon edhe pse tashme nuk kishte shume shpresa qe do komunikonte me ate. -Faleminderit.

-Nese flet, i thuaj zoterise qe puna lihet me dy jave njoftim,- kaq kishte mundur te degjonte, gjate daljes nga bari se bjondja kishte vazhduar te fliste e ca fjale te tjera qe s'ja kish' kapur veshi.

Vendosi telefonin ne vesh, duke pritur qe zilja te degjohej, por nuk mundi. Nuk arriti as ta telefonoje e jo me te flase me ate.

-Vjen ketu per shtate pale qejfe,- degjoi nje ze te njohur nga mbrapsht, por shpresonte qe mos ishte ajo. Nuk kishte nerva te merrej me ate ne ate moment te dites. - Por mos ki merak, e terhoqa denoncimin ndaj teje.

U kthye dhe ishte pikerisht ajo, Lili, e dashura e Troit, qe qendronte ne dalje te barit ne trotuar, gati per t'u futur, por syte i kishin zene Ofelian dhe nuk kishte si t'i humbiste ky rast.

Kesaj here floket i kishte kapur ne nje bisht dhe kishte veshur nje kemishe te purpurt me xhinse te erreta e taka te larta. Kishte bere vetem pakez makiazh e qendronte buzagaz perballe saj.

-Cfare do Lilipute? Nuk u kenaqe mbreme?- ia ktheu ajo, me duart e kryqezuara perballe saj, me e gjate se ajo dhe pse Lili kishte veshur taka e ajo atlete.

-E di qe mund te te kisha cuar ne burg apo jo? - ja ktheu ende pa e hequr buzen nga gazi.

-E di, ve bast qe ke prova, gishtat e mi ne fytyren tende, ende.- i qeshi. Ajo vete e kishte ngacmuar me fjale, nese donte ta fuste ne burg mund ta kishte bere.

-Burgu eshte pak per femrat si ty, - ja ktheu.

-Per femrat si une qe vijne neper bare? Po ti ku je zogez? - kesaj here ndau krahet nga njeri-tjetri dhe ju afrua asaj. - Te duket vetja sikur je shume me lart, por mos harro se je thjesht nje femer qe merr funderrinat qe lene te tjeret.

-Shiko,- buzeqeshi Lili e paprekur aspak nga fjalet qe i kishte thene ajo. Naten e kaluar kishte qene me nevrike dhe e prekshme,- nuk me intereson per fjalet e tua, forcen tende prej psikopateje apo per ate cka ti ne te vertete je. Thjesht, kam plane te tjera per ty. - nuk i kuptoi fjalet e saj e, ndoshta c'kishin fjalet qe dilnin nga goja e nje femre me mendesi si ajo per t'u kuptuar?

-Pac fat me planet e tua Lili. Nuk trembem nga ti.- iu afrua edhe me shume dhe zgjati doren drejt saj. Ajo, instiktivisht u tremb e ngriti duart ne forme mbrojtje, -Doja thjesht te te rregulloja kemishen,- iu referua jakes se perveshur te kemishes qe Lili kishte veshur,- i buzeqeshi perseri dhe ndjeu veshtrimin e Lilit ne brendesi te syve te saj.

-Ofelia,- ja ktheu, tashme jo aq e trembur sa kishte qene me pare. Buzeqeshjen e kishte zevendesuar me nje pamje serioze, e mund te dalloje dhe pakez egerrsi ne syte e saj.- Rolin qe ke zgjedhur te besh, ta tradheton aroma zemer. Kunderrmon! - ishin fjalet e saj te fundit para se te futej vrapthi brenda barit e ajo kishte ngelur e hutuar, kishte arritur ta hutonte. Nuk arrinte te nxirrte nje kuptim te logjikshem ne fjalet qe ajo i kishte thene, nuk arrinte te zberthente qofte edhe nje germe per te kuptuar pallavrat qe Lili kishte brockullitur.

Por ne fund te fundit ishin vetem brockulla, te pakten keshtu mendonte...

Holaa hermosass!♥️🥰 Kerkoj ndjese qe ua vonova kaq pjesen, por me thene te drejten s'kam patur aq deshire per te shkruar duke qene gjithe diten ne pune, do mundohem qe tjetren ta shkruaj sa me shpejt te mundem.

Gjithashtu, e di qe keto pjese mund t'ju duken te merzitshme, pa dale aty ku duhet te dale, por do e kuptoni me vone perse dhe per me teper dua qe personazhet te rriten pak brenda jush, te mbani anet tuaja, para se te filloje si duhet😂

Faleminderittt per mbeshtetjen tuaj dhe shpresoj qe nje dite mos ta fshij kete liber lol😂, jam e trembur per kete liber ashtu si s'kam qene asnjehere tjeter.

Mwah, besos!🥰♥️

Continue Reading

You'll Also Like

101K 11.2K 32
လိပ္​ျပာငယ္​​ေလးက အဝါမိႈင္​းမိႈင္​းခ်ဳပ္​ခ်ယ္​မႈ​ေအာက္​က လြတ္​​ေျမာက္​ႏိုင္​ရင္​ ​ေကာင္​းမယ္​ Fic Cover By @AL_LUKAR လိပ်​ပြာငယ်​လေးက အဝါမှိုင်းမှို...
31.3K 3.4K 34
သူငယ်ချင်း ငါးယောက်တို့ရဲ့ အချစ်ဦးနှင့်တွေ့ဆုံခဲ့ပုံကို ကြည်နူးဆွတ်ပျံ့ဖွယ် ဖန်တီးထားသော ဇာတ်လမ်းလေးတစ်ပုဒ်။ # Fanart from Picart Application was be...
36.2K 4.7K 11
The Prince and His Little Merman Started Date : 9.10.20 ( Fri ) Ended Date : 26.11.20 (Thu )
25K 1K 21
#15.3.2022 ရေးအသားညံ့လို့သည်းခံပီးဖတ်ပေးကြပါဗျ Comment နဲ့ review လေးတွေလည်းလိုချင်မိတယ် Voteလေးလည်းပေးကြပါ အခုမှစရေးတာမို့အမှားပါရင်လည်းခွင့်လွှတ်ပ...